Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ditari
Ekonomi
Opinione
Kultura
Sport
ZIP
Krenar Gashi

Njė autobus qė t’ēon n’stacion t’autobusėve!

Prishtina mbase është qyteti i vetëm në botë, që nuk ka autobus që të çon në stacion të autobusëve. A e keni menduar këtë ndonjëherë? Asnjë autobus lokal që qarkullon nëpër qytet, nuk të çon te stacioni i autobusëve, prej ku nisën autobusët e linjave kombëtare e ndërkombetare!

Në mungesë të një linje të tillë, që do të ishte e logjikshme dhe e nevojshme (hej, paramendojeni, nuk ka autobus që t’çon n’stacion!) qytetarët janë të detyruar të marrin taksi, apo të arrijnë në stacion të autobusëve duke përdorur linjat ndërurbane, kryesisht atë për në Fushë Kosovë. As kjo linjë, e as ajo tjetra për në Obiliq, nuk kanë vendndalje të ligjshme afër stacionit qendror të autobusëve. Kësisoj, secila ndalje që bëhet në rrugët rreth stacionit për të lënë apo marrë udhëtarët, jo vetëm që shkakton tollovi në trafik, por edhe është e paligjshme.

Autoritetet rregullative, në këtë rast Komuna e Prishtinës, si duket i kanë rregulluar punët e tyre për merak, sa që nuk iu ndodhë që të shfrytëzojnë transportin publik për ta vërejtur këtë fenomen.

Por ja që, po e zëmë, iu vjen një musafir nga ndonjë qytetet a shtet tjetër, përmes transportit publik rrugor, dhe zbret në stacionin e autobusëve në Prishtinë. Nëse nuk keni dalur ta prisni musafirin, e me ç’rast do duhej të paguanit 1 euro për të hyrë në stacion, musafiri ka për të qenë i detyruar të paguaj një nga taksitë shumë të shtrenjta që lejohen të futen brenda në stacion. Meqë, po e përsëris duke qeshur, nuk ka autobus që vjen prej qytetit n’stacion.

Ky është veç një nga shumë paradokset rreth stacionit të autobusëve. Ja edhe një tjetër: Stacioni i autobusëve në Prishtinë duhet të jetë i vetmi stacion në botë, ku më shumë njerëz presin jashtë stacionit, sesa nëpër peronat përkatës. Madje, shpesh ndodhë që të ketë më shumë udhëtarë që presin “te rrethi” sesa në stacion.

E pse të shkojnë në stacion? Së pari nuk ka transport publik që i dërgon atje. Së dyti, bileta që blehet në stacion kushton për 0.5 euro më shtrenjtë sesa bileta që blehet në autobus. Dhe së treti, nuk ka ndonjë autoritet mbikëqyrët apo rregullativ, që do ta rregullonte këtë punë. Kësisoj, nuk bëhet nami që autobusët që nisen për në Prizren, Ferizaj a Shkup, ndalojnë fillimisht të porta e stacionit, e më pas te rrethi, duke e bllokuar kështu trafikun edhe ashtu të rënduar të Prishtinës.

Krejt në fund, më duhet të kthehem te fillimi: na duhet një autobus që na çon n’stacion t’autobusëve. Sa më shpejt që të jetë e mundur!

(14) komente | Klikime (2549)
| tjera
KOMENTET
driton berisha (Prishtinė): 01-12-2011 06:27
Qa po t vyn ty autobusi, 4500 euro rrogen, as ti si ki punt keq msa kta komunart qe po i permend. Ish kan shum shkrim bindes, t kish qene nga nje person qe nuk perfiton mijera euro ne muaj
Lurian (Prishtine): 01-07-2011 14:11
Paj , diten qe behet kjo ..krejt qata taksista ki mi pase ne greve ..se qysh spo kane pune edhe komuna ja ka marre edhe ma shume me kete ide.
TpEdBJHNo (EfnlXhLrhdhGA): 10-06-2011 23:41
IMHO you've got the right aenwsr!
Flutura (Prishtine): 30-05-2011 01:42
e mahnitshme..e ti PRISHTINALI dije qe 7 kalon aty pari por nuk shkon ne stacion...e keto dy gjana dallojne por ti me siguri jeton diku ne fund te Kolovices e thu qe per ty eshte ngat stacioni te shkolla teknike..
qPDkPkYcDyopeJO (ZIkhaFTQz): 13-04-2011 00:02
I'm out of lgeaue here. Too much brain power on display!
violeta (Prishtine): 07-10-2010 22:36
ose paradoksi tjeter: per Qeveritaret me lehte ta 'sterkeqin' teresisht Stacionin e Autobusve si objekt publik, duke e privatizuar, se sa t'i afrohemi me autobus publik !!! Vertet ke goditur me temen - shpresoj te degjohet me shume !!!! Te lumt!
Faiku (): 02-06-2010 17:35
Tė lumtė, por mos u cudit se Prishtinė i thonė, e jo mahi...... Ty tė lumtė se vėrtetė qenke sy mpreht dhe njeri qė merret me realitetin...
beni (ecen vete): 17-05-2010 17:17
shume me vend !!
analisti amator (Prishtine): 15-05-2010 12:55
Njefar vakti, kur autori i ketij shkrimi nuk ka qene banor i Prishtines, ka pas ekzistu linja numer 7 e cila te qonte ne stacion te autobusave. Qysh si ka qellu autorit nje prishtinali afer, per me i tregu per kete gje, te cilen kish mujt me cek ne shkrim.
RE: Prishtinalia (Muqiverrc): 18-10-2010 10:19
Ka "egzistu" edhe une gjyshin e kom pase gjallė ktyneher, po u deke! kerkush nuk po te pyet kush je kane po qka je, fort mire e ka shkru autori i lumtė, po badihava se qeveritarė per nji kafe me shku en Fushe Kosovė bahen llom me kerre zyrtare e me percjellje neper tollovi tu e ba ma lomsh en tona anet e populli?
Agroni (Prishtine): 12-05-2010 13:48
Kish qene mire se ne vend qe te jete ne periferi te qytetit, Stacioni Kryesor i Autobusve te jete me ne brendi te qytetit.
Senega (D): 06-05-2010 18:21
Mos u ēuditni Kosova ėshtė " vakia e dynjasė" !
Kushtrimi (Podujeve): 05-05-2010 00:20
Shume e ke rrok me ven se me te vertete duhet nje autobus qe te dergon deri tek stacioni. Me te vertet me ka ra disa here me shku deri ne stacion dhe ka qene me se fshtiri te shkoj atje, me eshte dashur te paguaj deri ne 3 euro e qe ka qene e barabart me bileten per ne Peje ose naj vend tjeter. Tmerr...! E lusim komunen e Prishtines qe se paku cdo 30 minuta te caktoje nje relacion te nje autobusi i cili te dergon deri tek Stacioni.
edhe une jam kosove (ku tjeter?): 04-05-2010 22:08
e ke rrok ne te!!! Vec na qe e perdorim transportin publik e dijm cfar tmerri eshte me arrit ne stacion te autoabuseve.Edhe pse mundohem me thirr taksin ma heret, pa u vonu eshte e pamundur. Sa her me ka ik autobusi, e eshte dashur ta ndjek me taksi deri te rrethi, ose edhe ma larg(fati im-eshte ndalur,po me i pyt pjesemarresit tjere ne komunikacion te tregojn sa her me kan "pershendet" me nane).Sa per biletat qe blehen ne autobus-provo e hyn ne autobus me bileten e bleme ne stacion! Plus, besoj(shpresoj) qe e ke ndonji shkrim per kulturen tone kur udhetojme me mjetet e transportit publik(aty kemi cka me fol). me t'mira!
Emri*: Komenti*:
Email*:
Vendi*:
 

Blogat janë faqe personale të vetë autorit. Secili bloger mirëmban faqen e tij, ndërsa portali Zeri.info ofron vetëm hapësirën me qëllim që të kontribuojë në shtimin e komunikimit ndërmjet njerëzve dhe hapjen e debatit për Ƨështje të ndryshme të interesit individual ose shoq?ror. Blogat nuk redaktohen nga portali ose stafi i gazetës Zëri.

Portali Zëri.info, megjithatë mbanë të drejtën që të ndalojë publikimin e shkrimeve ose të heqë shkrimet e publikuara që janë në kundërshtim me kodin etik profesional dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Blogerat
 
Arkiva
Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51