Whatsapp me mundësi të anulimit të mesazheve të dërguara

Auto&Tech April 17, 2017 - 20:24

Whatsapp, sic duket planifikon të vije me ndryshime të reja, duke u dhënë mundësinë përdoruesve të tij të anulojnë tekstet e dërguara.

Vitin e kaluar ky gjigant i komunikimit ka punuar për mundësinë e fshirjes së mesazheve të dërguara, nëse ato nuk janë parë akoma nga personit të cilit i janë dërguar.

Edhe pse akoma e pakonfirmuar, Whatsapp planifikon që t’u jap mundësinë njerëzve të fshijnë mesazhet pesë minuta pasi ato të jenë dërguar.

Këto ndryshime fillimisht do të shfaqen në Android v2.17.150, më tej edhe në versionin e ri të iOS.

Whatsapp planifikon edhe ndryshime të tjera, ndër të cilat do të jetë edhe opsioni i ndarjes së lokacionit me përdorues të tjerë. /Express/