Snapchati është i rrezikshëm, këto janë arsyet që do t’ju shtyjnë ta fshini menjëherë

Auto&Tech September 27, 2016 - 20:26

Sipas një statistike thuhet se aplikacioni Snapchat, përpos kreativitetit dhe qejfit që ju jep, është edhe i rrezikshëm për përdoruesit e saj

Studimi gjen se më së shumti që rrezikohen nga ky aplikacion janë vajzat tinejxhere. Ato bëjnë fotografi, i postojnë kurse shokët dhe shoqet e tyre mund t’i shohin ato fotografi për disa sekonda të caktuara nga ajo përdoruesi, shkruan Adam McLane, transmeton Express.

Kjo është edhe ndër arsyet kryesore pse Snapchat po përdoret nga shumë njerëz në botë, sidomos nga moshat e reja, për të parë se çka bën shoku ose shoqja, e kështu duke ngritur dëshirën për të parë më shumë.

Arsyeja tjetër:

Aplikacioni Snapchat po u krijon një jetë të rremë. Gjithçka që ju postoni është online dhe është publike. Edhe pse ky aplikacion e ka metodën që t’ia dërgoni fotografinë vetëm personi që dëshironi në privat, duhet ta dini se nuk ekziston një gjë e tillë. Çdo gjë që postohet në një aplikacion të tillë, kurdo do të dalë edhe në publikun e gjerë, andaj kujdes së çfarë po i dërgoni shokut/shoqes ose familjarëve.