
I dashur mik,
E di që ke harruar se kur e ke marrë letrën e fundit nga unë. Në Kosovë ka ndodhur shumëçka, madje aq shumë procese kanë ndodhur këtu, saqë është e pamundur t’i përmendi të gjitha, qoftë edhe me nga një fjali të vetme. Megjithatë, do të provoj të informojë për disa prej tyre:
1. Kosova ka përparuar jashtëzakonisht shumë. Vetëdija e qytetarëve për edukim e për ndërtim të shtetit ka arritur kulmin. Kjo tash vërehet edhe në vendet më rurale. E di që për ty është e pabesueshme, por testi i maturës që tregon nivelin e nxënësve tanë, në Komunën e Skenderajt dhe atë të Drenasit është më i mirë se në çdo vend tjetër – kjo është e arritur, pavarësisht se askush se ka paramenduar ndonjëherë. Në kohën kur në Prishtinë, Gjilan, Pejë e Prizren nxënësit dështojnë të kalojnë këtë test, në këto dy komuna arrihet kulmi. E di çka po mendon në këtë moment – dallaveret. Nuk di çka të them. E di që nxënësit e kësaj zone assesi nuk bënë të dalin keq – bota duhet ta shohë se në çfarë niveli ka arritur shkollimi në Drenicë dhe ta kuptojë se si Ministria e Arsimit ka investuar në cilësinë e arsimit në pjesë rurale të Kosovës!
2. Para disa ditëve kanë mbaruar zgjedhjet parlamentare – ishin model se si nuk duhet të organizohen ato. Blerjet e votave, mbushjet e kutive me vota të falsifikuara, dhënia e fletëvotimeve në prani të policisë (të cilës as që shqetësohen për këtë) para shkollave ku mbaheshin zgjedhjet, trembja e vëzhguesve dhe kërcënimi i komisionerëve e së fundi refuzimi nga partitë që t’i njohin rezultatet kanë përshkuar procesin e zgjedhjeve. Gati harrova të them se Drenica, që ti, sikurse edhe unë e çmon shumë, si ka punët mirë. Qytetarët që jetojnë në ato dy komunat ku “niveli i shkollimit është jashtëzakonisht i lartë” po rrezikohen të mbajnë zgjedhje edhe një herë.
Ti s’ke dëgjuar për këtë, jam i sigurt, prandaj po duhet të të njoftojë. Dalja e votuesve që në krejt Kosovën ka qenë rreth 50 për qind, e aty ishte mbi 90 për qind. Ti garant mendon se unë po tallem me ty, se po dua të të krijojë bindje të keqe për ata qytetar, se po shkruaj për ta ndërruar bindjen tënde për Drenicën. “Nuk ka mundësi, kjo nuk ka ndodhur as në Shqipërinë e Enver Hoxhës, as në Kubë, as në Kinë...”, kështu mendon ti të më përgjigjesh, por unë po të them se nuk e ke mirë. Për këtë edhe mediet prestigjioze ndërkombëtare po shkruajnë, madje lexova diku se “dalja e votuesve në zonën që kontrollohet nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbërritur 149 për qind
Nuk e di pse po më asocion testi i maturës në Drenas e Skenderaj (i dallueshëm në krejt Kosovën për nga përqindja dhe suksesi i nxënësve) me zgjedhjet, gjithashtu të dallueshme jovetëm në krejt Kosovën, por thuajse në tërë botën. Me të thënë të drejtën, mendja po më shkon pak në keqpërdorime, por nuk po di ç’farë të them. Ndoshta ngritja e nivelit të shkollimit në vendet rurale ka bërë që të ngritët edhe vetëdija për rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje, që si duket për qytetarët e këtyre dy komunave është e bazuar në parimin amerikan “se aty ku nuk jam unë, vjen dikush tjetër”, në këtë rast dihet kush është këtu “unë” e kush “dikush tjetër”.
E di që të duket hiq normale, por dallaveret në Drenas e Skenderaj kanë shtyrë dy kandidat të PDK-së për deputet, Gani Koci dhe Murat Musliu, që të akuzojnë partinë e tyre, PDK-në se ka keqpërdorë vota. Lajm i keq për PDK-në, por jo edhe për demokracinë. Apo jo?
3. E di që kjo që dua ta them tash do të shqetësojë, por nuk mund të heshtë. Para disa muajve në Kosovë ka qenë për vizitë Sekretarja e shtetit amerikan, Hillary Clinton. Në mesditë shumë prej nesh u gëzuan kur panë se si Prishtina ishte zbukuruar nga flamujt kombëtar, shtetëror, dhe ata të SHBA-ve, por a e din se çfarë ndodhi më vonë? Qeveria dha urdhër që flamuri kombëtar të hiqet nga të gjitha shtyllat ku ishte vendosur. Ma merr mendja se ty tash të interesojnë dy gjëra, arsyetimi i qeverisë dhe reagimi i shoqatave të dala nga lufta, që dikur e patën djegur “flamurin Dardan” – që ish-presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova e kishte projektuar për të qenë flamur shtetëror i Kosovës.
E para, qeveria s’ka dhënë kurrfarë arsyetimi, përveç se ka thënë se ky nuk është flamuri ynë dhe e dyta, shoqatat e luftës kanë heshtur turpshëm, siç ka ndodhë dhe po ndodhë rregullisht me to, prej se në qeveri ka ardhur “i dërguari i tyre i posaçëm” Hashim Thaçi. Të vetmit që kanë reaguar në këtë rast ishin aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje” të cilët pas reagimit rikthyen në qytet flamurin kombëtar.
4. Po e vërejë se e zgjata shumë, por dua të të tregojë edhe diçka. A të kujtohet Uka, djali i vogël i Ibrahim Rugovës? Ka hyrë në politikë. Ti gëzohesh tash, thua se ai paska hyrë në LDK si vlerë e re, por unë, sikurse gjithmonë, duhet të dëshpërojë. Për dallim nga babai i tij, që ka qenë simbol i rezistencës, ai është dorëzuar përballë sfidës së parë. Uka ka krijuar fraksion brenda LDK-së dhe në zgjedhje ka garuar si pjesë e listës së AAK-së. Jam i sigurt, se tash po thua vetëmevete “po më rrenë”, por vërtetë jam shumë i sinqertë, sado që të duket e pabesueshme. Se sa vota ka marrë, ne ende nuk po e dimë, por që se bëri AAK-në partinë më të madhe në vend, kjo është tashmë e qartë, po shihet.
Ka edhe shumë e shumë gjëra të tjera për t’i treguar, por e di që sot nuk dëshiron t’i kuptosh. Bile, dyshojë se tash e tutje nuk do të pranosh më asnjë e-mail nga unë. Fundja, asgjë pozitive nuk po të tregojë, por për këtë ta dish se unë nuk jam fajtor. Posa të ndodhë liberalizimi i vizave, të futen në burg keqpërdoruesit e parasë publike, të arrestohen e gjykohen hajnat që po e vjedhin Kosovën gjithandej, unë do të shkruaj.
Tani, unë dua ta ndërpresë këtë letër, por më është kujtuar edhe diçka:
5. A e mbanë mend kur para shumë vjetëve bisedonim për politikën dhe “bossët” e bashkësive fetare në Kosovë, teksa pinim kafe në Prishtinë? A e mbanë mend kryetarin e Bashkësisë Islame, Naim Tërrnaven? Sigurisht që të kujtohet se sa me kënaqësi ai i patë shërbyer kryetarit të atëhershëm të PDK-së, Hashim Thaçi. Sa bindshëm lobojke tek besimtarët për të votuar Partinë Demokratike të Kosovës. Tani, a e din çka ka të re? Tërrnava më nuk është me Thaçin, e ka ndërruar mendjen. Thaçi nuk ka punuar për interesat e komunitetit të myslimanëve, ndërsa Tërrnava i hidhëruar në të është bërë me biznesmenin Behxhet Pacolli dhe partinë e tij, AKR-në. Të premten, dy ditë para zgjedhjeve, ai është takuar me Pacollin në ora 10:30, ndërsa në 12:00 të gjithë hoxhallarët gjatë fjalimeve të tyre kanë bërë thirrje që të votohet partia e tij. E di që edhe ti, sikurse edhe unë, dyshon se hoxhallarët kanë marrë nga një SMS nga Tërrnava, për t’i treguar xhematit se për kënd duhet të votohet, por për formën se si janë urdhëruar, unë nuk mund të them asgjë. Kjo mbetet të shihet.
Me kaq po përmbyll, duke shpresuar se nuk të lodha shumë. Unë do të shkruaj prapë, por këtë do ta bëjë pas një kohe, që nuk e di se sa e gjatë do të jetë.
Sinqerisht,
Jetoni.
(0) komente | Klikime (3371)Blogat janë faqe personale të vetë autorit. Secili bloger mirëmban faqen e tij, ndërsa portali Zeri.info ofron vetëm hapësirën me qëllim që të kontribuojë në shtimin e komunikimit ndërmjet njerëzve dhe hapjen e debatit për Ƨështje të ndryshme të interesit individual ose shoq?ror. Blogat nuk redaktohen nga portali ose stafi i gazetës Zëri.
Portali Zëri.info, megjithatë mbanë të drejtën që të ndalojë publikimin e shkrimeve ose të heqë shkrimet e publikuara që janë në kundërshtim me kodin etik profesional dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.
Homazh pėr moralin e Kryeministrit Zero
Mbi 80% e popullatės janė proserbė*
Allahu njo, Amerika dy!
Mimoza dhe Shukri Buja
"Ēka ka Vetėvendosja qė veē po ankohet?"
Qysh ia nguli Shefqet Krasniqi Baton Haxhiut!
Turpi i Marigonės
Vokabulari artistik i mjeshtrit tparketit!
Fmijtė tanė Snoba
Metafora e blerjes sė banesės
"Ēka ka Vetėvendosja qė veē po ankohet?" |
60 komente
Jobs dhe Ramizat, Ekremat e Agimat tanė |
27 komente
Mėsim-besimi (II) |
25 komente
Ėndėrra vazhdon! |
19 komente
Ēka ėshtė E drejta tranzicionale? |
16 komente
Fmijtė tanė Snoba |
12 komente
Ēelu beton, merrna tetanė, se u bamė horė |
11 komente
Allahu njo, Amerika dy! |
11 komente
Qysh ia nguli Shefqet Krasniqi Baton Haxhiut! |
10 komente 