
Kontinenti i vjetër- Evropa shquhet për ndasitë nacionale, politike, shoqërore, ekonomike, kulturore, etnike, fetare etj. Megjithatë është një lëmi që bashkohen të gjithë. Aty fare pak ka rëndësi etnia, raca, prejardhja e kapitalit ose origjina e personazheve kryesore. Është fjala për sportin, respektivisht futbollin si sporti më i përhapur në kontinent.
Futbollistët, pronarët e klubeve, menaxherët e ekipeve, fansat etj, vijnë nga vende të ndryshme dhe kanë të preferuarit e tyre, qoftë nga lindja ose perëndimi, Skandinavia ose Ballkani, Mesdheu ose Bosfori.
Çerekfinalja e Ligës së Kampionëve të Evropës i ka kaluar të gjithë kufijtë. Aktualisht kjo ngjarje sportive është ngjarja më e rëndësishme në kontinent, si nga përmasat e shikueshmërisë ashtu edhe nga debati që shkakton në media dhe opinionin e gjerë publik.
Esenca e sportit në përgjithësi, dhe futbollit në rastin konkret, është fenomeni i nxitjes së debatit ndërmjet njerëzve, pavarësisht vendit të origjinës.
Në Botërorin 2006 në Gjermani pas disa gabimeve që bënë arbitrat atëbotë, lindi një ide që referimi i ndeshjeve, posaçërisht pozitat jashtë loje (off-side) në futboll të bëhen në mënyrë elektronike. Mirëpo kjo ide u hodh poshtë menjëherë edhe nga krerët e futbollit gjermanë, por edhe nga ata të UEFA-s dhe FIFA-s, pasi që sipas tyre, esenca e futbollit është debati dhe po të bëhej referimi elektronik atëherë njerëzit nuk kishin pse të debatonin.
Ne ende jemi dëshmitarë të debatit që ka shkaktuar decenie më parë një gol i Maradonës me dorë, në Botërorin 1986 kundër Anglisë. Argjentina u bë kampion, ndërsa debati ende vazhdon edhe pse Maradona disa vite më vonë, pranoi se goli ishte shënuar me dorë, por tha se nuk e kishte shënuar ai por “dora e Zotit”.
Një rast shumë të freskët kemi në kualifikimet për Botërorin 2010 kur Henry shënoi me dorë kundër Irlandës dhe bëri të Franca të merrte vizën për Afrikën e Jugut. Pati dhjetëra ankesa, kritika, debate të ashpra, por vendimi nuk u kthye mbrapshtë. Me një fjalë edhe kjo është pjesë e lojës, pavarësisht se nuk mund të jetë shumë i “moralshëm” një gjest i tillë.
Futbolli si sporti më i popullarizuar mund të jetë një element i cili mund të thyejë shumë barriera dhe tabu edhe në Ballkanin me probleme etnike.
Por kjo nuk mund të bëhet me një komb evropian të përjashtuar nga e drejta për të qenë pjesë e elitës sportive evropiane dhe ndërkombëtare, siç është rasti me Kosovën. Nëse komisionari për Zgjerim, Stefan Fule thotë se vendi i Kosovës është në Evropë, atëherë cili mund të jetë arsyetimi që Kosova të mos jetë pjesë e UEFA-s.
Një vendim i tillë nuk kërkon miliarda, as paqeruajtës ndërkombëtarë si KFOR-i, nuk kërkon prokurorë dhe policë sikur ata të EULEX-it, kërkon një vullnet proevropian që një popull të mos përjashtohet nga një e drejtë legjitime, të paktën në sport.
(naim.gashi@zeri.info)
(0) komente | Klikime (1258)Blogat janë faqe personale të vetë autorit. Secili bloger mirëmban faqen e tij, ndërsa portali Zeri.info ofron vetëm hapësirën me qëllim që të kontribuojë në shtimin e komunikimit ndërmjet njerëzve dhe hapjen e debatit për Ƨështje të ndryshme të interesit individual ose shoq?ror. Blogat nuk redaktohen nga portali ose stafi i gazetës Zëri.
Portali Zëri.info, megjithatë mbanë të drejtën që të ndalojë publikimin e shkrimeve ose të heqë shkrimet e publikuara që janë në kundërshtim me kodin etik profesional dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.
Homazh pėr moralin e Kryeministrit Zero
Mbi 80% e popullatės janė proserbė*
Allahu njo, Amerika dy!
Mimoza dhe Shukri Buja
"Ēka ka Vetėvendosja qė veē po ankohet?"
Qysh ia nguli Shefqet Krasniqi Baton Haxhiut!
Turpi i Marigonės
Vokabulari artistik i mjeshtrit tparketit!
Fmijtė tanė Snoba
Metafora e blerjes sė banesės
"Ēka ka Vetėvendosja qė veē po ankohet?" |
60 komente
Jobs dhe Ramizat, Ekremat e Agimat tanė |
27 komente
Mėsim-besimi (II) |
25 komente
Ėndėrra vazhdon! |
19 komente
Ēka ėshtė E drejta tranzicionale? |
16 komente
Fmijtė tanė Snoba |
12 komente
Ēelu beton, merrna tetanė, se u bamė horė |
11 komente
Allahu njo, Amerika dy! |
11 komente
Qysh ia nguli Shefqet Krasniqi Baton Haxhiut! |
10 komente 