Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ditari
Ekonomi
Opinione
Kultura
Sport
ZIP
Dush Gashi

Cigarja shtrembėr e heroit

E mban mend kush ende Olimpiadën e vitit të kaluar në Pekin?

Nëse po, atëherë sigurisht se do t’u kujtohet amerikani Michael Phelps, ai notuesi me buzëqeshjen ende naive fëmijërore, por që energjinë e bollshme të trupit të tij prej balene e këmbente pa shumë mund me arin olimpik. I “praruar” edhe shumë herë të tjera më parë, në kampionatet e ndryshme të notit dhe në olimpiadën paraprake, ai këtë herë do t’i varë në kraharor edhe tetë medalje të tjera, duke ia kaluar për nga numri i medaljeve të arta të fituara në një olimpiadë të vetme vetëm pas gati pas dyzet vjetësh një bashkëvendësi të tij më të vjetër, Mark Spitzit legjendar, i cili në vitin 1972, në München, ka fituar vetëm një më pak.

E, këtë Mark Spitzin e kam dëgjuar teksa publikisht, nëpërmjet televizorit, ia mbante një leksion të edukatës morale këtij pasardhësit të tij të ri.

“Tash e tutje duhet të kesh shumë kujdes se si sillesh në publik”, i drejtohej cooler-it plakushi me tiparet e ruajtura djaloshare dhe qetësinë e një fqinji të urtë e shembullor, të cilin ke dëshirë t’ua tregosh fëmijëve.

“E tërë Amerika i ka sytë në ty dhe, po e zëmë, po ndodhi e vure një cigare shtrembër në cep të gojës, dije se, që nesër, gjysma e tinejxherëve amerikanë do të fillojnë të mbajnë po ashtu cigare në cep të gojës”, e këshillonte përafërsisht me këso fjalësh Spitz.

Më është kujtuar shumë herë më pas kjo këshillë, sidomos në rastet kur në Kosovë bëhen përpjekje shpesh të tepruara për tabuizimin e ngjarjeve e të protagonistëve të tyre nga e kaluara pak më e largët, apo më e afërt e jona. Në këso rastesh, një pyetje shtrohet vetvetiu: në qoftë se një sportist duhet të jetë kaq i vëmendshëm se çfarë shëmbëlltyre morale përcjell te të rinjtë, atëherë çfarë do të duhet të jetë sjellja e, po e zëmë, një luftëtari të luftës për liri?!

Natyrisht, nuk e kam ndërmend ta paragjykoj rastin e ministrit Limaj. Por, ajo që u dëgjua këto ditë nga një i ri në televizor, qoftë edhe si rast i vetmuar, është një dëshmi e mirë se sistemi i vlerave në Kosovë është përmbysur keq. Të kuptosh nga goja e një të riu - me gjasë rreth të njëzetave, moshë kjo e cila për nga natyra është më së paku konformiste - se për të është krejt normale që dikush që ka dhënë shumë për lirinë e vendit të ketë të drejtën edhe të vjedhë nga arka e shtetit, apo se të gjithë ministrat vjedhin dhe kushdo të ishte në vendin e tij do të vepronte njësoj, është një sinjal i keq se kësaj shoqërie, edhe në qoftë se brenda natës e krijon një sistem perfekt të drejtësisë, do t’i duhen edhe shumë vite për ta kthyer për së mbari moralin e saj. 

(0) komente | Klikime (1380)
| tjera
KOMENTET
Emri*: Komenti*:
Email*:
Vendi*:
 

Blogat janë faqe personale të vetë autorit. Secili bloger mirëmban faqen e tij, ndërsa portali Zeri.info ofron vetëm hapësirën me qëllim që të kontribuojë në shtimin e komunikimit ndërmjet njerëzve dhe hapjen e debatit për Ƨështje të ndryshme të interesit individual ose shoq?ror. Blogat nuk redaktohen nga portali ose stafi i gazetës Zëri.

Portali Zëri.info, megjithatë mbanë të drejtën që të ndalojë publikimin e shkrimeve ose të heqë shkrimet e publikuara që janë në kundërshtim me kodin etik profesional dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Blogerat
 
Arkiva
Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51