Gati 'arsenali' me emoji të reja për smartfonët

Auto&Tech June 22, 2017 - 21:55
Në arsenalin e emoji dhe vizatimeve që janë bashkangjitur tastierave virtuale do të hyjnë me 56 emoji të reja.

Konsorciumi Unicode, i cili merret me standardizimin e pitogrameve që të jenë të dukshëm në çdo pajisje me çdo lloj sistemi operativ, ka bërë të ditur dhe listën përfundimtare të këtyre emoji. Ato tani janë gati të përdoren në smartphone dhe pritet të hyjnë përfundimisht në vjeshtë.

Mes tyre që mund ti përdorim dhe në rrjetet sociale është femra me shaminë islamike dhe burri me mjekër, si dhe ushqyerja me gji. Kundër diskriminimit të brezit ka tre emoji, i riu, i rrituri dhe i vjetri pa dhënë të dhëna për meshkuj apo për femra.

Në përzgjedhjen e emoji bie në sy ajo me gishtin te buza për të treguar shenjën e heshtje, qeshja e fshehur me dorë, vetulla e ngritur dhe e vjella.  Nga sporti vjen ngjitja në shkëmbinj apo slita, ndërsa në garderobë vjen kapota, shalli, dorashkat çorapet dhe kapelja e bejzbollit. /b.d