iPhone 8: Pamje të re, mbushje pa kabllo dhe më shumë

Auto&Tech December 02, 2016 - 21:57

iPhone 7 ka pak muaj që është lansuar, por Apple së bashku me spekuluesit në internet tani janë duke menduar për iPhone.

Vetëm javën e kaluar, The Wall Street Journal raportoi se kompania është duke testuar 10 lloje të ndryshme të prototipave për iPhone-in e vitit 2017.

Këto janë spekulimet më të mëdha që i kemi lexuar deri më tani:

iPhone 8 do të mbushet pa kabllo

AirPods të Apple nuk janë lëvizja e parë e kompanisë për të ‘shpëtuar’ nga kabllot. Burime të ndryshme, duke përfshirë Bloomberg, raportojnë se Apple është duke e testuar teknologjinë e mbushjes me wireless dhe se kjo teknologji do të paraqitet në iPhone-in e ardhshëm. Madje, iPhone 8 do të mund të mbushet nga një distancë e largët – edhe nga dhoma në dhomë.

Lamtumirë butoni Home

Në mënyrë që të rritet madhësia e pajisjes, Apple raportohet se do ta largojë plotësisht butonin Home. Duke e hequr këtë buton Apple do të jetë në gjendje që të fitojë një hapësirë më të madhe të ekranit, i cili do të shtrihet nga skaji në skaj, transmeton Gazeta Express.

Mund të ketë teknologjinë e skanimit të fytyrës

Prezantimi i Touch ID në iPhone 5s solli një nivel krejtësisht të ri në nivelin e sigurisë së celularëve, por Apple planifikon që biometrikun ta integrojë edhe më mirë. Një raport nga një prodhues çipash nga Kina sugjeron se iPhone do të përmbajë teknologjinë e skanimit të syrit. Kjo do të thotë se përdoruesit do të jenë në gjendje ta hapin celularin vetëm duke e shikuar kamerën në ekran.

Ekrani do të jetë i lakuar

iPhone 8 pritet të ketë një ndryshim të madh në dizajn. Ndryshimi më i madh është se ekrani do të jetë i lakuar në skaje, ngjashëm me Galaxy S7 Edge.