Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ditari
Ekonomi
Opinione
Kultura
Sport
ZIP
Jeton Llapashtica

Voto Sejdiun, “ngjallė universitetin”

Sejdiu është shumë djalë i mirë. Vjen prej një fshati shumë larg nga Prishtina. Ama kjo nuk e bënë të ndjehet keq. Përkundrazi. “Jam krenar që jam fshatar, ju se dini sa mirë është atje”, thotë me mburrje ai, sa herë që rri me “vajza të mira” në kafenenë pranë fakultetit të tij. Shpesh ua mbushë mendjen, edhe pse vajzat me të cilat ai rëndom rri, vijnë nga zona rurale. 

Atë e njohin të gjithë në fakultetin e tij, aty ku po studion tash e goxha do vjet. Pak ju kanë zgjatur studimet, por s’ka problem.

“Është fakultet i vështirë ky, normal që nuk kryhet për tre vjet, por nuk jam vonë, jo. Ka edhe më keq. E pata njohtë një djalë që patë mbet gjashtë vjet në fakultet, pra, edhe më shumë se unë”, ngushëllohet ai. 

Deri diku e ka mirë. Nëse do të kishte diplomuar, kaherë do të duhej të kthehej në fshat, dhe të merrej me punë që tashmë i ka harruar.

Kur ai ecë rrugës, të gjithë e shikojnë. Bile, bile, e njohin edhe studentët e fakulteteve tjera. Për profesor nuk po flasim. Kudo që janë profesorët, në qebaptore, kabinete apo në kafene, ai është ulur me ta. Nëse jo me ta, afër tyre, në një tavolinë tjetër.

Edhe vishet si ta. Vështirësitë për të mbajtur rroba që kërkojnë të hekurosen shumë, për të nuk paraqesin asnjë sfidë. Ai ja del. Për secilën bisedë që bëhet, ai di të thotë diçka. K a filluar të bëhet faktor – model për bashkëfshatarët e tij, dhe shumë studentë të tjerë, që me ëndje jetojnë ditët studentore, para se të kthehen në fshatrat e tyre të lindjes.

I ka vetëm njëzetegjashtë vjet, por gjithnjë vishet elegant. Këpucët i ka të zeza. I ka blerë moti, por janë si të ishin prodhuar sot. I ruan shumë. Pantallonat e zeza me vija të bardha, sikur të ishin të ndonjë ministri, dhe këmishën e bardhë shpesh e kombinon me çorapët, gjithashtu të bardha, dhe atë të firmës “nike”, të cilat në konvikt ku ai banon gjatë verës së kaluar i ka harruar djali i tezës së tij, që jeton në Cyrih – Elbasani.  

Sejdiu, e patë thirr tezakun e tij që ta vizitoi, me kusht që gjatë natës ta njoftoi me shumë vajza të bukura, të cilat rëndom dalin të shëtisin në oborrin e konvikteve. Por kot. Tezaku i pafat u kthye në shtëpi, pa realizuar qëllimin. Madje humbi çorapët, të cilat në mëngjesin e hershëm, kur largohej nga konvikti, harroi t’i mbathë.

Herë-herë ai i veshë edhe këpucët tjera. Janë të kafta, në pjesën e përparme me “lajthia”. Nuk i kombinohen shumë por ai i veshë nganjëherë. Për to, ai patë punuar një ditë të tërë. E patë lëvruar arën e  një bashkëfshatari. Ky ja mbolli arën, ai ja dha këpucët e reja, që i kishte dhuratë. Dushk për gogël.     

Studenti, që ka mbetur i vetmi në fakultet, nga gjenerata e tij, e ka një problem të madh. Assesi nuk po ja del të diplomojë. I kanë mbetur vetëm edhe 7 a 8 provime, por janë të rënda bre. Në shumicën prej tyre ka hyrë ka disa herë, por herë e kanë gënjyer kolegët duke i dhënë testet e mëhershme të provimeve, që ju ka “dalë afati”, herë nuk ka mësuar, dhe herë nuk i kanë dalë në fjalë profesorët, me të cilët jo rrallë Sejdiu rri. Ndaj këtyre të fundit, është hatëruar shumë. 

Por, më në fund duket se e ka gjetur formulën se si të mbaroi studimet. Është menduar, e menduar, derisa ka “shpërthyer” ideja. Një natë ka mbledhur disa “kolegë” të tij, dhe pas një debati të nxehtë, së bashku kanë themeluar një organizatë studentore. Emrin ja kanë vënë të kotë fare. Por megjithatë, interesante për Sejdiun. Po bëhet lider. “Ky është shpëtimi i vetëm për mua”, patë menduar ai.

Të nesërmen ai ka filluar rregullimin e dokumenteve, ka regjistruar organizatën e tij, dhe menjëherë është futur në zgjedhjet studentore në UP. Së bashku me premtimet, panot, dhe fletushkat, ai tashmë ka nisur të mbajë edhe krenarinë e të qenit lider potencial i studentëve, numrin e saktë të të cilëve jovetëm Sejdiu, por as drejtuesit e universitetit nuk e dinë. Janë regjistruar shumë kohën e fundit.   

Atë ditë, kur e pa se me të garojnë edhe dhjetëra organizata studentore, dhe se përballë tij ka qindra studentë, që sikurse ai, kanë ambicie prej më të ndryshmëve, Sejdiu u zhgënjye shumë. 

“Garë e ashpër po ja nisë, po Zoti e bëftë hajr”, pëshpëriti ai me zë të dridhur, duke u nisur drejt studentëve, për të bërë fushatë për të dhe për organizatën e tij. Dikush i dha një ide për slogan, dikush një tjetër...por ai u be kryefortë! Vendosi të gjejë diçka më të mirë në internet. Dhe ja arriti. Nëse  organizata e tij fiton, atëherë Universiteti i Prishtinës do të jetë vendi i të gjitha të mirave të botës. Për studentë do të jetë parajsë. Me kësi premtime ai kalonte jovetëm ditën, por edhe natën.

Nëse arrin të fitoi në këto zgjedhje, ai do të bëhet faktor. Këtë edhe e dëshiron. Të bëhet i madh, lider i studentëve. Ani pse vetëm një notë 8-she ja ka prish “radhitjen” e 6-qe në Indeks. Pastaj, ai do të jetë pjesë e Parlamentit Studentor, dhe do të marrë pjesë në zgjedhjen e rektorit. Dora e tij mund të vendos për gjëra të mëdha.

“Hë, ky është momenti. Unë ja jap votën profesorit për rektor, ai mua provimet. Edhe ndonjë telefon...llop-top...ihaaaaaaa, kush po flenë më në konvikt. Menjëherë vjen magjistratura, besa edhe ndonjë pozitë e lartë në UP. Do të bëhem asistent. Takohem me kryeministrin edhe me presidentin. Edhe prej tyre do të përfitoi diçka. Do të bëhem pjesë e lobeve të forta në universitet. Pa mua, asgjë s’mund të vendoset. E për studentët, mirë janë more ata, mos të lypin tepër”, tha ai. 

Deri në mbarimin e zgjedhjeve, dhe dhënien e rezultateve, Sejdiu është si pashpirt. As bukë nuk han. Nuk ka apetit. Nëse fiton, ai do të ecë përpara. Sikurse “sejdijat” e mëhershëm. Nëse nuk fiton, merr fund. Fundoset.   

P.S.
Emri është imagjinatë jo e rastësishme. Procesi i sipërshënuar është i ngjashëm me dhjetëra studentë dhe organizata të tjera. Edhe përfundimi i zgjedhjeve studentore do të jetë tipik sikurse ai i Sejdiut.

(0) komente | Klikime (2259)
| tjera
KOMENTET
Emri*: Komenti*:
Email*:
Vendi*:
 

Blogat janë faqe personale të vetë autorit. Secili bloger mirëmban faqen e tij, ndërsa portali Zeri.info ofron vetëm hapësirën me qëllim që të kontribuojë në shtimin e komunikimit ndërmjet njerëzve dhe hapjen e debatit për Ƨështje të ndryshme të interesit individual ose shoq?ror. Blogat nuk redaktohen nga portali ose stafi i gazetës Zëri.

Portali Zëri.info, megjithatë mbanë të drejtën që të ndalojë publikimin e shkrimeve ose të heqë shkrimet e publikuara që janë në kundërshtim me kodin etik profesional dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Blogerat
 
Arkiva
Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51