Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ditari
Ekonomi
Opinione
Kultura
Sport
ZIP
Publikuar nga
Petrit Osmani
13:19 GMT

Rreth futbollit tė pėrbashkuar...

"Liga Kombëtare", "Superliga mbarëkombëtare", "Liga e përbashkët". Këto ishin vetëm disa nga epitetet që ju dhanë dy ligave (të bashkuara) të futbollit, të Shqipërisë e Kosovës. Në vitin 2005, e nisën Tifozat Kuq e Zi, me një paraqitje në qendër të Prishtinës, dhe me një tabelë të improvizuar ku ishin të renditura disa nga ekipet më me emër në Shqipëri e Kosovë, për t′u...
(4) komente | Klikime (469)
Publikuar nga
Petrit Osmani
15:55 GMT

Ndal presionit ndaj Tifozavekuqezi

Pas bojkotit të ndeshjeve të Kombëtares nga ana e tifozëve kuqezi, mediat e shkruara dhe ato elektronike, filluan të marrin rolin e “gjyqtarit”, dhe të villnin vrerë mbi tifozët e gjorë. Pa dashur të marrë përsipër avokatin e asnjërës palë, ky lloj presioni që ju bëhet grupimit TKZ(Tifozatkuqezi), është edhe një argument se mediat tona kur nisin të shkruajnë dicka, nuk kapin lajmin nga rrënjët, por e...
(1) komente | Klikime (1434)
Publikuar nga
Nora Ahmetaj
13:38 GMT

Ēka ėshtė “E drejta tranzicionale”?

    I. Zakonisht pasi një vend të del nga lufta apo nga konflikti,  pason transformimi i saj shoqëror, politik, ekonomik, zhvillimor e psikologjik. Komunitetet që përbejnë shoqëritë pos-konfliktuoze ndahen në të drejtët dhe të padrejtët, viktimat dhe kriminelet, të mirët dhe të këqijtë, dhe doemos që transformimi i shoqërive të tilla nga faza post-konfliktuoze në një shoqëri demokratike e përcjellin...
(12) komente | Klikime (2211)
Publikuar nga
Astrit Gashi
22:42 GMT

Ėndėrra vazhdon!

( Një shkrim me rast/sebep) Rasti është mbreti i botës… Për çdo gjë duhet një sebep…Besoj se për secilin nga ne të dy këto shprehje janë të njohura. Unë i përdora të dyjat sepse nuk e dija se cila do t’i përshtatej më mirë këtij postimi- shkrimi-falenderimi. Rasti apo sebepi, për këta rreshta ishte një hulumtim i organizatës KDI që nxori gazetën “Zëri” si median e...
(17) komente | Klikime (2960)
Publikuar nga
Fisnik Ismaili
00:35 GMT

"Ēka ka Vetėvendosja qė veē po ankohet?"

(Ky artikull i pasqyron mendimet edhe logjikën e mendjes time të shëndoshë. Nuk i reflekton doemosdoshmërisht pikëpamjet  e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, por ato të miat personale, por që për shumë gjana përputhen me ato të subjektit politik të cilit i takoj, se përndryshe s’kisha qenë pjesë e këtij grupi. Edhe jo, as nuk e kam pyetë Albinin, e as nuk më ka thanë ai me e shkrue këtë artikull.)   VËREJTJE:...
(57) komente | Klikime (10821)
Publikuar nga
Fisnik Ismaili
00:45 GMT

Ēelu beton, merrna tetanė, se u bamė horė

Dje e pash që njeri ma injorant se unë s’kish dijtë nana me falë. Po e njajta nanë, që tanë jetën është mundue me më mësue se është marre me rrejtë e me vjedhë. E unë aq shumë e kisha rrejtë veten këto vjet, sa që tash s’po di çka me ba prej marres.   Mu deshtën gati 3 orë rrugë prej Prishtine, pak kilometra përtej urës së Ibrit, vendit ku i kam përjetue ndoshta momentet ma...
(11) komente | Klikime (2434)
Publikuar nga
Astrit Gashi
16:18 GMT

Jobs dhe Ramizat, Ekremat e Agimat tanė

  (Disa copa mendimesh, të qitura në letër për inspirimet, idolët, biznesin dhe biznesmenët tanë) Në njërin nga koncertet e bendit “Guns and Roses” këngëtari ikonik i tyre Axl Rose, bartee një porosi në një maic ku shkruhej “Kill your idol”. Unë nuk e vrava njërin nga idolët e mi . Steve Jobs vdiq javën e shkuar nga kanceri, një sëmundje kjo të cilës nuk iu dorëzua për më shumë se 5...
(26) komente | Klikime (3013)
Publikuar nga
Gonzoko
18:04 GMT

Ēka ka me ndodhė me 16 shtator?!

Pikë së pari, dielli ka me lindë nja 2 minuta ma heret se sot. Mandej, dalëngadalë, ka me u çu n’horizont. Për shkak se e kemi pritë këtë datë me shumë e shumë entuziazëm, dielli sigurisht ka me vendosë me e ulë nxehtësinë e atmosferës për nja 2 gradë. Dy gra, që punojnë në QKUK, kanë me u çu herët e me shku në punë. Dy gra tjera, që janë të papuna, kanë me ia futë...
(21) komente | Klikime (4009)
Publikuar nga
Gonzoko
15:35 GMT

Qysh ia nguli Shefqet Krasniqi Baton Haxhiut!

Baton Haxhiu njihet për nguljet e tij të njëpasnjëshme. Unë s’jam gazetar por si lexues e shikues i rregullt i punës së gazetarëve, nuk mujta pa u duru me shkru për nguljen e tij të fundit. Ngulje Batoni ka pasë shumë, tu fillu prej para luftës në Kohë Ditore, librin e tij ku ai tregohet si i gjithëdijshëm dhe protagonist qenësor, e deri të gjykata e Hagës. Por ngulja e fundit ishte dyqysh e paqëllimshme. E kish ftu në studio...
(76) komente | Klikime (9792)
Publikuar nga
Gonzoko
14:57 GMT

Inferioriteti gjuhėsor

A ka diçka ma t’shëmtume sesa kur i sheh e i dëgjon bashkëqytetarët e tu nëpër televizione të ndryshme tu u mundu me i lidhë dy-tri fjalë bashkë me një fjali, e tu mos mujtë. Jo pse nuk dijnë me folë, se me folë dimë krejt, po për shkak se ndjehen inferiorë për me folë ashtu qysh flasin n’Tiranë. Kulmi i inferioritetit ishte një pseudointelektual, profesor universiteti (uh, këta profesorat e meritojnë...
(18) komente | Klikime (803)
Publikuar nga
Gonzoko
18:22 GMT

Tri arsye pse me shkru me pseudonim

Nën një: Nuk t’njeh kërkush. Shkrun çka të don pa pasoja. Shefi nuk t’qet prej pune! As kojshia nuk ta teshë. Kur t’shkojsh n’minimarket nuk ta bon shitësja dyzetvjeçare e pamartume “oh sa mirë po shkrun” kështu që nuk ke nevoje me ia kthy komplimentin duke e rrejtë. Nën dy: Je ma kreativ. Kur nuk ke nevojë me i zgjedhë fjalët, mundësh me shkru gjithfarë fjale pa kurrfarë barre të...
(15) komente | Klikime (850)
Publikuar nga
Yll Rugova
18:52 GMT

Mėsim-besimi (II)

Sistemet e arsimit të shteteve gjithmonë e kanë edhe një historik që u qëndron pas. Janë pikërisht këto histori që na shpalosin arsyet e mbajtjes ose mosmbajtjes së landës fetare në shkolla. Dy shtetet që më së miri mund ta demonstrojnë këtë, janë Franca dhe Gjermania. Përderisa Franca në shkollat publike e ndalon krejtësisht mbajtjen e lëndës fetare, Gjermania ka tendencë të jetë më e shlirshme...
(83) komente | Klikime (2771)
Publikuar nga
Gonzoko
11:40 GMT

Turpis Honoris Causa

I pari i Hondurasit, një shteti që pati gjetë kohë me na njoftë pikërisht para një viti, ia mësyjti Kosovës për me e realizu vizitën ma të kandshme në karierën e tij prej politikani. Pos pritjes me flamuj e me billboarda patetik ku mesazheve mirëseardhëse u ndryshohet vetëm emri e fotografia – por jo edhe përmbajtja – Pepe Lobo u nderua edhe me një titull nderi. Një Universitet privat ia dha titullin Doctor Honoris Causa. Për...
(7) komente | Klikime (664)
Publikuar nga
Yll Rugova
22:10 GMT

Nga Kosova nė Islamistan: Xhamia nė vend tė ēerdhes (I)

Që ka muslimanë të rij në Kosovë, besoj, nuk dyshon askush. Kush janë muslimanët e rij—e për këtë mund të ketë debat. Çka po kërkojnë ata?  Duket se, për momentin, tri kërkesat kryesore të organizatave të ndryshme islamike (me përkrahje të BIK dhe PD) janë: - anullimi i Udhëzimit Administrativ të MASHT-it (Nr. 6/2010), i cili e ndalon bartjen e mbulesës fetare në arsimin parauniversitar - ndryshimi...
(75) komente | Klikime (2844)
Publikuar nga
Gėzim Visoka
22:54 GMT

Heshtja e pėrhershme dhe zhurmėtaret e fundit?

Pse heshtin njerëzit në Kosovë kur në fakt përjetojnë papunësi të vazhdueshme dhe nuk kanë të drejta sociale, kur nuk ju degjohet zëri në vendimmarrje, kur nuk kanë shërbime cilësore publike, dhe kur ju privohet liria e lëvizjës dhe shprehjës? Kjo pyetje e gjatë ka një përgjigjje të shkurtë: është kulti i heshtjës si instrument pragmatik që i shtynë njerëzit të durojnë dhe të mos...
(5) komente | Klikime (2315)
Publikuar nga
Gėzim Visoka
18:49 GMT

Llogaridhėnia e qeverisjės ndėrkombėtare nė Kosovė

Në shoqërit e dala nga konflikti ku Kombet e Bashkuara kanë marr përsipër rolin e qeverisjës së përkohshme me synim të themelimit të institucioneve shtetërore dhe ndërtimit të paqës, një nga aspektet më kundërdhënëse është shfaqur tëndenca për të ikur nga përgjegjësia dhe llogaridhënia politike, ligjore, dhe morale lidhur me dyshimet për shkelje të të drejtave të njeriut si pasojë e...
(6) komente | Klikime (1551)
Publikuar nga
Agon Osmani
22:02 GMT

Gjėrat pa tė cilat (s)mund tė jetoni!

Fillimisht, duhet të kuptohet dallimi në mes të gjërave që i dëshirojmë dhe atyre që na duhen. Gjërat që vërtet na duhen janë: ushqimi, strehimi, veshmbathja dhe shoqërimi. Ndërsa dëshirat tona, për dallim nga nevojat, janë të pafundme.   Duke e bërë këtë dallim, e kemi më të lehtë të përcaktohemi se cilat gjëra duhet t’i largojmë, tani që edhe kriza ekonomike ka filluar të...
(6) komente | Klikime (2637)
Publikuar nga
Astrit Gashi
14:53 GMT

Turpi i “Marigonės”

  “Marigona” shënoi njëzetvjetorin e ekzistimit të saj, me një koncert “live” dhe “Unplugged” të mbajtur në Sallën e Kuqe në Prishtinë. Aty ku nuk do të duhej ta mbante, sikur djemtë e vajzat e këtij bendi të ishin të gatshëm të heqin dorë vetëm pak nga shtihimi kompleksiv për “glamour” bashkë me tepiha e salla të kuqe. Dhe të hiqnin dorë vetëm pak nga të kuptuarit e...
(59) komente | Klikime (8662)
Publikuar nga
Yll Rugova
21:00 GMT

Mbi 80% e popullatės janė proserbė*

Nëse dëshironi ta fitoni një argument, ja zgjidhja më e mirë për ju: "Proserb"! Vetëm quajeni debatuesin tjetër "proserb" dhe përfundon çdo gjë, u fitua debati! (për vetëm 9.99€) Paramendoni nëse gjatë provimit në fakultet profesori e jep një notë që nuk ju pëlqen. Çka mund të bëni? Të ktheheni në shtëpi të dëshpëruar? JO. Quajeni "proserb" dhe rezultatet do të jenë të...
(65) komente | Klikime (14552)
Publikuar nga
Astrit Gashi
20:52 GMT

“Tweet Demokracia” nė Egjipt dhe Teoria e Gladwell

Hosni Moubarak, perfundimisht lëshoi pushtetin, ndërsa protestuesit në sheshin e Kairos filluan gëzimin. Ata arritën synimin: rrëzuan njërin nga regjimet më despotik në botë. Regjim ky që për veten e tij siguroi miliarda dollarë pasuri, ndërsa për egjiptasit e thjeshtë, së fundmi, vetëm shtrenjtim të bukës e fasules. Kjo e fundit u shëndërrua në një parullë me të cilën u mobilizuan masat për të...
(6) komente | Klikime (1990)
Publikuar nga
Ron Salaj
08:50 GMT

Plakushi i Hemingway-it dhe Peshku i madh

“Plaku dhe Deti” është një  romanë “bestseller” i  letërsisë  amerikane dhe mbarë botërore, i shkruar nga shkrimtari i njohur Ernest Hemingway. Besoj që shumica  e ka lexuar këtë vepër fantastike e cila pushtoi mbarë botën. Plakushi peshkatar – Santiago, i stërmunduar nga jeta, i vetem, pa pronë dhe me një barrake të rrënuar, gjendet në detin e pafundmë, në mes dallgëve të...
(9) komente | Klikime (2473)
Publikuar nga
Ron Salaj
15:34 GMT

Premtimi absurd

“Nëse më zgjidhni mua deputet në Parlamentin e Kosovës, unë po ju premtoj që Qendrën Protokollare në Gërmi do ta shndërroj në Spital për Mushkëri dhe Kancer”. Ky ishte premtimi që e bëri njëri ndër kandidatët e PDK-së gjatë fushatës elektorale. Fillimisht ai tregoi që numri i sëmundjeve me kancer në mushkëri është në një nivel të lartë, pastaj pasoi me këtë premtim, i...
(16) komente | Klikime (3090)
Publikuar nga
Jeton Llapashtica
18:07 GMT

E-mail mikut tė painformuar

I dashur mik, E di që ke harruar se kur e ke marrë letrën e fundit nga unë. Në Kosovë ka ndodhur shumëçka, madje aq shumë procese kanë ndodhur këtu, saqë është e pamundur t’i përmendi të gjitha, qoftë edhe me nga një fjali  të vetme. Megjithatë, do të provoj të informojë për disa prej tyre:   1. Kosova ka përparuar jashtëzakonisht shumë. Vetëdija e qytetarëve për edukim e...
(37) komente | Klikime (3241)
Publikuar nga
Ron Salaj
13:12 GMT

The Challenges of the Young Europeans

Honored participants, My name is Ron Salaj. I fall within a minority percentage of young people of my country who have the opportunity to visit abroad, In Europe or further. Later you will learn why. I came from a small and newly established country.  It is a country not yet three years old. A country which emerged after much difficulty and sacrifice. Some of you might have heard of it already, others perhaps not. It is called the Republic of Kosova, situated in the central part of Western Balkans Peninsula....
(2) komente | Klikime (1589)
Publikuar nga
Ron Salaj
12:37 GMT

Sfidat e Evropianėve tė Rinjė

Të nderuar pjesëmarrës,   Unë  bëj pjesë në atë përqindje të vogël të të rinjve nga Kosova të cilët kanë rastin për t’i vizituar shtetet evropiane dhe më tej. Unë vij nga një shtet i vogël dhe më i riu në botë. Një shtet që ende nuk i ka mbushur 3 vjet. Një shtet i cili lindi më vështirësi dhe sakrifica. Quhet Republika e Kosovës dhe gjendet në pjesën...
(0) komente | Klikime (954)
Publikuar nga
Yll Rugova
20:57 GMT

Albin + Politika

Politika dhe korrupsioni. Sado që duket ndryshe, këto dy fjalë janë dy anë të t’njejtës monedhë. Njëra e konoton tjetrën. Nëse iu referohemi termave të neoshqiptarëve t’viteve të 30-ta, politikanët janë vetëm njerëz që e ndjekin epshin e natyrshëm për pushtet (e ata këtë e paskan marrë nga Niçe). Si të tillë, pengesat morale që mund t’u dalin udhës, i shohin vetëm si pengesa...
(36) komente | Klikime (4406)
Publikuar nga
Astrit Gashi
18:52 GMT

Video killed the radio star*

*”Video vrau yllin e radios”. Kush do t’i vrasë librat, gazetat dhe televizionin. Astrit Gashi  “Video killed the radio star” e grupit anglez The Buggles që i përkisnin rrymës muzikore “new wave”, e cila debutoi në vitin 1979, ishte paralajmërim për ndërrim të kursit në industrinë muzikore. Vetëm 2 vjet më vonë, ishte kënga e tyre e xhiruar në video që u bë spoti me të cilin filloi transmetimin kanali...
(3) komente | Klikime (1679)
Publikuar nga
Astrit Gashi
15:40 GMT

Tech Kosova: Nevojė apo stil

Një i njohur imi rrogën e fundit të tij nga shteti dhe një pjesë të kursimeve të tij shumë të vogla, i kishte shpenzuar për të blerë një televizor LCD 32 inçësh - 81 cm. Megjithëse pas një muaji familja e tij do të mbahej me 40 euro pension, ai blerjen e LCD-së së tij të fundit e arsyetonte si “mundësi e fundit për të kënaqur syrin derisa rri në shpi më gjatë”. Nuk e besoj që i njohuri...
(1) komente | Klikime (1107)
Publikuar nga
Ron Salaj
13:39 GMT

Harmonia ndėrmjet njeriut dhe natyrės

“Steinhausen“ është kompania e parë në botë, që prodhoi orat e dorës pa bateri që punojnë në saje të mekanizmave rrethanore duke u harmonizuar në mënyrë të përkryer ndërmjet veti. Sigurisht që ky brend nuk mund të jetë ndryshe përveç se zvicëran dhe famën më të madhe e arriti gjatë Luftës së Dytë Botërore ku shumica e personaliteteve të larta të asaj kohe dhe...
(1) komente | Klikime (736)
Publikuar nga
Ron Salaj
20:40 GMT

Kur nuk pėrfillet ligji

Më 31 maj të vitit 1987 shtetet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë themeluan Ditën Botërore Kundër Duhanit. Gjatë kësaj dite, organizata të ndryshme jo qeveritare dhe shëndetësore, shoqata civile, qeveri të ndryshme inkurajojnë duhanpirësit që të abstenojnë nga pirja e duhanit të paktën gjatë tërë kësaj dite. Pothuajse në të gjithë botën organizohen aktivitete...
(0) komente | Klikime (844)
Publikuar nga
Dush Gashi
15:33 GMT

Cigarja shtrembėr e heroit

E mban mend kush ende Olimpiadën e vitit të kaluar në Pekin? Nëse po, atëherë sigurisht se do t’u kujtohet amerikani Michael Phelps, ai notuesi me buzëqeshjen ende naive fëmijërore, por që energjinë e bollshme të trupit të tij prej balene e këmbente pa shumë mund me arin olimpik. I “praruar” edhe shumë herë të tjera më parë, në kampionatet e ndryshme të notit dhe në olimpiadën paraprake, ai këtë...
(4) komente | Klikime (1286)
Publikuar nga
Adrian Ēollaku
21:25 GMT

Metropol apo xhungėl

Më pak se një metër është distanca që ndan ndërtesat e mëdha nga njëra-tjetra. Janë dhjetëra të tilla me mbi dhjetëkatëshe që mundohen t’ia “zënë” diellin njëra-tjetrës dhe që mundohen t’i bëjnë “konkurrencë” njëra-tjetrës. Për dallim nga pjesa e prapme e këtyre ndërtesave, të cilat janë jashtë çdo standardi ndërkombëtar, ku për...
(8) komente | Klikime (1221)
Publikuar nga
Jeton Llapashtica
17:45 GMT

Voto Sejdiun, “ngjallė universitetin”

Sejdiu është shumë djalë i mirë. Vjen prej një fshati shumë larg nga Prishtina. Ama kjo nuk e bënë të ndjehet keq. Përkundrazi. “Jam krenar që jam fshatar, ju se dini sa mirë është atje”, thotë me mburrje ai, sa herë që rri me “vajza të mira” në kafenenë pranë fakultetit të tij. Shpesh ua mbushë mendjen, edhe pse vajzat me të cilat ai rëndom rri, vijnë nga zona rurale.  Atë e...
(17) komente | Klikime (2151)
Publikuar nga
Krenar Gashi
18:01 GMT

Njė autobus qė t’ēon n’stacion t’autobusėve!

Prishtina mbase është qyteti i vetëm në botë, që nuk ka autobus që të çon në stacion të autobusëve. A e keni menduar këtë ndonjëherë? Asnjë autobus lokal që qarkullon nëpër qytet, nuk të çon te stacioni i autobusëve, prej ku nisën autobusët e linjave kombëtare e ndërkombetare! Në mungesë të një linje të tillë, që do të ishte e logjikshme dhe e nevojshme (hej,...
(14) komente | Klikime (2548)
Publikuar nga
Ron Salaj
13:41 GMT

Gjenocidi Natyror

``Ja ku është-qyteti i Taiji-it. Një qytet i vogël, por me një sekret vërtet të madh``. Me këtë fjali e fillon filmin dokumentarë ``The Cove``, Richard O`Barry, derisa po voziste makinën japoneze ``Toyota`` nëpër rrugët e Taiji-t. I cilësuar si njëri ndër aktivistët më të mëdhenjë botërorë për mbrojtjen e të drejtave të gjitarëve ujorë (delfinëve dhe balenave). O`Barry ka qenë trajneri i...
(4) komente | Klikime (1076)
Publikuar nga
Astrit Gashi
21:45 GMT

Vetizolimi dhe retė vullkanike!

Derisa në tërë Evropën lajm kryesor në gazeta, televizione dhe portale të internetit, është kaosi i aviacionit civil që u shkaktua nga shperndarja nëpër hapsirë e tymit vullkanik, në portalet kosovare të internetit zor që gjen naj fjalë për këtë qështje. Madje edhe kur gjen diqka ajo është aq e fshehur- sikur të ndodhte në një planet tjetër e jo në kontinentin e njejtë ku jemi edhe ne. Po e veçoj...
(6) komente | Klikime (1293)
Publikuar nga
Ron Salaj
10:22 GMT

Arlindi dhe ``kalbja e mollėve``

1x, PP2, 3+,1>2, 2-1, këto nuk janë formula me një apo dy të panjohura nga matematika, fizika apo ndonjë shkencë tjetër ekzakte. Këto janë variacionet e pafundme që ti ofrojnë bastoret sportive në çdo cep të Kosovës nga të gjitha sportet. Jam një adhurues i madh i sportit, por nuk jam një adhurues i këtyre lojërave për shumë arsye. E para, duke parë kohët e fundit skandalet që po ndodhin nëpër ligat...
(1) komente | Klikime (1202)
Publikuar nga
Adrian Ēollaku
16:16 GMT

Jeta e “shfrenuar” studentore

Muzikë, humor, zhurmë, qeshje me zë, kërcim, britma… Çdo natë e deri në agim, sikur të ishin në një botë të “shfrenuar”, apo në një ishull të izoluar.Kjo është jeta e shumicës së komshinjve të mi në ndërtesën shtatëkatëshe. Ata janë studentët, që nuk qajnë shumë hallin nëse ndokush ka nevojë të flejë, apo nëse ka dikush për t’u zgjuar...
(23) komente | Klikime (2064)
Publikuar nga
Yll Rugova
08:34 GMT

Gjuha e komunizmit

“Rruga drejt eliminimit të klasave ekonomike dhe shoqërore si qëllim përfundimtar mund të konsiderohet ende i vlefshëm edhe sikur ta bënim vetëm një vëzhgim krejt të thjeshtë të shoqërisë së sotme. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ideologjia naziste dukej se po realizonte qëllimet e saj përmes një aparature që sot konsiderohet gjerësisht si brutale. Ishin dy pika të ndryshme që e karakterizonin...
(3) komente | Klikime (1653)
Publikuar nga
Bul Salihu
22:50 GMT

Zona e Mufės

&   Zhvillime të rrufeshme dhe të papritura kanë ndodhur natën e së mërkurës në Partinë Demokratike të Kosovës. Kryesia e PDK-së është mbledhur në një takim të jashtëzakonshëm në mesnatë për të shqyrtuar gjendjen në parti, pas një sondazhi të fundit të opinionit që tregon për rënie të besimit të qytetarëve si ndaj PDK-së ashtu edhe ndaj Qeverisë në...
(29) komente | Klikime (2991)
Publikuar nga
Agon Maliqi
13:46 GMT

Avokatėt dhe mjegullimi i fakteve

Pas botimit në shtyp të një vargu opinionesh kritike ndaj qeverisë, kryesisht rreth çështjes së korrupsionit, nuk munguan edhe reagimet e palës së kritikuar. Përderisa vetë qeveria u mjaftua me disa deklarata standarde të zëdhënësit dhe me një kolumne të zbehtë të Bekim Çollakut, reagime pak më përmbajtjesore erdhën nga kujdestarët e imazhit të qeverisë brenda komunitetit të analistëve. Dielli i...
(35) komente | Klikime (4159)
Publikuar nga
Nora Ahmetaj
18:15 GMT

Ēka quajmė patriotizėm?

Nora Ahmetaj  Patriotizëm tradicionalisht quhet devotshmëria ndaj atdheut. Si shumë fjalë tjera, edhe kjo rjedh nga latinishtja, Patria që shqip i bie Atdhe. Por me kohë, kjo fjalë ka marrv kuptime të ndryshme, varësisht nga konteksti politik. Ne Kosove degjohet shume shpesh, e përkufizohet ne menyra te ndryshme dhe nga cdokush. Thuase kuptimi burimor i kesaj fjale është zhdukur, e me patriotizem ne Kosovën bashkëkohore kuptohet gjithcka vec dashurisë ndaj...
(14) komente | Klikime (2179)
Publikuar nga
Ron Salaj
21:29 GMT

Njė pėrrallė moderne

(Kushtuar Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, z.Yagcilar) Nuk do t`ia filloj kësaj ``përralle`` me ato fjalitë e njohura të cilat jemi mësuar ti dëgjojmë në fillim të përrallave siç: ``na ishte njëherë..`` apo ``dikur e në një kohë …`` . Jo, nuk do t`ia filloj kështu sepse kjo ``përrallë`` është duke ndodhur tani. Në fakt këtu, në Kosovë, janë duke ndodhur shumë...
(6) komente | Klikime (1479)
Publikuar nga
Naim Gashi
10:54 GMT

Kufijtė e futbollit

Kontinenti i vjetër- Evropa shquhet për ndasitë nacionale, politike, shoqërore, ekonomike, kulturore, etnike, fetare etj. Megjithatë është një lëmi që bashkohen të gjithë. Aty fare pak ka rëndësi etnia, raca, prejardhja e kapitalit ose origjina e personazheve kryesore. Është fjala për sportin, respektivisht futbollin si sporti më i përhapur në kontinent. Futbollistët, pronarët e klubeve, menaxherët e ekipeve, fansat etj,...
(6) komente | Klikime (1154)
Publikuar nga
Gjergj Filipaj
22:30 GMT

Lufta «herbale» kundėr vjamit!

Mundem me thânë se diku nja 13 muaj mâ herët kam kénë një individ i shëndoshë dukshëm përtej atýne klasifikimeve t’paftyra por shoqnisht t’pranushme si “jo mori ai s’öshtë i trashë veç i ka do killa tepër” – t’cilat thuhen kur dojmë me ja bâ qejfin ndonjë t’trashi duke ia hjek mendjen prej yndyrës së teprueme. Këtë unë e di fortë mirë se nja 5-6...
(57) komente | Klikime (5022)
Publikuar nga
Ron Salaj
08:32 GMT

`` Evropianėt e Rinj `` qė po rriten !

Vendosa të shkruaj këtë artikull për shkak se ajo që më ndodhi para disa ditësh, jo që më bëri të ndihem keq, bile edhe nervoz, por nuk ishte as hera e parë e as e fundit që më ndodhte. Disa djem e vajza të rinj, nxënës nga shkollat e mesme të Mitrovicës, vullnetarë të organizatës ku punoj, kishin organizuar një shfaqje teatrale me tematikë vetëdijësimi për të rinjtë, mbi sjelljet e rrezikshme si...
(4) komente | Klikime (1244)
Publikuar nga
Ron Salaj
19:53 GMT

Tre vaktet nė kryeqytetin mė tė ri nė botė

Mengjesi Zgjohem herët në mëngjes për të shkuar në punë. Ora 8:15 minuta dhe dielli kishte lindur. Me lindjen e diellit kishin lindur dhe zhurmat e gjeneratorëve, që më ushtonin në kokë duke më sinjalizuar se  NUK KA RRYMË. Shkoj në banjo  dhe kur po i hapi rubinetatat e ujit, ne vend të ujit, del një zhurmë e  ajrit që ma bëri me dije se NUK KA AS UJË. Ç`dreq mengjesi, thashë me vete, pa rrymë, pa...
(21) komente | Klikime (2045)
Publikuar nga
Adrian Ēollaku
11:20 GMT

Mė shumė se dashuri

Nuk është hobi. Është dashuri shumë e madhe për diçka. Është loja që të bën të ndihesh më së miri në botë. Ky është FUTBOLLI. Është më shumë se një lojë. Nuk janë vetëm 90 minuta përplasje mes dy ekipeve apo mes 22 lojtarëve. Është një përjetim dhe një emocion i papërshkruar. Por nuk është fjala për futbollin tonë. Nuk është fjala...
(17) komente | Klikime (1647)
Publikuar nga
Agon Osmani
00:43 GMT

“Faleminderit juve, president...”

Çka kanë të përbashkët Kosova me Afrikën e Jugut? Apo, më mirë të themi, a kanë diçka? Këtë nuk e di. Me gjasë diçka edhe kanë, por jo atë që duhet!   Filmi “Invictus” flet për periudhën kur Nelson Mandela (rolin e të cilit e luan për mrekulli i madhi Morgan Freeman) lirohet nga burgu. Në të njëjtën kohë fillojnë edhe trazirat në vend, ku disa e kundërshtojnë...
(12) komente | Klikime (1989)
Publikuar nga
Krenar Gashi
20:08 GMT

Pėr kryeministrin Thaēi dhe trafikun n’Prishtinė

E hapa një dokumet të ri në Microsoft Word, i vetmi aplikacion ky që bllokohet madje edhe në Mac OS, e thash t’ia kushtoj edhe unë disa rreshta kryeministrit Hashim Thaçi. Mendova me shkru për premtimet e tij t’parealizume, për korrupsionin, për shpinë e tij t’re (dikush m'tha që veçse pasna shkrue për shpinë e tij po mue nuk po m'kujtohet). Mandej thash hajt t’shkruj diçka edhe për stagnimin ekonomik t’vendit, ose...
(25) komente | Klikime (4265)
Publikuar nga
Agon Maliqi
09:56 GMT

...
(21) komente | Klikime (4726)
Publikuar nga
Agon Maliqi
01:45 GMT

Homazh pėr moralin e Kryeministrit Zero

(i shkruar sipas "modës" së fundit të letrave publike) Zoti Kryeministër,Besoj se ju kujtohet mirë viti 2007, kohë kur ju ndodheshit në krye të opozitës ndërsa vendi qeverisej nga partia e atij burrit që për shtëpi ka atë ”kështjellën” pompoze të Lagjes Arbëria. Në zgjedhjet e atij viti pushteti arrogant i asaj qeverie u dënua me plot meritë nga vota e qytetarëve. Në mesin e shumë streseve të jetës...
(243) komente | Klikime (21297)
15:44 GMT

8 marsi

...
(3) komente | Klikime (1063)
Publikuar nga
Gjergj Filipaj
23:07 GMT

Dita e mėsuesit dhe «mėsenjtorja» e parė shqipe

Duke qenë se për një periudhë disa vjeçare kam kenë reporter i beat-it t’arsimit dhe i ligshtúem prej idesë se mâ nuk po shkruaj as edhe një rresht për ndonjë çështje t’ndërlidhún me punë time të së kalumes e hapa google-in dhe shkrova 7 marsi - dita e mësuesit. N’mesin e disa teksteve hasa edhe në një shkrim t’Balkanwebit – mundeni edhe ju vetë me e verifiku -...
(5) komente | Klikime (1747)
Publikuar nga
Nora Ahmetaj
16:29 GMT

Debati tv dhe krimet e luftes

Nora Ahmetaj Paraprakisht, e lus moderatorin qe tu jep lexuesve te nderuar nje info te shkurter (kuptohet per ata qe nuk e dine) se cka ashte bllogu dhe pse ashte bllogu, dhe nese ka kritere, si do duhej shkru ne te? …. Para dy netesh me rastisi me shiku nji debat televiziv ne njerin prej tri kanalet krysore te Kosoves, kishte te baje me krimet e luftes ne Kosove dhe se si trajtohet kjo teme nga institucionet vendore dhe ato nderkombetare. Debati nuk ishte debat ne kuptimin e plote te fjales sepse te gjithe pajtoheshin me njeri...
(9) komente | Klikime (1412)
Publikuar nga
Arbana Xharra
20:05 GMT

Fmijtė tanė Snoba

Tu mendu cka me shkru nė Bllog, fillova ti numroj problemet me te cilat ballafaqona çdo dite. Gjithçka me bijke n’mend. Po thash s’po kallxoj kurgjo tė re, mu duke sikur krejt bota po i din edhe “s’ėshtė asgjė interesant tė shkruhet pėr to”. S’po du me pėrmend, ujin, rrymėn, bėrrllogun… Po as nuk po du me shkru pėr korrupsion e as me pėrmend kėtė qytet ku jetoj e qė s’ki as trotuar tė shlir pėr me...
(76) komente | Klikime (7340)
Publikuar nga
Nora Ahmetaj
18:55 GMT

Fenomene perditshmerie!

Nora Ahmetaj Vendosa me i shkru disa fjale pakenaqesie dhe jodegjueshmerie qytetare ndaj idiotsirave te perditshme ne kete shoqni, por edhe ndaj kujte tjeter vec politikanve te cilet kane fillue me na lodhe me do shkrime te palexueshme e me do ide te pa-artikulume. Dhe krejte kjo, ngase gazetat tona thue se s’kane politika editoriale dhe kane vetem nje qellim, me mbushe faqe gazetash koti!   Se pari per dukurite negative Ka nje kohe te gjate qe une nuk shikoj tv lokale as edhe per hir te lajmeve te mbramjes, ngase te njejtat po...
(8) komente | Klikime (1431)
Publikuar nga
Krenar Gashi
17:06 GMT

Ironia e njė ‘vesi burrnie’

Shkrimi im “Shoku Sh në Botën e Çudirave” botuar në të përditshmen “Zëri” të datës 26 shkurt 2010, shkaktoi një sërë reagimesh të ndryshme. Për këtë kronikë satirike pseudofiktive, kam marrë shumë lavdata e shumë përkrahje. Kam marrë edhe kritika nga disa miq që thonin se do duhej përmendur emrat e protagonistëve të shkrimit, të cilat i kam ilustruar me personazhe...
(13) komente | Klikime (2366)
Publikuar nga
Yll Rugova
16:23 GMT

Babadimri dhe katėr lezbeiket lakuriqe (video!)

Po ju kërkoj falje paraprakisht, ky tekst nuk ka lidhje as me babadimrin as me katër lezbeiket lakuriqe. Titullin e kom zgjedhë për me ju nxitë me kliku. Sepse ngjajshëm si kjo punë funksionon edhe industria e marketingut edhe PR (Public Relations). Përmes shenjimeve, hajde t’thojim populiste, imponohen produkte, agjenda edhe ide.  Me fore të k’tij lloji dhe me manovrime psikologjike, marketingu dhe PR-i (kjo e dyta konsiderohet edhe emër tjetër për propagandën)...
(21) komente | Klikime (6496)
Publikuar nga
Astrit Gashi
14:30 GMT

Falja e Kosovės B

  Termocentrali “Kosova B” i është bashkëngjitur në tender ndërtuesit të ardhshëm të “TC Kosova C”.  Sipas njohurive që kemi tani për tani, “Kosova C” ose “Kosova e Re” do të prodhojë fillimisht 500 megavat, ndërsa “TC Kosova B” aktualisht prodhon më shumë se 600 megavat për orë. Në baze të asaj që ndëgjohet në qytet, “Kosova B” i është...
(3) komente | Klikime (1563)
Publikuar nga
Bul Salihu
11:21 GMT

S’Muja i Universitetit

Universiteti publik i Kosovës po humbë edhe rrezet e fundit të shkëlqimit të tij. Dikur krenaria e Kosovës, vendi ku u formësua elita politike, kulturore e shkencore, sot i ngjanë një fabrike të tapetave, e cila prodhon diploma, që u shërbejnë më pas studentëve vetëm sa për të dekoruar muret në dhomat e tyre. Sa herë është folur për të arriturat në Kosovë, të gjithë i janë referuar Universitetit...
(16) komente | Klikime (2642)
Publikuar nga
Gjergj Filipaj
20:05 GMT

Vokabulari artistik i mjeshtrit t’parketit!

Para disa ditësh u binda se disa prej legjendave urbane t’Prishtinës nuk janë vetëm histori fiktive të rrëfyera netëve t’pafund kur gjatë pirjes së rakisë muhabetet rreth politikës dhe medias shterrojnë. Këto legjenda urbane t’asociuara me fenomenin e quajtur usta a.k.a mjeshtër janë besa mjaft t’gjalla dhe të freskëta në mendjen e disa miqve t’mij, të cilëve u ka ra hise që të jenë protagonistë...
(33) komente | Klikime (8542)
Publikuar nga
Krenar Gashi
14:37 GMT

Akio, Hashimi dhe gabimet e tyre teknike

Çka kanë të përbashkët Akio Toyoda dhe Hashim Thaçi? Që të dy po arsyetohen se kanë bërë gabime teknike. I pari, po e mban fjalën dhe po tregohet burrë. Nuk jam shumë i sigurt për këtë të dytin. 1. Kohën e fundit, gjiganti automobilistik Toyota ka tërhequr nga tregu 8 milionë automjete në mbarë botën, si pasojë e një gabimi teknik. Ky gabim teknik ka rezultuar me defekte në pedalin e gazit që mund...
(7) komente | Klikime (2120)
Publikuar nga
Krenar Gashi
21:38 GMT

Banknotat e shtypuna n'Shqipni

Njiherë moti, kur u pata msue me ble sene n'internet, i pata gjetë me nji uebfaqe t'gjitha banknotat e shtypuna n'Shqipni, mes vjetit 1917 dhe vjetit 2000. Tue qenë nji adhurues i Naltmadhnisë së Tij Mbretit Zog I, e prej kurreshtjes me i pa paret e mbretit, i pata ble krejt ato banknota në formë elektronike, për nji shumë simbolike t'pareve t'sotit. Në mesin e tyne ka banknota të rregullta, letra me vlerë e edhe banknota rajonale e periodike që janë shtypë n'Shqipni...
(6) komente | Klikime (1437)
Publikuar nga
Gjergj Filipaj
23:22 GMT

Metafora e blerjes sė banesės

Ora tre e mëngjesit – sytë e mi tentonin t’iknin dritës së llampës verbuese të kapur për tavolinën e vendosur në fund të dhomës. Llampa e lirë kineze e ngulur dhe përforcuar me një copë metali qëndronte në anën e majtë të tavolinës multi funksionale – të prodhuar në ndonjë uzinë popullore enkas për t’i hyrë në punë studentëve të Universitetit të...
(21) komente | Klikime (6999)
Publikuar nga
Bul Salihu
22:20 GMT

E pamoralshme, jo burrnore

Ende pa ju dhënë lamtumira e fundit kryetarit të komunës së Istogut, Fadil Ferati, media, gazetarë, politikanë e zyrtarë të institucioneve, filluan të flasin për pasardhësin e tij.   Të martën në mbrëmje, ndërsa trupi i pajetë i kryetarit Ferati ishte shtrirë për homazhe në Shtëpinë e Kulturës në Istog, në Zonën B në Klan Kosova, gazetari Baton Haxhiu dhe shefi i Grupit Parlamentar të...
(11) komente | Klikime (2798)
Publikuar nga
Bardhi Haliti
17:18 GMT

Bankėnotat zvicerane

Kur pata ndëgjue për nji konkurs për ridizajnim të bankënotave zvicerane m'patë ardhë shumë çudi, jo përshkak se k’to bankënota nuk kishin nevojë për nji pamje t're me ni angazhim e qasje t're, po përshkak se menova pse ju duhet Zvicrës nji seri e re dizajni kur janë t'rrethuem prej euros, sidomos t’u e konsideru faktin se Zvicra ndoshta s'shpejti kish me qenë pjesë e vendeve që përdorin euro-n. Ma vonë mësova se edhe...
(11) komente | Klikime (2374)
Publikuar nga
Krenar Gashi
17:07 GMT

Qysh me shkrue n’bllog?!

Dikush m’livdoi që kam nisë me shkrue gegnisht n’bllog. Dikush m’shau. Unë i kam pritë te dyjat. Bile bile, kam pritë që kjo gegnishte e jemja e ndikueme për beter prej t’folnes t’Prishtinës n’njanën anë, e shqipes standarde n’anën tjetër, ka me nxitë edhe ma shum komente e reagime sesa vet përmbajtja e bllogut. E komentet që i kam marrë, kanë qenë treguesi ma i mirë i situatës t’keqe që e...
(28) komente | Klikime (1996)
Publikuar nga
Bul Salihu
15:28 GMT

Mimoza dhe Shukri Buja

  Mimoza 1. Kur u përmend emri i Mimoza Kusarit si kandidate e AKR-së për kryetare të Gjakovës, plot njerëz mbetën t’habitun. E panë si diçka të re, jo vetëm për nga mosha, por edhe si ide të re, koncept të ri. Diçka që s’kishte ndodh’ ma herët as në Gjakovë e në ndonjë qytet tjetër të vendit. Sa mirë, ishin fjalët që thuheshin kudo nëpër takime, ndeja, kafiteri e sheshe,...
(66) komente | Klikime (12629)
Publikuar nga
Krenar Gashi
09:07 GMT

I paguej faturat e Termokosit, nėse Termokosi mi paguen faturat e KEK-ut

Nuk kam gja ma inat se bisedat për motin. M’duket fort absurde edhe hiç pa krypë kur dikush e nisë nji bisedë me nji t’njohun apo t’panjohun tue llomotitë se sa e mirë asht dita, apo se sa ftoftë asht sot. Veçse m’duhet me e pranue që këtyne ditëve edhe unë kam folë për motin ma shum se kurrnjiherë. Qaq sa m’dukej vetja që po ia marr zanatin Sylë Tahirsylajt. Veç asht shum lehtë me e kuptue pse bash...
(15) komente | Klikime (1506)
Publikuar nga
Gjergj Filipaj
20:44 GMT

Mėrdhitje kolektive!

Si bregdetar që jam mund t’them se më është dashur një kohë relativisht e gjatë që të përshtatëm me borën dhe temperaturat e ulta që shpeshherë shkojnë disa dhjetëra gradë nën zero. Madje gjatë këtyre nëntë viteve që po jetoj në Prishtinë jo pak herë jam rrëzuar rrugëve t’Prishtinës të mbulueme prej borës dhe akullit. Sidomos gjatë dimrit t’vitit 2001 kam pasur goxha...
(9) komente | Klikime (1252)
Publikuar nga
Astrit Gashi
19:00 GMT

Libri i Jobs

Revista prestigjioze The Economist, në numrin e saj që del këtë të premte, ballinën ja ka kushtuar mastermind-it të Apple, Steve Jobs dhe produktit të tij të ri, tabletit Apple iPad. The Economist, e quan këtë “paisje” të re të Apple, si diçka mes “ shpresës dhe zhurmës”. Më poshtë fotoja e ballinës në...
(2) komente | Klikime (840)
Publikuar nga
Astrit Gashi
01:49 GMT

Steroidi i ri i Apple

(Foto + Video) Produktet e kompanisë nga California, Apple gjithmonë bëjnë bujë, jo vetëm për shkak të inovacionit që sjellin, por edhe për shkak të aftësisë së kompanisë për të krijuar efektin e “pritjes” andaj edhe produkti më I ri tableti iPad, zor se do të jetë përjashtim nga rregulli tashmë I etabluar. Derisa në disa sajte të specializuara iPad-in e quajn një iPod touch të rritur dhe...
(4) komente | Klikime (942)
Publikuar nga
Yll Rugova
23:57 GMT

Allahu njo, Amerika dy!

Shqiptar't n'Kosovë që i thojin vetës mysliman mi kujtojin shumë ata shqiptart që nja dy tri vjet masi kishin ardhë në Prishtinë, mbas luftës, i thojshin vetës qytetar. Te dy grupet (e në disa raste i njejti grup) duhet me u pajtu me faktin që nuk jon asnjona.  Kur shqiptart e kanë pranu fenë islame, ajo ka qenë si me pranu kapitalizmin sot. Ka qenë ideologjia kryesore e fuqisë ma të madhe të kohës. Po, arsyja pse osht pranu kjo fe ka...
(151) komente | Klikime (13344)
Publikuar nga
Astrit Gashi
20:16 GMT

Agnesa dhe Bruno

Gjëja e parë që më ra ndërmend bashkë me habinë, pas leximit të lajmit se Agnesa Vuthaj planifikon të adoptojë një fëmijë nga Haiti, ishte filmi i fundit i Sasha Baron Cohen, i quajtur Bruno. Për ata që nuk e kanë parë këtë film, Bruno është një homoseksual austriak, i cili shkon në Amerikë dhe me çdo kusht dëshiron të bëhet i famshëm. Bruno atje bënë gjithfarë përpjekjesh deri...
(23) komente | Klikime (1834)
Publikuar nga
Astrit Gashi
21:15 GMT

Sistemi I territ!

Real Madridi po luan në Tiranë me drita të agregatit!. Në Shqipëri, e ndër shqiptarë ndodhë edhe kjo. Kemi ambicie të mëdha- për të na hequr viza e për të hyrë në BE- si në Shqipëri ashtu në Kosovë por na ndalen dritat e kërcasin shtyllat elektrike në stadiumin ku Real Madrid po luante me një ekip lokal të quajtur Gramosi. Kush I ndali dritat, pyetemi ne në Prishtinë? A ishte ky Edi Rama për inati të...
(9) komente | Klikime (1277)
Publikuar nga
Yll Rugova
00:48 GMT

Gjuha nėpėr bllogje

Konfuzioni për dallimin në mes gjuhës së shkruar dhe asaj të folur ka kaluar në nivel krejt tjetër kur mesengjeri na ka dalë në skenë. Në kohërat e lashta (pellazgo-ilire) ka qenë shumë e qartë se gjuha e shkruar duhet të jetë ajo e që e njohim si gjuhë letrare. Mos me i hy tash llugave, pa citu njerz, duhet t'më besoni kur them se gjuha e shkruar është më statike dhe e palëvizshme se ajo e folur. E në mesengjer...
(10) komente | Klikime (1579)
Publikuar nga
Astrit Gashi
19:44 GMT

Me shpejtėsinė e Zėrit

Kemi ecur me shpejtësinë e Zërit, duke kaluar nga “Leximi me Zë” te “Klikimi me Zë”, ku jemi tashmë, për një kohë shumë të shkurtër. Nga fotografitë në gazetë të madhësisë së ikonave të web faqeve- kemi kaluar në fotografi të klikueshme online, të cilat rriten diku sa madhësia e fotove kryesore që janë tani në gazetë. Tani Zëri është i klikueshëm. Para nesh...
(9) komente | Klikime (2068)

Blogat janë faqe personale të vetë autorit. Secili bloger mirëmban faqen e tij, ndërsa portali Zeri.info ofron vetëm hapësirën me qëllim që të kontribuojë në shtimin e komunikimit ndërmjet njerëzve dhe hapjen e debatit për Ƨështje të ndryshme të interesit individual ose shoq?ror. Blogat nuk redaktohen nga portali ose stafi i gazetës Zëri.

Portali Zëri.info, megjithatë mbanë të drejtën që të ndalojë publikimin e shkrimeve ose të heqë shkrimet e publikuara që janë në kundërshtim me kodin etik profesional dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Blogerat
 
Arkiva
Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51