Nokia kalon testin, ndal plumbin dhe ia shpëton jetën pronarit

Auto&Tech November 20, 2016 - 22:35

Javën e kaluar, një Nokia 301 iu nënshtrua një testi të fortësisë – duke u qëlluar me një plumb.

Dhe qëllojani çfarë? Celulari mbijetoi! Jo vetëm kaq, ai ia shpëtoi edhe jetën pronarit të tij.

Siç duket, celularët Nokia kanë shpëtuar jetën e njerëzve edhe më parë. Dy vite më parë, një Lumia 520 ndaloi një plumb që ta qëllonte një polic brazilian, transmeton Gazeta Express.

Fotografia më poshtë u shpërnda në Twitter nga Peter Skillman, një punëtor në Microsoft i cili dikur bënte pjesë në ekipin që punoi në këtë celular.

Siç mund të shihet në foto, plumbi ngeci në mesin e trupit të celularit, duke e prishur atë por duke e mbajtur pronarin e tij jashtë rrezikut.

Image