Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ditari
Ekonomi
Opinione
Kultura
Sport
ZIP
Gėzim Visoka

Heshtja e pėrhershme dhe zhurmėtaret e fundit?

Pse heshtin njerëzit në Kosovë kur në fakt përjetojnë papunësi të vazhdueshme dhe nuk kanë të drejta sociale, kur nuk ju degjohet zëri në vendimmarrje, kur nuk kanë shërbime cilësore publike, dhe kur ju privohet liria e lëvizjës dhe shprehjës? Kjo pyetje e gjatë ka një përgjigjje të shkurtë: është kulti i heshtjës si instrument pragmatik që i shtynë njerëzit të durojnë dhe të mos veprojnë. 

Dy teza mund ta elaborojnë këtë dukuri. Një tezë e mirënjohur në vendet në tranzicion është marrëdhënia ndërmjet regjimit paraprak, dinamikës politike gjatë tranzicionit, si dhe kulturës dhe traditës lokale politike. Sipas kësaj teze, njerëzit në shoqëritë post-komuniste preferojnë rrethet e mbyllura shoqërore si reagim ndaj ndërhyrjës paraprake komuniste në privatësi, si dhe obligimit për pjesëmarrje dhe anëtarësi në shoqata kolektive. Këto rrethe të mbyllura shoqërore duket se në Kosovë janë të organizuara kryesisht rreth familjës dhe personave të besueshëm. Si pasojë e kësaj, besimi ndaj autoriteteve shtetërore është kryesisht instrumental, dhe rrallë organik. Përderisa, besimi instrumental shërben si mjetë konsekuencional për ndërmjetësuar në punësim, shkollim të lartë dhe përfitim material, besimi organik, në anën tjetër, është rrallë i shprehur në vendosshmëri të sinqertë për të ndjekur një kornizë vlerash, besimesh dhe praktikash me karakter deonotologj ik. Një dilemë esenciale është mundësia apo pamundësia për zhvillim të kapitalit social nën këto kushte të besimit instrumental.

Një tezë tjetër që ka të bëjë me natyrën neo-liberale të rregullimit shtetëror shpejgon se si heshtja është zgjedhje pragmatike. Për dallim nga demokracitë sociale, demokracia liberale e instaluar në Kosovë me orientim kah ekonomia e tregut pamundëson mbrojtje sociale, shtyp të drejtat e punëtorëve dhe zhvesh guximin qytetar për resistencë. Ky rregullim ekonomik favorizon individualizmin dhe eventualisht zbeh solidaritetin e përbashkët, vlerat e përbashkëta organizauese, si dhe krijon përqarje shoqërore. Në Kosovë qytetarët ende nuk kanë sigurim shëndetësore të mirëfilltë, nuk kanë sistem të bësueshëm të kursimit pensional, dhe për më shumë kujdesi pensional është i mjerueshëm. Po ashtu, si pasojë e neo-liberalizmit, shoqëritë e prekura nga komunizmi dhe konflikti etnik ballafaqohen me ekonomi joformale, nivel të lartë të korrupsionit, si dhe shmangje nga pagesa e taksave dhe auditimeve financiare. Përderisa diskursi zyrtar dhe dominant për këto dukuri ilegale është negativ, ka edhe të atillë që gjykjonë më ndryshe, duke e konsideruar ilegalitetin dhe resistencën ndaj sistemit neo-liberal si formë të pranueshme të manifestmit të pakënaqësisë në shkallë të ulëta që duket si heshjte kolektive. Pra, nën këto kushte, heshtja na del si zgjedhje pragamitike dhe resitencë ndaj sistemit, duke ditur mirë faktin se organizimi sindikal i punëtorëve shpie në përjashtim nga puna, reagimi i hapur dhe publik ndaj autoriteteve shpie në margjinalizim e deri në përjashtim të mundshëm nga benifitet e lirës dhe hapsirës publike. 

Këto dy teza që kanë potencial shpjegues pse heshtja kolektive ndodh në Kosovë ndaj padrejtësive mund të sfidohen për momentin nga veprimtaria qytetare e Vetëvendosjës. Pa dyshim, oragnizatat tjera të shoqërisë civile janë mbrapa në mobilizim publik. Vetëvendosje si lëvizje shoqërore përdor një mori strategjisë për të mobilizuar masën, legjitimuar veprimtarinë e saj, si dhe krijuar përkrahje të gjerë popullore. Duke kombinuar dimensionin kombëtar dhe ate social, Vetëvendosje është duke krijuar një përkrahje të kategorive shoqërore që përbëjnë shumicën e qyetatarëve të Kosovës: të papunët; ish pjesëmarrësit në luftë të pakënaqur me krahun politik dhe jo-politikë të PDK-së; të rinjtë e përjashtuar nga përfitimet e shoqërisë civile, dhe deri në një masë pensionistët. Diskursi politik i Vetëvendosjës sa është aktual po aq është edhe primordial. Kerkesat e tyre janë të vjetra, por forma e shprehjës është e re. Të metat dhe dështimet e administrimit ndërkombëtar të Kosovës dhe qeverive vendore i shërbëjnë Vetëvendosjës si platformë e gatshme për kritikë dhe arsye për mobilizim shoqëror. Edhe përkundër krejt këtyre kushteve të volitshme për të mobilizuar dhe zhurmuar masën, përkrahja publike për Vetëvendosjën ka qenë e nivelit modest. Ndoshta heshtja pragmatike ka ndikuar që qytetarët t’i rezistojnë thirrjës për resistencë të Vetëvendosjës, apo i mbetet kohës të dëshmoj interpretime tjera. 

Përfshirja e Vetëvendosjës në institucione dhe transformimi gradual në parti politike nën kushtet e diktuara nga rendi kushtetues të Kosovës, për disa është konsideruar si shëndrrim në një parti që po humb momentin dhe hapsirën përkrahëse publike, po për disa tjerë është parë si një zgjerim i fushëveprimit duke institucionalizuar qëndrimet politike dhe misionin themeltar. Si do qoftë, këto zhvillime brenda dhe jashtë Vetëvendosjës janë të pamjaftueshme për të konstatuar se kemi një zgjim të përbashkët dhe fund të heshtjës pragmatike. Cfarë mund të spekulojmë është mundësia që heshtja të tejkalohet përkohësisht, por të kthehet sërisht kur të kuptohet fakti se demokracia pjesëmarrëse dhe direkte është e veshtirë të praktikohet, si dhe romanticizmi kombëtar nuk është aq i përdorshëm. Mirëpo, si rrjedhoj e kësaj një demokraci agnostike mund të lind si rezultat i përplasjës së heshtjës dhe zhurmës, për të krijuar një zgjedhje mesatare, ku të gjithë preferojnë të bërtasin nga pak dhe pastaj të fshehen pas perdës së injorancës që Rawls e sheh si zgjidhje për një kontratë sociale ku mbretëron drejtësia si paanshmëri.

 

Komentet konstruktive dhe përmbajtësore mbi këtë temë janë të mirëseardhura, të tjerat dëshmojnë synimet joserioze të komentuesit.

(0) komente | Klikime (2423)
| tjera
KOMENTET
Emri*: Komenti*:
Email*:
Vendi*:
 

Blogat janë faqe personale të vetë autorit. Secili bloger mirëmban faqen e tij, ndërsa portali Zeri.info ofron vetëm hapësirën me qëllim që të kontribuojë në shtimin e komunikimit ndërmjet njerëzve dhe hapjen e debatit për Ƨështje të ndryshme të interesit individual ose shoq?ror. Blogat nuk redaktohen nga portali ose stafi i gazetës Zëri.

Portali Zëri.info, megjithatë mbanë të drejtën që të ndalojë publikimin e shkrimeve ose të heqë shkrimet e publikuara që janë në kundërshtim me kodin etik profesional dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Blogerat
 
Arkiva
Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51