Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ditari
Ekonomi
Opinione
Kultura
Sport
ZIP
Agon Osmani

“Faleminderit juve, president...”

Çka kanë të përbashkët Kosova me Afrikën e Jugut? Apo, më mirë të themi, a kanë diçka? Këtë nuk e di. Me gjasë diçka edhe kanë, por jo atë që duhet!

 

Filmi “Invictus” flet për periudhën kur Nelson Mandela (rolin e të cilit e luan për mrekulli i madhi Morgan Freeman) lirohet nga burgu. Në të njëjtën kohë fillojnë edhe trazirat në vend, ku disa e kundërshtojnë (të bardhët) dhe disa e mirëpresin (ata me ngjyrë) lirimin e tij. Këto trazira për pak sa nuk e çojnë vendin në luftë civile. Mirëpo, fatmirësisht kjo nuk ndodhë.

 

Koha e zgjedhjeve - Mandela zgjidhet kryetar. E fillon shtetndërtimin nga zeroja. Mënyra e tij e udhëheqjes doli të jetë krejtësisht e kundërt me atë që e pritën të bardhët, e po ashtu edhe ata me ngjyrë. Si të bardhët, ashtu edhe ata me ngjyrë e pritën një gjë: hakmarrjen! Të bardhët hakmarrjen ndaj tyre, ndërsa ata me ngjyrë hakmarrjen ndaj të bardhëve duke iu referuar të kaluarës. Mirëpo, e nisi ndryshe. Fillimisht iu drejtua stafit të pallatit presidencial se të gjithë janë të mirëpritur të rrinë në vendet e tyre të punës, pavarësisht ngjyrës dhe përkatësisë politike. Disa qëndruan, e disa jo, ishte krejtësisht zgjedhje individuale. Kalon pak kohë dhe vjen koha e pagave (kur edhe më erdhi ideja ta nisja shkrimin). Mandelës i duket pagë e madhe shuma e ofruar për postin e tij, dhe vendosë që një të tretën e pagës së tij ta dhurojë për bamirësi. Imagjinoni sikur qeveritarët tanë ta bëjnë të njëjtën...

 

Ideja e tij që nga fillimi ishte pajtimi i popullatës me ngjyrë, me ata të bardhët. Dhe këtë vendosi ta arrinte me diplomaci. E, cila është rruga më e mirë diplomatike për një shtet në ndërtim e sipër? Sporti. Po, po, pikërisht sporti, gjuha ndërkombëtare e sportit. Ishte ekipi i ragbit i Afrikës së Jugut të cilit Mandela i dha prioritet të madh në agjendën e tij, pavarësisht se skeptikët nuk munguan. Ekipi përbëhej nga vetëm një lojtar me ngjyrë, e pjesa tjetër e ekipit ishin të bardhë!

 

E nisi këtë betejë, edhe pse ishte shumë pak i njohur me lojën e ragbit, mirëpo e dinte se çelësi i pajtimit ishte pikërisht aty, sepse të bardhët e duan me zemër atë ekip, ndërsa ata me ngjyrë të kundërtën, e urrejnë me zemër. (Në të kaluarën, kurdo që ekipi i Afrikës së Jugut luante, e gjithë popullata me ngjyrë e vendit ishte me ekipin kundërshtar. E merrni vet me mend se çfarë urrejtje kishte). Por, e gjithë kjo filloi të zbutej me kalimin e kohës, kur presidenti Mandela dha urdhrin që i gjithë ekipi i ragbit të dilte përreth vendit që të miqësoheshin me gjithë popullatën, me të bardhtë e me ata me ngjyrë. Kjo ide i erdhi pasi vendi i tij gjatë gjithë kohës ishte në qendër të vëmendjes mediale nga e gjithë bota, dhe si të promovohet bashkëjetesa më mirë sesa përmes sportit? Kjo ndodhi, dhe vërtet dashuria dhe urrejtja ndaj ekipit filluan të shkriheshin në një të vetme – në dashuri! Vërtet vëmendja mediale u përqendrua edhe më shumë në lojën e ekipit të Afrikës së Jugut.

 

Lojë pas loje, sa vinte e shtohej numri dhe laramania e shikuesve. Derisa në fund fare, pas shumë përpjekjeve të ekipit, në finalen e Kampionatit të Kupës Botërore 1995 takohen Afrika e Jugut me Zelandën e Re. Ndeshja përfundon me fitoren e Afrikës së Jugut. Aty edhe ishte kulmi i bashkëjetesës mes të bardhëve dhe atyre me ngjyrë – të gjithë festuan në një vend. Festë Bardhë e Zi, nëse guxojmë ta quajmë!

 

E kush e ka paramenduar këtë? Përveç Nelson Mandelës, askush!

 

Gjatë pranimit të kupës, kapiteni i ekipit të ragbit të Afrikës së Jugut (rol të cilin e luan aktori tjetër i famshëm, Matt Damon) takohet me Mandelën (Freeman), kur ky i fundit i thotë: “Faleminderit për punën që bëre për vendin tonë”. Ndërsa Damon ia kthen: “Jo, Zotëri president, faleminderit juve për atë që keni bërë për vendin tonë”.

 

E tash....nuk kam çka të shtoj më shumë, veçse t’ua preferoj këtë film të gjithë pushtetarëve e vendimmarrësve tanë që të vjedhin ide (nga filmi, meqë shumë prej tyre kanë hequr dorë nga leximi në të njëjtën kohë kur kanë hequr dorë edhe nga kullotat), pasi hajninë e kanë në palcë, sikur e kishin të bardhët e Afrikës së Jugut ekipin e tyre të ragbit!

 

p.s. Filmi është adaptuar nga romani “Playing the enemy” i John Carlin.

(0) komente | Klikime (2082)
| tjera
KOMENTET
Emri*: Komenti*:
Email*:
Vendi*:
 

Blogat janë faqe personale të vetë autorit. Secili bloger mirëmban faqen e tij, ndërsa portali Zeri.info ofron vetëm hapësirën me qëllim që të kontribuojë në shtimin e komunikimit ndërmjet njerëzve dhe hapjen e debatit për Ƨështje të ndryshme të interesit individual ose shoq?ror. Blogat nuk redaktohen nga portali ose stafi i gazetës Zëri.

Portali Zëri.info, megjithatë mbanë të drejtën që të ndalojë publikimin e shkrimeve ose të heqë shkrimet e publikuara që janë në kundërshtim me kodin etik profesional dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Blogerat
 
Arkiva
Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51