
Kur pata ndëgjue për nji konkurs për ridizajnim të bankënotave zvicerane m'patë ardhë shumë çudi, jo përshkak se k’to bankënota nuk kishin nevojë për nji pamje t're me ni angazhim e qasje t're, po përshkak se menova pse ju duhet Zvicrës nji seri e re dizajni kur janë t'rrethuem prej euros, sidomos t’u e konsideru faktin se Zvicra ndoshta s'shpejti kish me qenë pjesë e vendeve që përdorin euro-n. Ma vonë mësova se edhe nëse Zvicra kish me adoptue euro-n, frangu zvicran kish me qarkullue e me u përdore s'paku edhe per 4 vjet pas adaptimit te euros.
Konkursi n'fjale u organizue ne vitin 2005 prej Bankës Kombëtare zvicerane. Ne këtë konkurs ishin ftue 12 dizajnerë. Dizajnerët duheshin me qenë–mes tjerash–jo ma t'vjetër se 45 vjet, aktivë në profesionin e tyne në zvicër dhe me pasë njohuni në procedurat e printimit.
Tema e serisë së re të bankënotave ishte "Zvicra e hapun për botën" dhe duhej me u prezantu vendi n'tansi, si nji vend i hapun për pjesën tjetër t'botës, po ashtu edhe si pikë vendëtakimi.
Temat qe duheshin me u prekë në këtë seri ishin: ekonomia, edukimi, hulumtimi dhe zhvillimi, të drejtat e njeriut, turizmi dhe rekreacioni, kultura dhe sporti.
Këtë konkurs e ka fitue dizajneri Manuel Krebs, i cili gjithashtu asht partner ne studion e dizajnit Norm (nji prej studiove ma t'preferume t'mijat) ne Zurich. Manuel asht pjesë e gjeneratës t're të dizajnerëve zviceranë, t'cilët për dallim nga shkolla zvicerane e dizajnit (advokuese e moderëns) në vitet e 70ta, asht ma eksperimentale n'anën estetike.
Seria t'cilën Manuel e kish dizajnue m’u duk shumë e guximshme. Në këtë seri e pash nji ndryshim drastik prej serive tjera. Ngjyrat ishin përdorë n'mnyrë ma dinamike, temat ishin trajtue me nji m'nyrë shumë ma abstrakte. Bash dukeshin qe i perkasin kësaj kohe.
Ky asht propozimi i Manuel Krebs për serinë e re:




Per fat t'keq, ne vitin 2007, Banka Kombëtare zvicerane me një deklaratë per shtyp, tha se kish vendosë me vazhdue punën me dizajnerën Manuela Pfrunder, e cila ishte në vendin e dytë ne këtë konkurs. Dizajnet e saj ishin shumë t'thata e t'pa zhvillueme n'krahasim me punën e Manuel Krebs. Në këtë deklarate nuk u dhanë shumë spjegime për këtë ndryshim, përveç se ata shtuen se dizajnet e Manuela Pfrunder duheshin me u ripunue artistikisht e teknikisht para se me mbërri fazën e prodhimit.
Propozimi i Manuela Pfruner:



---
Në vazhdim po i paraqes krejt seritë, gjithsej 8, prej Bankës Kombëtare zvicerane tu fillue prej serisë t'parë.
1—
Seria e parë e banknotave zvicerane u aprovue në vitin 1907. Sipas Bankës Kombëtare zvicerane, kjo seri llogaritej si e përkohëshme




2—
Një pjesë e serisë t'dytë të bankënotave u implementue në vitin 1911, kurse pjesa tjetër në vitin 1914. 5 frangu nga kjo seri, për dallim nga numrat tjerë, ka qenë i përdorshëm deri ne vitin 1980







3—
Seria e tretë e bankënotave zvicerane u implementue në vitin 1918. Kjo seri u lansue si seri e quejtun "war notes"





4—
Seria e katërt u implementue në vitin 1938. Për dallim nga seritë e mëhershme, kjo seri kurr nuk u përdor edhe pse një pjesë e k’saj serie ishte printue




5—
Sipas Bankës Nacionale zvicerane, seria e pestë e vitit 1956 për herë të parë kish formue një unitet tematik e formal në historinë e bankënotave zvicerane





6—
Ne vitet e 70ta Banka Kombëtare zvicerane kish angazhue dizajnerë, piktorë e printer të ndryshëm për një seri me portrete të personaliteteve historike.






7—
Seria e shtatë e bankënotave u dizajnue në vitin 1984






8—
Seria e tetë u implementue në vitin 1995. Ne këtë seri paraqiten figura t'njohuna prej arkitekturës, muzikës, literaturës etc. K'to bankënota janë prej serisë e cila përdoret sot në Zvicër.






(0) komente | Klikime (2493)Blogat janë faqe personale të vetë autorit. Secili bloger mirëmban faqen e tij, ndërsa portali Zeri.info ofron vetëm hapësirën me qëllim që të kontribuojë në shtimin e komunikimit ndërmjet njerëzve dhe hapjen e debatit për Ƨështje të ndryshme të interesit individual ose shoq?ror. Blogat nuk redaktohen nga portali ose stafi i gazetës Zëri.
Portali Zëri.info, megjithatë mbanë të drejtën që të ndalojë publikimin e shkrimeve ose të heqë shkrimet e publikuara që janë në kundërshtim me kodin etik profesional dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.
Homazh pėr moralin e Kryeministrit Zero
Mbi 80% e popullatės janė proserbė*
Allahu njo, Amerika dy!
Mimoza dhe Shukri Buja
"Ēka ka Vetėvendosja qė veē po ankohet?"
Qysh ia nguli Shefqet Krasniqi Baton Haxhiut!
Turpi i Marigonės
Vokabulari artistik i mjeshtrit tparketit!
Fmijtė tanė Snoba
Metafora e blerjes sė banesės
"Ēka ka Vetėvendosja qė veē po ankohet?" |
60 komente
Jobs dhe Ramizat, Ekremat e Agimat tanė |
27 komente
Mėsim-besimi (II) |
25 komente
Ėndėrra vazhdon! |
19 komente
Ēka ėshtė E drejta tranzicionale? |
16 komente
Fmijtė tanė Snoba |
12 komente
Ēelu beton, merrna tetanė, se u bamė horė |
11 komente
Allahu njo, Amerika dy! |
11 komente
Qysh ia nguli Shefqet Krasniqi Baton Haxhiut! |
10 komente 