Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ditari
Ekonomi
Opinione
Kultura
Sport
ZIP
Krenar Gashi

Pėr kryeministrin Thaēi dhe trafikun n’Prishtinė

E hapa një dokumet të ri në Microsoft Word, i vetmi aplikacion ky që bllokohet madje edhe në Mac OS, e thash t’ia kushtoj edhe unë disa rreshta kryeministrit Hashim Thaçi. Mendova me shkru për premtimet e tij t’parealizume, për korrupsionin, për shpinë e tij t’re (dikush m'tha që veçse pasna shkrue për shpinë e tij po mue nuk po m'kujtohet). Mandej thash hajt t’shkruj diçka edhe për stagnimin ekonomik t’vendit, ose thjeshtë për mllefin tim prej qytetari për jetën tonë t’vshtirë. Mirëpo, e lash atë punë krejt. Mjaftoi me e lexu shkrimin “Homazh për moralin e Kryeministrit Zero” të mikut tim Agon Maliqit.

Mas këtij shkrimi t’Agonit, besomni, nuk kam çka me i thanë ma shumë kryeministrit (t'paktën jo sot, se deri nesër ndrrojnë senet). I kish thanë Agoni për krejt neve... Ani pse Thaçi s’ka lidhje me trafikun n’Prishtinë, përpos që na i bllokon rrugët sa herë që njersitet e shkon n’shpi me ndrru këmishen (keni parasysh që kryeministri shkon te shpia në përcjellje të të paktën 3-4 kerreve tjera me sirena e drita e alamet zhurme) une vendosa me e ba nji bashkëdyzim të tillë.

Pra vendosa me shkru për trafik, ku me ndihmën e juej, po du me i përzgjedhë 10 budallakinat ma të mëdha që na shqiptarët i bajmë kur jemi me vollan n’dorë. Unë po i rendisi nja 5 copa, kësisoj:

  1. Bajmë turr me tejkalue dikë që e kemi përpara. Sapo te tejkalojmë, dojmë me u kthye majtas, edhe presim deri sa t’na lirohet rruga, tue e bllokue nji kolonë të gjatë përmas edhe tue e plasë shoferin që veç sa e kemi tejkalue
  2. Japim shejë që po dojmë me u kthye veç kur t’ja nisim me e sillë vollanin, pra masi që veç kemi hy n’kthesë
  3. I rrasim turitë e kerrit nëpër kthesa me shpresë që dikush nalet e na jep përparësi. Nëse kërkush nuk nalet, sigurohemi që kemi me i bllokue krejt drejtimet veç për inati.
  4. Kur jemi n’kolonë nuk u japim përparësi atyne që dojnë me u kthye ani pse na nuk kemi ku me shku tutje, se jemi n’kolonë
  5. Nuk ndalemi te vendkalimi i kambësorve, përkundrazi, e rrisim shpejtësinë që me i tutë krejt ata kambësorë që janë afër. Kurse, kur t’na teket, e marrim n’qafë naj kambësor tue i dhanë përparësi vend e pa vend, mundësisht në rrugët dytrakëshe, që me u sigurue qe kerri që asht tue vozitë n’trakën tjetër, ka me e shkelë kambësorin e ka me e ba llom.

Tjera budallaki ka plot. Nësë s’pritoni, shtoni ato, përmes komenteve.

(25) komente | Klikime (4266)
| tjera
KOMENTET
Alban (Tikrit): 27-11-2010 14:38
Nje nder gjestet me te poshtra qe munden me bo politikanet tane eshte, zhurmat e medha qe i bojn ne trafik, kom pas fatin e keq me pas shpin afer Presidentit Sejdiu ! po une nuk e di nese ne noj shtet ne bote eksodat e politikaneve i lshojn sirenat ne 6 te mengjesit kur ne rruge nuk ka kerre, kjo me ka ndodhe mu per cdo te 2 apo 3-ten dite. Jane te pa-arsyeshem plotsisht.
Penicilin (Burundi): 05-09-2010 01:38
O Bleri i Ferizajit! Qe po e din se sa te madh e paska Hashimi, a vella i jem ti a ja majte e ja mate a! Mbaje per veti shoki se pe dojshe shume! E sa i perket trafikut une po theme se mos futni njerez pa lidhje ne kontekst sikurse Hashimi etj. se Hashimi as qe i di rregullat e komunikacionit. Aty do duhej me se pari ministrin e policis edhe ate te parin e masandej te gjithe edhe nje here ne provim me i fute nga landa e trafikut rrugor! Ata nuk ishin ne tok te perendise.
bleri (ferizaj): 09-05-2010 14:42
ju punoni per veti e mos e matni me te hashimit se ju del i vogel,se ju jeni shume te vogel per ta
lili (prizren): 13-04-2010 10:10
Po me pak makina percjellese po shkone djeresen me e hjek hasha, keni haru qe Kosova eshte Kuvajt qe tu hec kolona e makinave mbushen rezervuaret pa nderpre. Aiiiiiii e pasur eshte Kosova duhet me u mjele deri ne pike te fundit.
burimi (Pr): 25-03-2010 16:21
Nyhi: A ka ne Kosove diqka qe eshte mire apo duket qe eshte mire e nuk eshte mire apo nuk do te jete mire?
Yllka (Prishtine): 18-03-2010 20:59
Shumė me vend vėrejtjet e paraqitura nė shkrim. Por si femėr-drejtuese e automjetit, nuk u durova pa e pėrmendur se meshkujt qė drejtojnė automjetet, sapo shohin njė femėr me makinė nė komunikacion, mundohen ta provokojnė, qoftė duke e tejkaluar, apo duke bėrė zigzage rrugės. Dhe pa marrė parasysh se tollovitė nė trafik i shkaktojnė tė dy gjinitė, meshkujt e kanė zakon t’i fajėsojnė femrat. Mbase nuk mendojnė tė gjithė njėsoj apo jo? Sa i pėrket kryeministrit, ai ėshtė vetėm njė (!), por policėt janė mė tė padurueshėm, qė sa herė shohin tollovi, ndezin alarmet, thua se u bė kiameti.
CRNINHO (Prishtine): 18-03-2010 15:55
Tung Krenar! krejt qka pashe ishin te kqijat e vozitjes tone... Kisha dasht me than veq ni sen tmire qe e kena ne trafik... Kur don me ndrru traken, nese e kqyre shoferin nsy, edhe e pyt "a bon me ta nxan rrugen?" i ki shansat 90% me e arrite qellimin... Sosht teper keq! Kur ne Shqipri e ne Bullgari duhesh me vrapu ne zeber se tshkelin edhe trrehin!!!
Nyhi (Pryshtine): 18-03-2010 10:38
I nderuari autor i ketij shkrimi; A ka diq te mire ne kete Kosoven tone apo krejt eshte zi e terr ashtu siq e pershkruan ti? A jemi njerez te moralshem, te urte, tolerante kudo (edhe ne trafik) apo jemi njerez te eger, te pa tolerueshem, vozisim si te eger etj. Me sa duket shume syresh siq jeni ju jane te prirur te shkrujane vetem anėt dhe dukurite negative negative ne shoqerine tone. Ose ndoshta shpesh po shkruani sa per sye faqe , sa per te thene qe shkruajta diqka e ndoshta e lexon dike shkrimin tim.
flladi (Prishtine): 15-03-2010 08:29
Ma s'shumti kallna kur i shoh shoferat qe bisedojne e s'lodhen qe e bojne renin e kerreve 3 km. B. Kurrkush nuk fishkellon por nese ja nise njani atehere te gjithe mas tina te shurdhojne.
Zombie (Ferizaj): 14-03-2010 08:30
Mendoj se kulmi i budallakise eshte kur dikush ndalet ne midis te rruges dhe bllokon komunikacionin vetem pse e ka pare dajen ne anen e kundert. Pra, ata ndalen aty e bisedojne, sikur kane shume mall njeri-tjetrin, ..."qysh jeni a jeni mire, shka i ki pulat, shka i ki gjan...po me kojshillak e vllaznillak?"...e njerezit presin ne te dy kahete rruges,e mos e ba zot me i ra borise e me i shqetesu dajen e nipin, ata dalin edhe prej kerri e vijne te shajne me nane e babe qe po ua prish muhabetin. Qekjo eshte Kosova jone.
naim berisha (Prishtine): 12-03-2010 22:33
1. Stacionet e autobuseve lokal ne rrethrrotullimin tek spitali, nuk ka askund ne bote qe lejohet qe ne rreth rrotullim udhetaret te hipin dhe zbritin nga autobusi, shumehere me ka ndodh qe kam prit ne kolone nga veterniku per shkak se tre autobus kan bllokuar rrethin te spitali per shkak te udhetareve. 2. Zbritja e udhetareve ne semafor, ne rruge, shume here me ka ndodh qe kam pa udhetar qe ka zbritur ne vende te ndaluar nuk ka shkuar as 150 metra eshte ndalur prape per ta zbritur udhetarin tjeter. 3.Kolonat e gjata te veturave ne qytet dhe ne periferi te qytetit e cfare eshte ma e keqja kjo kolone nuk nderprehet edhe ne ato udhekryqe ku ti p.sh deshiron te kthehesh majtas. 4. Shoferėt tregohen xhentil ne lejimin e kalimit te femrave te reja si ne kalimin per kembesor edhe ne ato pjese ku nuk ka shenja per kalim ndersa kur eshte ne pyetje meshkujt irritohen me te madhe. 5. Shumica nga ta gjate vozitjes anojne kah krahu i djathte i trupit, shume lehte i kupton kur vozitin dhe bllokojne trafikun ngase jane duke biseduar ne telefon, shume kush kur del ne trafik me veture mendone se ka dal rruges te ec e te ndalet e te shikon cdo dyqan. 5. Nuk ka mbikalime nga llapnasella e deri te QMI tek kthesa per Lipjan.
Dani (Danimarkė): 12-03-2010 18:31
Vozitja natės me drita t'gata edhe kur ka kerre n'anėn e kundėrt...badihava,shoferi don me pas t'pamen deri ne 3 km edhe natėn,ani pse kerrit nė anėne kundėrt i'a ban "terr" pamjen...
Sy (Prishtine): 12-03-2010 10:28
a)Pa dashte me ofendue kend, kam verejte se femnat shofere, mendojne se edhe ne komunikacion kane te drejte gjithmone, pavaresisht rregullave te komunikacionit. b)e me te plase krejt, kur te zebrat afer postes, noj idiot me Mercedes 250, ndalet papritmas pa u skajue hic e pa dhane shej...tek vone e merr vesh qe o nal me ble mbushje dhe bon muhabet me naj dost te tij qe po shet mobilla.
hazbija (Prishtine): 11-03-2010 13:36
Shiptart edhe Chuck Norrisin e plasin me menyre te vozitjes....e sa i perket involvimit te kryeministrit ne komunikacion krejt fajet i ka njersa e tij, se shoferi prej pamundsise me e duru eren i grah ka 120km/h neper qytet :)
hazbija (Prishtine): 11-03-2010 13:35
Shiptart edhe Chuck Norrisin e plasin me menyre te vozitjes....e sa i perket involvimit te kryeministrit ne komunikacion krejt fajet i ka njersa e tij, se shoferi prej pamundsise me e duru eren i grah ka 120km/h neper qytet :)
I urti (Prishtine): 11-03-2010 13:08
Me irituese e gjithe ketyre telasheve ne komunikacion eshte(ju lutem le te provon cili do)kur e tejkalon automjetin para jush e ai i jep shpejtesis me demek pse po me kalon jaaaaaaaaaaaaaaaaaa edhe mos me dite me sha msohesh bre.......
Timi (Prishtine): 11-03-2010 12:27
eh po shpesh ndodh me u blloku rruga per shkak se njoni e ka ndal kerin midis rruges, dhe ka shku me ble qebapa...(leshimi i rruges mvaret krejt prej shpejtesise se qebapxhiut...)
Gega (Prishtine): 11-03-2010 12:09
E ke harru qe se paku 2-3 here ne jave i meshojme me kerr "murit"(kete metafore e perdorin policet e komunikacionit kur tejkalon ne vije te plote,demek vija e plote=muri) aty perballe shtabit te policise,hyrja te Strip Depo.njeere e kam hanger nje denim,po vazhdimisht pe thej qat muri :-)
Artani (Prishtine): 11-03-2010 10:35
edhe ni sen tjeter bku kujtu: ne rrug me dy shirita (ka QMI-ja) si te nxajne anen e majt nuk e lshojne, pamvarsisht se vozisin 60kmh.
agonmaliqi (Prishtine): 11-03-2010 10:05
Mire i paske permbledh situatat ne Prishtine. Mu po me kujtohet nji situate qe zakonisht ndodh ne rruge magjistrale kur nji kerr e qet kryt prej rruges anesore te fshatit, zakonisht naj golf 2-sh i ēuem nalt si xhip, edhe e qet kryet qaq shume sa me te shti me u ndal, ama nuk niset per me dal ne rruge, veē rrin qaty tuj prit me kqyr se ēa po ndodh.
RE: Adriatiku (France): 18-03-2010 08:37
Ose evaluimi i shpejtesise, kur dojne me u kyq ne nje rruge kryesore, normal kan nje stop afrohen deri aty presin e presin e tamam kur afrohesh atehere rrasen dhe ose duhesh me shku zhag ose me ia fut ose mos me u ndal se shari...
Hall Akama (Hull): 11-03-2010 00:03
ca ka faj i shkreti ton ajo djerse qe del prej pallatit qe pe nderton - jo kemishe po garderobe me ndrru nuk osht hata!
ysmeti (Prishtine): 10-03-2010 22:32
6. Mu gervisht me automobilin qe o ne traken tjeter, se te dyt i kena ik gropave qe jane ne skaj te rruges (qe zakonisht jon shume te mdhaja).
Astrolab (PR): 10-03-2010 20:55
Go Krenar Go
Splinteri (N\'dhomė): 10-03-2010 20:25
Qysh o tu shku Hashimi me qet politike kriminale, so cudi qe, ne zgjedhjet e ardhshme lokale per Prishtinen, ka me e lyp 12%-shin e Astrit Salihut.
Emri*: Komenti*:
Email*:
Vendi*:
 

Blogat janë faqe personale të vetë autorit. Secili bloger mirëmban faqen e tij, ndërsa portali Zeri.info ofron vetëm hapësirën me qëllim që të kontribuojë në shtimin e komunikimit ndërmjet njerëzve dhe hapjen e debatit për Ƨështje të ndryshme të interesit individual ose shoq?ror. Blogat nuk redaktohen nga portali ose stafi i gazetës Zëri.

Portali Zëri.info, megjithatë mbanë të drejtën që të ndalojë publikimin e shkrimeve ose të heqë shkrimet e publikuara që janë në kundërshtim me kodin etik profesional dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Blogerat
 
Arkiva
Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51