Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ditari
Ekonomi
Opinione
Kultura
Sport
ZIP
Gjergj Filipaj

Metafora e blerjes sė banesės

Ora tre e mëngjesit – sytë e mi tentonin t’iknin dritës së llampës verbuese të kapur për tavolinën e vendosur në fund të dhomës. Llampa e lirë kineze e ngulur dhe përforcuar me një copë metali qëndronte në anën e majtë të tavolinës multi funksionale – të prodhuar në ndonjë uzinë popullore enkas për t’i hyrë në punë studentëve të Universitetit të Tiranës.

Gjatë ditës në këtë tavolinë ngjyrë ulliri të errtë hanim bukë. Pas orës 21:00 nga tavolina hiqej mbulesa duke ia ndërruar asaj destinimin. Natën tavolina rezervohej nga një shok i imi i fëmijërisë, me të cilin shoqnia më lidhi jo vetëm në tetëvjeçare e shkollë t’mesme por ai m’râ me e pâs edhe zimmer n’studime. Ideale kish thânë ndonjë nostalgjik i shoqnive t’vjetra.

Tavolina e cila përmes një mekanizmi të sajuar nga një amator mund ta ndryshonte kandin deri në 90 shkallë ishte shkaku se përse unë mbesja pa gjumë. Zimmer’i im aty i vizatonte planimetritë dhe fasadat e ndërtesave e shtëpive – detyrat e dedikuara për Fakultetin e Arkitekturës.

Edhe sot e kësaj dite m’kujtohet drita dhe tavolina e vjetër e punës e cila ndodhej në dhomën e përbashkët që e ndaja me studentin e arkitekturës.

Nja dymbëdhjetë apo më shumë vite nga kjo kohë përsëri arkitektura më la pa fjetur. Kësaj radhe mjesin e kam pritë duke shfletu oferta t’ndryshme të ndërtuesve kosovarë. Bashkë me gruan time kemi hulumtua duke kërkuar banesën ideale ku do të strehoheshim bashkë me dy djemtë tanë t’moshës 4 dhe 1 vjeç e gjysmë.

Për t’râ në banesën që na përshtatej ma së shumti na janë dashtë gati 4 vjetë hulumtim.

Kërkesa jona ishte pak a shumë ajo e shumicës së çifteve të reja kosovare (30 e diçka vjeç): kërkonin banesë në qendër, pamje perfekte, ndërtim solid, me parket dhe pllaka cilësore, hapësirë të shfrytëzuar mirë, shitje me perimetër të brendshëm, lift, çmim të arsyeshëm dhe kredi të volitshme – pothuajse perfekte kishit thânë. E pra po jua hjek merakun menjëherë – banesë si kjo ska – nuk gjindet n’Prishtinë. Kot e kërkoni.

Për me bâ zgjedhjen e duhur duhen sakrifikuar jo pak gjëra rrethanore. Duhet me shpenzua goxha kohë n’inspektimin e ndërtimeve të ndryshme. Jo rrallë herë t’mathnat (këpucët) i kam bâ pis me pluhun dhe mallter duke u ngjitur shkallëve të pa meremetueme për të parë planin e banesave të ofruara.

Poashtu largimi nga qendra e qytetit është pothuajse i paevitueshëm – përveçse nuk do me e torturua veten duke kërku parking, nuk do me pa diell me sy dhe ske asgjë kundër mykut – karakteristikë jo fort e kandshme kjo e banesave t’reja afër qendrës në Prishtinë. Banesat e vjetra t’ndërtueme P.L (para luftës së vitit 1999) janë opsion por më i shtrenjtë t’paktën për 20 për qind duke mos llogarit këtu edhe shpenzimet e renovimit të banesës.

Çiftet e reja kanë probleme të vjetra – mungesë kronike të parave – andaj largimi nga qendra mund të arsyetohet me daljen në skaje të unazës së qytetit ku hapësirat e gjelbërta dhe pamjet nuk janë raritet si në qendër. Kujdesi nuk është i tepërt nëse siguroheni se përballë ballkonit tuaj ka mjaft hapësirë për të përballuar edhe ndërtimin e një banesë tjetër – prania e së cilës nuk do t’iu eklipsonte.

Deri vonë pjesa dërrmuese e ndërtuesve banesat i kanë shitur nga shtylla në shtyllë duke

llogaritur në çmim edhe ato metra katror të cilat në realitet nuk ekzistojnë. Kujdes pra mos bleni banesa me hapësirë imagjinare - insistoni me pagua vetëm hapësirën ku ju shklet këmba.

Mbase e vetmja gjë që mbet jashtë domainit tuaj të ndikimit është zgjedhja e komshinjve. Unë për vete kam pas fat.

Kur të gjitha këto çështje t’vijnë në vendin e vet, mbetet për tu kryer puna kryesore – zgjedhja e bankës së përshtatshme për të marrë kredinë. Analizimi i të ardhurave mujore dhe ndarja e këstit mujor âsht një traumë – e cila haset patjetër si pengesë drejt quest’it të blerjes së banesës.

Me pak fjalë zgjedhja e patundshmërisë mund të ndikoj që jeta juaj përkohësisht të shndërrohet në siç kish thânë nji mik i mirë imi “metaforë të blerjes së një banese”.

(21) komente | Klikime (7000)
| tjera
KOMENTET
GZiBMQZWxBjckVI (KdJoUAsRDwFXAuBiffB): 12-04-2011 21:49
AKAIK you've got the awnser in one!
Kushtrimi (Prishtine): 15-03-2010 01:16
Gjergji edhe une kam blere banese ne qender te Pr. Edhe une kam kerkuar te blej metrazh vetem ku me shkel kemba, por atehere shitesi ne kontrate me obligoj qe te ceket se une nuk kam te drejt te vendoj asgje ne mure pasi qe ato nuk jan te mijat.Keshtu qe i bleva edhe muret.Une them ndryshe nga ty: Te blehet ate qe shfrytezohet mos te kujtojm komunizmin kur prinderit tane kan marre banesa falas.Zoteri pos mureve duhet te blesh edhe parkingun se te nevoitet...
RE: Agron (Prishtinė-Qėndėr): 30-03-2010 15:12
Ke te drejt per parking ama muret e brendshme llogariten e te jashtit JO as te kojshiut bile qe i shesin shumica e Ndertuesve, na fal po banesa duhet te blihet NETO
optima (Prishtine): 12-02-2010 13:16
Gjergj, a ju i leni kepucet para dere, a?? Kjo ndodhe veq ne Kosove. Per mos me e ndyte banesen i lojm kepucet jasht. Me mire po e ndytim koridorin dhe ata qe kalojne neper koridor, le t'ju marin ere kepuceve tona...
Hekurani (Prishtine): 12-02-2010 00:20
Gjergj shume mire e ke tregu realitetin qe po ekziston per ne gjeneraten e re per blerje te nje banese..... per gjithcka po na duhet me sakrifuku... A thua a do te vije ndonjehere nje "RAMIZ SADIK" qe kish mi kry punet sipas nje standardi?
Gjergj (Pr): 11-02-2010 23:37
Fadil Prandaj unė kam shpenzu mjaft kohė vetėm nė identifikimin e banesės sė pėrshtatshme nė njė hyrje pak a shumė normale ku nuk ti vjedhin kepucat ose hudhin bėrllokun para deres.
Fadil (Shkup): 08-02-2010 23:09
Ne Kosove blerja e banesave eshte nje ashtu thene “puzzle” qe ndonje figure i mungon dhe kurr nuk mundesh ta kompletosh ate “puzzle” sic duket ne figure. Ne rastin tim, une kam ardh nga nje vend tjeter dhe kam blere banes ne Kosove. Sot e asaj dite, une ende nuk jam i kenaqur me kete banese. Pse? Pike se pari une jetoj ne katin me te larte te baneses dhe e kam zgjedhur per shkak te pamjes qe me pelqente, po normal qe edhe aq lart njeri vjen dhe vjedh kepucet para deres, edhe pse ne pallat nuk mund te hyj kushdo kur te don per shkak te siguris se deres, pra ketu vjen ajo qe the ti Gjergj se komshiu duhet te zgjidhet i mire e ne rastin tim nuk kam pas ket fat. Problemi tjeter eshte parkingu i vetures qe nuk ke permend asgje per parking. Ne disa vende njeri paguan parkingun per meter katror me shume se sa banesen, dhe prap nuk arrin ta parkoj veturen e tij sepse komshiu vendas don te tregohet me trim e ta parkoj aty derisa t’ju thyhet vetura pike pike si ne rastin tim ;-). Puna e parkingut eshte njesoj sikurse te vjen komshiu te thot po ta mar dhomen e ndejes se jam me trim. Mungon pike se pari kultura e biznesit (blerja / llogaritja / prezantimi i baneses) dhe kultura e jeteses me nje ambient te perbashket, respekti.
kushtrim (Prishtine): 08-02-2010 20:28
Gjergji, mos harro edhe parkingun me pare te banesave te reja ne qender ku 'pronari' i tokes e rrit pagesen SD (sipas deshires)...edhe per pune te kredive tash shyqyr e kemi bankometrin qe po publikohet cdo tre muaj. Koxha na u ka lehtesu puna:-)
AKM =) (Prishtine ne Banes): 08-02-2010 20:15
Gjergji Gjergji Gjergji ti e din qe shkrimet e tuja kan ni vend te posacem te un...per Bank mos em ndrro' quditesh...per banes se morra vesh hala a e bleve be djal se motti je ka kqyr :) megjithato boma nji zo hojm noj cop mish te mir edhe i shajm ndertuesit sa pisa qe jan...po sigurisht qe saga e metaforest tonde vazhdon edhe ka me kon nji fjalim i mir hyres kur e bejm hymjen solemne ne banese tonde ;)
Gjergj (Pr): 08-02-2010 15:57
Kjo ėshtė faza e parė - se kur ti vie rendi le tė themi parketit - ustau i parketit mundohet me ta shit punėn e tij tė dorės - thuajse asht ndonjė mjeshtėr druri nga Firenca e nė fakt njohuria e tij mbi parketin nuk e tejkalon njohjen gjysmake tė llojit tė parketit dhe llaqeve qė i ka mėsu pėrmendėsh.
Arta (Prishtine): 08-02-2010 15:03
Gjergj, perfekt e paske spjegu...masi edhe une jom viktime e banesave me qira t`nalte ne Prishtine, pa kurrefare kushte tash e sa vjete...edhe ne kerkim te blerjes se nje banese qe i ploteson kushtet bazike qe duhet me i pase nji ndertim...plotesisht po t`kuptoj qysh po nihesh...GAJRET! p.s. veq as De Rada se ka keq
Gjergj (Pr): 08-02-2010 14:26
Paj- s'ke ē'me i ba!
Kosova (Prishtinė): 08-02-2010 14:21
Bravo Gjolle Pajtohna plotesisht, edhe pse hiq s'po m'vjen mire qe duhet me u patju :S
Gjergj (PR): 03-02-2010 23:23
Abit - Tavolina tashmė ndodhet nė pronėsi tė njė brrkoje tė quajtur Mefit.
Abit (PR): 03-02-2010 17:03
Gjergj, A e ki hala qat tavolinen?
De Rada (Sheshi Nene Tereze): 03-02-2010 16:28
Eh more Gjergj, ti mezi e bleve nje banese, e ish koleget e tu gazetare kane bere shtepi e vetura luksoze. te gjitha keto nga "miqesia" qe e kane me Pushtetin dhe Pushtetaret. Megjithate, e cmoj me tepr llojin tend te gazetareve dhe njerezve, sepse keta te tjeret me nuk e meritojne te quhen te tille.
Komshiu nga Blloku Perballe (Prishtinė): 03-02-2010 15:37
Po mungon pėrgjigja qe jam duke e kėrkuar qe sa kohe – I mungojnė Prishtinės banesat/ndėrtesat apo Prishtina ka shumė mė shumė banesa/ndėrtesa sesa qe duhej tė kishte?!! Mendimi im ėshtė se Prishtina ka njė tepri alarmante tė blloqeve/ndėrtesave/banesave, po ju ē’mendim keni?
arbana (prishtine): 03-02-2010 15:01
mire qe i permende kojshite, dhe pse s'kallxove kush jane ata :)
Komshiu (Lagja Mati): 03-02-2010 09:18
Giorgio, nuk e permende mosrespektimin e afatit per kryerjen e puneve nga ndertuesit kosovare.
Fisnik Ismaili (Prishtinė): 03-02-2010 00:36
Na e le zhig, Gjergj, se nuk na tregove a gjete banesė ma nė fund, ēka tu desh me sakrifikue, ēka pėrfitove edhe qysh tė dolėn kojshitė. Apo ndoshta po e ruen pėr njanin prej artikujve nė vazhdim. Nė pritje tė epizodės sė ardhshme!
kerkuesi i baneses (prishtine): 02-02-2010 23:47
se per shkalle emergjente mos t'flasim!
Emri*: Komenti*:
Email*:
Vendi*:
 

Blogat janë faqe personale të vetë autorit. Secili bloger mirëmban faqen e tij, ndërsa portali Zeri.info ofron vetëm hapësirën me qëllim që të kontribuojë në shtimin e komunikimit ndërmjet njerëzve dhe hapjen e debatit për Ƨështje të ndryshme të interesit individual ose shoq?ror. Blogat nuk redaktohen nga portali ose stafi i gazetës Zëri.

Portali Zëri.info, megjithatë mbanë të drejtën që të ndalojë publikimin e shkrimeve ose të heqë shkrimet e publikuara që janë në kundërshtim me kodin etik profesional dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Blogerat
 
Arkiva
Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51