Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ditari
Ekonomi
Opinione
Kultura
Sport
ZIP
Astrit Gashi

Ėndėrra vazhdon!

( Një shkrim me rast/sebep)

Rasti është mbreti i botës… Për çdo gjë duhet një sebep…Besoj se për secilin nga ne të dy këto shprehje janë të njohura. Unë i përdora të dyjat sepse nuk e dija se cila do t’i përshtatej më mirë këtij postimi- shkrimi-falenderimi.

Rasti apo sebepi, për këta rreshta ishte një hulumtim i organizatës KDI që nxori gazetën “Zëri” si median e shkruar me më së tepërmi shkrime antikorrupsion.

Nuk do të harxhoj asnjë moment kohë të askujt, për t’u mburrur personalisht. Por do t’i marrë secilit që ka durimin disa momente, për të shpjeguar se përderisa potencohet numri i shkrimeve antikorrupsion vendi ynë ende nuk është ai që duam, por në anën tjetër derisa kemi shkrime për ketë çështje në media, ato janë të gjalla e aktive e aspak të vdekura. Janë shenjë se në këtë vend përkundër të gjitha paralajmërimeve e dyshimeve që na sillen ndërmend megjithatë nuk ka vdekur as shpresa e as guximi për të hedhur secili nga na me aq sa di e sa mundur një gur në ndërtimin e shtetit. Të gjithë në qofshim patriotë, tradhtarë, rokerë, reperë, qeveritarë e opozitarë.

Një lajm i tillë është njëkohësisht një lajm i mirë për mua personalisht dhe për gazetën në tërësi- sepse i kemi tejkaluar pritjet.Kur dy vjet më herët vendosa të udhëheq një ekip gazetarësh drejt transformimit të gazetës “Zëri” si në përmbajtje ashtu edhe në pamje- vizioni im shkurtpamës nuk më lejonte që të shpresoja më shumë se sa të arrijmë të ndërtojmë një gazetë, e cila do të ishte një “watchdog”, një qen që leh, një kujdestar i qeverisjes dhe dukurive negative. Fakti se sot dolëm të jemi të parët për nga numri i shkrimeve antikorrupsion, më bëri jo vetëm të gëzohem por edhe që të turpërohem. Të turpërohem sepse nuk kisha guxim të besoja në vete dhe në stafin e gazetës- si tejkalues të të gjitha pritjeve. Një staf i mirë, i guximshëm dhe shumë punëtorë të bën të turpërohesh në vete për vendosje të objektivave të ulëta. I falenderoj të gjithë me plot zemër...deri në turpërimin personal të rradhës.

Së bashku me diku rreth 100 anëtarë stafi, për dy vjet bëmë që gazeta jonë sot të mos bëhet pjesë e muhabeteve të çarshisë e as të atyre shkencore apo akademike, për shkak të lojës shpërblyese e as shkaku i një reklame të përditshme të titujve në televizione. Personalisht jam mbështetës i madh i metodave moderne të shitjes e marketingut- por ato i shoh si mjete mbështetëse për t’u afruar me lexuesin e për të falenderuar atë. Por, ama le të më falin të gjithë, por për asnjë moment nuk do të dëshiroja që të mbahemi mend për këtë gjë si të vetme. Shkaku i profesionit dhe për asgjë tjetër. Edhe sikur të dilnim në hulumtimin e fundi të dytit, të tretit apo të katërtit… të fundit. Do të mjaftonte si dëshmi se gazetaria është e gjallë në kohën kur gjithçka po bëhet showbiz madje edhe politika dhe politikanët që më shumë po sillen sikur “celebrities” se si përfaqësues populli dhe ku shoqëria shihet si një film Hollivudi, i cili do duhej t’u siguronte jo hyrjen në histori, por një yll në asfalltin e famës.

 

Për dy vjet ekzistencë që mbushen më 1 dhjetor, ne të njëqind anëtarët e “Zërit” edhe pse shkruam përditë, gabuam çdo dy ditë, u mashtruam secilën të tretën ditë, u dëshpëruam e u gëzuam gjatë ditëve e javëve të tjera të vitit... nuk kishim fuqinë që të zhvillojmë ekonominë e vendit tonë e as të bëjmë vendin tonë më të pasur.

Disa nga ne nuk do të jenë pjesë e jona, në përvjetorin e dytë.

Por, qofshin pjesë e ekipit apo jo, sot e të nesërmen, secili do të mbetet i çmuar e i vlerësuar për mendjet e shkrira për të mirën e këtij mediumi. Secili do të ketë copën e vet në ndërtimin e “Zërit” dhe faqes së internetit www.zeri.info. Secili do të mundë të konsiderojë veten si pionier i përdorimit të përparësive teknologjike në shpërndarjen e informatës. Gazeta jonë ishte e para ndër mediumet shqiptare që ofroi aplikacionet për iPhone, iPod Touch, iPad, telefonët me sistemin operativ Android si dhe ata me sistemin Symbian. Të tjerët na përcollën, derisa ne ishim disa hapa para kohës. Kësaj kohës tonë, natyrisht. Botuam libra, për hatër të librit dhe lexuesit të tij dhe do të vazhdojmë të botojmë.

Befasi do të vazhdojmë të ofrojmë, me gjasë shumë shpejt.

Shumë do të na urrejnë e asnjëherë nuk do të na falin. Posaqërisht mua. I pari një djalë gjashtmuajsh, babai i të cilit shkon në shtëpi disa çaste para mesnatës, dy djemë që nënën e tyre e shohin shumë rrallë dhe ndoshta vetëm gjatë vikendit, vajza e vajza e djemë të vegjël të tjerë. Familjarë të mi e më të dashurit në jetë që s’do më falin kurrë kohën që nuk u kam kushtuar.

Por përderisa “Zëri” të jetë i pavarur, i paanshëm, përdisa do të mbretërojë puna ekipore, përderisa të jenë ëndërrat se mund të bëhemi më të mirë - e që sot nuk jemi të tillë- dhe përkrahja e durimi i pashoq i menaxhmentit atëhërë të gjitha janë të paguara e shpaguara. Njerëzit e medieve e gazetarët nuk janë njerëzit më të lehtë dhe më të përshtatshëm për të punuar me ta. Ama ky është sharmi ynë. 

Ëndërra vazhdon.

Serioz. I fuqishëm. Modern.

(19) komente | Klikime (5088)
| tjera
KOMENTET
elvan (prishtin): 15-05-2012 08:56
hej more zotri poa ka dnji send per ty bardh ne kit kosov apo pranon ndonji rishfet te folsh vetem zi zotri astrit gashi apo ta ka la amnet shala ket
rakoci (rakoc): 24-04-2012 16:50
ASTRIT GAZETA ZERI ESHTE BERE SI KOHA DITORE VEQ TE ZEZAT E KOSOVES I BOTOJN ,BESOJ SE KA VEND EDHE PER NDONJI ARTIKULL TE MIRE NE MENYR QE POPULLIT MOS TJA HUPNI KREJT SHPRESAT,PERSHENDETJE
baci (peje ): 28-01-2012 20:54
Shume e vertet Astrit se ju jeni e para per antikorupcion, ne baze te asaj cka une lexoj ketu.Por tash duhet nji ofanziv per dy ligje qe duhet te aprovohen:ligjin per prejarjen e pasuris dhe ligjin per pensionet.Ketu bani sulmin, do te jeni edhe me te mire
Sali Hasani ( kamencie ): 24-01-2012 09:29
Te fala atij jaranit qe nuk po e njeh Ahmet Shalen. Ky nuk po jetoka ne Kosove, por diku ne Afrike. Qysh more dost nuk po e di kush eshte ky Ahmet Shala? E ka shit krejt Kosoven e ka bere rrush e kumbulla ku shoqi nuk po e di kush eshte. Ndoshta kye edhe disa te tjere nuk e din edhe kush eshte Bujar Bukoshi, i cili i ka vjedhur krejt ilaqet e popullit dhe femijeve. Medet per kete popull ēka e ka gjet! Kosoves me keta njerez u urojme rruge te mbare per Afrike. Astro mos ta ndien tije je guximtar,i mphete i drejte. Une te lus vazhdo se je solid, te kam pare ne TV si i komentoje demostratat e VV. Keso djem i duhen Kosoves.
Ylli (Mitrovic): 23-01-2012 21:05
O Astrit Gashio a po na tregon qka e ke Reshat Maliqin???!!!
dritan (Prishtinė): 23-01-2012 09:21
E paske bo m... me kit shkrim kurgjo e re kurgjo nuk po kuptohet piiiiii
Nazmi Berisha-Dyzi (Norvegjiė): 23-01-2012 06:17
Asht nji andėr e lexuesve tė "ZĖRIT" qė ta shohin edhe nji kanal televizivė me shpresė se do tė jet i ngjajshėm me gazetėn,zbavitės dhe shumė i sinqert nė interpretim dhe komentim tė ngjarjeve politike,pa anime a poletizim e korupsion.
Fatmiri (France): 06-12-2011 15:52
Gjinia njerezore eshte e vetmja qenje e llojit te vete ne kete planete -dhe prej te gjitha qenjeve tjera te gjalla, me neve kane pranuar me lidhe aleance vetem qenet;Pasi qe jemi kombi mei varfer,me i korrumpuar...neve me shume na afrohen qenet e braktisur- llaskuca e llokmaxhi, per te cilet Brizhit Bardo,artiste dikur shume e famshme,per ta tregon kujdes te jashtzakonshem.
Fatlum (Bern(CH),Pejė/Kosovė): 02-12-2011 15:17
Populli ynė nuk ka pėrvojėme Lirinė.Liri ishte pėr ne me shekuj vetėm njė ėndėrr.Hoby ynė kombėtar ėshtė lufta pėr Lirinė.Tėrė epshin pėr Liri e kemi harxhuar nė luftėn pėr Liri.Ne kemi menduar se Liria ėshtė:mbajtje fjalimesh pėr Lirinė,ngritje lapidarėsh pėr Lirinė,pėrkujtime tėluftės pėr Lirinė,mbajtje manifestimesh meflamuj dhe muzikė pėr Lirinė.Psiqė u ēliruam ne nuk dimė mė se nga dhe ē`farė tė ēlirohemi.Liria nuk ėshtė festė shtetėrore.Liria nuk ėshtė njė ditė nė vit.Liria nuk ėshtė vetėm njė mendim pėr Lirinė.Liria nuk ėshtė vetėm njė Liri.Liria nuk ėshtė njė Liri e madhe,e veēant dhe e garantuar.Liria nuk ėshtė iluzion i shenjtė i paarritur.Ajo ėshtė shumė Liri tė vogla dhe tė veēanta.Deri sa nuk e kuptojmė definicionin Liri kėshtu do na ecė edhe shumė vite(ndoshta edhe shekuj).Kemi anashkaluar gjėrat primare dhe jemi koncentruar nė gjėra qė u bėjnė qejfin tė tjerėve( edhe pse dikush tė ndihmon nuk do tė thotė qė tėrė jetėn i ke borgj).Unė personalisht e kam kėtė ndjenjė nga qeveritarėt tonė(apo laikėt)si tė doni.Nėse BE-ja dhe Nato( apo SHBA) na kanė ndihmuar(faleminderit)deri nė finalizimin e ėndrrės(realitetit)tonė nuk do tė thotėqėtani ti anashkalojmė interesat nacionale pėr ti kėnaqur kėta "Partner".Pėrshėndetje Zoti Gashi(jam kolegė i juaji nga Zvicra)dhe ju pėrgėzoj pėr artikuj gjithmon tė qėlluar...
Fatlum (Bern(CH),Pejė/Kosovė): 02-12-2011 15:05
Populli ynėnuk ka pėrvojėme Lirinė.Liri ishte pėr ne me shekuj vetėm njė ėndėrr.Hoby ynė kombėtar ėshtė lufta pėr Lirinė.Tėrė epshin pėr Liri e kemi harxhuar nė luftėn pėr Liri.Ne kemi menduar se Liria ėshtė:mbajtje fjalimesh pėr Lirinė,ngritje lapidarėsh pėr Lirinė,pėrkujtime tėluftės pėr Lirinė,mbajtje manifestimesh meflamuj dhe muzikė pėr Lirinė.Psiqė u ēliruam ne nuk dimė mė se nga dhe ē`farė tė ēlirohemi.Liria nuk ėshtė festė shtetėrore.Liria nuk ėshtė njė ditė nė vit.Liria nuk ėshtė vetėm njė mendim pėr Lirinė.Liria nuk ėshtė vetėm njė Liri.Liria nuk ėshtė njė Liri e madhe,e veēant dhe e garantuar.Liria nuk ėshtė iluzion i shenjtė i paarritur.Ajo ėshtė shumė Liri tė vogla dhe tė veēanta.Deri sa nuk e kuptojmė definicionin Liri kėshtu do na ecė edhe shumė vite(ndoshta edhe shekuj).Kemi anashkaluar gjėrat primare dhe jemi koncentruar nė gjėra qė u bėjnė qejfin tė tjerėve( edhe pse dikush tė ndihmon nuk do tė thotė qė tėrė jetėn i ke borgj).Unė personalisht e kam kėtė ndjenjė nga qeveritarėt tonė(apo laikėt)si tė doni.Nėse BE-ja dhe Nato( apo SHBA) na kanė ndihmuar(faleminderit)deri nė finalizimin e ėndrrės(realitetit)tonė nuk do tė thotėqėtani ti anashkalojmė interesat nacionale pėr ti kėnaqur kėta "Partner".Pėrshėndetje Zoti Gashi(jam kolegė i juaji nga Zvicra)dhe ju pėrgėzoj pėr artikuj gjithmon tė qėlluar...
Nazmi Berisha-Dyzi (Norvegjiė): 26-11-2011 02:13
Zotni Astrit,Rastėsisht e hapa kėte faqe andre si ta quej nuk e di, pėr habi mė kujtoj nji breng gjumė s'mė len me fjet.emni"ZŹRI"M'u duk se dikush nga thellsia e tokes mė tha;CKA PREP ENVERI SHQIPŹTAR PO PRET? Aty pėr aty nji za mu lut, me tė ba propozim,me tu lut deri nė amshim,hiqja kėte emėn kob zi se shumė nana i la PA FĖMIJ,ua binte lajmin se i puskatuen,disa i dėnuen me burg se tė jen gjall do vuejn!Pra kisha me tu lut me ja ndrue emnin jo ZŹRI me quejt,me ndrue BESA SHQIPŹTARE ja kisha vu.Besoj si intelektual asht koha me u ndėrgjegjsu.Ju pėrshėndes
Zero (Kosova ): 16-11-2011 06:18
Zeri asht satelit I kohaditore
Me harove (DO TE HAROJ): 15-11-2011 01:23
Astrit ti mendon ashtu,mirepo,sa perpjeteze,aqe teposhtesheze.Gazetari duhet ti mare ere te ardhmes,aty ke deshtue plotesisht.
blerim (prishtina): 10-11-2011 09:30
Astro, une nuk po e njoh kete Ahmet Shalen qysh e ke pershkru ti, mos eshte nje pjelle me shume e fantazise tende, edhe mundesisht mos i fshini komentet pasi qe ti publikoni
Arbeni (Prishtine): 06-11-2011 22:30
Mendoj se Zeri eshte shume i mire, edhe pse munet me u bo edhe ma i mir. Nuk e di pse nuk jeni t'fort edhe me reklama.. spo kini qaq shume.
Bekim H. (Gjilan): 06-11-2011 15:18
Unė mendoj qė jeni duke ia kaluar Kohės. Koha ėshtė medium i interesave klanore. E vetma gjė qė duhet tė bėni ėshtė tė ketė shkrime analitike dhe tė zhanreve tė reportazhit mė shumė. Pėr informacion dhe kualitet tė shkrimeve e keni kaluar Kohėn, por nė shkrime analitike dhe analiza tė politikeės botėrore Koha ende qėndron mirė sepse ata "vjedhin" nga mediumet e botės dhe pėekthejnė shumė, por nė Kosovė kjo hahet si pėrmbajtje. Ēfarė dueht tė bėni ju Zėri ėshtė tė angazhoni njerėz qoftė me intervista qoftė me shkrime tė porosituar dhe beojeni do tė jeni numėr njė nė ēdo aspekt. Tash pas rėnies sė reklamave qeveritare Koha do tė plandoset pėrdhe. Edhe pse jam kundėr rėnies sė cilėsdo media sespe mediat kanė rol pozitiv nė njė shoqėri- arroganca dhe formalizmi i Kohės kanė nevojė qė tė korrigjohen substancialisht. Astrit Gashi dhe Zėri e keni rastin ta bėni kėtė tė mirė pėr popullin dhe opinionin shqiptar. Por ama mos u mashtroni dueht shumė mė shumė punė dhe mė pak dalje nė kafene. Suksese!
hasan dauti (prishtine): 03-11-2011 12:36
Z. Gashi urime! Bashke me Kohen Ditore jeni gazeta me e pavarur dhe pandikueshme ne gazetarine e Kosoves. Jo rastesisht ne krejt raportet nderkombetare Zeri e Koha permenden si te vetmet mediume te pavarura! Pergezime dhe vetem vazhdoni! Me respekte- Hasani
une (kosove ): 03-11-2011 10:14
Kur po i lexoj disa titul si p.sh. "Turqi: Ballkani..." edhe pse kjo ishte nji artikull i nji profesorit grek qe punon ne Turqi. Edhe pse shum lexues qe ja kujtuan gazetes se tyne te rregullt, qe titulli nuk asht i drejt gazeta e yne nuk reagoj. Per qfar interesi? Apo disa tekste per fe, me te cilat ja kan kalu gazetes Express. Apo artikujt kunder qeverise, te cilet jan shum her te nji anshem! Secili politikan, secili popull, secili ideologji etj. duhen te kritikohet nese e lypin! Kjo asht detyra e nji gazete. Por duhet me kane i drejt, i pamvarun. Une tham drejt; e kam lexu me qejf zerin, se e u dallu prej tjerav fletusha, por sot shum artikuj m'shtine me sille kryt, pasi qe jan ka njiher edhe ma llom se ato ne gazeta tjera. Shpresoj qe hyp nivel, per t'miren e lexuesve dhe zerit vet
BESIMI (Kline): 03-11-2011 08:39
Astro Jaro, gazeta eshte e mire shum por nifar menyre eshte pak e nje anshme,:):) best regards BESI
Emri*: Komenti*:
Email*:
Vendi*:
 

Blogat janë faqe personale të vetë autorit. Secili bloger mirëmban faqen e tij, ndërsa portali Zeri.info ofron vetëm hapësirën me qëllim që të kontribuojë në shtimin e komunikimit ndërmjet njerëzve dhe hapjen e debatit për Ƨështje të ndryshme të interesit individual ose shoq?ror. Blogat nuk redaktohen nga portali ose stafi i gazetës Zëri.

Portali Zëri.info, megjithatë mbanë të drejtën që të ndalojë publikimin e shkrimeve ose të heqë shkrimet e publikuara që janë në kundërshtim me kodin etik profesional dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Blogerat
 
Arkiva
Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51