
Para disa ditësh u binda se disa prej legjendave urbane t’Prishtinës nuk janë vetëm histori fiktive të rrëfyera netëve t’pafund kur gjatë pirjes së rakisë muhabetet rreth politikës dhe medias shterrojnë.
Këto legjenda urbane t’asociuara me fenomenin e quajtur usta a.k.a mjeshtër janë besa mjaft t’gjalla dhe të freskëta në mendjen e disa miqve t’mij, të cilëve u ka ra hise që të jenë protagonistë në disa histori me karaktere që ndreqin gypat e ujit, rrafshojnë gletin apo edhe i ndërrojnë llajsnet e parketit.
Bisedat shpeshherë komiko/cinike t’linduna si pasojë e tregimeve mbi punën dhe diskursin –ndoshta ma mirë kish qenë me e quajt zhargonin e ustáve t’ndryshëm m’dukeshin tejet t’largëta dhe nganjëherë të pamunduna. Kjo ndodhte për faktin se ato dilnin nga goja e miqve të mi të cilët si pronarë apartamentesh a shtëpish në Prishtinë kishin pâs jo pak encounter-a me specien unike të mjeshtrave kosovarë. Ndërsa unë si alien i paadresë i ardhun n’kryeqytetin e Kosovës nuk e kisha rastin me kénë n’kontakt me ta.
Kjo situatë ndërroi para disa ditësh kur u bëra pronar krenar i një apartamenti n’trekëndëshin e lagjes së Spitalit, të Bregut të Diellit dhe Matiçanit.
Ndjenja e sigurisë e cila më pat kaplua t’tânin n’momentin e arritjes së sigurisë apo/edhe statusit shoqnor të kalimit nga të kenit qiraxhi në subjekt me adresë t’përheshme u thye në spirra të imta në momentin kur u ndesha në një konverzacion tekniko-artistik me një mjeshtër t’parketit.
Pas një seance të daydreaming-ut mbi atë që u bâna me apartament – kthimi në realitet ishte relativisht i shpejtë dhe brutal. Ustau i parketit ma prishi tripin duke më ilumninuar me atë që mendja e tij e quante art.
Duke pas parasysh se si pronar i ri doja me përmirësua disa detaje në apartamentin tim – me vendos disa pllaka tjera, me i bâ do ndryshime të vockla në plan, me i vizëllu do detaje, të gjitha këto kërkesa u pranuan mirë derisa radha nuk i erdhi parketit.
Duke shfletua librin e Taschen-it a mbi dekorimin e banesave të stilit t’New York’ut, sytë mu kapën pas një parketi t’ngjyrosur me një nuancë të errët ngjyrë kafeje. Duke pas parasysh se unë nuk jam ndonjë njohës i kombinimit të ngjyrave dhe i dekorimit, pa llafe vendosa me zbatua rekomandimin e librit.
Por ja që mjeshtri si një connoisseur i vërtetë i parketit nuk pajtohej me këtë zgjedhje timen. Pas një vonese 2 javëshe më thirri në telefon duke treguar se ndryshimi i ngjyrës nuk është një punë kaq e thjeshtë (n’fakt kërkesa ime dilte nga shablloni i banesave tjera t’hymjes).
Procedura e ngjyrosjes së parketit sipas tij kërkonte qasje tjetër në lyerje, metodë më të sofistikuar të kapjes së brushës, llak 5’fish më të shtrenjtë se “qimiveri” që e përdor ai zakonisht dhe precizitet të pashoq që do i shkonte përdore edhe një neurokirurgu teksa prenë me bisturi tumorin.
Duke e dëgjuar bisedën time të pasherr ustau ia plasi shkurt duke thanë: “Haver ajo çka po lyp ti oshtë art – nuk oshtë si me ly barkat me sadolin si ja bâni ju atje!”.
Këtu e kuptova se mjeshtri, i cili për kërkesën time, donte të më faturonte ekstra ⅓ e vlerës reale të punës, e kishte marrë vesh se jam nga Ulqini.
Nejse pas një bisede mes meje dhe mjeshtrit t’parketit i cili fliste thuajse është pinjoll i ndonjë familjeje artistësh t’përpunimit të drunit nga Firenca të cilt’ den baba den - kanë shtrua parket - gjaknat u zbuten diku mes kërkesës sime dhe dëshirës së tij.
Sinqerisht shpresoj që disa kolegëve dhe tashmë komshinjve t’mij t’ardhshëm në hymje: Arbanës+Andinit, Sibelit+Bekimit dhe Artanit mos t’iu del e vërtetë asnjë legjendë urbane e PR’së e sidomos jo ndonjë e cila lidhet me mjeshtra, edhepse ende rreziku s’ka kalua krejt (kanë mbet pa u instalua pajisjet sanitare).
Shpresoj se sonte me këtë rrëfim ia kam vú kapakun punës së apartamentit, kokëçarjeve me mjeshtra dhe prezantimin e disa komshinjve – apo siç kishin thënë toskët e Kosovës –gjitonëve të ardhshëm.
(33) komente | Klikime (8543)
zldbjv@ivskca.com (KhOlueIftXWQP): 17-08-2011 22:37
agron (fush kosove): 18-06-2010 10:21
fisnik (Ulqin): 24-03-2010 19:11
Parketi (Prizren): 21-03-2010 17:18
Dardani (Republika Hashimite e Kosoves): 11-03-2010 07:40
Vjollca (Kosove): 28-02-2010 20:33
RE: Gjergj (PR): 03-03-2010 22:20
Ad (PR): 27-02-2010 18:42
Edi (Prishtine ): 25-02-2010 11:55
RE: petrit (berlin): 01-04-2010 03:00
Yllka (Prishtine): 25-02-2010 08:54
Gjergj (Pr): 23-02-2010 16:27
Viktor (Prishtina): 23-02-2010 16:00
Kujtim (PR): 18-02-2010 23:55
ninxha (pr): 18-02-2010 23:31
pronariiri (Pr): 17-02-2010 14:02
Yllka (Prishtine): 16-02-2010 21:27
Gazi (Mitrovice): 16-02-2010 16:50
une (MNE): 16-02-2010 16:50
lisa (prishtinė): 16-02-2010 12:34
Simon Shkreli (Shkoder): 15-02-2010 18:52
arbana (prishtine): 15-02-2010 18:10
Ardian (Prishtine): 15-02-2010 15:02
nora (Prishtine): 13-02-2010 23:56
Yllka (Prishtine): 13-02-2010 21:41
RE: Ardi (Kosove/Austri): 26-03-2010 09:56
ninxha (pr): 13-02-2010 21:28Blogat janë faqe personale të vetë autorit. Secili bloger mirëmban faqen e tij, ndërsa portali Zeri.info ofron vetëm hapësirën me qëllim që të kontribuojë në shtimin e komunikimit ndërmjet njerëzve dhe hapjen e debatit për Ƨështje të ndryshme të interesit individual ose shoq?ror. Blogat nuk redaktohen nga portali ose stafi i gazetës Zëri.
Portali Zëri.info, megjithatë mbanë të drejtën që të ndalojë publikimin e shkrimeve ose të heqë shkrimet e publikuara që janë në kundërshtim me kodin etik profesional dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.
Homazh pėr moralin e Kryeministrit Zero
Mbi 80% e popullatės janė proserbė*
Allahu njo, Amerika dy!
Mimoza dhe Shukri Buja
"Ēka ka Vetėvendosja qė veē po ankohet?"
Qysh ia nguli Shefqet Krasniqi Baton Haxhiut!
Turpi i Marigonės
Vokabulari artistik i mjeshtrit tparketit!
Fmijtė tanė Snoba
Metafora e blerjes sė banesės
Homazh pėr moralin e Kryeministrit Zero |
243 komente
Allahu njo, Amerika dy! |
151 komente
Mėsim-besimi (II) |
83 komente
Qysh ia nguli Shefqet Krasniqi Baton Haxhiut! |
76 komente
Fmijtė tanė Snoba |
76 komente
Nga Kosova nė Islamistan: Xhamia nė vend tė ēerdhes (I) |
75 komente
Mimoza dhe Shukri Buja |
66 komente
Mbi 80% e popullatės janė proserbė* |
65 komente
Turpi i Marigonės |
59 komente 