Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ditari
Ekonomi
Opinione
Kultura
Sport
ZIP
Arbana Xharra

Fmijtė tanė Snoba

Tu mendu cka me shkru nė Bllog, fillova ti numroj problemet me te cilat ballafaqona çdo dite. Gjithçka me bijke n’mend. Po thash s’po kallxoj kurgjo tė re, mu duke sikur krejt bota po i din edhe “s’ėshtė asgjė interesant tė shkruhet pėr to”. S’po du me pėrmend, ujin, rrymėn, bėrrllogun… Po as nuk po du me shkru pėr korrupsion e as me pėrmend kėtė qytet ku jetoj e qė s’ki as trotuar tė shlir pėr me ec.
Po ajo çka po me shqetėson dhe pėr tė cilin menoj mė sė shumti, dhe mė vjen keq shumė ėshtė koha e paktė qė e kaloj me dy djemtė e mijė, Andin (5) vjeç edhe Artin 10 muajsh. Edhe ndikimi shumė i vogėl qė unė kam nė rritjen dhe zhvillimi e tyne. Mė vjen keq, qė ju kanė qellu tė dytė prindėrit gazetar dhe shumė pak kohė kemi pėr ta.
Megjithatė kemi zgjedh m’i qu nė qerdhe qė aty mu socializu. Andi ka hy me njė fazė qė gjithçka sheh, dėgjon, apo mėson nė çerdhe, flet pėr to kur vjen nė shtėpi. Prej muhabetit qė ai e kallon kur tė vjen nė shpi, sado qė edukatorėt mundohen qė me planprogramin e tyre ti edukojnė fėmijėt, po me vjen keq ta them, por po e shoh qė socializmi dhe edukimi ėshtė e kot.
Ndikimin me tė madh e kanė nga fėmijėt qė shkojnė nė atė çerdhe. Fėmijė secili mė i bukur se tjetri, shumica e tė cilėve veshin kėpuce tė firmave tė “Geox” dhe “Ciciban” çmimi i tė cilėve sillen prej (30-100 euro), gardėrobė tė shtrenjtė. Ata shkojnė nė çerdhe tė pėrcjellur nga prindėrit qė nisin kerre secili mė tė mirė se tjetri. Dikush ju merr lakmi, qė po ka njerėz qė po dijnė me jetu.
Njė dite Andi vetėm 5 vjec , lypke (Game boy), qė po kushtojke 150 euro, njė ditė tjetėr lypke Portal DvD player, e sa e sa sende tė tjera e lodra qė ju ka pa fėmijve tė tjerė aty. Kur e sheh ty tė kajt fėmija tė dhimbset, por kur ndalesh e mendon se nė cka ėshtė ka tė shėndrrohet fėmija yt tė vjen pėr me kajt.
Tash jam bind qė Andi asht ka rritet me njė rreth tė fėmijėve prindėrit e tė cilėve shesin mend tu i vesh me gardėrobe me firma, me kompleksin qė ju fusin nė kokė hala pa mėsu mirė me fol, qė duhet mu dukė qė kanė pare, pėrndryshe nuk ėshtė shumė i rėndėsishėm nė rreth.
Pronarja e çerdhes tu e pa tendencėn e prindėrve qė tė shesin mend pėrmes fėmijėve tė tyre, e ka nxjerr njė letėr nė derė me kėrkesė qė fėmijėt tė vishen thjesht dhe me tesha tė pambukta. Por, ajo urdhnesė nuk ka pas ndikim aspak, prindėrit “modern”, po vazhdojnė me tė veten.
Edhe para disa ditvėe, Andi vjen nė shpi brej banesės edhe m’vet cfarė kerri ka Mehmet Kosova?, edhe a e kom pa unė naj herė Mehmet Kosovėn?. 
Cka me bo, veq u nala e mendova, po cka ju duhen ato tesha e ato kėpuce, e ato kerre, kur fėmijte e tyne flasin pėr Mehmet Kosovėn, dhe edhe naj ditė s’kanė me mendu pėr kurgjo pos kerreve tė shtrenjta, telefonave...Kėshtu kadal kadale shėndrrohen nė “Snoba”.

Tu mendu cka me shkru nė Bllog, fillova ti numroj problemet me te cilat ballafaqona çdo dite. Gjithçka me bijke n’mend. Po thash s’po kallxoj kurgjo tė re, mu duke sikur krejt bota po i din edhe “s’ėshtė asgjė interesant tė shkruhet pėr to”. S’po du me pėrmend, ujin, rrymėn, bėrrllogun… Po as nuk po du me shkru pėr korrupsion e as me pėrmend kėtė qytet ku jetoj e qė s’ki as trotuar tė shlir pėr me ec.


Po ajo çka po me shqetėson dhe pėr tė cilin menoj mė sė shumti, dhe mė vjen keq shumė ėshtė koha e paktė qė e kaloj me dy djemtė e mijė, Andin (5) vjeç edhe Artin 10 muajsh. Edhe ndikimi shumė i vogėl qė unė kam nė rritjen dhe zhvillimi e tyne. Mė vjen keq, qė ju kanė qellu tė dytė prindėrit gazetar dhe shumė pak kohė kemi pėr ta.
Megjithatė kemi zgjedh m’i qu nė qerdhe qė aty mu socializu. Andi ka hy me njė fazė qė gjithçka sheh, dėgjon, apo mėson nė çerdhe, flet pėr to kur vjen nė shtėpi. Prej muhabetit qė ai e kallon kur tė vjen nė shpi, sado qė edukatorėt mundohen qė me planprogramin e tyre ti edukojnė fėmijėt, po me vjen keq ta them, por po e shoh qė socializmi dhe edukimi ėshtė e kot.
Ndikimin me tė madh e kanė nga fėmijėt qė shkojnė nė atė çerdhe. Fėmijė secili mė i bukur se tjetri, shumica e tė cilėve veshin kėpuce tė firmave tė “Geox” dhe “Ciciban” çmimi i tė cilėve sillen prej (30-100 euro), gardėrobė tė shtrenjtė. Ata shkojnė nė çerdhe tė pėrcjellur nga prindėrit qė nisin kerre secili mė tė mirė se tjetri. Dikush ju merr lakmi, qė po ka njerėz qė po dijnė me jetu.


Njė dite Andi vetėm 5 vjec , lypke (Game boy), qė po kushtojke 150 euro, njė ditė tjetėr lypke Portal DvD player, e sa e sa sende tė tjera e lodra qė ju ka pa fėmijve tė tjerė aty. Kur e sheh ty tė kajt fėmija tė dhimbset, por kur ndalesh e mendon se nė cka ėshtė ka tė shėndrrohet fėmija yt tė vjen pėr me kajt.
Tash jam bind qė Andi asht ka rritet me njė rreth tė fėmijėve prindėrit e tė cilėve shesin mend tu i vesh me gardėrobe me firma, me kompleksin qė ju fusin nė kokė hala pa mėsu mirė me fol, qė duhet mu dukė qė kanė pare, pėrndryshe nuk ėshtė shumė i rėndėsishėm nė rreth.


Pronarja e çerdhes tu e pa tendencėn e prindėrve qė tė shesin mend pėrmes fėmijėve tė tyre, e ka nxjerr njė letėr nė derė me kėrkesė qė fėmijėt tė vishen thjesht dhe me tesha tė pambukta. Por, ajo urdhnesė nuk ka pas ndikim aspak, prindėrit “modern”, po vazhdojnė me tė veten.


Edhe para disa ditvėe, Andi vjen nė shpi brej banesės edhe m’vet cfarė kerri ka Mehmet Kosova?, edhe a e kom pa unė naj herė Mehmet Kosovėn?. 
Cka me bo, veq u nala e mendova, po cka ju duhen ato tesha e ato kėpuce, e ato kerre, kur fėmijte e tyne flasin pėr Mehmet Kosovėn, dhe edhe naj ditė s’kanė me mendu pėr kurgjo pos kerreve tė shtrenjta, telefonave...Kėshtu kadal kadale shėndrrohen nė “Snoba”.

 

(76) komente | Klikime (7341)
| tjera
KOMENTET
Ramė Bllaca (zvicra): 06-01-2012 18:11
Kan than pleqt:fukaraja i man tri shpija t,pasanikve.
eliot (pejė): 04-11-2011 18:41
hahahaha shkrim i "bukur" shumė i "bukur" pėr rajen e prishtines qė kurrė nė jetė s'kan lexuar njė roman apo libėrth xhepi!
Nol (Gjermani): 04-11-2011 15:58
Ky artikull nuk e pershkruan arsyen se pse behet dikush snobist, por pershkruan mungesen e edukates kollektive te rinise ne Kosove. Edukata familjare, qe eshte nje proces shume i gjate tek rritja e nje femiu, eshte themeli i socializimit te tij ne nje shoqeri. Bazat e socializimit te nje femiu jipen ne familje. Ne cerdhe ose ne shoqeri femiu bene krahasimin e vlerave te tija te edukates me ate te rrethit. Keshtu rrjedhin nga femiu shume pyetje drejt prinderve per te bere vertetimin e vlerave te edukimit familjar me ato te shoqerise. Ne kete menyre i pasqyron respektivisht bene "fine tuning" te vlerave edukative.
BURIMi (Kosove): 22-09-2011 00:09
fjala snob rrjedh nga latinishtja sine nobilitas (ai qe nuk ka prejardhje fisnike)?
BURIMi (Kosove): 22-09-2011 00:01
Kur snobi shkruan grafite neper mure e paguan molerin per ta bere kete/
Agron (USA): 21-09-2011 05:52
...Kam ndegju per dy dialekte, ate Geke, dhe ate Toske, po kjo gjuha e jote qe e paske perdore ktu qenka nje perdhosje e plote e dy dialekteve, TMERR qe ky shkrim po vjen prej nje gazetari!
RE: tralala (Tirane): 03-02-2012 16:31
hahahahahah po mire ja paske bere
RE: arbror (Gjakove): 09-11-2011 16:00
A ki dishka me thone per permbajtjen e artikullit?
Leo B (Zvicer): 20-09-2011 19:09
Koment shume i qelluar. Fatkeqesisht snobizmi tek femijet ka ekzistuar gjithmone ne Kosove, sidomos ne Prishtine ne fundin e viteve te 80ta dhe ka qene i shprehur "tek femijet e shtresave te larta". Keta femije ne nje dore mbanin hamburgerin, ne tjetren kanaqen ose "limenken" e Coca-Coles, permbi banga te shkolles e kane pasur revisten "Huper" (ne gjuhen serbe)etj, etj. Ne te tjeret i shikonim me lakmi e i lepinim buzet. Femijet qe shkojne sot ne cerdhe me atlete Ciciban jane me siguri femijet e femijeve te gjenerates se viteve 80ta.
XXX (Prishtine): 28-08-2011 14:26
Veq prit dej sa t'shkon n'gjimnaz...:D S'ka mu bo fjal ma per kpuc e lojra (kto veq kan me qen t'vetkuptueshme).. ka mu kon n'pytje kush po bohet me kerr per dtl t'18te, kush po viziton ma shume shtete (udhetime 2000euroshe), kush pi mban partit m t'forta, cilat kurse pi kryn (600eu e te nalt kursi.. ) etj. kshtuqe t'kisha thon, nisja e mbledh miiire pare! :))
Realistu (Gjakove): 08-07-2011 13:20
A e dini qka ka bo GABELI kure ka bo kos mjaft ?
ardita (fribourg): 30-05-2011 23:02
nuk di pse bojn komente vlersimi kta bashkatdhetart ton qe jetojn jasht e skan ide se qpo behet atje ne perditshmeri... edhe a ka mundsi me na lon gegnishten neve e me shkru qysh dojm e mos me na tregu ma se si shkruhet shqip, se asnje prej jush ktu ska msu gjuh shqipe ma teper se 1 orė e gjysmė nė jav gjat shkollės fillore!!! Me pervetsu gjuhen don me thon me pas fjalor dhe me u gjet ne bised jo me komentu biseden e dikujt...
Suad Rafuna (Afghanistan): 16-05-2011 07:02
I lexoj shkrimet e tua dhe tpergezoj per artikullin me te vertet ashtu po ngjan me femijet tane.
Luka (Frankfurt): 21-04-2011 08:30
Prej prinderve "snoba" dalin femijet "snoba".
Ronini (Gjakove): 13-04-2011 18:57
Pasanikut te ri kane thone me ju ruajte me se shumti se ata qe kane pasė gjithmonė nuk i nevojitet rrekllamat e kota se jetojne pa komplekse e e kane shpirtin e pasur, me thone me mirė siq thote populli janė te ngitė,kurse ata prinderit e Snobave qe tha Arbana sado ta kene barkun e ngite syri i tyre terė jeten do tė jetė i uritur.
Fisnik (Gjilan): 23-03-2011 06:06
Hej o njerz, po majspari sektori quhet BLOG! Menjhere bre mu tregu se pe vrejm' qe nuk ka shkrujt n'gjuhen standarde. Shkoni te sektori OPINION edhe shikoni shkrimet e Arbanes edhe secilit autor ne ate sektor. Me qellim osht shkrujt n'ket' lloj dialekti apo forme. Por jo...te gjithe preokupohen se si me dale ma te mencur, e as qe jon hi me lexu dicka po veq me shit men, gjysa qe po shkruni jeni SNOBA edhe bash ju ka pershtat tema qe ka shkrujt autorja.
Shpresa (Gjermani): 28-02-2011 15:58
Artikulli eshte me vend por gjuha e perdurur aspak, se si kemi ardhur ne nje kohe qe rralle kush e pervetson gjuhen shqipe ashtu sic duhet, thuajse nuk kane qene fare ne shkolle. Eshte turp perderisa mburremi se jemi shqiptare te mos e zoterojme ashtu sic duhet. Gabim pas gabimi si ne te folur ashtu edhe ne te shkruar, cka eshte me e keqja si ne gazete ashtu edhe ne televizion. Eshte kulture te dish sa me shume gjume te huaja por edhe me kulture eshte ta zotersoh gjuhen amtare. Dhe qe te kuptosh nje artikull apo ndonje ngjare te nevojiten qe pran te kesh me shume fjalore te gjuheve te huaja.Qe gjerat te rrjedhin ashtu sic duhet atehere duhet qe ne radhe te pare nga gjuha te behen ndryshime sa me pare dhe te vetedijesohemi per ate se cka po bejme dhe kete nga me i riu e deri me i vjetri.
edi (gjermani): 03-02-2011 13:56
e moje arbana po spo di qka me shtu vec se mos me pase qesi njerzi budallt zhduken po njo oshte e sigurte ma mire kane me u rrite ata femijet pa NIKI e pa D&G se kane prind qe kane vizion e sa per ata me vjen keq qe skane hapsire ma shume se vetem mentalitet i ulte me vjen keq per ata te mjer
Engji (Prishtine): 24-01-2011 11:25
Une per vete i kam dy djem, 8 dhe 5 vjeq, qe te dy i kam dergu ne te njejten ēerdhe te shtetit I.P. Yllkat ku jam shuume e knaqun me edukimin e femive te mi aty ku te gjithe femijet jane te barabart, aty ku edukatoret me 200 euro rroge e japin maksimumin per ata femij, te cilet jane shume mire te edukuar,perderi sa shume kolege te mia i kan femijet ne ēerdhe private ku programin edukative e kan zero ( koleget me kan tregu se une nuk muj me dite, veq definitivishte ne baze te shume njerzve qe tregojn pervoja te ēerdheve une mendoj qe shume ma mire edukohen femijet qe rriten ne ēerdhe publike.
Petrit (Shtime): 10-01-2011 19:09
Krejt Cka po me pengon eshte komentet qe po gjejne gabime gramatikore ketu jane bllogje mujn me shkru njerzt lirshem nuk jemi gjuhtar me gjet gabime drejtshkrimore
Ekremi (Londer): 18-09-2010 20:24
Kjo realisht duhet t'na frikesoje deri ne palc,k'ta do jene ndoshta udheheqesit e ardhshem !!! Kosovalit e mehmet kosovarit
Realisti (Gjakove): 03-09-2010 14:57
Paj edhe ti pakes Snob se po don me qene ne trend si krejt nenat Shqipetare te Kosoves pas luftes...rri ne shtepi e eduko vet femijen e hiqu ideve te gabuara per pavaresi nga burri se fundja me mire se ti askush nuk e edukon femijen.
Dhaskalli (Prishtinė): 30-08-2010 15:25
Temė shumė e qėlluar qė don analizė kompetente shumėdimensionale. Nėse thuhet se fėmijėt janė pasqyra e prindėrve atėherė e tėra spjegohet me kėtė thėnje. Por mendoj qe kjo gjendje ėshtė pasqyrė reale e shkallės sė zhvillimit shoqror dhe ekonomik tė tėrė shoqėrisė kosovare. Z. Xharra, bėre shumė mirė qė kėrkove falje pėr gjuhėn dhe drejtėshkrimin e pėrdorur nė artikullin e lartėpėrmendur. Ēdo popull ka njė gjuhė standarde tė shkruar qė duhet pėrdorur publikisht nė mjetet e informimit , kurse dialektet janė pasuri e ēdo gjuhe, pra edhe gjuhės shqipe. Mos edhe kjo farė mjegullnaje nė pėrdorimin e gjuhės nė mjetet e informimit, nė ēerdhe dhe nė shkollė shkon nė favor tė njėfar1ė " snobizmi"
Shend (Prishtine ): 19-08-2010 17:18
Shume ja paske qellu temen, snobizmi i ka percjelle shume gjenerata e gjithashtu pritet me percjelle edhe gjeneraten e dajlit tond.Rinia Kosovare(kushtimisht pom duhet me perdore Kosovarizmin si term) e moshes 15 - 25 vjet nuk kan lidhje per sen ,nuk shkojne kurre ne teater , kino , nuk lexojne libra ...eh per me dal neper KLLABA ahh nr.1 i "bonem" milionera do persona qe se kane qeheren e milionerave.Harrova me permene nuk din me ngu muzike..me qfar' pasioni te folin per do kangtare ( spo du me permen Meden se krejt pe permenin e ni LLOM krejt' jon kape njonin mshoj tjetrit)...Ka shpresa qe qito gjeneratat e reja mu bo pak ma te ngritun intelektualisht ama siq duket so problemi te fmite po prindrit qe skan cka me transmetu te fmija e shkrete plus tu i marr parasysh mediat ketu qe nuk kane kurgjo edukative (KATASTROFE)..
Arsimi (Prizren): 19-07-2010 14:59
Veē edhe ti pak "snobe" a? Po flet "snobisht". Nyuk te ka hije se po ia rrah se je intelektuale dhe se po i vėren tė metat nė shoqėri. Tung,tung!Pa hidhėrim a?!.
gezimi (Prishtine): 07-05-2010 09:07
Rastesisht hyra ne kete faqe dhe rastesisht e pashe titullin e artikullit. Nje shkrim me permbajtje shume te "fatkeqesisht" te vertete. te lumte per analizen.
Faton (Manchester): 14-04-2010 18:43
Ndoshta artikulli eshte i mire ne esence por shume gabime gramatikore , me gjase ne kohen e sotit me COOL me shkru si te folesh.
eta (pr): 13-04-2010 13:22
tema qe e ka prek Albana eshte perditshmeri sot ne Kosove ,shume nejrz mendojne si Albana por nuk shprehen,ta luftojme kete dukuri ,e te mos i shemdrojme femijet tane ne SNOBA
Beki (Prishtine): 03-04-2010 20:35
POSHT RTK - ja dhe Klan Kosova, ne qesi forme duhet me komuniku me klyshet e Hashimit si: Rrahman p., Sylejman sh., mentor sh., bekim h. (ky i sejdiut), Baton H., berat b., ilir m, arlinda d. etjjj. keta njerez jane bere pengese serioze per progres te shoqrise sone tu i gjujt hi syve qytetareve te Kosoves edhe tuj mos e than te verteten. Bravo Zeri jeni dritare e vertete informimi ne Kosove. ju lumte
gani (londėr): 21-03-2010 20:42
e dashura arbanė. derisa po pajtohem me vlerėsimin tėnd per disa veti t'kėqija te femijet tonė kurrsesi s'po pajtohem me etiketimin e quajtur 'snob'. po duket se s'p'e dishe kuptimin e termit 'snob'. [snob] somebody who looks down on others. an admirer and cultivator of people with high social status who disdains those considered inferior.
RE: Beyond Your Imagiantion (Kuala Lumpur ): 07-04-2011 11:41
Po mirė bre Gani e simbas teje ku ashtė dallimi n'mes t'shkrimit dhe "spjegimit tand" tė marė nga Google, apo ndoshta Wikipedia...hajt pėrkthena pak Shqip kėtė "spjegimin tand"...apo vetėm ke tentu me lanė gjurmė me ndonjė koment t'pakuptimtė ;-)
Halil (Rahovec): 19-03-2010 20:43
Po qeshtutne asht e vertet .. Gjithqka qe ki shkru Arbana asht e vertet../Kosova u bo si kamora e mshefte . mos me besu njeri qe o pernima
Fisniku (Londer): 09-03-2010 22:42
Alfred per kete lloj standardi nuk duhet shume pune.Ne nuk duhet nencmuar veten se demek nuk kemi cilesi te standardeve evropiane sa i perket vetdijesimit ne shume aspekte.Celesi i suksesit kishte me qene aftesia e jone si shoqeri te pervetesojme dukurite pozitive te shoqerive evropiane dhe ato shqiptare qe te krijohet nje shoqeri e shendoshe. Jemi poashtu te zot me i apliku kur te dojme, si p.sh uniformat ne shkollen e mesme Sami Frasheri ne Prishtine jane kryekeput ide e huazuar nga shkollat angleze, gje qe nuk eshte aspak negative, kur i mendoj kecelat e kaltera te kohes se komunizmit. Ne shembullin e cerdhes, shumica e prinderve e kane mundesine me kriju nje presion te koordinuar ndaj drejtuesve te cerdhes, qe te ndermarrin masa per ta forcuar diciplinen dhe rendin shtepiak te cerdhes. Ne kete aspekt pasiviteti dhe apatia e shume prinderve perfshire edhe autoren e artikullit,vetem cka shkaktojne dem dhe ben qe "snobizmi" te vij ne pah. Ata qe kane mundesi financiare gjithmone do ta shprehin poziten e tyre sociale ne hierarkine e cdo shoqerie, edhe ate kosovare. Ceshtje tjeter eshte niveli i shijes dhe stilit qe nuk blehet po mesohet. Mos te harrojme se shoqeria kosovare eshte duke kaluar ne nje tranzicion thellesor ne cdo aspekt jetesor,sidomos ne kerkimin e nje identiteti te vetin i cli eshte mbajt peng ne nje vakum kohor, 25 vitet e fundit. Ta kalojme me optimizem e zell dhe te bashkuar.
alferd (prishtine): 09-03-2010 18:23
Fisnik, eshte shume e vertet kjo qe thua, megjithate jemi shume larg standardeve te B.M, ne te njejten kohe kemi te bejme me nje mentalitet i cili duhet kohe qe te ndryshoj. keshtu qe secila gjenerate bart pasojat e nje "degjenerimi" shoqeror, pjese e se ciles jane edhe prinderit e ri.fatkeqesisht orjentimi shoqeror ne kosove eshte duke shkuar drejt corjentimit i cili vetem disa vite me vone do te nxjerr ne pah pasojat.
Fisniku (Londer): 09-03-2010 17:39
Mua personalisht fajtori kryesor ne kete shkrim te znj.Xharra eshte cerdhja? Pse shtrohet pyetja? Deri sa shumica e prinderve qe i dergojne femijet e tyre nen kujdesjen e cerdhes, pa marre parasysh se a jane te klases turbo-pasanika apo te klases se mesme a te ulet ne kuptimin e gjendjes financiare, obligimi i cerdhes eshte qe te krijoj nje rreth te barabarte per te gjithe femijet. Absolutisht jam kunder asaj qe t'iu lejohet femijeve te marrin lodrat e veta ne cerdhe, sepse perveq qe do te humbin interesimin me marre pjese ne mesimet qe jane pjese e plan programit te percaktuar, ata e vejne veten ne rrezik te lendimit fizik personal dhe lendimin e femijeve te tjere. P.Sh. Britania e Madhe qe eshte shtet me i konsoliduar se Kosova ne cdo aspekt, nuk eshte imune ndaj depertimit te prodhimeve te dyshimta me kualitetin me te dobet, ne shumicen e rasteve me origjine nga Kina. Ka disa raste qe femijet kane pesuar lendime te renda trupore te cilat kane perfunduar edhe me vdekje, nga mbushesi fals i Nintendo DS (nje shembull i vogel). Edhe pse cdo dite Britania ndermerr masa rigoroze per te mos lejuar depertimin e ketyre prodhimeve fals, prape nje numer i madh po ia arrin te rreshqet nga rrjeta. Tash mundemi me paramendu se cfare niveli te kontrollit, ekziston ne Kosove. Pastaj eshte perforcimi i rregulles qe te gjithe femijet te kene nje lloj uniforme, jo vetem qe me praktike po ndikon pozitivisht ne zhvillimin social e psikologjik te femijut. Kjo do te ndalonte poashtu edhe rrezikun e nencmimit te femijeve qe vijne nga familjet me te varfera, por poashtu do te luante si nje peshore ne balansimin e femijeve te lazdruar, sepse do te ishte nje alternative e shendetshme e te mesuarit se ka sende tjera qe jane me te rendesishme se sendet materiale.
arjeta (fushe kosove): 08-03-2010 23:32
shkrim shume i bukur edhe mese i vertet... te lumt...
Alban (Gjithkund ne KS): 08-03-2010 14:33
definitivisht shkrimi nuk o gegnisht, apsolut eshte alla Migjen Kelmendi. P.S. "e na qe skem leke asnje nuk jemi snoba e as fmijte si kemi snoba"
arjana shala (pr): 07-03-2010 17:20
po ne diten e sodit shume pakkemikohe me nejt me femije ose me nejt me ta skemi me cka me pagu qerane
perparimi (PSH): 07-03-2010 10:47
pason pyetja: a eshte snobizem mos gjetja e kohes per rritjen dhe edukimin e fmijeve?
arber (Prishtine): 06-03-2010 19:59
O atdhetari, Ta vleresosh Arbanen pseudointelektuale, jo qe eshte turp, po turp e shkuar turpit. Arbana tri vite radhazi ka qene gazetare e vitit ne Kosove, Arbana me shkrimet e saja e ka treguar veten dhe une personalisht e ēmoj dhe e vlersoj larte punen e saj. Ti ndoshta eshte hera e pare qe e lexon nji shkrim te Arbanes dhe ate ne internet se per me ble gazete nuk jep lek, prandaj edhe je ngute ne vleresim. Arbana eshte yll i gazetarise. Arbanė, mos u deshpero ne keta tipa bajat, vazhdo punen tende e suksese.
Krenar Gashi (Bllog-hane ): 05-03-2010 20:29
Po ju luti, prej zemres t'plastė, qė po m'plasė prej cektėsisė sė shum komentuesve kėtu, KAPNI E LEXONI SE ĒKA ASHT BLLOGU!!!! Mėsoni! Mos e shfrytėzoni internetin veē me u pėrla e me folė me vllaznillak n'Gjermani pa pare! Hulumtoni pak! Nuk ka shkru Arbana ARTIKULL! Artikujt kjo i shkruen n'rubrikat tjera tė ZERI.INFO ose nė gazetė. Aty nuk shkruen as gegnisht, as gjakovqe, po shqip - standard! Lene kėtė muhabet pashė besėn e mos u merrni me atė se qysh po shkruen Arbana po kqyrni se ēka po shkruen!
arsi (ch): 05-03-2010 19:03
pérshendetje Arbana,krejt qa ke shkru jon me vend.por,njé sjom ka e kuptoj se si si popull nuk jem ka shohemiqfaré drejtimi kemi marr.disa shekuj osmanet,njé shekull e diq me teper shkijet dhe tani s jem ka e kuptojm qi edhe evropa na ka hyp edhe ata mir dhe mé fal n shprehje.dhe ata me pelqimine udheqésve tan.rejt jem per integrime evropiane por jo me qdo kusht sidomos un mendoj ashtu se ka shum vite jetoj n perendim dhe e di qi ka shum gjana qé sduhet té barten te na.psh fémijet tu tash jon té vegjél dhe smund te ken probleme t mdhaja prej ktij fenomeni por me kohen shpresoj se jo bilum femijet e juaj por femijet shqiptar do t ballafaqohen me probleme shum ma t mdhaja te cilat pi po nga kjo evropé.fillimisht do t jeté n modé perdorimi narkotikes s dyti dot preket morali shoqros kosovare shqiptare qka do t na bjer homoseksualitetin me t madhe njé smundje pa kurim n perendim per arsye t mdhaja té lobimeve famkeqe.dhasht zoti t ndryshojn udheqésit e vendit qi jon veq pal degjuese e gjakpirseve evropien qé pika pare n bot ésht interesi me cdo kusht dhe tani perkulja.
Faik Shala (PR): 05-03-2010 18:49
Arbana, te pergezoj per temen qe ke hapur, kammenduar qe merreshvetem me tema ekonomike. per ndryshe ne blog ke te drejt te shkruash edhe gjakovarqe,keshtu qe veq perpara. suksese
alida dula (pr): 05-03-2010 17:49
Shume popull interesnat jemi, nuk merremi me temen po me menyren qysh edhte e shkruar. kjo nuk eshte gazete por blog. trajtojeni temen e cila shume mire po ta tregon se jemi shoqeri fasadiste e ne brendi sjemi askund. prej komenteve te juaja po e shoh qe me te vertet shume shume larg jemi.
Gashi (PR): 05-03-2010 17:34
Ku kuuu deri para disa diteve e keni sha Migjen Kelmendin e tash jeni bo krejt si ai. Nuk po i kuptoj shiptaret bre kur osht fjala per Gege thojn jo se ajo osht gjuhe e reperave e tash krejt artikujt i shkruani gege ncncncnc definitivisht sui generis jemi.
arbana (prishtine): 05-03-2010 11:25
Per krejt ju qe me keni kritiku per menyren sesi kam shkru, ju falenderoj do ti marr parasysh kritikat e juja.
RE: julia (Prishtine ): 11-11-2011 11:27
Arbana, Fakti qe shume njerez indinjohen kur shohin gjuhen e folur apo dialektore te shkruar eshte se jemi apo me mire kemi qene te kushtezuar ashtu nga sistemi te stigmatizojme diqka te tille. Fakti qe eshte nje shkrim i postuar ne blog ju jep lirine te perdorni gjuhen qe ju ndjeni qe i afroheni me shume lexusit apo ndjehni me rehat, megjithate mendoj qe ne momentin qe lexuesit tuaj shkojne pertej shoqerise suaj ateher duhet te beni kujdes. Keni bere mire qe keni shkruar per kete aspekt te shoqerise. E lexova me endje.
RE: ahmet (austri): 31-07-2010 13:06
Arbana.nga ana jeme ,nuk ki asni kritik,dhe edhe une jam ne anen tane,por vetem ishalla korrupsino ndalet,dhe besoj qe mas andej do te filloj qdo qosh pastrim ,dhe gjelbrimi,te pershendes e shum te fala mergimtari nga Austria,qdo te mira e shendet
ATDHETARI (zvicer): 05-03-2010 09:54
Teme e qelluar, por cfare shembulli do jesh ti moj gazetarja Arbana, qe shkruan me kete gjuhe te rruges, sikru te flet ne shetpine tende. Ku ngelen standardet gjuhesore, e ti dhe koleget e tu, jeni ata me te thirurit qe permes shkresave tuaja, ti edukoni pra femijet se si duhet shkruar e folur neper media. Ti Arbana, ketu po deshmohesh se je vetem nje pseudointelektuale ( nese e kupton cka eshte kjo fjale ). Atdhetari
mentor lota (FR): 04-03-2010 18:38
viktor, po bjen ne kundershtim me vetveten me ato cka po thu vet. PO le se menyra qysh po flet po reflekton njejt si prinderit qe shesin mend. Cka ban e cka sban me toalet spo na intereson. po me duhesh si nje kojshi i jemi, qe kur i ka pas ble grus tengjere te reja, per me kallxu i ka pas qit mbi dollapa te kuzhines per me ja pa hallku.
Fatos L. (Pr): 04-03-2010 18:36
...bohen snoba si prinderit e tyne.
mazllom gashi (mitrovice): 04-03-2010 16:02
te lumt arbana, edhe perfundimi me mehmet kosoven edhte me se i sakt, cka po ju bojne femijeve te sodit gjynahi i zotit
Learta Kepuska (prishtine): 04-03-2010 15:57
Kam qellu ne nje nga hipermarketet ku ka tesha te lira mire boll per standardin tone te ulet. edhe nje femije lypke prej thojke nanes vet me i ble dicka, edhe nana vet i tha ,"jo ketu sbon me bl shkojm ne OKAID (firme e shtrejt per femije). keshtu qe kjo nane mesiguri mas luftes e ka shkel asfaltin e tash e tranin fmijne e vet, prej komplekseve te veta.
Astrolab (PR): 04-03-2010 15:38
Ardita cila nga keto dy forma eshte gegnishtja? Me vrį ujkun. Tue ikė i tha ujku poēįrit Pėr tėvrarė ujkun. Duke ikur, i tha ujku poēari
Astrolab (PR): 04-03-2010 15:32
Ardita Pėr me pas mundėsi me dhanė kritikė duhet tė dish se pėr ēka po flet. E sa pėr gegnishten literare tė lutem referohu librit "Albanian Grammar"nga Martin Camaj tė botuar me 1984 nga Otto Harrassowitz-Wiesbaden e mė pas fol pė gegnishten dhe pėrdorimin e saj.
Emri*: Komenti*:
Email*:
Vendi*:
 

Blogat janë faqe personale të vetë autorit. Secili bloger mirëmban faqen e tij, ndërsa portali Zeri.info ofron vetëm hapësirën me qëllim që të kontribuojë në shtimin e komunikimit ndërmjet njerëzve dhe hapjen e debatit për Ƨështje të ndryshme të interesit individual ose shoq?ror. Blogat nuk redaktohen nga portali ose stafi i gazetës Zëri.

Portali Zëri.info, megjithatë mbanë të drejtën që të ndalojë publikimin e shkrimeve ose të heqë shkrimet e publikuara që janë në kundërshtim me kodin etik profesional dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Blogerat
 
Arkiva
Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51