Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ditari
Ekonomi
Opinione
Kultura
Sport
ZIP
Agon Maliqi

Homazh pėr moralin e Kryeministrit Zero

(i shkruar sipas "modës" së fundit të letrave publike)

Zoti Kryeministër,

Besoj se ju kujtohet mirë viti 2007, kohë kur ju ndodheshit në krye të opozitës ndërsa vendi qeverisej nga partia e atij burrit që për shtëpi ka atë ”kështjellën” pompoze të Lagjes Arbëria. Në zgjedhjet e atij viti pushteti arrogant i asaj qeverie u dënua me plot meritë nga vota e qytetarëve. Në mesin e shumë streseve të jetës së përditshme njerëzve u kishin ardhur në majë të hundës rrëfimet për babëzite korruptive, keqmenaxhimin e parasë publike dhe mungesën e theksuar të vullnetit politik të asaj qeverie për ta çuar vendin përpara.

Si rezultat i atyre zgjedhjeve votat e qytetarëve (dhe përfaqësitë ndërkombëtare) sollën në pushtet partinë tuaj. Në mesin e votuesve jopartiak si puna ime kishte njëfarë shprese se ju do të mësonit diçka nga ndëshkimi që mori klika e zotërisë nga Arbëria. Në ditët e para të qeverisjes suaj madje na e dhatë njëfarë shenje se vota ndëshkuese pati vlerë – ndërmorët disa hapa të menjëhershëm për shkurtimin e shpenzimeve të tepruara, filluat ndërtimin e shumë shkollave dhe rrugëve (anipse me çmime dhe cilësi te dyshimta). Ne përkohësisht u kënaqëm, ndërsa ju si duket mbetët përjetësisht i vetëkënaqur, me faktin se ishit ”më të mirë se ata të tjerët”.

Shumë shpejt u pa se ato ditët e para të qeverisjes suaj nuk ishin gjë tjetër veçse fillimet e krijimit të një miti të madh publik për ”qeverinë e suksesshme”, e një gënjeshtre të gatuar në kuzhinat e specialistëve të PR-it e cila sot e kësaj dite vazhdon të trumbetohet nga ato media që me zell lëpijnë sahanët tuaj të florinjtë ose nga ato që çdo ditë e më shumë po gjunjëzohen para fuqisë tuaj. Mesa duket edhe ju, që në ditët e para të qeverisjes suaj, ratë viktimë e këtij miti dhe vendosët të jetonit brenda iluzioneve të tija. Ju harruat se një pushtetari nuk i mjafton të jetë ”pak më i mirë se tjetri” për të qenë i suksesshëm.

Prapa fasadës tashmë të zbehur të ”qeverisë së suksesshme” zbulohet një e vërtetë e hidhur: ju gjatë këtyre dy viteve të fundit nuk e keni ndryshuar në mënyrë përmbajtjesore cilësinë e qeverisjes. Ju vetëm e keni çuar atë nga pika -1 në pikën 0. Dhe zeroja zoti Kryeministër, mbetet zero – një numër pa vlerë.

Një prej lëvdatave kryesore që morët pas ardhjes në pushtet ishte se ju ishit një udhëheqës i fuqishëm i cili, për dallim nga paraardhësit, kishte nën kontroll të plotë qeverinë e tij. Një pozicion i tillë krijon përparësi të mëdha sepse mundëson një qeverisje kohezive dhe të orientuar në mënyrë strategjike nga vizioni i udhëheqësit. Por stili i qeverisjes me dorë të fortë, nëse përparësitë e tija nuk përdoren mirë, mbart edhe një kosto të madhe për udhëheqësin. Si rrjedhojë ju sot mbani përgjegjësi personale për dështimet dhe nuk mund të fshiheni prapa ministrave të dobët. Nëse gjatë kësaj kohe ata ishin zero, atëherë ju ishit kryezeroja.

Përkundër mundësive për të bërë shumëçka, ju gjatë këtyre dy viteve e dëshmuat vetën si një udhëheqës mediokër dhe pa vizion, një arnues dhe jo zgjidhës problemesh, një improvizues i humbur në oborrin e vet. Nëse qeverisja politike do të krahasohej me lojën në një orkestër muzikore ju nuk do t’i ngjanit aspak atij dirigjentit të muzikës klasike që udhëzon orkestrën në bazë të notave të paracaktuara, por do t’i ngjanit atij klarinetistit improvizues dhe impulsiv të muzikës tallava që prodhon tinguj ashtu siç ia ndjen zemra në një moment të caktuar, pa pikë ideje se ku po e çon këngën. Ju, zoti Kryeministër, jeni shembull tipik i një politikani tallava!

Dy vite në pushtet vërtet nuk mjaftojnë për të prodhuar rezultate në zgjidhjen e problemeve të mëdha që ka Kosova. Ndryshime të prekshme për një periudhë kaq të shkurtër mbase nuk do të sillte as qeveria më e mirë e mundshme. Por gjatë këtyre dy viteve ju të paktën mund t’i kishit nisur disa reforma të rëndësishme që do të materializoheshin me kalimin e kohës dhe do t’ju sillnin pikë të rëndësishme politike në zgjedhjet e ardhshme. Ju nuk nisët pothuajse asgjë të tillë gjatë dy viteve në pushtet, duke i humbur kështu vendit kohë shumë të çmuar.

Përveçse i latë krejtësisht mënjanë reformat në drejtësi, shëndetësi, arsim, administratë, etj., u treguat jashtëzakonisht i ngathët në nisjen e projekteve jetike për ndezjen e motorëve të ekonomisë. Me shpenzimet e mëdha publike - kryesisht në objekte fizike të infrastrukturës - ju arritët që përkohësisht të rrisni qarkullimin në ekonomi dhe të mburreni me rritjet vjetore të GDP-së. Por çfarë vlere do të kenë shumica e këtyre investimeve në qëndrueshmërinë e ekonomisë dhe sektorit privat në momentin kur shpenzimet buxhetore të jenë zvogëluar? Investimet kapitale duhet të bëhen brenda kornizave të një vizioni afatgjatë zhvillimor, dhe jo sipas improvizimeve që djegin paratë dhe nuk krijojnë vlerë të shtuar për ekonominë dhe shoqërinë në afat të gjatë.

Besoj se shumica e qytetarëve kanë mirëkuptim për vështirësitë e shumta me të cilat ballafaqoheni në qeverisje dhe se, në rrethana të caktuara, mbase edhe do t’jua falnin shumë prej dështimeve të sipërpërmendura. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për kompleksitetin e problemeve me të cilat përballemi si dhe për mungesën e theksuar të përvojës që shoqëria jonë ka në punët e shtetit.

Por falja e qytetarëve do të ishte e mundur vetëm nëse sjellja e juaj publike gjatë këtyre dy viteve të kishte reflektuar një përpjekje dhe dëshirë tuajën të sinqertë për të punuar në interes të vendit, dhe jo sjellje prej një sharlatani që duket se ndjek kryekëput interesat e veta personale. U pa se si gjatë kësaj kohe ju harxhuat më shumë energji për ta mbajtur dhe zgjeruar pushtetin tuaj sesa për të prodhuar diçka nga pushteti që tashmë e keni në dorë. U pa shumë qartë se jeni ai soj i politikanit që për arsye psikologjike pushtetin e ka kryekëput qëllim në vetvete, por jo edhe një mjet për ti shërbyer publikut. Pikërisht për këtë arsye ju nuk meritoni kurrfarë falje.

Me një akt tuajin të kohëve të fundit ju po e vulosni më fort se kurrë imazhin tuaj si një udhëheqës krejtësisht i shkëputur nga realiteti i qytetarëve të vet. Sot zoti Kryeministër, para syve të një shoqërie të rraskapitur e cila pret me padurim rezultatet e munguara të punës suaj, ju po ndërtoni për veten tuaj një “kështjellë” me hapësirë 2000 metra katrorë, me oborr tre hektarë në njërën nga lagjet e reja të paurbanizuara te kryeqytetit dhe me çmimet më të shtrenjta te tokës. Shumë gjest me takt, zoti Kryeministër!

E gëzofshi këtë shtëpi, por i kam disa pyetje. Mua dhe shumë qytetarëve të tjerë që jetojmë nga rroga në rrogë na duket pak e çuditshme se si keni arritur t’i mblidhni paratë për ndërtimin e saj. Mos ndoshta edhe juve, sikurse atij zotërisë nga Arbëria, ”shtëpinë ua kanë ndërtuar falas dhe në mënyrë vullnetare bashkëluftëtarët”? Shumë njerëz janë kurioz të dinë se si arritët t’i grumbulloni këto miliona euro zoti Kryeministër sepse matematika e kursimeve nga rrogat s’po u jep përgjigje.

Ju mbase edhe nuk çani kokën se çfarë mendojnë qytetarët për këtë punë sepse jeni i vetëdijshëm për faktin se udhëhiqni një popull shumë të durueshëm dhe apatik i cili e mbyll gojën edhe kur përballet me padrejtësitë më të mëdha, siç kishte bërë gjatë viteve 90’ karshi represionit të ashpër të Serbisë. Por si njëri nga udhëheqësit e luftës e cila i dha fund këtij durimi, ju duhet ta dini një gjë shumë mirë – kur ky popull i durueshëm shpërthen, ai shpërthen keq! Kujtoni me këtë rast edhe trazirat e Marsit 2004 dhe mënyrën se si dhuna e atyre ditëve nxori në sipërfaqe frustrimin e shtypur dhe të pashprehur të kësaj shoqërie.

Burimet kryesore të këtij frustrimi shoqëror janë të natyrës ekonomike dhe sot mbase kanë potencial shpërthyes edhe më të madh se në vitin 2004. Dhe pikërisht në këtë moment ju keni vendosur të luani në mënyrë të ndyrë me durimin e kësaj shoqërie si fëmija i llastuar që i afron gjilpërën tullumbaces së fryrë. Me këtë mungesë të taktit, me këtë arrogancë skandaloze, ju po tregoni se jeni nisur rrugës së atyre despotëve afrikanë që, pasi kishin udhëhequr luftërat anti-koloniale, në kushtet e lirisë menduan se qëndrojnë mbi çdo ligj dhe moral. Sot zoti Kryeministër, me sjelljet juaja ju i ngjani më shumë Robert Mugabes sesa ndonjë udhëheqësi perëndimor.

Në përfundim të kësaj letre e kam për ju një pyetje të drejtpërdrejtë: A keni ju marre, zoti Kryeminister? Unë për vete dyshoj se ju vjen marre ndonjëherë. Po të kishit marre as qe do t’ju shkonte ndërmend që, në një kohë kur një numër i madh i qytetarëve tuaj të dëshpëruar marrin rrugë të rrezikshme në kërkim të një jete më të mirë jashtë vendit, të ndërtonit me burime shumë të dyshimta financiare një shtëpi sulltani. Besoj se për këtë nivel pafytyrësie do t’ju kenë zili edhe ata bankierët e urryer të Wall-Street-it që sot mbledhin miliona dollarë bonuse teksa bota vazhdon të vuajë nga pasojat e krizës së shkaktuar prej papërgjegjësisë së tyre.

Shpresoj se njërën nga këto ditë do të zbrisni në tokë nga realiteti imagjinar i mitit tuaj dhe do të reflektoni me kthjelltësi për gjendjen në të cilën jeni katandisur. Atëherë ndoshta do të kuptoni se nuk është e largët dita kur qytetarët e këtij vendi, njësoj siç kishin bërë me rastin e zotërisë nga Arbëria, do t’ju largojnë nga pushteti juve dhe bashkë me gjithë kopenë tuaj të gangsterëve dhe pashallarëve që çdo ditë e më shumë po e ktheni Kosovën në një Republikë Bananesh dhe po ia shkelni qytetarëve me të dyja këmbët shpresën për të jetuar në një vend të dinjitetshëm.

Kur kjo ditë të vijë ju mbase edhe do të tërhiqeni nga politika aktive dhe, duke e marrë parasysh vdekjen klinike të ndjesive tuaja morale, do të bëni gjumë të qetë në shtëpinë tuaj luksoze. Por mbajeni në mend një gjë – asgjë, as edhe kontributi i juaj në luftë, s’do të mund ta fshijnë turpin dhe njollën e karakterit tuaj nga kujtesa e kësaj shoqërie. Nëse në qeverisje do të mbaheni në mend si një Kryeministër Zero, për nga karakteri personal dhe moral do të kujtoheni si një matrapaz i katandisur thellë në zgafellën e numrave negativ.

"Sinqerisht i juaji"
Agon Maliqi

Botuar me: 10 Mars 2010 

(Autori ka diplomuar per shkenca politike ne Universitetin Amerikan ne Bullgari dhe per nje kohe ka qene aktivist i shoqerise civile) 

(243) komente | Klikime (21298)
| tjera
KOMENTET
mėsuesi (gjakovė): 13-11-2011 22:34
z.Agon, mė vjen mire pėr guximin qė ke!Kjo vertet na mungon shumė ne Kosovarėve.Tė uroj shėndet.Suksese nė rrugėn e mėtutjeshme.
ceti (viti): 25-09-2011 01:45
bravo prishtia kumente te bukra, por me . 0 pik... mashtrime trillme si gjdo her, kur patm besimin ne anamorav,gjith nje ishit ne kry te vendit, po gjith nje duke zhgenjyer voten e kiti rajoni , vota qe dham per ju ,kurr nuk na dha shpres , shpresa e jon e vetmja vetm si me par, rruga gurbetit. jemi te deshprur nga politik juaj ,shifrat e politikes juaj flasin qart..kryeqyteti 9o% jan te punsuar 10% jan duke magjistru neper e vrop, e ne VITI 90% e terinjev e kaan braktis kosovn e 10% jan te pa pun qfar te presim mashum nga qedra kur u tretm te gjith . ju fjal keni shum po pun per popll 0% e per veti 10 her mashum .si mun ti dhuni nje politk e drejt ,me dryshimet qe jan ber tani shihen disa dryshime edhe ne pjesen ton ku jetojm ,un kam ni not pozitive me dryshimet e fudit....
kushsa (ferizaj): 15-09-2011 17:38
po magari qi koke breh
Albani (Prishtine): 15-08-2011 17:15
Veq llogjiko se cka ke shkru
fati (Kosova ): 10-08-2011 11:50
Une kam edhe diqka? Hashim Thaiq esht enjeri shume i menqur!? Ai e ka gjetur formulen qe te qendroj ne pushtet! ai i e uqen rrejtin e tij i cili i sjel para ilegale, vota dhe ai eshte i vetedishem qe pa e shkatrru rrjetin mafioz Kosova nuk mund te perparon, eshte para nje dileme te madhe , a duhet sakrifukur rrejti mafioz qe e mban ne pushtet dhe qe e maban peng zhivellimet ne Kosove? Nese ai e e shkatrron rrjetin mafioz grant i humb zgjerdhejt, Pra Thaqi ka zgjedhur te ushqej klyeshet qe e mbajne ne pushtet dhe ka sakrifukuar Kosoven per hire te rrejtit mafioz dhe se fundja nese Thaqi e prish sturkturen e vet dhe e humb pushtetitn kush do ta vlersoje kete askush, do te rrezikonte struklturat e tij dhe karrigen e tij.
Bardha (Prishtine): 11-05-2011 09:58
Ehhh Agon kjo e vertet e jotja qe eshte shkruar aq bukur vret shum kryezero qe jane kancer i shtetit qe spo sherohet fare vetem sa po metastazon cdo dit e me shume ...Ka ardh koha ne Kosove me ik te rinjet qysh kur ateher u kane koha e serbeve pse mu tash ne kete dite qe e kemi prit ne ikim sduam te rrim ne varferi ikim nga familja nga shoqeria shkolla vetem e vetem per ni rrog ma te mire se qysh na eshte premtu nga kryezeroja e deshtuar nga deshtimet etij te renda kemi deshtuar edhe ne te ngratit dhe spo kem cka me bo e veq po rrim tu menu qysh kah me ja majt nga kjo mizerje :(((( te Lumt Agon :D
Vali (prishtin): 11-05-2011 07:42
Eu shoq eh te lumt dora po po fort ja ke qellu me ket shkrim...
RE: bardha (Prishtine): 11-05-2011 09:51
Valla shume shkrim i qelluar fatkeqsisht shum e vertet krejt ajo qka eshte cek nga Agroni i lumt mendja dhe dora qe tregoi nje te vertet te hidhur qe eshte duke ndodhur nje e padrejt e madhe popullit ky kryezeroja ma shume jane ik te rinjet nga Kosova ne kohen e pavarsis se sa ne kohen e shkijeve marrre mizerje katastrof ma zi se nje katastrof natyrore :(((
Nexh (Amerike): 11-05-2011 07:01
E ka shitur token ne Buroje dhe ka ndertuar shtepi, kur "dihet" se toka ne katundin e tij ben 5000 euro per ari. Hajni brina ska po eshte shyt(pa brina) sikur Thaqi
ECrqNoXghBeVjAO (nyZSWgBSIjMdOwsiRq): 12-04-2011 23:51
dJk9Ix Kudos! What a neat way of thinking about it.
diniferizaj ( gjermani): 10-04-2011 22:38
ju pershendes te gjitheve komentusve me pelqejn kesi debate te mira kur njeri din te vlerson dhe ateher shkruan nje koment per mua me duket se agoni kishte te drejt keshtu qe nje kryeminister jo i aft sa duhet esht e keqja e qytetarit nje kryeminister esht si nje krye familjar i nje shtepije nese nuk din te udheheq mir familjen ajo nje dit do te ket skamje e njejta esht edhe me kryeministrin e shteteit populli jon duhet te mesohet se nuk i ipet vota nje njeriut vetem qe ka qen i zoti ne luft vota nuk i ipet vetem qe esht i rajonit ku une banoj apo qe e kam te njofshem por votohet vetem nese esht nje njeri qe i permbush kushtet per te qen nje kryeminister qe ka nje plan program per shtetin e kosoves qe din te udheheq ne drejtesi per qytetart e kosoves nuk besoj qe ky kryeminister ka munsi me que shtetin perpara
besi (pejė): 26-03-2011 21:50
spaske lidhje me imagjinaten. realitetin e ke te munguar shikimin te cunguar. kaq pata......
lala (ferizaj): 05-10-2010 21:57
Ju lumte tegjithe komentatoerve, kush uknder dhe kush pro.Ata pro il idhe disi interesi.Une e kam ditur qe ne filiim esku njeri i quajtur hashim nuk ushte i afte per te udhehequr Qeveri ,por jukt me i fol te ne njerzit jan shume euforik dhe shume shpejt ju ebsoj fjalve te rencave ap u ndal me e kqyr mire se kush eshte ai. Porop ju them se sja vlen te shkruajsh as nje fjal eper Thacin. Njeri amte dopet per kreyminuster nu kka pasur jo vetem kosova por nuk besoj qe kapsaur e ter bota nodnjeher dhe as qe ka me pas dhe pik.
shaban durmishi (skenderaj): 24-08-2010 00:42
matematika zero e Hashim Thaqit , ai gjithmon e kishte zero ne matematike, andaj si kryeminister nuk kishte kohe ta mesonte matematiken,, po qi duhet ne te vertet matematika kur ai nuk deshiron te beje llogari fare!! Thaqi nuk e di sa bejne 1+1 ai po vjedh dhe shkaterron gjithqka para vetes ne interes te vetvetes familjareve te tij klaneve te tij mafioze dhe spiujve qe e keshillojn dhe e rrethojn nga te kater anet !! bravo Hashes , ai e ka turperuar mbare drenicen dhe kombin shqipetar me veprimet e tij zero !! minus!!
Bashkimi (Skenderaj): 12-08-2010 10:40
SHKRIM QE JA VLEN PER TU LEXUAR NESE PER KURGJU TJETER I PERNGJAN PAKSA TELENOVELAVE.NUK MUND TA KUPTOJ ARSYEN PER QFAR KOMENTUESIT I DREJTOHEN ARTIKULLSHKRUESIT ME FJALET TE LUMT PER GUXIMIN APO MBASE VET ATA JANE TIPA SERVILESH DHE NUK KAN GUXIMIN TE SHKRUAJN PER DALLIMIN NE MES TE MIRES DHE TE KEQES.E SA PER BACGROUNDIN TUAJ DARDHA NER DARDH PIK NUK BEHET DOT MOLLĖ
bashkimi (Podujeve): 11-08-2010 21:36
shkrimi shume i mire por autori e ka huqur pjesen e pare kur thote se "njeriut nga dragodani" e denoj populli. ai aludon ne Ramush Haradinaj i cili ne ate kohe ishte ne Hage dhe nuk merrej me politiken ne Kosove. qeveri a kaluar humbi sepse humbi LDK ndersa AAK pati rritje dhe pse Haradinaj ishte ne Hage. pra, shifrat flasin se ne vitin 2007 AAK u rrit e jo sic thote autori. pervec kesaj, ky shkrim eshte shume shume shume i mire dhe shume i drejte edhe kur i krahason qeverite por eshte dashur ti bihet ne qafe LDK per qeverine e kaluar e besa edhe tani.
alban vokshi (berlin): 26-07-2010 03:45
Agon, ti ke shkru diēka qė ėshtė dashur tė shkruhet qė moti.Por edhe ajo pak kurajo civile, si duket lėngon nga depresioni ynė kolektiv.Njė shkrim i shkurtėr(duke u nisur nga ajo se ēka kanė punu keq dhe ēka nuk kanė punu fare) por shumė i mirė
alban vokshi (berlin): 26-07-2010 03:32
Mirė e paske shkru Agon vetem zoti kryeminister dhe i juaji mos i shkruaj.Sepse asnjėren ai nuk e meriton...Meriton gjė tjeter ai(pėrveq burgut) por nuk po e shkruaj
limi (pr): 21-07-2010 14:39
Hallal njeri, shkrim me te qelluar nuk kam lexuar
Dard (Prishtine): 05-07-2010 03:55
O mjer Kosova per kete e per kryeministrin e radhes. Shkune e rane shume qeveri, po kryeministrat (HAJNA) veq po nderrohen e nga nje SHTEPI te VOGEL po e bojne... e sa per Ministra kan prej kujt me marre mesime prej "KRYEMINISTRAVE" hajna... CILI DO QE TE VJEN E DIME SE KA ME VJEDHE SE KESHTU ESHTE KRIJU KLIMA E HAJNAVE, DERI SA QYTETARI TA KTHEJ GUXIMIN E PROTESTAVE SI NE KOHEN E SHKIVE...
Geto (SHBSH): 29-06-2010 12:20
Fillimi i punes dhe mbarimi gjith jan ma te veshtirat dhe duan nje kujdes te madh.Nje politik dhe luft te mbar e filluan njerzt shum me prevoj ne kto drejtime por pas ati fillimi te mbar dolen ne drit disa quna KARRIERISTA qe ju duket se eshte e let per tu ber ia dolen te nderhynin dhe dikush duhej te fliste ne emrin e tyre por vetem qe dinte te lexonte dhe te trgohej nje artist profesionist qe nuk kishte pushtet mbi askend e assesi ne llaven e ti qe e rrethonte dhe ja arriten qellimit qe at punen e fillume qe esht shum let per tu ber kur te gjitha jan te gatshme dhe ka hapsir edhe per ata qe nuk e kan as mat voglen ide per ato gjana din ta bejn por ja qe ktyre projekteve qe duhne per tu kryer prap duhen njerzit profesionist qe kan dit ta fillojn dhe ta kryen se kta qe ju ka dukur i let aj mesi punes prindi i tyre eshte dashur te ju tregoj ne koh fjalen e urt "ME PAS DIKUSH ME MA NIS DHE ME MA PERFUNDU QAT MESIN SADO SHUM DO E KISHA PRU DERI PARA PERFUNDIMI PA PROBLEM".Dhe sipas mendimit tim perfundimm si do duket nje shtet i mir ide skan.
pensionisti (prizren): 05-05-2010 17:16
I nderuar agon, tė lutem lexoje edhe njėherė komentin tėnd. Dhe vlerėsoje se a ke aty tendenca dhe paragjykime.Ke shumė kritika me vend, por edhe shumė mllef e kundėrthėnie. Thaqi, sipas teje, ia paska nisur nė fillim mirė e mandej e paska lenė krejt. dhe kjo ka ndodhur gjatė dy viteve. Si mumdet gjatė kėsaj kohe tė shkurtėr me punue mirė dhe mandej me punue keq. A lidhen kėtė dy gjėra. ndoshta nuk tė kanė mėsue me shkrue kėshtu nė amerikė, shpresoj.ne jemi shumė tė aftė pėr me filozofue dhe me punue mbrapshtė, me qėllim qė ta pėrēajmė popullin. Tregona ēka ke ba ti pėr kėtė popull tė sfilitur, po gjyshi yt. shpresoj se nuk ke gjene tė tij, por biologjia na mėson se kjo gati ėshtė e pamundshme. mendo esėll edhe njėherė pėr tė gjitha kėto....tash po ki vėrsulemi tė gjithė kryeministrit dhe po e heqim, vjen tjetri dhe i sulemi edhe atij, edhe atij pas tij. unė kėsaj i frikėsohem shumė.jemi populli qė flet dhe vepron gjithnjė me emocione. lexoje historinė mirė. dhe do tė shohish se pėr kėtė shkak, ne sot jemi kėtu ku jemi. nėse mė beson, nuk i pėrkas asnjė partie politike. nėse nuk mė beson, ėshtė problemi yt. Kėshtu i shoh unė gjėrat o agon.
RE: Bardhi (Kosove): 12-06-2010 20:57
Z. pensionist, desha te dij vec dicka, a jeni pensionist tamam apo vec e keni shkrujt si identifikim? NEse jeni pensionist, se kuptoj komentin tuaj, se kuptoj si mund te mos keni mllef dhe mos te ju kapin emocionet kur flet per politikanet tane, keni pensionin maksimum 60 euro, kurse keni punuar 40 vite, e ai e ka rrogen 1500 euro (vec rroge e s'po flasim per parate qe i vjedh, po po vjedh me plot kuptimin e fjales se nuk e dij kah arriti ate pasuri prej 1,5 milion euro per kaq kohe te shkurter me nje rroge 1500 euro), edhe prape ia del te vesh ne dyshim ate qe thot autori. Rilexoje dhe ti shkrimin tend por kjo s'ka shume rendesi, kryesisht rishikoje pozicionin tend, analizoje gjendjen ne te cilen je, ate ne te cilen eshte populli, dhe ate ne te cilen jane politikanet tane e njeri nder ta Thaēi! A nuk eshte e turpshme te behen milionera ne krah te te varferve dhe te pastreherve??? a nuk eshte e turpshme te kemi penzionerat profesore e akademik me 60 ose 80 euro pension, familje 10 anetareshe me 60 euro ndihme sociale, lurse ata ia lejojne vetes te sherbehen ne arkat e shtetit sikurse te ishte pasuria qe ua kan lene prinderit!! Me respekt nese ben analize si duhet, pa respekt nese mbron keta maskarenj!
profesori (paris): 05-05-2010 16:40
Agon, ne dimė mirė me folė, e jo edhe me punue. sigurisht thaqi ka shumė tė meta, po ēbėnė vallė kryeministrat tjerė para tij.ky megjithatė ka bėrė mė shumė se tė tjerėt.E di se juve ju dhe shumė tė tjerėve u pėlqejnė mė shumė kryeminstrat kukulla, siē kanė qenė tė gjithė para tij.Mendoj se ēdokush qė e merr votėn e popullit duhet ta respektojmė dhe ti ndihmojmė, e jo ta rrėnojmė.Nė ndėrtimin e njė shteti demokratik i kemi dy rrugė. njėra ėshtė e vendeve perėndimore, kurse tjetra ajo e shqipėrisė. Siē po duket ne do tė ecim asaj tė shqipėrisė. ku na ēon kjo. a mendon dikush pėr kėtė. nėse nuk je i partisė sime dua tė tė shkatėrojė. A ėshtė kjo logjikė?nėse tė gjithė i drejtohemi kryeministrit nė stilin e agonit, qė e paska njė gjysh "tė mirė", ku na ēon kjo? Shikoni si veprohet nė amerikė e vende perėndimore. Natyrisht qė duhet ti spikkatim gabimet e pushtetarėve, po jo nė mėnyrė aq injoruese...
Iliri (Gjilan): 14-04-2010 10:42
Pajtohem me disa konstatime parimore tė komentues-it-ses nga Peja. Megjithatė ėshtė johumane dhe antikombėtare qė Thaēi me bashkėpunėtor nė emėr tė mertave tė kaluara ta shkatėrrojnė tė tashmen dhe tė ardhmen e Kosovės. Mjerisht njerėzit qė i kanė shėrbyer okupatrit, ata tė cilėt as pesė minuta nuk i kanė sakrifikuar pėr tė punuar nė dobi tė lirisė kombėtare e kanė gjetė veten mirė nė partinė e Thaēit e dhe nė shumė nga partitė e tjera. Shumė nga ata janė drejtorė tė departamenteve, punojnė nė poste tė larta, nėpėr axhencione dhe kompani publike ku pagat janė tė majme, nėrsa njė pjesė e madhe tė veteranėve tė Lėvizjes kombėtare kanė mbetė pa punė ose janė punėsuar disi nė shėrbimin civil tė Kosovės ku edhe tani diskrimonohen si nė kohėn e vetėqeverisjes socialiste. Pikėrisht nė shėrbimin civil tė Kosovės ku punojnė njė pjesė bukur e madhe e intelektualėve tė persekuatuar nė vitet `80 etj. e tė cilėt nuk kanė shkuar tė punojnė polic, zjarrėfikės ose motra medicinale dhe i kanė pasur dyert e mbyllura tė punėsohen nė kompani publike, pėrveē rasteve tė rralla, pagat janė mė tė ultat e as qė flitet bile tė barazohen me kategoritė e tjera tė tė punėsuarve qė paguhen nga buxheti. Unė jam njėri nga veprimtarėt e viteve 80` e kėndej i cili ka pritė shumė nga Thaēi me bashkėpunėtor, por mjerisht ata kanė bėrė aq shumė gjėra tė kqija tė cilat kurrė nuk do tė kisha besuar se do t`i bėnin. Ata nuk i kanė kryer shumė punė tė mira tė cilat kurrė nuk do tė besoja se nuk do t`i kryenin. Shumė i kam urrejtur funksionarėt e lartė tė LKJ-sė nė Kosovė nga radhėt e shqiptarėve, por tani po e shoh se jo pak ata paskan qenė shumė mė tė mirė se Thaēi me shokė. Kjo ėshtė njė e vėrtetė e hidhur tė cilėn mė duhet ta pranoj me zemėr tė plasur!
Dea (Peje): 12-04-2010 14:02
U mundova ti lexoj disa nga komentet e njerezve qe kishin bere pas ketij blogu, nga ky person me mbiemrin Maliqi, e qe eshte djali i Shkelzen Maliqit (Besoj te gjithe e njihni meqe eshte njeri nga kontribuesit kryesore qe nga koha e komunizmie e paqstaj bashkepunetori i ngushte i UDBS dhe Agim Zatriqit). dhe cka lexova, dhe cka me shtyri te shkruaj. ne secilin koment ku pergezohet autori, nuk ka reagime, ndersa ne nje moment ku autori kritikohet i gjuhen si orlat shumica nga komentuesit. une nuk dua te komentoj kete teme, tek e fundit eshte mendim i nje njeriu qe nuk kam pse t quaj te guximhem, se deri me sot askush nuk eshte burgosur apo vrare pse ka thene dicka qe atij ia ka mare mendja. une mund te shkruaj qka te dua, mund tja fus kujt te dua, e kush asgje sme thote. ai eshte dhe do te mebtet mendimi im. desha te them te jeni pak te tolerante, dhe te mos merremi me idiotizma vetem kur juve personalisht ju konvenon meqe njeri prej komentuesve kish permend background-in e kti djaloshi-autorit, ai far Zatriqi ju kish gju se edhe atij i dhemb fort me u permend, se fale baballareve te tyre, jane zhdukur shume njerez, kane vuajtur shume familje, jane vrare shume te rinj. e sot keta kelysha te flasin me patriotizem. apsolutisht nuk them qe qeveria eshte me e mira ne bote. ka nevoje per shume kritika bile edhe me shume se qe ju keni shprehur, por duhet te dijme edhe nje gje, kush po i ben ato. mu me vjen keq per disa qe ky blog u ka krijuar vetekenaqesi deri ne ekstaze, saqe edhe permes emailave private kane derguar kete blog, krenare se kane zbuluar "nje guximtare". e ata qe vetekenaqen cdo dite e cdo nate nuk e shikojne se pse pra Kosoves iu desht kaqe shume te vuaj, me dekada, a ishin fajtore pikerisht baballaret e ketyre kelysheve qe po i pergezoni ju apo Hashim Thaci, i cili ate kohe do te kishte qene vetem femije, apo i pa lindur fare. respekt, per te gjithe, por burimi i problemit eshte shume me heret. nuk ka lindur tani
RE: Dabadaba (Prishtine): 12-04-2010 19:57
Ky koment nuk e meriton te komentohet. Stigmatizimi i njerezve ne mungese argumentesh per t'u marre me argumente eshte nje metode shume e ulet. Edhe n'paqin qene paraardhesit e autorit bashkepunetore te Jugosllavise, fatkeqsisht te arriturat e atij regjimi as sot nuk po mund t'i arrijme (eleminimi i analfabetizmit, rryma, uji, edukimi, infrastruktura). Cka kane ba keta hajnat e sotshem pos ndertimit te shtepive te veta? Metoda e stigmatizimit te njerezve eshte pikerisht metode e UDB-se, dhe ti qe e ke shkru kete koment me siguri diku e ke mesuar kete metode. Por si lexues po te them, kot e ke. Kot, kot, kot!
Valbona (prishtine): 09-04-2010 19:12
Komplimente per artikullin, shpresoj ta lexojne sa ma shume kosovaret se ne gjume te thelle jane P.S Ndersa per keto komentet me lart.......pse vlla keni shkru kaq shume,edhe ma shume se vet autori
Blendi (Prishtine): 27-03-2010 17:47
Nuk done shume analize te thelle per te percaktuar se eshte apo nuk eshte kjo qeveri e suksesshme, mjaftone niveli fillor i edukimit, dhe jo me shume. Shkrim shume i mire, dhe i guximshem, njekohesisht. Do mundohna vetem te theme dicka lidhur me kete, sot deri sa kaloja rruges Prishtine - Ferizaj, nje rruge qe flete mire, edhe ato para qe jane investuaar jane investuar ne menyren me te keqe te mundshme, ne duhet prap te shpenzojmi parane publike per te mirembajte investimet qe jane bere, ne vend qe te investojm dicka tjeter, absurditet ne veti. Qeveria ZERO, pajtohem me nje fjale te nje komentuesei qe eshte bere dicka, eshte bere dicka por fatkeqesisht eshte bere keq, dhe per kete une kisha thene te quhet, Qeveria me note nen zero ( - ), kete e meritone. Normalisht qe kur fillon ta vlersosht nje institucion se cka ka bere, zakonisht ne rastet normale vlersone ne baze te programit/strategjise/planit qe ta vlersosht, por me e keqja eshte se kete qeveri ski si ta vlersosht, nuk ka program qeverises, skane faje, sepse njemend jemi vend abnormal, dhe jetojme ne kohe abnormale! P.S, komenti im ka gabime gjuhesore, te qellimshme, sepse shume nga partizanet e kesaj qeverie nuk dine ndryshe te lexojne, sepse te till jane, une skam faj.
Selmani (Kamenicė): 21-03-2010 20:11
Desha tė pėrgėzoj pėr njė artikull tė tillė(kjo mė jap shpresė se megjithat gazetaria hulumtuese nuk ėshtė shuar)... Por sa i pėrket kritikave qė i ke bėrė tė nderuarit kryeministėr mė ke bindur se nuk paske qenė njohės i mirė i tij.Desha tė pėrkujtoj pakėz tė kaluarėn e z. kryeminister.... Duke mos ia mohuar disa tė mira si guximi nė demostrata,kthimi i tij nė luftė.... Unė do iu siguroj se dėshtimet e z.Thaqi lidhen me ideologjin politike tė tij... Dua tė ju pėrkujtoj se Z.Thaqi e solli buzė dėshtimit konferencėn e Rambujesė(pra nėse Rugova nuk do tėrhiqej dhe ta emronte at udhheqės delegacioni ky njeri do e sillte para dėshtimi kėtė konferencė,pastaj duke e quajtur veten kryeministėr pas lufte (pra duke mos u marr me Mitrovicė... por duke luftuar pėr karrigė...dhe shumė e shumė gabime tjera *tė gjitha tėlidhura me ideologjinė marksiste-leniniste).... Por Mėkati mė i madh i tij vjen nė bisedimet e Vjenės i cili edhe pse i takonte opozitės nė bisedime sillej si lider pra duke e ulur pazarin e bisedimeve... indirekt pėrfitonte serbia... Nė tė gjitha negociatat qė kam parė deri sot opozita gjithkund duhet tė jetė me kėrkesa radikale-maximaliste (kurse z. Thaqi vetėm pėr ti joshur ndėrkomtarė se ndoshta njė ditė do e bėjnė kryeminister shkonte me iniciativa minimaliste)... Pra edhe sipas disa diskutimeve tė fshehta tė Z. Rohan opozita nė krye me Thaqin duhej tė organizonte demostratat tė cilat i organizoi ,,VETVENDOSJA,,.Pra Z. Thaqi e uli pazarin nė negociata nė favor tė Serbisė...pra duke ardhur deri te Plani i Ahtisarit qė krejt e dimė sa telashe do na sjell nė vazhdim... Pra t♪7 paktėn opozita duhej mos e pranonte deri nė momentin e fundit. Pos ksaj pak para ktyre zgjedhjeve nė tė cilat u bė Kryeministėr ndoshta ju kujtohen disa fjalime nė televizion ku ai thoshte do jem kryeminister i mir.... po qka erdhi. Asgjė e RE nga qeveritė poashtu jokombtare para tij po vetėm ato vidhnin dhe korruptoheshin me dorza ndėrsa Qeveria e thaqit i hoqi dorzat dhe po vjedh ashiqare.... Gjithditėn thotb se 0 tolerancė korrupcionit kurse gjithė antarėt e kabinetit po nd%rtojnė shtėpia disa milionshe .. besoj se edhe nėse me han orare arrijnė nė 10 mij euro nė muaj nuk arrihet kėto shtėpi... e lėre mė sa miliona i fshehin... mjer ne kah po shkojmė. Z. Thaqi po qeveris pa programe afatgjata dhe afatmesme por me programe Ad-hok... pra cila sindikatė ngritet n♪7 greva ia rrit pagen kurse ato tjerat asnjėhere... Psh arsimit iu kanė rritur mbi 100%,shėndetsisė mbi 100%... kurse shėrbyesit civil shumica edhe pse me pregaditje tėlartė shkollore shumica janė duke jetuar mė keq se ata me asistencė sociale... Por megjithatė po iu pėrgėzoj pėr kėtė artikull dhe dėshiroj qė do vazhdoni me kso shkrimesh pasi kto sjellin erė tė RE nė gazetarinė hulumtuese..
sadiku (gjermani): 21-03-2010 13:50
AGON AT MURRE GJUMI TASH MA KA MARRE MENDJA SE KETO QE KE SHKRUAR TI SHUMICA E NJERZVE TE MIRE TE KOSOVES I DIN POR ATA PRESIN DICKA KONKRET SE MA MERR MENDJA MEZI PO PRESIN DIQKA TE TILL.SOT SHUM LEHT ESHTE TE ORGANIZONI NJE PROTEST GJITH POPULLORE TE GJITHA SHTRESAVE KENI FACEBOOK EKNI SHUM CHATA LAJME ONLINE RADIO JEP GAZ SE ATO SHKOLLA QE IKENI KRY KUDO NE BOT BOLL JU DALIN PER ME ARDH NE GJERMANI ME PUNU SI PJATA LARES NE RESTORANTE PRANDAJ JU E KENI ARDHMERI NE VENDIN TEND SI JU KA HIJE E BOLL MA MEFJAL:TUNG
RE: Ardi (Kosove/Austri): 25-03-2010 11:40
A detyrimisht duhet me ja fut kot me komente a? ne gjermani pjatalares, hajt zoteri mos u nis gjithmone prej vetes kur flet per dikend... e ne fund te fundit pse nuk po vjen edhe ti me organizu dicka, apo e ke koken e sigurt atje e po bon propaganda cka duhet me u bo ne Kosove... hajde ne vendin e ngjarjes e behu burre edhe trim, mos fol prej larg
Fitim (gjermani): 20-03-2010 21:33
Respekt per ty Agon per guximin dhe vullnetin tend,per me i tregu kti populli qe esht ne gjum te thell.
B.B. (Austri): 19-03-2010 12:16
Te pergezoj per kete artikull se eshte shume me vend, po e tregon realitetin e hidhur qe eshte ne KS. Shume komente, shume perkrahje, shume njerez po jane kunder ketyre gjerave te keqija qe po ndodhin ne shtetin me te ri te Evropes edhe po dihet se kush jane KRYEFAJTORET. Po e kam nje pyetje: PSE NUK organizohet diqka me konkrete edhe me demostrata me protesta me e rrzu Qeverine qe po na mjel dita-dites secilen her shume e me shume?! Jam shume i sigurt se deri sa populli keshtu te hesht e nuk ndermerr asgje keta pushtetaret-komunjaret tone do te vazhdojne me kete biznis. Shume njerez kane shkru artikuj te ndryshem me kritika prej me te ndryshmeve por kerkush nuk po organizon diqka ne lidhje me kete gje. Duhet me bo diqka ma konkrete perndryshe ne Kosove do te kete pasoja afatgjata nga kjo ZERO-Qeveri. Pershendetje
CRNINHO (Prishtine): 18-03-2010 14:19
EU EU Agon... spo di ku mi ja nise... Qe nje muaj kom degju reviews to ketij artikulli, por… te-ku-pa-duft me lexu vet per me e pa pernime! Jam i bindun qe jemi deshmitar te historise duke u zier :) Shpresoj qe kjo leter do te jete shembull per krejt neve! Shpresoj se do te jete shembull per krejt ata qe i kalojne mesatarisht 2 ore ne dite neper kafe, duke folur per korrupsionin ne Kosove, per hajnite e BOSAVE, per parregullesite neper tendera, per familiarizmat ne punesim….. etj (po e perfundoj listen me kaq, se po friksohna qe e amortizoj tastaturen duke i listu krejt paregullesite qe po ndodhin ne Kosove si rezultat i perfitimit te nje grusht njerezish!) Agon, po mduket qe e ki nise nje top - I cili ka me vazhdu me u rrotullu, me u rrite, me marre shpejtesi, edhe perfundimishte me u perplase neper keshtjellat e te gjithe matrapazeve ne Kosove qe i kan bo milionat me pretekstin se kan luftu! Faleminderit per kete leter! Nese ta prishe dikush kallxona krejtve qitu! Na ki dhane guximin me u perball me do mafijasha qe jon tu na grry jeten me vjet. Kape njanin – mshoj tjetrit! NA DUHET REVOLUCION! AGONI E NISI! TASH NA MBETET NEVE ME E “BITISE”
v (Londra): 17-03-2010 20:50
Pershendetje Agon, ky shkrim eshte nje revolucion ne gazetari! Ndoshta krejt gjerat fillojne te ndryshojne per te mire prej ketu...Le te shpresojme! Ndersa per disa prej atyre qe kishin komentuar kunder shkrimit si shembull.. Bujar (ose me mire te them Hashim) nuk presim prej teje te thuash asgje te re e as ndryshe.. e ju zonja Mrika (ose Vlora citaku) nuk besoj qe ti e di cka eshte analiza me te thene te drejten! Background ooooo po nuk na interson neve kush eshte ai - shkrimi dhe te vertetat na interesojne..Se shqiptaret edhe nenes Tereze ja kane shikuar backgroundin kur krejt bota falet para saj! gazetar/analist eshte nje prej me te mireve qe keni pasur s'paku ne kete dekaden e fundit -keshtu qe me ju thene te drejten nuk me interson kush eshte ai po cka shkruan - dhe ate po e beka per merak keshtu qe vetem me mbetet me i thene nje faleminderit te madh per punen qe e ka bere dhe shpresoj qe vazhdon..v Londer
mjegulla (Vragoli): 17-03-2010 20:17
Veē budalla merr dy herė n'thue nė tė njejtin guri. Thaēi ka qenė "Kryeministėr" edhe pėrpara kėsaj here.
Burim (Prishtine): 17-03-2010 14:50
Tung Agon Une te pergezoj per kete leter te guximt... veq nje send po me intereson, ku e more ket guXim? Nuk jane te pakte njezit qe mendojne kshtu, mirepo te pakt jane ata qe marrin guxim per ti shpalosur ato ne letter. Un sinqerisht te falenderoj per guximin edhe pse nuk e ke lehte! Gjithe te mirat
Kosovari (Prishtiunė ): 17-03-2010 13:26
Tė lumt, shkrim shumė i mirė pė Kryeministrin zero.
Altini (Belgjike): 16-03-2010 23:15
te lumte per kete shkrim, nese dikush deshiron me e lexu, eshte shkurte , per kryezerron duhet shkruar romane.
isak (amerike): 16-03-2010 11:31
HALLALL TE QOFTE TAMLI I NENES O DJALO SE BOLL RREZIK JE NGA KETA HAJNA QE NA RJEPEN PER SE GJALLI E KUR HAJRIN MOS JA PAFSHIN KOTILLA E TYRE HE ZOTI I FAROFTE ME KREJT QKA KANE.
Alban (Prishtinė): 15-03-2010 20:39
Tung Agon! te pershendes per guximin dhe per verejtjet me vend qe i ke bere drejtuar njerezve qe e kane keqeperdorur dhe po e keperdorin pushtetin. Mirepo pata edhe nje verejtje te vogel: Ju si nje analist ose nje politikan i se ardhmes nuk ben ti quani njerezit qe mendojne ndryshe prej jush naiv apo edhe ofendojne vetem e vetem pse mendojne ndryshe. Kjo besoj qe do te ndihmon ne te ardhmen, kurse nese me dergon ndonje koment un vetem dua te te them se nuk jam as naiv e as nuk te ofendoj nese ta dhash kete verejtje te vogel. Gjithe te mirat
RE: agonmaliqi (Prishtine): 16-03-2010 16:29
Tung Alban, flm per komentin. Verejtja jote eshte deri diku me vend, ofendimet dhe cinizmat ndaj atyre qe mendojne ndryshe nuk jane te nevojshme. Por nese i lexon reagimet e mija me kujdes do te shohesh se te vetmet raste ku "e kam tepruar" kane qene pergjigjet ndaj sulmeve apo ofendimeve personale, dhe jo ne rastet kur komentuesit kane ofruar kunderargumente. Cdo te mire, Agoni.
bb (Prishtine): 15-03-2010 13:12
Shkrim shume emocional, jo i bazuar ne argumente te fuqishme, me shume i bazuar ne thashetheme. Nese ke dicka qe mund t'i kontribosh ketij vendi ulu krijo nje ekip tenden edhe merre sovranin nga populli edhe puno per Kosove.
RE: Arkimedi (Sllatinė): 15-03-2010 21:10
Pėr shkak te aderentėve miop si ty, ose edhe si puna e gati 35000 qytetareve te Gjilanit, Kosova i ka punėt si i ka, nuk duhet me i votua fare kėta maskarenj, sepse u shkurtojmė kėnaqėsinė qė te mos na fyejnė me asfalt e me shkolla e me rrėfime te tjera idiote “suksesi”, sikur i paskan bo me pare te tyre e jo me pare tonat (personalisht i jap shtetit 3000euro taksa vetėm nga tatimi ne page, dhe nuk jam pishman qe i jap, sikur qe nuk do te jem asnjėherė, por te me fyejnė ne baza te rregullta kėtė se duroj ne asnjė mėnyrė). Asnjėri prej kėtyre nuk e qan kokėn pėr njerėzit qe vuajnė pasojat e keq-qeverisjes (10 vjeēare), asnjeri nga ta nuk ka bėrė as edhe njė lėvizje te vetme ne realizimin e pritjeve te qytetareve pėr me shume pune (njė vend pune nuk ėshtė krijuar ne Kosove qe sa vite, sepse ne vend se me i bo favore biznesit te huaj kėta e stopojnė duke e penguar sepse kane frike se mos po u futen nė terren), me shume mirėqenie (rrofshin remitancat).. dalin diletant si puna juaj e me tregojnė pėrralla koti pėr kinse prurje faktike, te dhėna, argumente e tė tjerė. Mos po doni me fillua me ju tregua kush kah i ka tokat. mezhdat dhe kush cilėn kompani, dikaster, departament e kontrollon, kush nga cili biznes vjel te ardhurat, kėto nuk janė punė te komentuesve janė punė te institucionit te ndjekjes i dashuri QORR ajo qe me brengos mua nuk ėshtė paga e vogėl e atyre qe punojnė, por ata shume mijėra njerėz, te rinj e te reja qė nuk punojnė fare sepse shteti nuk ka as edhe mė tė voglin vullnet pėr tė vendosur politika te qėndrueshme ne favor te krijimit te vendeve te punės. Njerėzve qė aktualisht janė ne politike u konvenon, edhe shume bile, situata sociale nė Kosove sepse do tė mund ti manipulojnė njerėzit duke u ngritur pagat nga 20-30 €uro ose duke futur aty, kėtu ndonjė militant a akraba nė pune neper Kompanitė Publike te cilat me sa po duket nuk do ti privatizojnė edhe disa vite, ose do tė venė pengesa deri sa te shkaktojnė dėme ireverzibile sepse ndryshe do te humbnin mundėsite pėr te tjetėrsuar edhe me shumė paranė publike.
RE: Adriatiku (France): 15-03-2010 18:30
bb, nga ajo qe kam lexuar nga teksti i Agonit, nga ajo qe kam perjetuar dhe mundur te deshifroj gjate qendrimeve te mija dhe kontakteve te mija direkte me intelektuale dhe institucione te ndryshme, shifet qarte se shkrimi nuk eshte i bazuar ne thashetheme. Ne anen tjeter qendrimi yt eshte nje qendrim tipik i nje servili te pushtetit te tanishem, nje kritik e tille te lendon sepse ke frike se populli do mendoj njehere mire dhe do bej denimet qe meritohen per politikanet aktual, dhe nje denim i tille do i heq ata qe jane lart nga pozitat e tyre, dhe nje gje e tille rrezikon dhe vendin tend, qe me siguri duhet te jesh ndonej funksionar i lart. Fatkeqesisht kam patur rastin te njof disa persona qe me kualifike zero kam zene vendet e njerezve shume te kualifikuar, keta te fundit sot bredhin rrugeve sepse nuk i pranon askush sepse jane njerez qe njofin profesionet e tyre dhe nuk do u jipnin hapesire personave analfabet te manipulonin dhe te benin keqperdorime. Sa i perket argumenteve, ma thuaj vetem nje gje bb i nderuar, cfar argumenti me i fuqishem te duhet sesa gjysma e popullesise qe jeton ne varferi te tejskajshme, sipas indikatoreve te Bankes Boterore me shume se 50% e popullates jeton me me pak sesa 2$ ne dite. Cfare te keqe ka bere ai personi i gjore qe jeton me ato 2$ ne dite, mos keta politikanet tane paskan vertet kualifikimet qe i tregojne, e di mire se cfare tregu ka qene tregu i diplomave pas luftes, me shkolla te mesme jane bere te gjithe magjister dhe kete brenda nje nate. He me thuaj cfare te duhet te jete argumenti me i fuqishem sesa ky, bej nje krahasim te thjesht te ato 2$, qe i bie 60$ ne muaj me ato 2000 eurot te marrura permes pages zyrtare te kryeministrit, apo 1500 te deputetit, e mos te flas per vjedhjet qe i bejne dhe ato meditjet e beneficionet tjera. Keto jane turpe qe nuk shlyhen me asgje! Sa i perket kontribuimit, qenke me siguri mire i plasuar ne hierarki dikund, dhe besoj e di shume mire sesi shkojne punet, po dshe te alinjohesh ne vijen tone futu dhe ate do mbetesh ne fund te bishtit pavaresisht se ke 20 vjet shkolle me shume se une, e po qe thua dicka kunder vijne shpejt kercenimet dhe mund te shkoj deri tek rrezikimi i jetes se vetes tende apo ndonje anetari te familjes. Andaj para se te thuash dicka te lutem mendo vetem nje sekond per ata mijera veta qe sot jetojne ne skamje te tejskajshme, per ata paciente qe nuk kan me se te sherohen, per ata femije qe nuk mund te shkojne ne shkolle sikur femijet e tjere, e mos te flas sikur femijet e politikaneve tane qe vijojne shkollimet ne institutcione private dhe mandej ne univerzitete te huaja, nder me te shtrenjtat, jo se jane me te dijshmit por se kan para, pa permendur fare prejardhjen e atyre parave qe me siguri jane bursat e mijera studenteve te tjere qe duhej ti mernin per te mbaruar studimet ne UP. Fjala e vetme qe me sillet ne koke eshte fjala turp per ata qe veprojne ashtu, e turp i dyfisht per ata qe i mbrojne te tillet! Zoti na shpetoft!
Adriatiku (France): 14-03-2010 14:13
Zoteri i nderuar, Dita e premte ishte dite shume e lodhshme, erdha ne shtepi i rraskapitur, mezi prisja te flija, Babi me thot eja lexo nje artikull te shkelqyer, dhe meqe i besoja babit e dija se nuk do ndahesha i zhgenjyer nga artikulli. Fatkeqesisht te tera ato qe shkruani jane shume te verteta, te verteta te hidhura qe prekun thelle cdo njeri tamam ne koke, qe ka nje koshience dhe beson ne disa vlera humane. Fatkeqesisht tere keto te verteta nuk duken se shqetesojne jo vetem kryeministrin zero, por as presidentin qe luan rolin e te panjohures ne kete ekuacion, por as edhe te gjithe politikanet e tjere. Fatkeqesisht teoria e zgjedhjes publike (public choice) dhe disa shkrime te Buchanan po dalin te verteta, kemi fatin e keq qe te gjithe politikanet tane jane te prirur te mendojne per interesat e tyre dhe vetem interesat personale u diktojne itinerarin qe duhen te marrin ne karrieren e tyre. Pyetja juaj shume me vend per Zoterin Zero, qe ne matematike do ishte faktore i parendesishem por ja qe ne jeten e perditshme ne Kosove eshte faktor destabilizues (sikur te gjithe polikanet e tjere, pa asnje perjashtim), lidhur me shumen e parave disa milioneshe per pallatin mbreteror te tijin eshte shume e qelluar. Do doja te dija dhe une si me nje rroge 2000 euro ia doli te kurseji aq shume para per te ndertuar dicka te tille, ajo arsyeja e princit te Arberise (Dragodanit) se shoqeria ia kan falur tere ato para jo vetem ne rastin e tij por edhe ne cdo rast tjeter duket te jete dicka hilarante, nuk e dij kam shume shok dhe une dhe nje pjese e mire e tyre jane shume te pasur por asnjeri nga ta jo qe nuk me fal mijera euro por asnje kafe nuk ma paguan, do doja t'i njifja ata shoket e tij mos valle dhe mua m'i huazojne disa mijera euro, te pakten sa te mbaroj sutdimet, teke fundit mua s'me duhen si mi paguan shteti qe me fjale te plote quhet shtet, por me dhimbsen mijera student ne KOsove qe shofin veten te jene te obliguar t'i lene anash studimet e te punojne, te lene anash shkollen 8vjecare per shkak se duhet te mbajne familjet e tyre, shpesh jane edhe familje monoprinderore sepse i ati ka vdekur ne lufte, lufte per te cilen patriotet tane rrafin gjoksin tani kinse ata kan bere te gjitha keto, dhe ne fakt me veprimet e pasluftes treguan te gjithe se kishin bere me vetem nej qellim te arrinin grumbullim kapital ne fillim me kercenime dhe plaēkitje me dhune, mandej pasi kan krijuar rrjetet e tyre mafioze e tera kjo eshte transformuar ne biznes. Une do doja te mi shpjegonin keto gjera. Mandej ēeshtjen e rrogave, te ma thot kryesministri, presidenti, deputet si kan fytyre te kerkojne rritje pagash kurse kan mjeket qe marrin paga mizore, arsimtaret, sherbyesit civil, zjarrefiksit qe perballen me pune qe ne ēdo moment ua rrezikojne jeten (marrin 150 euro rroge), policet, infermieret, e mos te vazhdoj me numerime te tilla se do na kaloi dita. Si mundet nje deputet qe ka te mbaruar shkollen fillore te kerkoj rritje page kurse fillimisht merre me shume se 1000 euro (dhe kete vetem si page baze e mos te flas per plaēkitjet qe i bejne permes tendereve), si mundet ai te kerkoj me ate nivel shkolle nje page 6 ose 7 here me te lart se nje mjek kurse ky i fundit ka ēare koken per disa dekada duke mesuar gjera qe per deputetin analfabet jane gjera qe as nuk vien te shprehje te mesohen, sepse nuk ka aftesi per te, kurse ne fund del nje here ne vit ne foltore dhe ate per te thene gjera jo koherente, shpifje (nuk thash rren), na tregon perralla qe as publicistet me te mire te perrallave qe kan mundur ndonjehere te shkruhen nuk ia dalin te arrijne nje nivel kaq te lart. Si munden te perdorin idealet kombetare per pislleqe te tilla, si nuk kan turp, si perdorin gjera te rendesishme si pavaresia, integrimet etj per te mbajtur nen peng popullin dhe per t'u pasuruar ne menyre dramatike ne krah te tyre. Eshte turperuese kurse nje analfabet te drejton dhe te dergon ne rruge te gabuar, e akoma me keq kur ai shtiret se di dicka. Populli duhet te kerkoj me kembengulje qe te miratohet ligji per hetimin e pasurise se cdo politikani, prejardhjen e saj dhe te justifikohen te gjitha, dhe te konfiskohen te gjitha ato qe jane te paligjshme, gje qe do shpie ne konfiskimin e 99% te pasurive te tyre sepse i kan konstruktuar me mjete te paligjshme, buka e qytetarit te gjore ka shkuar aty, ilaqi i te semurit ka shkuar ne shtepite e tyre, gjaku i deshmoreve qe kan pasur vertet per qellim ēlirimin e Kosoves eshte perdorur nga matrapazet tane, te te gjitha kaheve politike, per te ndertuar bizneset e tyre. Nganjehere duket se duan te rivalizojne me emiret arab, apo edhe me shtetet arabe, apo ndonje Armeni ose Brazil ose shtete te tilla per te arritur pabarazite me te madhe ne shoqeri, dhe kjo gje eshte duke ndodhur ne Kosove, po vie dita kur do shofim se 1% e popullates do kete 50% te pasurise se pergjithshme, dhe 40% e popullates do kete 5% te pasurise. Zoteri Agon e zgjata shume por nga mllefi i them te gjitha keto, vertet eshte deshperuese kjo qe po ndodh, dhe me dhemb zemra akoma me shume kur shof disa qe u kan injektuar vetes se tyre disa ide dhe vrapojne ne menyre te verber pas disa qarqeve te ndryshme dhe jane ne gjendje te bejne problem dikujt qe mendon ndryshe.Kjo gje e fundit me beri te ju admiroj, eshte hera e pare qe lexoj dicka nga ju, por tani do jem cdohere ne gjendje "gaditu" per te lexuar artikujt tuaj, guximi juaj dhe permbajtja e shkrimit tuaj qe bazohet ne gjera faktike, e jo te kete baze imagjinaten per te shkrujatur perralla siē jane tregimet ne foltoren e parlamentit apo edhe ato ne mbledhjet e qeverise. Ju uroj suksese te metutjeshme dhe do kisha nje mesazh personal per Popullin, te jete me i vetedijshem, mos te bie ne gracken e diskurseve politike qe behen ne mitingje parazgjedhore, por te veprojne vertet me koshience dhe te gjykojne punen e vertet te ēdonjerit dhe realitetin e hidhur qe fatkeqesisht na kan krijuar analfabetet dhe te shkolluarit egoist qe kan humbur moralin ne te gjitha sferat e mundshme, dhe kan banalizuar shume fjale domethenese dikur, dinjiteti, patriotizmi, humanizmi e shume epitete te tjera kan pesuar ndryshim domethenie. Pres qe intelektualet e vertet te bejne ndryshime ne fjalor te gjuhes shqipe dhe te mos lejojne pervertimin e rinise nga diskurset me fjale qe s'kan me kuptimin qe disa pretendojne se kan dhe konotacionin qe deshirojne t'u japin. Ju falemnderit!
Une (Canada): 13-03-2010 16:57
Te lumte o inderuar! Nuk kam cka te shtoj as te te them. Kam mbetur pa tekst sa bukur e ke thurur kete leter. Te lumte! Shpresoj te lexohet me 'sy' dhe me 'mendje'.
Lulzimi (Zvicėr): 13-03-2010 09:39
Tungjajeta Agon, Komplimente pėr shkrimin tuaj ndaj Kryeministrit. Me tė vėrtet "letra jote" me aspekt poashtu emocionale siē thua edhe vetė, ėshtė kundėrvėshtrim konstruktiv i situatės politike nė Kosovė. I lexova pothuajse shumicėn e reagimeve dhe kundėrreagimeve dhe vėrtet ke zgjuar interesin e shumė lexuesve sa do pak qė disa ishin objektivo/konstruktiv e disa jo. Mendoj edhe unė qė situata nuk ėshtė e lakmueshme nė Kosovė sidomos Ekonomia e Kosovės dhe pėr kėtė arsye duhet tė dal nė shesh njė val e re politikanėsh apo aktivistash qė ky segment tė shėnon rritje dhe tė ndikoj pozitivishtė nė moralin tanimė tė pėrgėnjėzuar tė popullit tonė. Mbes pa koment nė lidhje me shkrimet pėr jetėn private tė Kryeministrit sa do qė tė jenė tė vėrteta, aktuale dhe prekėse pėr juve dhe popullatėn, sepse kamė konstatuar qė nė pėrėndim jeta private jo vetėm e personaliteteve shtėrerore por edhe e sicilit banorė ėshtė privacy e tij esklusive dhe vetėm drejtėsia mirret me kėtė qėshtje. Unė Agon, tanimė 15 vite qė jam jashtė Kosovės edhe qė ēdo mbramje pėrcjell rregullishtė aktualitetet dhe lajmet politiko-ekonomike tė shoqėris Zvicrane dhe mė interesonė shumė se si njė shtet 719 vjeēar udhėhiqet sot, por poashtu pėrcjell edhe aktualitetet nė Kosovė. Letra jote nė thelbsi ėshtė njė kundėrvėshtrim shumė konstruktiv dhe kapaciteteti yt qė vėrehet edhe pėrmes kundėrreagimeve tua, mė bėjnė tė kuptojnė qė je njė aktivist i meritur dhe i duhur pėr Kosovėn. Jam dakord me Valinėn dhe iden jo vetėm tė saj por tė shumicės tė tė rinjėve tanė qė tė tubohemi nė njė parti tė re apo pse jo edhe tė ngritemi nė njė lloj „kryengritje e tė rinjve“ dhe ta „rrėzojmė“ pushtetin aktual me vlera tė reja, me vizione tė kjarta dhe me Interes tė madhė pėr vendin dhe popullinė tonė. Unė jam pjesė dhe po shoh dhe po ndij ēdo ditė apo mė konkretishtė ēdo javė njėrz dhe tė rinjė e tė reja tė shkollura nė pėrėndim me profesione tė ndryshme nga A nė Z dhe besoj se njė frymė e tillė do ti nevojitke Kosovės tash mė shumė se kur do herė mė parė. Vėrejta disa komente nė drejtim tėndin qė, ose nuk kishin pėrmbajtje shumė kontruktive ose nuk i kishin lexuar mirė shkrimin tėnd apo edhe ndoshta siē thua edhe ti vetė „tė merresh me logjika primitive e paragjykuese t'ēajtoreve qe fillojne me babė e babgjysh“. Por Agon, kėtij komentuesi po ja kthen „tregojne mungese te argumenteve nga ana e atyre qe nuk kane tru“, si dhe njė tjetri „krejt kete pune ti sigurisht qe s'ke per ta kuptu ndonjehere“ mendoj qė paksa je i vrazhdet me kėta komentues, nuk mund ti thuash dikujt „nuk kann tru“ apo „ski me kuptu ndojhere“. Siē thashė edhe mė lartė, vėrehesh qė ti din pėr ēka flet dhe i pėrmbahesh shkrimit tėnd dhe poshtu mendoj se nuk e ke bėrė krejt kėtė punė pėr tė fituar simpatizues apo votues eventual. Por tu kisha lutur tė mos mė keqkuptosh qė edhe me komentuesit tuaj (qė nė pėrgjithsi jemi ne tė rinjtė e Kosovės) qė nesėr mund tė jenė alleanca jote ose edhe ardhmėria e vendit, tė sillesh me menēuri sikur edhe ndaj Kryeministrit dhe mos ti „ofendosh“ pa mar parasysh pėrmajtjes sė komenteve tė tyre apo sponatanitetit tė tyre. Unė tė pėrshėndes dhe tė uroj ēdo tė mirė, sinēerishtė shpresoj shumė siē tha edhe Valina qė (NJĖ DITĖ) tė tubohemi tė gjithė tė rinjtė e Kosovės me shtresat tjera tė vendit dhe ta udhėheqim pėr sė miri Kosovėn. Pėrshėndetje pėr ty dhe komentuesit e tjerė nga Lulzimi.
valdeti (itali): 13-03-2010 09:02
me ni lule kam deshir me arrdh pranvera(besoj se ke shum bashkmedimtar por edhe me shum miq dhe shik)
bekim (prishtine): 12-03-2010 22:34
Keta qeverisja e "mire" te cilet para dy viteve nuk e hekshin prej goje,e kishin pas vetem nje qellim per me hek okupatorin me ndihmen e aleateve tane dhe me bo me kete popull qka te dojn mir e ki Agon pajtohem me ty se as ky as aj ne "Arberi" nuk kan kur qfar marre.
Toni (Prishtine): 12-03-2010 21:42
Te lumt, ky millet duhet me i thene Boll Mo...ketij far kryeinjoranti qe na morri ne qafe. Ke harru veq edhe me i permend edhe do gjynahe te tij, veprimet e tij shkombtatizuese, flamuri, himni, ngushtimi i kufijve, lanja ne rruge e luftetareve e shume marifete prwj nje mini-diktatori qe ka hjek dore prej cdo vlere njerezore e kombetare veq me e lon ne pushtet....
Iliri (Gjilan): 12-03-2010 14:32
Tė lumtė o Agon! Qenke i menēur dhe i guximshėm! Edhe mua mė tmerron e dhėna se udhėheqėsit tanė pėr tė cilėt kam besuar se sakrifikohen pėr komb e atdhe pėr interesa personale po e sakrifikojnė kombin e atdheun. Kush ka besue mė 1998 se nga Kosova do tė tėrhiqen policia dhe ushtria e Serbisė, por ajo ndodhi. Kuptohet ndodhi pėrshkak tė luftės dhe sakrificės qė e bėnė djemt dhe vajzat toan. Ndodhi pėrshkak tė gjakut tė derdhur, pėrshkak tė jetės sė sakrifikuar dhe angazhimeve tė shumta tė popullit tonė dhe ndihmės qė na e dhanė miqtė tanė, miq kėta tė pėfituar me mund e punė tė menēur, me shumė e shumė sakrifica. Pra u arrit ajo qė thuaja ka qenė e pamundur tė arrihet. Tani udhėheqėsit tanė nė krye me Thaēin po shkelin mbi gjakun e dėshmorėve, mbi sakrificat dhe idealet e gjeneratave tė tėra qė kanė sakrifikuar gjithēka pėr tė ardhur kėtu ku jemi. Kjo nuk i falet Thaēit. I ka tradhtuar idealet e bashkėluftėtarėve dhe bashkėveprimtarėve, i ka tradhtuar idealet e veta dhe ėshtė duke e bėrė tė kundėrtėn e asaj pėr ēka kemi menduar se ėshtė angazhuar me vite tė tėra. Atė qė po ia bėnė qeveria e tanishme Kosovės dhe popullit tė saj ka mundur t`ia bėj vetėm armiku i pashpirt. E kanė sjellė popullin deri nė at gjendje sa pjesa dėrmuese e tij po tė kishte mundėsi do tė ikte menjėherė kah tė mundej, sepse Kosovėn e kanė ba ferr. Gjatė okupimit njerėzit kanė qėndruar nė Kosovė edhe pse janė pėrballė me njė dhunė tė pėrditshme tė okupatorit. Po tė mund tė siguronin azil shqiptarėt e Kosovės, madje edhe ata mė tė vendosurit qė me dekada kanė punuar pėr lirinė e saj do tė iknin, e dihet ata kanė m undur tė ikin gjatė viteve tė nėntėdhjeta, por nuk kanė ikur. Kjo qeveri i pėrvetėson me dhjetėra miliona euro. Kur bėhen pazaret pėr kėto ēėshtje punėt kryehen mo zo ma keq. Udhėheqėsit tanė i marrin pagat mė tė lartat nė rajon, derisa shėrbyesit civil dyfish mė tė vogla se Maqedonia, se Shqipėria, plus nuk kanė sigurim invalidor, shėndetėsor, nuk kanė shtesa fėminore, nuk kanė... A kėshtu hyhet nė Evropė a? Shpėrndarja e pasurisė nacionale dhe e buxhetit bėhet nė mėnyrėn mė tė keqe tė mundshme. Njė polic merr pagė sa dy ekspertė me fakultet tė kryer qė punojnė nė admninstratė shtetėrore, njė pastruese qė punon nė PTK merr pagė mė tė lartė se polici. Polici me shkollė tė mesme merr pagė mė madhe se pėrgjegjėsi i njė sektori nė administratė, se drejtorėt regjional, se drejtorėt e shkollave, madje edhe se drejtorėt e departamenteve! Haos, parregullsi, egėrsi, gjungėl!!! As erė shteti. Ligjet vetėm pėr tė harxhuar letėr. Fakti qė Kosova ėshtė shtet i ri nuk iu jep tė drejtė udhėheqėsve tanė qė ta vjedhin, qė t`iu japin ndihma sociale atyre qė vozisin vetura qė kushtojnė nga 10000 e mė shumė euro, qė t`iu japin ndihma sociale atyre qė i kanė nga 100 dele ose 30 lopė, qė t`iu japin pensione invalidore atyre qė tanė verėn punojnė mjeshtėr nė ndėrtimtari dhe janė aq tė shėndoshė sa e pėrballojnė edhe vapėn e korrikut duke punuar nė diell, t`iu japin ndihma tė moshuarve qė marrin pensione nga Gjermania, Zvicra, Serbia... T`iu japin ndihma tė moshuarve tė cilėt qe 30 vite jetojnė nė Serbi dhe vijnė nė Kosovė nė ēdo 6 muaj pėr t`i marr ato ndihma, ndėrsa nė anėn tjetėr rreth 20% e qytetarėve tanė janė buzė greminės sa i pėrket gjendjes sociale ekonomike, ndėrsa ghysma nė varfėri, duke i pėrfshirė edhe njė pjesė tė shėrbyesve civil qė i marrin nė muaj nga 130, 160 ose 200 euro pagė! Unė e di ēka ka mundur e ēka s`ka mund tė bėj kjo qeveri. Kjo ėshė dashur ta bėj bile 90% tė asaj qė ka qenė e mundur tė bėhet, por nuk ka bėrė asgjė. Kuptohet diēka ka ec,sepse fatmirėsisht nuk e ka pas fuqinė Thaēi ta ndal lėvizjen. Nuk po flasim pėr policėt qė kjo qeveri i paguan me paratė tona, ndėrsa haptazi punojnė pėr Serbinė. Nuk po flasim as pėr antenat e telefonisė mobile tė Serbisė qė janė ngritur nė ēdo pjesė tė Kosovės dhe vjelin para pa pague tatime, po edhe shėrbejnė pėr ēėshtje tjera tė Shėrbimit Informativ tė Serbisė. Ky ėshtė shteti sovran i Thaēit ku "zbatohet kushtetuta, ligji dhe ku ka 0 tolerancė ndaj korrupsionit". Kėto janė veprat e patriotit Thaēi. Tė mjerėt ne qė e kemi!
dardani (berlin): 12-03-2010 12:32
tung.Agon .me duket se ne komentin e djeshem jam keq kuptuar prandaj desha ta bej nje sqarim.Agon une nuk e kam kuptue ket shkrim si provokim te popullit por me te kam deshiruar te te them se mos u ndal se shruari te verteten,perkundrazi per hir te 7000 klikimeve deri me tani ju jeni te obliguar kurr te mos dorzoheni(per nryshe do e merrja si provoki) tung Agon nga mergimtari i perveluar per atedhe.TE LUMT
I urti (prishtine): 12-03-2010 11:41
Ajo qe une personalisht nuk mundem te kuptoj keta lider,atdhetar,patriot,luftetar etj... eshte :Ne luft kan pasur vetem NJĖ mundesi te luftojn per lirimin e vendit apo edhe te vdesin si deshmor KURSE ne paqe i kan ME MIJA mundesi ti kontribojn vendit dhe popullit te vet .Aman hashim thaqi,ramush haradinaj,jakup krasniqi,e shume "patriot" te tjere me jepni pergjigjeje PSE PSE PSE po silleni ne kete menyre kur sot e kemi momentin me te mire me qene dikushi FAKTOR ne rajon dhe te bejm nje jete te dinjitetshme PSE o burra PSE po e demtoni vendin keshtu?????????????????????????????????????????????? (Agon Maliqi te pershendes o burre Kosove)
timi (pr): 12-03-2010 00:24
Koka mush me LDK-ovca pasha zotin. Jo qe jom me Thaqin ,po, s“paku n“piken e pasunise ish kone mire mos me akuzu tipin se ktu nuk ndryshon as prej Rambos e as prej Profes. Per rambon e Thaqin veq u fol boll , e nkofte se nuk e keni dite per pasunine e Profes, interesohnu more ma shume.NI shembull simpatik: kta taksit e bukur te inglizit jane prone e djalit te president profes.Ni qasi qerre kushton bajagi e ne prishtine jon kogja si shume.Shtinjani vet lapsin e kqyrne sa ju del.
RE: agonmaliqi (Prishtine ): 12-03-2010 01:07
Tung Tim. Nuk besoj se komentet ketu i kane mbushur fanatiket e LDK-se, ndoshta ka disa prej tyre qe jane. Une te pakten s'jam i tille, madje jam teper kritik ndaj kesaj partie sterile dhe te ngathet qe ka mekate me bollek. LDK-ja nuk u permend sepse nuk ishte objekt i ketij shkrimi. Cdo te mire, Agoni.
Bardh B. (Austri, Graz): 12-03-2010 00:11
Bravo Agon per kete shkrim te qelluar. Po me vjen mire qe i paske mbledhe me ni vend mendimet e mijera Kosovarve qe skan pas force mu shpreh pershkak frikes nga Mafia qe po na qeverise dhe qe na ka qeverise ne te kaluaren. Mos prit me pase ndonje ndjenje empatie nga Mafia, sepse ata qe kan asi lloj ndjenjash jetojn me 300 euro edhe gezohen kur marrin rritje 10% te rroges (30 euro hurraa!!!). Mafia nuk ka ndjenja, nuk ka marre, nuk njeh dashuri pervec dashurise ndaj Lekut. Cdo cope ashti i hedhun te publiku prej Mafise ka per qellim me e qorru publikun, mu knaqe me "Rruget","Shkollat" dhe projektet tjera te cilat po sherbejn si gjenerator te pasunimit te Mafise dhe qorrimit te masave. Per cdo KM asfallt e per cdo meter katror shkolle vjedhet sa te mundet edhe normal qe ne fund Gjarpni, Celiku, Rambo ejt etj ndertojne Pallate edhepse secili prej tyne maksimumi 5 vjet pune legjitime i ka me rroge max 1500 euro. Por a meritojm ne ma shume si popull kur vet populli del edhe e legjimitizon Mafine cdo 4 vjet. Tung, suksese edhe lajmrom per cdo iniciative si per "Unionin" :). B.B.
Emri*: Komenti*:
Email*:
Vendi*:
 

Blogat janë faqe personale të vetë autorit. Secili bloger mirëmban faqen e tij, ndërsa portali Zeri.info ofron vetëm hapësirën me qëllim që të kontribuojë në shtimin e komunikimit ndërmjet njerëzve dhe hapjen e debatit për Ƨështje të ndryshme të interesit individual ose shoq?ror. Blogat nuk redaktohen nga portali ose stafi i gazetës Zëri.

Portali Zëri.info, megjithatë mbanë të drejtën që të ndalojë publikimin e shkrimeve ose të heqë shkrimet e publikuara që janë në kundërshtim me kodin etik profesional dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Blogerat
 
Arkiva
Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51