Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ditari
Ekonomi
Opinione
Kultura
Sport
ZIP
Bul Salihu

Zona e Mufės

&

 

Zhvillime të rrufeshme dhe të papritura kanë ndodhur natën e së mërkurës në Partinë Demokratike të Kosovës.

Kryesia e PDK-së është mbledhur në një takim të jashtëzakonshëm në mesnatë për të shqyrtuar gjendjen në parti, pas një sondazhi të fundit të opinionit që tregon për rënie të besimit të qytetarëve si ndaj PDK-së ashtu edhe ndaj Qeverisë në përgjithësi.

Mbledhja është hapur nga kryeministri dhe kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, i cili ka kërkuar përgjegjësi nga anëtarët e kryesisë për këtë rënie drastike të besimit të qytetarëve ndaj PDK-së dhe Qeverisë. Pas fjalimit të tij, që ka zgjatur afër një orë Thaçi ka hapur debatin, i cili është përshkruar me tone të ashpra dhe me akuza të ndërsjella midis anëtarëve të Kryesisë të cilët ia kanë hedhur fajin njëri-tjetrin për rritjen e pakënaqësisë së qytetarëve.

Rreth orës dy pas mesnatës, kryeministri Thaçi ka hapur dritaren për të freskuar sallën ndërsa ka porositur kafe për t’i relaksuar anëtarët e kryesisë, pas tensioneve të krijuar në sallë. Pas një pauze të shkurtë fjalën e ka marrë kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherë sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Jakup Krasniqi, i cili ka kritikuar një pjesë të ministrave dhe deputetëve të kësaj partie se nuk kanë punuar mirë dhe se kanë pasur paraqitje të dobët mediale, dhe si rezultat i kësaj, ai tha se është edhe kjo rritje e pakënaqësisë së qytetarëve ndaj qeverisë por edhe PDK-së. Pas tij, fjalën e ka marrë nënkyetari i PDK-së, Hajredin Kuqi, i cili ka folur për sukseset e mëdha të qeverisë Thaçi. Por ai është ndërprerë nga fundi i sallës, nga një vijë më e ashpër e anëtarëve të Kryesisë, të cilat kanë kërkuar përgjegjësi për këtë rënie të besimit dhe jo, siç u shprehen ata, ligjërata të kota si para studentëve të juridikut.

Për të zbutur tensionet fjalën e ka marrë sërish kryeparlamentari Krasniqi i cili përmes një barsolete ka arritur t'i relaksojë raportet midis anëtarëve të Kryesisë. Pastaj ka nisur një debat i gjatë dhe aspak i lehtë dhe në fund të tij është konkluduar se faji për këtë rënie të besimit qëndron te zyra e informacionit dhe komunikimit me publikun, si në Qeveri ashtu edhe në parti. Sipas tyre, këto zyra kanë dështuar të komunikojnë në mënyrë të duhur me opinionin dhe i kanë lënë hapësirë opozitës që të depërtojë. Si pasojë, opinioni në Kosovë në vend se ta besonte suksesin e jashtëzakonshëm të qeverisë, po iu beson akuzave të opozitës dhe ndërkombëtarëve për qeverisje të dobët dhe shkallë të lartë të korrupsionit. Menjëherë, nga fundi i sallës, janë kërkuar ndërrime në departamentet e informacionit, kërkesë kjo e cila ka marrë edhe mbështetjen e drejtuesve më të lartë të partisë, të ulur në krye të sallës. Pas ndryshimeve në qeveri, partia ka mbetur pa zëdhënës pasi ai është emëruar ministër dhe tani para nesh shtrohet nevoja urgjente për ta plotësuar sa më shpejt këtë pozitë të rëndësishme për partinë, kërkoi një nga anëtarët e Kryesisë.

Keni ndonjë propozim për zëdhënës të ri, që mbulon edhe aktiivtetet e qeverisë por edhe ato të partisë?, pyeti kreu i PDK-së.

"Berat Buzhala", dëgjohet një zë gjysëm i shterrur nga mesi i sallës. "Ka pasë komente të mira për shefin, plus e merre me veti edhe Ilirin (Mirenen v.j)". Propozim nuk gjenë mbështetje dhe kryeministri kërkon propozime tjera. "Baton Haxhiu", ishte propozimi i radhës, por që pak kush e pëlqeu si ide. As Dukagjin Gorani nuk e kishte përkrahjen e nevojshme për faktin se "diçka po pështjell shumë me projekte me t'huajt edhe me emisionin e Anës n' RTK".

Anëtarët e Kryesisë, që zakonish preferojnë të ulen afër dritareve për t'ia lëshuar herë pas herë një sy edhe Sheshit, këmbëngulnin që zëdhënësi i ri të jetë dikush që flet mirë gjuhën letërare, që ju ofrohet sado pak atyre që kanë mbaruar Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe e që janë nga Krusha e Rahovecit, të cilët është vështirë t'i dallosh në janë prej Kosovës apo Shqipërisë.

"Rrahman Paqarizi shef, gjuhën e flet akull, plus i përdorë edhe ata n'RTK për me përhapë çdo informatë që dojmë". Propozimi iu pëlqeu shumë të gjithëve, por në momentin e fundit ndërhyri kryeparlamentari Krasniqi, i cili tha se mund të kenë telashe me ndërkombëtarët dhe Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, të cilët mund t'i akuzojnë për ndërhyrje në RTK.

Kë ta gjejmë tjetër?, ka pyetur Thaçi.

"Mufail Limanin. Na ka zbardhë ftyrën në debatet e Klan Kosovës". Propozimi ishte surprizë për të gjithë.

"Mufa, gitaristi i Minatorit", u pajtuan të gjithë njëzëri. "Është i vetmi që mund t'i amortizojë me sukses të gjitha akuzat e opozitës dhe analistëve. Para tij, të gjithë bëhen të pavlerë e të parëndësishëm ndërsa akuzat ndaj nesh duken qesharake dhe të pabesueshme".

Sipas tyre, Mufa e ka mbrojtur PDK-në me sukses nga demonizimi që i kanosej asaj nga akuzat e Isa Mustafës ndërsa Qeverinë e ka mbrojtur, po ashtu me sukses, nga akuzat e analistëve aniqeveritarë Beqë Cufajt, Enver Robellit, Avni Zogianit e Ilir Dedës, të cilat kanë arritur me shkrimet e tyre ta ulin besimin e qytetarëve ndaj qeverisë.

Pas përfundimit me sukses të mbledhjes, të gjithë kanë hequr kollarët, kanë zbërthyer dy pullat e sipërme të këmishës dhe kanë zbritur poshtë n'Zanzi Bar për të çuar nga një birrë të ftohtë me kikirika taze ndërsa kanë dëgjuar hitin e grupit 'Minatori'- Mihane loqka jem.

P.S.

Çdo ngjashmëri me 1 prillin është e qëllimshme 

(29) komente | Klikime (2992)
| tjera
KOMENTET
nAfBSPtmXkblvkTV (yEmzmCliyJPfTuVxE): 10-06-2011 23:47
YouĀ’re a real deep thinker. Thanks for sahring.
dreni (pr.................): 09-07-2010 09:34
te lumt o vlla mos jav mshefni te zezat e ktyne hajnav se me hajni kan ardh ktu ku jon haram e paqin buken si e han nga poplli i kosoves
zaimi (prishtin): 13-04-2010 15:15
bul te lumt shkrim shum i mir veq vazhdo.
Toni (Prishtine): 12-04-2010 20:06
Bul, pse s'po i kallxon miletit qysh i ke lyp Hashim Thaqit me t'ba zedhenes.
juniku (gjakove): 12-04-2010 14:44
Zoterinje te nderuar te PDK-s, askush nuk ua ka fajin, ate barteni vete. Ju befte mire. Edhe ky milet nuk eshte i pa ditur aq sa e merrni ju. Ky popull di shume mire me i be hesapet e veta.Ta dini mire,se i njeti eshte ky popull aspak nuk ka ndryshuar,ashtu si diti ta perze shkaun nga trojet e veta ashtu di edhe t`i ndeshkoj ēdo qeveri qe nuk do te punoj per te miren e tij. Te jeni te bindur se nje dite edhe juve do t`u ndeshkoje rende e qe besa edhe ka per te kerku llogari deri ne fund per te gjitha bemat qe ia keni plasur ne kurriz tani e dhjete vite te shkuara. Andaj mblidhni mendjen pasha bacen po ju them, se keshtu si e keni fillua nuk ju shkon me kungulli mbi uje. Ishalla musheni mend me ne fund edhe ju.
anamali (Prishtine): 08-04-2010 09:57
Shkrimet jane kotnasikoti, sepse ato nuk ndikojn e fare ne nderrim te performaces. Sido qe te jete, me mire te shkruhet, se te heshtet...
Z-ja (Dukagjin): 03-04-2010 18:06
Na myten tu na rrejt e hajt! I kane da detyrat: qeveria na vjedh, kurse keto mediat 'profesioniste' kujdesen me na rrejt, me na e hijeshue hajnine, demek, mire o, super, ska ma mire. A kane marre keta gazetare, se per qeverine qe ska marre e kemi kuptue ma heret?
Zagi (Lloqi na rrethon): 03-04-2010 17:27
PDKja ska mo nevoj per zedhenesa. Shikoni lajmet e KLAN Kosova dhe i merni vesh krejt te rejat nga qeveria nga 'burimet brenda qeverise' permes 'TV zedhenesi'.
arsimi (prishtine): 03-04-2010 17:12
opinion publik e gazetare, a e dini se? Bordi i RTK-se i ka rrogat 400 euro, e jane te paknaqun e po i kerkojne rrogat me ja u ngrit ne 1500 euro. A e dini se rrahman paqarizi si kryetar i ketij bordi ka kerku urgjentisht rritjen e pagave per bordin? E tash nje pyetje per bordin e korruptuar te rtk'se, a e dini se cka do te thote te jesh anetar i nje bordi? Ku osht morali e profesionalizmi. Rraha ma mire qatje zedhenes i pdk-se, sesa shkaterrus i televizionit
Chameleoni (... fushave, arave ...): 02-04-2010 22:43
Blerand Stavileci ia mbylli gojen z. akademikut! Tani me ai as qe po debaton per tema esenciale qe i perkasin, e lere me te kritikoj ndokend e edhe me jo po qe se rastesisht do ishte nga PDK-ja. Ne bujqesi ka cfare meson - rrofshin malet e Moknes !
sexpress (prishtina): 02-04-2010 17:54
prrallave te expressit, rtk'se dhe analistave te klan k., po ju vjen fundi. Kungulli nuk rrin mbi uje gjithmone.Humor te mire paske ba :)
Skenderbeu (Prishtine): 02-04-2010 15:59
Bul, pak si shume jeni demoralizu ju disa te ashtuquajtur "gazetar" per te vetmen arsye qe nuk po ju angazhojne diku ne ndonje projekt qeveritar.
Zombie (Ferizaj): 02-04-2010 14:04
Qfare komente palidhje te njerezve qe as letra s'i duron veqse i kan ba ka nje kompjuter e po shkrujne si "analista". Qfare shkolle na e pasni kry ju qe flisni ketu per Blerandin, rrini more aty ku jeni kamrarier a kku em dit qka punoni, Keta analiste qe i ka permendur artikullshkruesi, jane akdaemi per krejt neve, edhe per artikullshkruesin, prandaj....fleni,fleni
burimi (PR): 02-04-2010 12:37
Hiq me pak se 90 autobusa me studenta me te afte e me te menqur se Blerand Stavileci mundesh me i gjete vetem ne pr. Po Thaqi ja ka fut kot, se qka ka lidhje ky tipi me Bujqesi? Qka bon ky tipi nese nje farmer i drejtohet me fjalet: 'Valla bre djal i mire-minister spo na majne lopet diqka, e hiq sdi qka i ka gjete' qysh e kupton Blerandi kete fraze p.sh. E sa per Mufen, na ka teshe b....
blerim koca (Skenderaj): 02-04-2010 11:26
Ku Blerandi ja kish pase mesye Mjekesise, dhe mbasi nuk ka arrit me krye Mjekesine, u ndal ne vitin e III-te, e derguan ne Bujqesi. Po i bjen qe ja kane gjet vendin. Dmth. u nis per mjek, e po del bujk. Zgjidhje e mire per nje kabinet qeveritar, ku shumica nuk meritojne te jene me shume se bujq. Me falni bujqm juve nuk deshta sinqerisht te ju ofendoj.
Idrizi (prishtine): 02-04-2010 10:45
Shkrim fenomenal. Keta qe i thojme vetit analista qe jane permend ne kete tekst e dojne PDK per me fitu pare edhe me zane naj pozite, se kurgjo tjeter nuk i lidhe me partine.
Bul-ash (Buljashte): 02-04-2010 08:50
Bul a hiq spo mundesh me e mshef faktin qe je me LDK'ne a? Marre per Blerandin po edhe ma marre per Luten, i cili ka me te kulturu ty edhe krejt popullin tone....
Kallushani (Prishtinė): 02-04-2010 08:00
Shumqka eshte reale ne kete koment, sado qe je munduar te fshehesh prapa 1 prillit
regalo (Prishtine): 01-04-2010 15:36
Bul kur po bahesh Zedhenesi i LDK'se apo AAK'se?
Selimi (prishtine): 01-04-2010 13:56
mu dhimten tre minutat qe e lexova kete shkrim kot.
shpresa (prishtine): 01-04-2010 11:28
Ani edhe Mufa analist!!! aj kuku medet!!! eh po valla bash i shkon per shtati te jete analist dhe zedhenes per PDK
Realisti (Prishtine): 01-04-2010 11:20
Sqarim per Erden. Per udheheqje duhesh te jeshe menaxher qfar edhe eshte Blerandi e sa per diplom te Iliri apo te Up-se a te jashtme te gjitha jane te njejta.Eshte ndere per qeverin Thaēi II ta kete nje ministes si Blerandi
Blerim (Prishtina): 01-04-2010 11:18
Une e kisha bere nje korrigjim te vogel. Per mendimin tim Mufail Limani nuk duhet te cilesohet si analist. Analiza dhe ai jane si nata me diten!
Dicka po zihet (Peje): 01-04-2010 11:14
Shpresoj qe e zgjedhin Dukagjin Goranin e "miresjellshem" dhe kepucat e tij shpic. Per dy jave PDK-ja kish ra ne sondazhe ne 10%.
erda (PR): 01-04-2010 10:39
Bravo.....veq paske harru me e cek qe ish-zedhensi qe nuk e ka kry punen kurrqysh promovohet e bohet minister ncncncnc.....po qka dine Blerandi me master te ILIRISE per bujqesi.
Zombie (Ferizaj): 01-04-2010 06:56
Sipas jush te gjithe keta emra qe ju i apostrofoni ketu ne kete shkrim jane te PDK-se Bul. Sipas jush, tere elita intelektuale ne Kosove qenka ne krah te PDK-se. Edhe pse me ironi te madhe flet kur i permend me sarakzem keta emra si zedhenes te kesaj partie, ne njefare menyre ke treguar se te gjithe intelektualet, gazetaret e analistet me te njohur te Kosoves jane me PDK-ne. Shtrohet pyetja, pse? Une mendoj se kjo e tregon qarte se PDK-ja eshte forca numer nje ne Kosove, se eshte parti e vlerave dhe jo antivlerave, dhe se nuk eshte parti regjionale si AAK-ja por gjithekombetare e gjitheperfshirese. Ju me kete shkrim keni terguar edhe njehere se nese nuk je me PDK-ne duhet ta sulmosh rende ate dhe ta etiketosh si te mudnesh e me qfare te mundesh vetem qe ta zbehesh si parti qe ēdo dite e me shume po merr permasa gjithekombetare. Nuk ka krize ne PDK, aty ka demokraci, ne PDK nuk ka as krize kuadrosh sepse tere Kosova qenka PDK, gjithmone sipas teje Bul.
Veton (Prishtine): 01-04-2010 05:29
Sen s'paske thane.
Kushtrim.SH (Prishtine): 01-04-2010 02:26
Bul,sikur te mos ishte 1 Prilli!
Toni (PR): 01-04-2010 00:07
Bul hallall te kofte bre burr. Desha me parafrazu ish-ideologun e neostalinistave ne pushtet, Qosjen. "Neveria me vjen nga analistat e tille" (si Mufa pra).
Emri*: Komenti*:
Email*:
Vendi*:
 

Blogat janë faqe personale të vetë autorit. Secili bloger mirëmban faqen e tij, ndërsa portali Zeri.info ofron vetëm hapësirën me qëllim që të kontribuojë në shtimin e komunikimit ndërmjet njerëzve dhe hapjen e debatit për Ƨështje të ndryshme të interesit individual ose shoq?ror. Blogat nuk redaktohen nga portali ose stafi i gazetës Zëri.

Portali Zëri.info, megjithatë mbanë të drejtën që të ndalojë publikimin e shkrimeve ose të heqë shkrimet e publikuara që janë në kundërshtim me kodin etik profesional dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Blogerat
 
Arkiva
Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51