Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ditari
Ekonomi
Opinione
Kultura
Sport
ZIP
Agon Maliqi

Avokatėt dhe mjegullimi i fakteve

Pas botimit në shtyp të një vargu opinionesh kritike ndaj qeverisë, kryesisht rreth çështjes së korrupsionit, nuk munguan edhe reagimet e palës së kritikuar. Përderisa vetë qeveria u mjaftua me disa deklarata standarde të zëdhënësit dhe me një kolumne të zbehtë të Bekim Çollakut, reagime pak më përmbajtjesore erdhën nga kujdestarët e imazhit të qeverisë brenda komunitetit të analistëve.

Dielli i ditëve të para të pranverës duket se e zgjoi pak me vonesë nga gjumi edhe zyrën e avokaturës së Thaçit në redaksinë e Gazetës Express. Në gjykatën e opinionit publik si përfaqësues i palës së akuzuar kësaj here u paraqit gazetari/avokati i dytë në zinxhirin komandues, Ilir Mirena.  

Në editorialin e tij të fundit, Mirena përdor strategjinë mbrojtëse që përdor edhe zëdhënësi Memli Krasniqi – injoron çfarëdo kritike konkrete, merret me çështje personalizuese dhe përpiqet ta përgjithësojë debatin. Argumenti kryesor i tij dhe i kujdestarëve të tjerë është argumenti që zakonisht përdor avokati gjyqësor kur përpiqet t’i hedh poshtë dyshimet e bazuara të prokurorisë – ”na sillni faktet!”, klithin në kor të gjithë mbrojtësit në një kohë kur faktet i kanë para syve.  

Në përpjekje për t’i vënë në dyshim motivet e kritikëve, avokati Mirena madje e merr edhe rolin e psikologut. Këndvështrimi i tij është se kemi të bëjmë me një histeri të njerëzve të frustruar të cilët, duke qitur nga goja shkumë elefanti dhe duke u shtyrë se cili po bërtet më shumë, po përpiqen të duken dhe të tërheqin vëmendjen.

Se mllefi na qenka motiv jolegjitim i kritikës, këtë e dëgjoj për herë të parë nga Ilir Mirena. Ai harron ose qëllimisht e neglizhon faktin se mllefi mund të burojë edhe nga një problem shumë i arsyeshëm dhe real si zhgënjimi i qytetarëve me punën e qeverisë së tyre.

Përkundër mungesës së çfarëdo themeli logjik në shkrimin e Mirenës, duhet pranuar fatkeqësisht se ai dhe disa nga avokatët e tjerë kanë të drejtë në një pikë të vetme. Jo secili prej kritikëve të qeverisë u përqaset problemeve me përgjegjësitë që ngarkon e drejta e fjalës së lirë dhe angazhimit publik.

Nuk e kam fjalën këtu për përdorimin e fjalëve të rënda apo “ofenduese” ndaj qeverisë dhe Kryeministrit. Përdorimi i këtyre fjalëve, ndonëse nuk preferohet, mbetet legjitim nëse ato fjalë bazohen në fakte dhe vepra konkrete të dokumentuara. Dyshoj se një redaktor do të hezitonte që në gazetën e tij të përdorte fjalën “hajn” për një njeri që kapet nga kamera duke i vjedhur dikujt kuletën.

E kam fjalën për ato sulme ndaj qeverisë që ndërtohen brenda kornizave spekulative, thashethemeve, paragjykimeve dhe paranojave - apo ato rastet kur disa kritikë flasin me kompetencë rreth çështjeve për të cilat nuk kanë njohuri të mjaftueshme. Në publik ky lloj i kritikës “paushalle” shpeshherë e arrin efektin e kundërt prej atij të synuar, duke i shtyrë qytetarët që t’i mbyllin veshët para “zhurmuesve që veç kritikojnë dhe filozofojnë” dhe duke ua humbur kështu kredibilitetin edhe atyre pjesëve të drejta dhe te vërteta të kritikës së tyre.

Për më tepër, kjo qasje joproduktive i jep mundësinë qeverisë dhe kujdestarëve të saj që të shpërqendrojnë vëmendjen e opinionit publik me kundërsulme dhe t’i mbulojnë me mjegull disa fakte shumë konkrete që kanë dalë sheshit kohëve të fundit.

Ajo që “prokuroria e opinionit publik” duhet të bëjë është që avokatëve që insistojnë në fakte t’jua parashtrojë një pyetje fare të thjeshtë: po shtëpia e re e Kryeministrit çfarë na qenka? Pjellë e imagjinatës së njerëzve të frustruar? A nuk është ky pikërisht ai “denoncimi” për të cilin avokati Ilir Mirena na thotë se është “parakusht për ndryshim”?

Kryeministri para disa ditësh dha disa sqarime të mjegullta për madhësinë e shtëpisë së tij dhe për burimet e financimit. Por pyetjet kryesore mbesin pa përgjigje: prej nga buron gjithë ky kapital i tij? Cila na qenka natyra e bizneseve te vëllezërve të tij të cilët, sipas fjalëve të vetë Kryeministrit, i paskan ndihmuar me financimin e shtëpisë? Këto janë pyetje shumë konkrete dhe legjitime. Kryeministri ka çuar dorë nga privatësia e financave të tija dhe të familjes së tij në momentin kur e ka marrë në dorë arkën e shtetit. 

Përderisa pala e mbrojtur nuk ofron fakte të besueshme rreth kësaj çështjeje, një qytetar ka të drejtë ta konsiderojë Kryeministrin e tij si matrapaz dhe ta quajë me këtë emër edhe publikisht. Nëse sipas ligjit mbetesh ”i pafajshëm deri sa të shpallesh fajtor”, në gjyqin e opinionit publik logjika është tjetër – mbetesh fajtor derisa të mos i heqësh dyshimet e bazuara që ndjell intuita e qytetarëve të cilët e dinë se çfarë niveli i të ardhurave nevojitet për të blerë shumë hapësirë toke në Veternik dhe të për të ndërtuar aty një shtëpi gjigante.

Kur avokati Mirena ironizon shkumën që nxjerrin kritikët, ai harron se bëhet fjalë për të njëjtën shkumë të mllefit qytetar që dukej se nxirrnin redaktorët e Express-it para disa vitesh kur në ballina sensacionale të gazetës e pyesnin Ministrin Dugolli: ”Ku i more paret Bujar?” Sot shihet qartë se kjo shkumë e redaktorëve paskësh qenë shkumë hipokritësh.

Kjo shoqëri ka nevojë më shumë se kurrë që prej shkumës së mllefit të kalojë në prodhimin e një shkume tjetër – një shkume sapuni e cila do të na pastronte nga balta intelektuale dhe morale të cilën një pjesë e komunitetit të gazetarëve dhe analistëve e legjitimojnë me angazhim të zellshëm publik. Urgjencën e këtij “dushi shpirtëror” e ilustron bukur, ndonëse me nuancë të tepruar fatalizmi, edhe kënga e fundit e Trojës, “Mbretëresha Kohë”: “Nëse të bardhën prej të zezës na sot nuk mujna me e nda, nesër as shiu nuk mundet me na la!”

(35) komente | Klikime (4160)
| tjera
KOMENTET
Besart (Prishtine): 14-04-2011 11:27
Nje nder shkrimet ma te mira te kohes se fundit. Falemnderit Agon!
Naim Berisha (Prishtine): 07-07-2010 09:52
Gazeta Express eshte gazete tipike komuniste,aty nuk ekziston mendimi i lire i qytetarit, paramendoni sa here kam shkruar ndonje koment asnjehere nuk me eshte publikuar. Dardan Gashi hyri ne qeveri si zevendesminister pritni tash te tjeret si Ilir Mirena, Mufail Limani e shume te tjere te marrin ndonje post ne qeveri.
hasani-PR (Prishtine): 15-04-2010 01:12
Nuk mundet Ilir Mirena me e mbrojte kerkon per korrupcion, se edhe ai u ba servil i Qeverise, e ka shti nje te aferm te vetin ne pune (qe munet me kane vllai, kusherini, po me mbiemrin Mirena) ne Aeroport, pa kurfar konkursi, e qysh e dim krejt na, korrupcion nuk i thojn vec me i dhan pare dikujt po edhe me i ba favore dikujt tu i thy rregullat. Pra, ti o Ilir Mirena ma mos e akuzo e as mos e mbroj kerkon per korrupcion se vet je i perlym deri ne fyt me korrupcion.
diella (Kosove): 12-04-2010 15:05
Te lumte ty z. Maliqii ri por mr vizion te kethjellet.Soji si ti dhe shume te tjereve si ti i duhen Kosoves./Eshte per te ardhur keq qe disa mbrojtes te Thaqit dhe kompanis qe mbeshtillen me petkun ne thojza te patrioteve te ketij popullit. A kane fare turpe dhe ndergjegje. E kame nje pyetje per aq shpesh po i permend Milloshin dhe Stanishiqin mos ja kane lane fare lezeti atij ata. O zoteri hasan a je verberu me duket shik rrethe veteit ne mbrojtje te kujt je .Keta klient te tu qeveritar jane spastues te shek 21 te rinis per migrim jashte Kosove .Mbane ne mend qe Zoti vonon por nuk haron -hakun keni me e pagu me lekur ketij populli.
juniku (gjakove): 12-04-2010 15:04
O ju te nderuar qe po shkruani opinionet tuaja,lidhur me shrimin e Agonit. Mire per te gjithe,por nje gje nuk e keni ende te kjarte, se ata te gazetes-expres a si i thone, nuk kane faj ore, se edhe ata po kan nje ymyt qe u del diēka edhe atyre prej kesaj qeverie qe aqe fort e mbeshtesin,se helbete mos edhe atyre shpresojne t`a lepijne ndonje kocke ,por si po duket nuk po u tepron asgje atyre nga larte, e kata poshte le te mbajne ymyt se ymyti nuk humbet kurr...
ardijan shahini (ne mbreterin e berluskonit): 07-04-2010 00:14
ky shkrime dmth se ka ende rini ne kosove qe para se me shkru mendon e nuk shkrun me gjake te nxehet,,korupcjoni osht ne nivel shume te larte,,gazetar e tallall te qeveris gjene ne gjdo tv e gazet sidomos ne rtk e express,,por enda ka shpresa per nje te ardhme,,,kosova vllezer duhet te pastrohet nga patriotat e shik-ut e prej njerzve qe kerkojne voton ne shpine te njeriu te vdekur, ose prej disave qe blejne njerze,,kosova-dardania duhet te jete e paster nga keta ose e pate as deti adriatik nuk na lane (ne pz thojme as bistrica nuk na lane)
Lumi... (PR): 05-04-2010 15:15
Te lumte Agon. Kryeministri na ka mbetur borgj te na tregoj se ai banon "me qira" te keshilltari i Tij, Shaip Muja!!! Shaip Muja eshte i njohur si mbikeqyres i tendereve dhe pasuria e Tij ze fill qe nga koha kur ka sherbyer ne logjistiken e UĒK-se.
Naim Berisha (Prishtine): 02-04-2010 09:03
Me kujtohet kur nipi im qe jeton ne Angli ne ate kohe 15 vjecar kishte ardhe per vizite dhe po me pyeste me nje pafajesi per shtepine e Ramush Haradinajt, krejt kjo nga deshira qe kishte per tu liruar me tha" Pse Ramushi nuk e shet shtepine pasi kerkon te holla per ta paguar avokatin mbrojtes ne menyre qe te lirohet" Pyetje me vend apo jo? Cfare dua te them se kryeministrat tane nuk e lajne veten keq qofte edhe per nevoja personale si rasti i shtepise se Thaqit. Cka me irriton eshte qasja e Berat Buzhales, Mufail Limanit, Ilir Mirenes, Bekim Qollakut , Baton Haxhiut dhe tere stafit te Gazetes Express qe kjo gazete se bashku me InfoPress, RTK,RTV21 dhe Klan Kosova jane elemente te PDK-se. Nese keni hasur ne debatin qe po zhvillohej rreth Nazim Bllaces ne Klan Kosova ku mysafir ishin Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi e keni pare se si Mufaili e Berati me Bardhin e Dardanin ishin ulur ne nje ane dhe po i shtronin pyetje informative Fatmirit e Jakupit ndersa mungonte ajo zhurma qe bejne zakonisht kur mysafir kan ndonje aderues te partive tjera. Kjo i ngjante si ne emisionin Pa Rrotlla ku Milaim Zeka mburret se ka guxim ti provokoje me pyetje cdo politikan, minister apo edhe deri te Kryeministri e per ti ikur kesaj ai perdori nje diplomaci dhe e ftoi Kryeministrin Thaqi pak para pervjetorit te pavaresise qe ta perdor si alibi dhe te gjitha pyetjet qe ja shtronte kishin te benin me kohen pak para shpalljes se pavaresise. Edhe ky reformatizim ka qellimin qe ti zbus reagimet e popullates ndaj qeverise qe mos te thirret ne zgjedhje te reja e keshtu do te dukej sikur dicka u ndryshua pozitivisht por jo, eshte dashur Fatmir Limaj ne rradhe te pare te jap pergjegjesi per rrugen qe ka bere nga veterniku deri te kryqi per Lipjan se pse kjo rruge eshte shtruar ne menyre aq amatoreske sa qe nuk eshte e nivelizuar fare qe ne momentin qe eshte hapur ka pasur shtresa valore ne rruge qe te kan bere ta mbash timonin me shtrenguar.
amerikani (Pr): 01-04-2010 00:33
Agon, shume mire ja ke ba atij Mirenes. Shkrimi i tij ka qene seni ma deshprues qe e kam lexu per ni kohe te gjate. Thuj Ilirit e llojit te tij: Nese po doni fakte te korrupsionit, pse ju si gazetare nuk po punoni per me gjet fakte?
Asdren Mulaku (prishtine): 31-03-2010 22:40
Te ashtuquajturit ,,gazetare'' si Berat Buzhala,Ilir Morena...si dhe vete gazeta expres,ta kujtojne RTP-ne gjate viteve 90 si dhe Hajrie Spikericen.Nganjehere mendoje se c'ka i duhen nje shoqrie hipokritet,kriminelet,dhe ,,advokatet e dreqit''??? Them qe kta sherbejne si shembull i keq,prej te cilve ne duhet te mesojme se si nuk duhet te jemi.Prandaj ju propozoj qe shkrimet e gazetarve te tille tua dergoni c'do dite shkollave te gazetarise me qellim qe ti mesojme gazetaret e ardhshem se si nuk duhet me qene nje gazetar. Agon te lumte per shkrimet.
Mbreteria e kafsheve (Te veni): 31-03-2010 15:33
Berat Buzhala, Ilir Mirena, dhe vet Hashim Thaēi, nese duhet, edhe nanen e vet jon n'gjendje me shit per interesat e tyne. Kurgjo nuk e damtojne 1 shoqeri analfabetat, cka e demtojne gjysme-intelektuale (gjysme-analfabetat). Deri dje s'kane dit cka osht byfteku & vena e kuqe, e sot shiten shefa t'botes.
Shkurte (Suhareke): 31-03-2010 13:53
Faleminderit Agon per kete shkrim. Me te vertete eshte bere e veshtire te shihet ne kete mjegull te rrenave edhe mashtrimeve.
fati i zi (Pr): 31-03-2010 11:58
O Hashim i Janines,po tu bre emeri po tregon se je i verbuar total nga ideologjija,ti vertet mendon se rinija Kosovare eshte e droguer nese i kundevihet qeveris, qe ti aq shum po e dojke,burr ti mendo ashtu por nuk ke lidhje apo behesh i ndigjushem per shefin,dhe me sigurido te fiton ndonji asht per te lipi
Margarita (Prishtine): 31-03-2010 10:16
Nje shkrim shum i mire dhe mbi te gjitha i guximshem , Bravo per guximin.
hashim (Janine): 31-03-2010 01:56
Agon, Kesaj here sja ke qellu hiq. Qysh bre Agon pashe neren me kange te rockerave te droguar po mundohesh me na spjegu ralitetet politike.Qysh o Agon po ja lejon vetes me perfundu ne fryme revolucionari? Nuk e di me apo pa vetedije por je ka ben thirrje per revolucion? Nuk ndodhin revolucionet o miku Agon cdo vit, ne Kosove ai ka ndodh ne vitin 1999 dhe nuk ndodh me. Dhe se fundmi shoku Agon, a po na tregon cila eshte alternativa e kesaj qeverie? Opozita ? Shoqeria civile e cila pak a shume deshtoi ne politike dhe tash luan vallet e politikes? Po prese pergjigje e ta vazhdojme kete debat, por fundi eshte pafund, o Agon shoku. Klm!
RE: agonmaliqi (Prishtine): 31-03-2010 11:16
Tung. Shkrimi im nuk ben thirrje per revolucion por per qasje te pergjegjshme te disa gazetareve ndaj etikes se profesionit te tyre dhe ndaj interesit publik. Keto thirrje jane normale per nje vend demokratik. Gazetaret qe une kritikoj e kane kaluar kufirin e etikes dhe sot i bejne dem interesit publik duke punuar aktivisht per mjegullimin e dallimit mes "te bardhes dhe te zezes". Alternativat politike? Ato fatkeqesisht nuk shihen ne horizont, por kjo nuk do te thote qe s'duhen kritikuar pushteti i sotem dhe mediat qe jane zgjatim i interesave te tij. Revolucioni gjithsesi nuk eshte zgjidhje - vetem vota flet ne emer te sovranit. Por nje revolucion ne gazetari mbase nuk do te na bente keq. Cdo te mire.
beli prishtin (zanzibar): 30-03-2010 23:30
SHKRIM TEPER I QELLUAR aka ma turp ne bot se te mashtrosh popullin me perrallla e me njerz pjata lepires si Ilir Mirena. Nuk edi ti zoteri hasani se ku po jeton mu keta qe ti permend stanishiqat and co jan tani ne pushtet ate qka nuk arriten ta bejn ata deri ne fund tani jan duke e ber keta qe jan ne pushtet kjo qeveri po i kryen amanetet e atyre qe i lan ne gjysm se u a thyem qafen njiher por me duket se ngadal do te ua thejm qafen edhe ketyre,nuk edi se qka duhet vepruar qe soji yt ta kuptojn se kta jan pastruesit e rinis kosovare te cilet qdo dit e me teper ne munges perspektive po ikin nga kosova.a mos thua ti vall se eshte pak humbja e jetve te pafajshme nepr danub ku ende nuk jan gjet kufomat e atyre te shkretve qe tani me trupat e tyre ushqehen peshqit ndersa me djerson ton ketu ne kosov ushqehen hienat qeveritare,zot ruana nga keta pseudopatriota qe po shkatrrojn edhe ato pak gjera pozitive qe kan mbetur por do te thoja vetem dhe nje fjal deri kur me .
Chameleoni (avokatura eshte pune qe pagohet mire!): 30-03-2010 18:42
Zoteri Hasan-i (Prishtine): 30-03-2010 17:11 po thote "Me mire avokat i Thaēit se i Sllobodan Millosheviqit dhe Stanishiqit." ... une po them se askush nuk po ta ndalon qe te behesh avokat i Thacit (me sa e di une ai e ka nje, madje te promovuar edhe si keshilltar te jashtem). Me thene te drejten, mendova se Ilir Morina eshte duke ofrua per mbrojtes te Thacit se paska mbetur pa pune. Te kerkosh pune dhe te ofrosh aftesite tuaja per pune eshte mire ! Por nuk eshte e zakonshme qe kjo te ofertohet publikisht, permes shtypit, ne nje bllog personal, nga se ai te cilit i ofrohet nje sherbim, avokature p.sh., nuk do e pranonte pa konkurs, vetem nese je i rrethit nepotike ! Keshtu po ia bejne tani, eshte bere kjo mode !
RE: zizi (prishtine): 13-04-2010 00:14
Plus, edhe hashimi edhe milosheviqi edhe stanishiqi duket i kane pas avokatet e njejte :)
Hasan (Prishtine): 30-03-2010 17:11
Me mire avokat i Thaēit se i Sllobodan Millosheviqit dhe Stanishiqit.
RE: Iliri (Prishtine): 31-03-2010 12:48
Hasan, interesant eshte fakti qe po beson qe Thaci, sikurse Milosevici e Stanisici, ka nevoje per avokat! Ti po mundohesh me thane dicka por ne esence je kah thu' dicka krejt tjeter! Po mundohesh me tingellu patriot, por realisht po tingellon si bashkepuntor. Nese akuzat ndaj Thacit dhe Qeverise vertetohen atehere a vertete kishe me pase deshire me qene ne anen e tij/tyre? A kishe me e konsideru te ndershem qendrimin tend - duke e dite qe ne kohen kur numer i madh i popullit po ballafaqohet me skamje e varferi, jo veq materiale, qeveria merret me auto-pasurim! Cila eshte ma patriotike, me e mbrojte verberisht liderin, apo me e mbrojte popullin? duhet pune & mend per me qene patriot, jo e kunderta! Iliri.
RE: o hasan kan hup do.... (gjk iliri): 30-03-2010 17:45
hasan kjo klase politike po i shperngul shqiptaret nga kosova me shume se ata qe vepronin ne at drejtim para 11 vitesh
seattle (seattle): 30-03-2010 17:03
pyetja per qeverin thaqi eshte .... a mund tena shpjegoni se qfare modaliteti dhe qfare shkolle ekonomike ndoqet kur ekonomit tuaja familjare i rritete per se paku 100mije here ne kohe te shkurter dhe pse nuk i perdorni keto metoda edhe per ekonomin e kosoves ....? kur kemi votuar per kete qeveri patet premtuar pe zbutjen e papunsise dhe ate e realizuat ,,por ne te mjeret nuk e kuptonim se kosova ,,per ty eshte vetem farefisi juaj...........
Zombie (Ferizaj): 30-03-2010 16:18
Me vjen mire per guximin qe e keni per te shkruar tema te ndjeshme si kjo. Kjo e tregon se qeveria dhe vet zoti Thaqi jane demokrate te vertete dhe nuk ka cenzure ne gazetarine tone, pra qeveria nuk po e ngulfat informimin ne Kosove. Kjo eshte pozitive.Nje gje po me brengos, dhe ate shume. A jeni ju gazetaret, blogerat, gazetat, mediet ne pergjithesi te gjitha te Haradinajt apo ai veq ua ka treguar vendin qe moti dhe ju as qe guxoni te permendi ate, pasurine e tij, te bemat e tij te pasluftes ne lidhje me krimin e organizuar, haraqin e aferat qe kurr nuk iu ndan atij dhe qeverise se kohes se tij. Te gjithe e din ne Prishtine se qka ka ndertuar Ramushi vet e pastaj edhe vellai i tij, te gjithe e din per villat e Ramushit dhe sikur heshtet kjo pune,pse? Thaqit s'po i takojka ta kete shtepine e vet apo jo? Mendoni se Ramushi e beri ate pasuri duke punuar si sigurimce i diskotekave ne Zvicer? Apo se ka shitur nje hektare toke ne Gllogjan? Tendenca e juaj per te kritikuar vetem e vetem se Thaqi po punon, dhe ne fakt po heq ndryshkun qe ja ka bere ketij shteti pushteti i Ramushit, eshte me se banale.
RE: Diana (Hamburg): 30-03-2010 16:57
qe per Ramushin dhe Hashimin "bashkazi" http://www.zeri.info/blogi/teksti/agon-maliqi/75/
RE: Sadriu (New York): 30-03-2010 16:53
Zombie, nese te kujtohet shkrimi i po ketij autori para tre javesh ka thyerr te gjitha rekordet e shkrimeve ne blog dhe ate jo vetem ne ZERI, por ne Kosove ne pergjithesi. Nese s`te kujtohet, lexoje dhe e sheh se cka thote ky autor edhe per Ramushin. Lexo, e pastaj komento
fati i zi (Pr): 30-03-2010 15:42
Fol ne paq se cka me fol o Ilir Mirena...tipat i Agoni jan shpetim i Kosoves
Artan (Prishtine): 30-03-2010 14:58
I pa pame ke shkrimi ... Vec kisha pase deshire me pase replike prej z Ilir Mirenes apo perndryshe zedhenesit se qeverise bashk me ato shokun e ti Nostradamus qe shka ne angli me anglishten
Hasan (Prishtine): 30-03-2010 14:51
Me mire avokat i Thaēit se i Sllobodan Millosheviqit dhe Stanishiqit.
RE: Ibrahimi (Prishtine): 30-03-2010 16:21
Nuk na duhen qėsi pseudopatriota si Ti o Hasan, ka kalu koha e kėtij lloji tė partizanėve qė rrijnė nė gatishmėri pėr ta "mbrojtur" Shefin. Leje se vet Shefi yt po punon me pasardhėsitė e Stanishiqit e Millosheviqit.
RE: Nita (Prizren): 30-03-2010 16:16
Hasan, me Millosheviqin e Stanishiqin kemi kryer pune kahere. Cka te bejeme me keta banditet tane dhe me argatet e tyre si ti, qe fishihen pas gjakut te deshmeroeve dhe kushdo qe i kritikon i etiketojne si armiq , tradhetare ose dore e zgjatur e keti apo atij. Leje pash besen e mos u shit patriot, se vjedhja dhe rrjepja e perditshme e buxhetit te ketij Shteti, nuk eshte patriotizem, por veper penale - krim.
Chameleoni (... s\'di njeriu cfare ka bere !): 30-03-2010 14:36
Avokatura e z. Mirenes e kishte mbyll sportelin online per pranimin e reagimeve eventulisht ne shperputje me mendimin e servuar neper artikullin e tij shkume, shkume ... nga se nuk pranuan nje reagim ne tekstin e shkruar nen nickun (preudonimin) tim, tani me te njohur nga moderatoret e gazetes Express. Pra, moderatoret ose sportelistet benin perzgjedhjen sipas kutit te tyre "objektiv". Zoteri Mirena, tani nuk dua te radhitem ne anen e autorit te ketij shkrimi, sepse nuk ka nevoje, sepse po diteke me shkrue, sepse ka perdorur ato argumente te cilet ne opinion i kemi kahere te dala ne shesh, dhe te cilet edhe faktori nderkombetar prezent ne Kosove i permendi, gadi sa mbeti vetem emrat ... edhe pse shkumoj shume, asgje nuk qiti ne drite, dua te them as qe argumentoj. Nder tjerash i pata thene se po lakmoka ndonje vend te zedhensit, apo ka lepir ndonje sahte te mberur, kut me nje pasion te tille, mbron ate qe nuk mund te mbrohet. Nese edhe keso kuadro quhen gazetar, atehere, mekat se kush merret me gazetari,, ky profesion ishenjte dhe i cmuar ne mbar boten, madje i quajtur si "fuqi e shtate" (Mirena nuk i takon ketij seleksioni) per derisa perpiqet te siguroj simpati nga bossi dhe ate rreth tij. Te shkruaj me shume, kam cfare, por nuk dua qe ketij artikulli t'ia marr zerin jehues dhe kritike - dhe jame i lumtur qe ende ka njerez te ketij zanati qe nuk lejojne me e degradue gazetarine per pak lemoshe ! Per shkruesit si Mirena ekziston nje thenie e dale nga goja e Jezusit : Falja zot se nuk di cfare po bene !
Fatbardhi (n\'shpi): 30-03-2010 14:02
Nuk ka shkum sapuni qe e pastron kete vend ma. Ketu fatkeqesisht vetem acidi kryen pune. Te lumte per shkrimin e edhe juve redaksia e Zeri.info
RE: Fatbardhi (n\'shpi): 30-03-2010 15:53
@ Alma: E pata fjalen per acid i cili perdoret per pastrimin e tualeteve. i.e zbardhues ose ne Anglisht BLEACH, njefare kohe e kane perdore ne farmerka. Drogen na e siguron RTV21 dhe KEKu :)
RE: Alma (PR): 30-03-2010 15:18
Ju lutem te mos i nxisni njerezit te konsumojne drogera.
Emri*: Komenti*:
Email*:
Vendi*:
 

Blogat janë faqe personale të vetë autorit. Secili bloger mirëmban faqen e tij, ndërsa portali Zeri.info ofron vetëm hapësirën me qëllim që të kontribuojë në shtimin e komunikimit ndërmjet njerëzve dhe hapjen e debatit për Ƨështje të ndryshme të interesit individual ose shoq?ror. Blogat nuk redaktohen nga portali ose stafi i gazetës Zëri.

Portali Zëri.info, megjithatë mbanë të drejtën që të ndalojë publikimin e shkrimeve ose të heqë shkrimet e publikuara që janë në kundërshtim me kodin etik profesional dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Blogerat
 
Arkiva
Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51