
Më pak se një metër është distanca që ndan ndërtesat e mëdha nga njëra-tjetra. Janë dhjetëra të tilla me mbi dhjetëkatëshe që mundohen t’ia “zënë” diellin njëra-tjetrës dhe që mundohen t’i bëjnë “konkurrencë” njëra-tjetrës. Për dallim nga pjesa e prapme e këtyre ndërtesave, të cilat janë jashtë çdo standardi ndërkombëtar, ku për të depërtuar rrezet e diellit brenda dhomave janë vetëm një ëndërr, pjesa e përparme e këtyre ndërtesa gjendet në një situatë pak më të mirë. E kjo për fatin se mes ndërtesa gjendet rruga “kryesore”, që për të kaluar një automjet i zakonshëm duhet të ketë fat nëse ndokush nuk e ka parkuar ndonjë automjet pranë ndërtesave, ngase në të kundërtën duhet të kthehet mbrapa.
Kjo është pasqyra që përshkruan lagjen në afërsi të parkut të kryeqytetit. Tërë këto ndërtime të egra janë bërë aq shpejt sa çel e mbyll sytë, pa kurrfarë kriteri e pa kurrfarë kontrolli.
Nuk e di nëse ndokush nga organet komunale të Prishtinës ka menduar ndonjëherë për tërë këtë kaos që po ndodh në “metropolin” tonë. Nuk e di nëse ndonjëherë Inspektorati komunal ka dalë në terren për të parë se çfarë katastrofe njerëzore po i shkaktohet këtij vendi. Nuk e di nëse edhe vetë ndërtuesit e këtyre objekteve, por edhe blerësit e tyre a kanë menduar pasojat e mëdha që mund t’i kenë nga këto ndërtime pa kurrfarë standardi, si shembull, në rast të ndonjë tërmeti, apo në rast të ndonjë zjarri, si do të mund të ndërhynin shërbimet emergjente, apo kah do të “fluturonin” zjarrfikëset për ta shuar zjarrin, ngase për toke do ta kishin të pamundur.
Nuk është vetëm kjo lagje që ka këtë pamje trishtuese dhe ngufatëse, por mund të themi se pjesa më e madhe e Prishtinës është në të njëjtën situatë. Ndërtimet e egra thuajse nuk kanë të ndalur, objektet dhjetërakatëshe dalin si kërpudhat pas shiut.
Është momenti i fundit që institucionet tona, jo vetëm ato komunale, por edhe ato qeveritare t’i ndihmojnë Komunës së Prishtinës për t’i ndalur këto ndërtime të egra dhe shumë ngufatëse për vendin, dhe të shkojmë drejt ndërtimit të një metropoli. Duhet të marrim shembull nga vendet e rajonit, si duhet të ndërtohet një metropol, e lëre më të shkojmë më larg, në Evropë apo edhe Amerikë, se pastaj motivi do të ishte nën pikën zero.
Në rast se ky trend i zhvillimit dhe ndërtimit kaotik të Metropolit tonë do të vazhdojë edhe për disa vjet, atëherë shtohet pyetja ku po jetojmë në xhungël apo ku?
(0) komente | Klikime (1325)Blogat janë faqe personale të vetë autorit. Secili bloger mirëmban faqen e tij, ndërsa portali Zeri.info ofron vetëm hapësirën me qëllim që të kontribuojë në shtimin e komunikimit ndërmjet njerëzve dhe hapjen e debatit për Ƨështje të ndryshme të interesit individual ose shoq?ror. Blogat nuk redaktohen nga portali ose stafi i gazetës Zëri.
Portali Zëri.info, megjithatë mbanë të drejtën që të ndalojë publikimin e shkrimeve ose të heqë shkrimet e publikuara që janë në kundërshtim me kodin etik profesional dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.
Homazh pėr moralin e Kryeministrit Zero
Mbi 80% e popullatės janė proserbė*
Allahu njo, Amerika dy!
Mimoza dhe Shukri Buja
"Ēka ka Vetėvendosja qė veē po ankohet?"
Qysh ia nguli Shefqet Krasniqi Baton Haxhiut!
Turpi i Marigonės
Vokabulari artistik i mjeshtrit tparketit!
Fmijtė tanė Snoba
Metafora e blerjes sė banesės
"Ēka ka Vetėvendosja qė veē po ankohet?" |
60 komente
Jobs dhe Ramizat, Ekremat e Agimat tanė |
27 komente
Mėsim-besimi (II) |
25 komente
Ėndėrra vazhdon! |
19 komente
Ēka ėshtė E drejta tranzicionale? |
16 komente
Fmijtė tanė Snoba |
12 komente
Ēelu beton, merrna tetanė, se u bamė horė |
11 komente
Allahu njo, Amerika dy! |
11 komente
Qysh ia nguli Shefqet Krasniqi Baton Haxhiut! |
10 komente 