
Derisa në tërë Evropën lajm kryesor në gazeta, televizione dhe portale të internetit, është kaosi i aviacionit civil që u shkaktua nga shperndarja nëpër hapsirë e tymit vullkanik, në portalet kosovare të internetit zor që gjen naj fjalë për këtë qështje. Madje edhe kur gjen diqka ajo është aq e fshehur- sikur të ndodhte në një planet tjetër e jo në kontinentin e njejtë ku jemi edhe ne.
Po e veçoj këtu internetin- portalet e web faqet e shumë mediumeve kosovare, për shkak të mundësisë për të servuar shpejt lajmin dhe depërtushmërisë globale. Kjo e dallon internetin nga shtypi ose televizionet tona që në raste të rralla ofrohen në tregun global, por edhe kur ndodhë kjo depërtushmëria e tyre është e kufizuar. Gazetat madje kanë mangësi shtesë sepse janë për disa orë ose edhe për një ditë të vonuara në ofrim të informatës.
Është shume e qartë së ne Kosovarët jemi të izoluar nga Evropa në kontekstin e lirisë së qarkullimit, por ky izolim fizik i yni më duket se po përcillet edhe me një vetizolim virtual ndaj Evropës.
Ndoshta, këtë e kam vërejtur me vonesë!
Të përcjellësh tërë ditën dhjetëra sajte interneti kosovare, dhe të mos gjesh thuaja asnjë fjalë për tërë këtë kaos të aviacionit nëpër Evropë, ndërsa të gjesh plot lajme për do zënka monotone e provinciale të politikës kosovare sikur, ta zëmë si shembull, ajo e Adem Salihajt me Nexhat Dacin, nuk tregon asgjë tjetër ve ҫse natyrën vetizoluese të popullatës, por edhe të mediave.
Nëse kësaj i shtohet edhe fakti se me ata qindra avion që nuk po fluturojnë nga Evropa, kanë pasur bileta të prera edhe shumë kosovarë, që jo për fajin e aviokompanive, por të natyrës, nuk kanë mundur të udhëtojnë, atëherë ky vetizolim i yni merr edhe konotacionin e një jo profesionalizmi medial.
Vetizolimi për mendimin tim është shkalla më e rëndë e një izolimi, sepse për dallim nga e dyta ku faktorët kryesorë janë të jashtëm, tek e para, pra vetizolimi mbështetët kryesisht në faktorët e brendshëm individual apo kolektiv. Vetizolimi, të cilit mund të ja lidhim edhe shumë veti të tjera, është tregues i një kulture dhe arsimimi të përgjithshëm të kufizuar jo vetem të popullatës, por fatkeqësisht edhe të mediave.
Po, unë edhe vet jam pjesë e mediave në Kosovë. E këtyre mediave që më shumë janë të vetizoluara se të izoluara, dhe pranoj një pjesë të fajit lidhur me këtë qështje. Unë poashtu bëjë pjesë edhe në mesin e qindra në mos mijëra kosovarëve, që për këtë krizë informohen, vetëm dhe vetëm në gjuhë të huaja. Kjo më jep të drejtë për të qenë edhe kritik dhe vetkritik. Asnjëherë, megjithatë nuk më jep të drejtën për të qenë i vetizoluar, i vetcenzuruar, i vetfrikësuar...etj.
Edhe pse interneti thuhet të këtë shëndërruar botën në një fshat global, ne edhe pse e kemi internetin po e tregojmë që po mbesim ende vetëm fshat. Fatkeqësisht.
(0) komente | Klikime (1379)Blogat janë faqe personale të vetë autorit. Secili bloger mirëmban faqen e tij, ndërsa portali Zeri.info ofron vetëm hapësirën me qëllim që të kontribuojë në shtimin e komunikimit ndërmjet njerëzve dhe hapjen e debatit për Ƨështje të ndryshme të interesit individual ose shoq?ror. Blogat nuk redaktohen nga portali ose stafi i gazetës Zëri.
Portali Zëri.info, megjithatë mbanë të drejtën që të ndalojë publikimin e shkrimeve ose të heqë shkrimet e publikuara që janë në kundërshtim me kodin etik profesional dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.
Homazh pėr moralin e Kryeministrit Zero
Mbi 80% e popullatės janė proserbė*
Allahu njo, Amerika dy!
Mimoza dhe Shukri Buja
"Ēka ka Vetėvendosja qė veē po ankohet?"
Qysh ia nguli Shefqet Krasniqi Baton Haxhiut!
Turpi i Marigonės
Vokabulari artistik i mjeshtrit tparketit!
Fmijtė tanė Snoba
Metafora e blerjes sė banesės
"Ēka ka Vetėvendosja qė veē po ankohet?" |
60 komente
Jobs dhe Ramizat, Ekremat e Agimat tanė |
27 komente
Mėsim-besimi (II) |
25 komente
Ėndėrra vazhdon! |
19 komente
Ēka ėshtė E drejta tranzicionale? |
16 komente
Fmijtė tanė Snoba |
12 komente
Ēelu beton, merrna tetanė, se u bamė horė |
11 komente
Allahu njo, Amerika dy! |
11 komente
Qysh ia nguli Shefqet Krasniqi Baton Haxhiut! |
10 komente 