Zbulohet ylli neutron më i madh ndonjëherë

Zbulohet ylli neutron më i madh ndonjëherë

Auto&Tech September 17, 2019 - 11:33
Lexoni detajet

Astronomët e kanë zbuluar yllin neutron më të madh ndonjëherë. Yjet e këtij lloji janë në mesin e yjeve më të vogla në gjithësi, me diametër sa qyteti i Çikagos apo Atlantas. Ata janë mbetje e super-yjeve. Sidoqoftë, ata kanë dendësi të jashtëzakonshme dhe kanë masë më të madhe se Dielli.

Në rastin e yllit neutron që u zbulua së voni, ai ka masë 333 mijë herë më të madhe se të Tokës dhe 2.17 herë më të madhe se të Diellit. Megjithatë, perimetri i tij është vetëm rreth 24 kilometra, ndërsa ndodhet 4600 vjet drite larg planetit tonë.

Masa e tij është e përafërt me kufirin e masës që mund ta përmbajë një objekt para se të përplaset në një vrimë të zezë.

Ky yll u zbulua përmes teleskopit “Green Bank” në Virgjinian Perëndimore. Shkencëtarët i publikuan gjetjet e tyre për të të hënën në revistën shkencore “Nature Astronomy”.

Ata thanë se e zbuluan këtë yll pothuajse pa qëllim, sepse ishin duke kërkuar valë gravitacionale. “Yjet neutron janë sa misteriozë, aq edhe mahnitës”, tha Thankful Cromartie nga Universiteti i Virgjinias.

Natyra misterioze e këtyre yjeve ka bërë që shkencëtarët të kërkojnë ëprgjigje për më shumë pyetje lidhur me këta trupa qiellorë. Ata dëshirojnë të kuptojnë nëse neutronet e përplasura bëhen më vonë një lloj “super-lëngu”, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.