Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ditari
Ekonomi
Opinione
Kultura
Sport
ZIP
Bul Salihu

Mimoza dhe Shukri Buja

 

Mimoza 1.

Kur u përmend emri i Mimoza Kusarit si kandidate e AKR-së për kryetare të Gjakovës, plot njerëz mbetën t’habitun. E panë si diçka të re, jo vetëm për nga mosha, por edhe si ide të re, koncept të ri. Diçka që s’kishte ndodh’ ma herët as në Gjakovë e në ndonjë qytet tjetër të vendit. Sa mirë, ishin fjalët që thuheshin kudo nëpër takime, ndeja, kafiteri e sheshe, në javën kur u ba publike kandidatura e saj. Çikë e re në moshë, me shkollim në Amerikë, me plotë ide të reja e kreative për qytetin e saj të lindjes, me një biznesmen të fort prapa saj. Projektet e prezantuar nga vet ajo në “Çarshinë e Jupave”, midis t’Gjakovës, patën lan’ pa mend mijëra gjakovarë, të cilët e votuan më 15 nëntor të vitit të kaluar. Mbase ishte befasia më e këndshme e zgjedhjeve të nëntorit bashkë me kryetarin e ri të Hanit të Elezit, Rufki Sumën. Ajo arriti një rezultate të jashtëzakonshëm, ku mori gjysmën e votave të gjakovarëve, bashkëqytetarë të saj, që dolën atë të diele nëntori n’zgjedhje. Por ajo vetë u zhgënjye me rezultatin final të KQZ-së , që e shpalli fitues kryetarin aktual të Gjakovës, Pal Lekajn e AAK’së, për të cilin, sic thuhet, ka pasur mbështetjen e fshehtë të kryetarit të Degës së LDK në Gjakovë, Astrit Haraçia. Rezultati ishte rrënues edhe për vet LDK-në, humbje kjo e kalkuluar sipas shumë njerëzve. Mirëpo, humbja e Mimozës në këto zgjedhje bëri që shumë qytetarë ta mbështesin atë në ankesat e saj për parregullsi dhe manipulime të procesit zgjedhor në komunën që ajo pati kandiduar. Të gjithë ishin me të që në ditët e para mas shpalljes së rezultatit. Mijëra qytetarë të Gjakovës u dëshpëruan që ajo nuk arriti të siguronte votat e mjaftueshme që të bëhej kryetare e tyre. Madje, edhe n’Prishtinë ajo kishte marrë mijëra vota të rinisë, të cilët ditën e zgjedhjeve kishin shprehur dëshirë të jenë qytetarë me të drejtë vote n’Gjakovë, me votu për Mimozën - shpresën e Gjakovës, siç filloi të quhej ajo.

Mimoza 2.

Por, çfarë bën tani Mimoza? Ajo mbështet kandidatin e PDK-së në Lipjan, Shukri Bujën?!!!

Mimozën e deshtëm sepse ishte antipod i Shukri Bujës, i politikanit të këtij lloji. Ishte shpresa se politikanja e re po fiton kundër t’vjetërve  (jo në aspektin e moshës, po të konceptit) Ishte shpresa se e reja, ma n’fund po ia nxen vendin të vjetrës.

E vërtetë, zgjedhjet në Gjakovë ishin të vështira dhe rezultati mbase është deformuar. Pra, ndoshta Mimoza ka fituar, por tradhtia e supozuar e LDK-së ia ka marrë këtë fitore prej dore. Duket e logjikshme, nëse merret e mirëqenë tradhtia e LDK-së, që Mimoza tani po hakmerret dhe kjo duke mbështetur Bujën në Lipjan, ajo në njëfarë mënyrë po merr hak n’LDK. Por, a ka të drejtë morale Mimoza me i tradhtue gjithë ata gjakovarë, kryesisht të rinj që e votuan duke shpresuar në të. Disa më kanë thanë se janë të dëshpëruar dhe se nuk po munden ta kuptojnë këtë gjest të sajin. A ka të drejtë ajo që t’i tradhëtojë mijëra, ndoshta dhjetëra mijëra simpatizantë të saj në qytetet tjera t’Kosovës , duke u rreshtuar pas një kandidati në Lipjan, në këtë rast, Shukri Bujës?!. A do të thotë që Mimoza dhe Shukri Buja kanë të përbashkëta? A do të thotë se Mimoza dhe Shukri Buja ndajnë të njëjtat vlera? Me daljen e saj publike në përkrahje të Bujës dhe fjalëve miradije për të, Mimoza na bëri me dije se kështu është! Dyshoj që gjithë ata gjakovarë që e votuan Mimozën, si dhe rreth 15 mijë fansat e saj në fejsbuk, do ta votonin Shukri Bujën për kryetar të Lipjanit  Ça bane Mimozë? Mua po më duket që Mimoza, ma shumë se LDK-së, i ka ba dam vetes.

Ça bane Mimozë?!

(4) komente | Klikime (13273)
| tjera
KOMENTET
Emri*: Komenti*:
Email*:
Vendi*:
 

Blogat janë faqe personale të vetë autorit. Secili bloger mirëmban faqen e tij, ndërsa portali Zeri.info ofron vetëm hapësirën me qëllim që të kontribuojë në shtimin e komunikimit ndërmjet njerëzve dhe hapjen e debatit për Ƨështje të ndryshme të interesit individual ose shoq?ror. Blogat nuk redaktohen nga portali ose stafi i gazetës Zëri.

Portali Zëri.info, megjithatë mbanë të drejtën që të ndalojë publikimin e shkrimeve ose të heqë shkrimet e publikuara që janë në kundërshtim me kodin etik profesional dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Blogerat
 
Arkiva
Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51