Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ditari
Ekonomi
Opinione
Kultura
Sport
ZIP
Nora Ahmetaj
is a freelance consultant who specializes in human rights, conflict transformation and development studies

Ēka ėshtė “E drejta tranzicionale”?

 

 

I.

Zakonisht pasi një vend të del nga lufta apo nga konflikti,  pason transformimi i saj shoqëror, politik, ekonomik, zhvillimor e psikologjik. Komunitetet që përbejnë shoqëritë pos-konfliktuoze ndahen në të drejtët dhe të padrejtët, viktimat dhe kriminelet, të mirët dhe të këqijtë, dhe doemos që transformimi i shoqërive të tilla nga faza post-konfliktuoze në një shoqëri demokratike e përcjellin vështirësitë e mëdha sistemore. Në shumicën e rasteve, baza e marrëdhënieve shoqërore është e shkatërruar plotësisht, ku është zhdukur edhe besimi i njerëzve në njeri-tjetrin.

 

Si është e mundur që njerëzit të cilët janë të traumatizuar nga luftërat e rënda dhe shkeljet e të drejtave të njeriut të rifitojnë besimin në bashkëqytetarët e tyre dhe institucionet shtetërore?

Kjo shoqëri  si mund të arrij një ndjenjë të sigurisë dhe të stabilitetit ekonomik, si dhe të rindërtoj një sistem vlerash të përbashkët, kur në radhët e strukturave politike  gjenden personat të cilët kanë qenë të përfshirë  në  krime të  luftës?

Si mund të harrohet dhe të tejkalohet një e kaluar e dhunshme e me  plot me vuajtje dhe të krijohet  një e ardhme paqësore dhe e përbashkët?

Transformimi paqësor i shoqërive pas-konfliktuoze, është  pa dyshim një proces i gjatë dhe kompleks, i cili në fund të fundit duhet të përfshijë të gjitha shtresat dhe strukturat e një shoqërie.

Transformimi paqësor i shoqërive përfshin:

 

Restaurimin e drejtësisë dhe sundimit të ligjit, në veçanti për viktimat e dhunës

Kërkimin e fakteve për të vërtetën dhe

Zhvillimin e marrëdhënieve të reja shoqërore

 

Kjo nënkupton se paqja në një shoqëri të tillë nuk arrihet brenda natës e as brenda vitit, por as brenda një dekade apo edhe më gjatë, gjithë kjo varet prej kushteve te zhvillimit, arsimimit të popullatës, faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm, të stabilitetit politik dhe ekonomik etj.

Ky proces fluid i transformimit të shoqërisë dhe institucioneve nga një shkallë e pa zhvilluar  deri  në një shoqëri demokratike  cilësohet si  proces i të drejtës tranzicionale.

 

E drejta tranzicionale, nuk është proces statik që ka të bëjë  ekskluzivisht me sundimin e ligjit dhe punën e institucioneve të sigurisë dhe të gjykatave. Arritja te drejtësia sociale (social justice) bëhet përmes të drejtës retributive (ndëshkuese)  dhe asaj restorative (riparuese), apo përmes rivendosjes së  marrëdhënieve paqësore  mes palëve konfliktuoze.

 

Ku qëndron dallimi mes këtyre dy koncepteve? Në aspektin teorik, ka pak përplasje mes konceptit  të drejtësisë retributive apo ndëshkimore dhe asaj restorative apo riparuese. Juristët argumentojnë se viktima gjen prehje vetëm atëherë kur kryesi i veprës merr dënimin e merituar, pra kur dënohet për krimin e bërë.

Por nga aspekti emocional dhe psiko-social, viktima nuk gjen prehje në momentin kur krimineli dënohet. Viktima apo i mbijetuari gjen prehje vetëm atëherë kur vuajtja, sakrifica dhe dhimbja e tij/saj pranohet dhe njihet publikisht, atëherë kur viktimës i kthehet dinjiteti, qoftë me dhënien e dëmshpërblimeve nga ana e abuzuesit (e drejta për reparacion), apo me kërkim falje që njihet si reparacion/dëmshpërblim simbolik.

E drejta ndëshkimore-retributive mendohet të forcojë rregullat e ligjit ndërkombëtar dhe tu mohoj atyre që kanë shkelur këto rregulla, ndonjë përparësi te padrejtë.

Ndërsa e Drejta restorative, ripërtërin apo rivendos marrëdhëniet mes komuniteteve të ndara, të cilat kanë  qenë në konflikt.

Drejtësia restorative thekson riparimin e dëmit të shkaktuar nga krimi. Kur viktimat, kriminelët dhe anëtarët e komunitetit  takohen për të gjetur zgjidhje, rezultatet mund të jenë transformuese.

 

Në mënyrë që ta zbërthejmë më lehtë këtë koncept pak sa problematik dhe shpesh herë debatues edhe në qarqet akademike dhe në mesin e  studiuesve të të drejtave të njeriut, termi ‘Ballafaqimi me të Kaluarën’ duket paksa më i kapshëm dhe më i kuptueshëm për të gjitha segmentet e shoqërisë. Andaj, tani po i referohemi këtij procesi tranzitor si ballafaqimi me të kaluarën ose ballafaqimi me pasojat e konflikteve, respektivisht transformimi i asaj shoqërie.

 

Korniza konceptuale, mjaft e rëndësishme e Ballafaqimit me të kaluarën përfshin;

 

1) Të drejtën për të ditur,  2) Të drejtën për drejtësi apo për të  gjykuar, 3) Të drejtën për dëmshpërblim dhe  4) Të drejtën për mos-përsëritje të konflikteve.

 

 

 

Çka përmban e drejta për të ditur?

 

 

E drejta për të ditur, përmban disa nën-komponentë: Komisionet e së vërtetës, panelet hulumtuese, dokumentimin, arkivat, gjetjen e personave të zhdukur etj.

 

Njeriu nuk mund të mos mendojë për familjet e viktimave të cilët ende kërkojnë dhe shpresojnë ti gjejnë trupat e të dashurve të tyre të zhdukur. Pse është kjo kaq e rëndësishme? Sepse familjet e viktimave nuk mund të rehabilitohen derisa ta zbulojnë të vërtetën. Të gjithë ata të cilët humbën fëmijët e tyre, nënën apo babanë, burrin apo gruan, qofshin ata Shqiptarë, Serbë, Romë apo Boshnjak nga Kosova, nuk ka dallim: të gjithë ata kanë të drejtë të dinë të vërtetën, sepse nuk mund të ketë të ardhme të vërtetë për ta, pa e ditur saktësisht se çka ka ndodhur me ta. Familjet e viktimave përpiqen për njohje publike dhe institucionale, njohje për vuajtjet e tyre, viktimizim dhe sakrifica. Ata kanë nevojë për kompensime dhe respekt për të dashurit e tyre.

 

• Komisionet e së vërtetës janë mekanizma që mund të sjellin tek hetimet e mirëfillta dhe raportimin për periudhat kryesore të abuzimit në të kaluarën e afërt. Iniciativa më serioze që ka ndodhur në rajon, në fushën e ballafaqimit me të kaluarën është iniciativa për themelimin e Komisionit Rajonal për Mbledhjen e Fakteve për Krimet e Luftës dhe Shkeljet e tjera Serioze të të Drejtave të Njeriut, të kryera në territorin e Ish-Jugosllavisë në Periudhën 1991-2001. Kjo është një iniciativë e cila ka filluar më 2005 dhe ka përfunduar me mbledhjen e gati një milion nënshkrimeve nga i gjithë rajoni, me qëllim të shtyrjes së qeverive të shteteve të dala nga Ish Jugosllavia, të themelojnë një komision të tillë. Gjatë një procesi të gjatë konsultativ me spektër të ndryshëm të shoqërive civile, e duke përfshirë edhe familjarët e viktimave dhe personave të zhdukur. Edhe pse një numër i asociacioneve të viktimave dhe personave të zhdukur në Kosovë, nuk e kanë përkrahur këtë iniciativë,  Kosova doli e dyta në rajon për nga numri i pjesëmarrësve në këtë koalicion, diku me më shumë se 300 individë, OJQ, media, hulumtues, dhe përfaqësues të bashkësive fetare që e kanë përkrahur këtë iniciativë.

Tani  procesi ka për synimin  institucionalizimin, prandaj përfaqësuesit e KOMRA-s në Kosovë po bëjnë një avokim të mirë rreth kësaj  çështjeje duke kontaktuar zyrtarët e lartë të qeverisë, ministra e kryetarë komunash, dhe së fundi këta përfaqësues u pritën edhe nga Presidentja e Kosovës Znj. Atifete Jahjaga dhe Kryeministri Hashim Thaçi, të cilët premtuan se do ta përkrahin këtë iniciativë.

 

 

 

Çka përmban E drejta për gjykim

 

E drejta për  gjykim përmban: padit civile dhe mekanizmat alternative ndërmjetësuese mes palëve të dala nga konflikti, tribunalet ndërkombëtare, gjykatat nacionale, mbrojtjen e dëshmitarëve dhe monitorimin e gjykimeve për krime të luftës.

 

• Ndjekjet penale janë hetimet gjyqësore të atyre që janë përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut. Gjykatat vendore merren me kriminelë që kanë kryer krime më të vogla, ngase  tribunalet ndërkombëtare nuk mund të merren me të gjithë kriminelët, por kryesisht merren me kryes të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit, sipas zinxhirit komandues.

 

Mbrojtja e dëshmitarëve është një komponentë e cila kërkon mobilizimin e të gjitha institucioneve, mediave dhe shoqërisë civile që të zbatohet në praktikë, dhe kjo ka kosto të lartë. Mbrojtja e dëshmitarëve në Kosovë, siç ka vënë në dukje Këshilli i Evropës në raportin e vet, është akoma joadekuat.

 

 

 

3.  Çka përmban E drejta për riparim

 

E drejta për riparim përmban: Rehabilitimin e viktimave, kompensimin e dëmeve të luftës, kthimin e të zhvendosurve, kërkim faljen publike nga qeveria e cila ka kryer krime dhe ndërtimin institucional të memorialëve.

 

•Reparacionet apo dëmshpërblimet simbolike janë nisma të sponsorizuara nga shteti, të cilat ndihmojnë në riparimin e dëmeve materiale dhe morale të abuzimit në të kaluarën. Ato zakonisht përfshijnë kompensime financiare apo kërkim faljeje dhe keqardhjeje zyrtare.

 

• Ndërtimi i Memorialëve përfshijnë ndërtimin e muzeve dhe përmendoreve që ruajnë kujtesën publike për viktimat, dhe për të rritur ndërgjegjësimin moral për abuzim në të kaluarën, me qëllim që të ndërtojë një vetëdije tek brezat e ardhshëm, për të parandaluar përsëritjen e të kaluarës.

 

4. Çka përmban Parandalimi i mos përsëritjes së kaluarës

 

Parandalimi i mos përsëritjes është komponenta e fundit e ballafaqimit me të kaluarën dhe përmban; Çarmatimin, demobilizimin, integrimin e ish luftëtarëve, reformat institucionale dhe veçanërisht reformat e sistemit të sigurisë, kontrollin demokratik të sektorit të sigurisë dhe lustrimin apo verifikimin e biografive të shërbyesve civile dhe atyre që punojnë në institucionet e sigurisë. Në këtë fushë, Kosova ka bërë disa reforma si psh. në polici, por ka ende punë për të bërë rreth mbikëqyrjes demokratike të sektorit të sigurisë dhe integrimit të ish veteranëve të luftës.

 

Reforma e sistemit të Sigurisë synon transformimin e ushtrisë, policisë, gjyqësisë dhe institucioneve shtetërore që dikur kanë qenë të lidhura me instrumentet e shtypjes, dhe të korrupsionit, dhe të njëjtat të transformohen në instrumente të shërbimit publik.

 

 

Pse nevojitet ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë?

 

Ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë nevojitet sepse familjarët e viktimave dhe të personave të zhdukur kanë të drejtë të dinë se kush dhe pse ka ushtruar dhunë në familjarët e tyre, dhe ku gjinden varret apo eshtrat e familjarëve të tyre?

 

Gjykatat janë të stërmbushura me lëndë për krime të luftës, dhe për shkaqe të ndryshme  është e pamundur që të procesohen të gjitha lëndët për krime të luftës, prandaj një komision i pavarur do ta lehtësonte punën e këtyre gjykatave dhe do të mblidhte të dhënat rreth vrasjeve të civilëve dhe ushtarëve. Një komision i tillë poashtu do të bënte presion në shtetet e rajonit që ti japin informatat rreth varrezave masive dhe do të krijonte një të vërtetë në bazë të fakteve forenzike.

Ky komision poashtu do ta bënte të mundur edhe dëgjimin publik të viktimave, ku të gjithë qytetarët e rajonit do të kenë mundësi ti dëgjojnë përjetimet e viktimave, dhe kjo do të ndihmonte në përndritjen e të vërtetës dhe ndërgjegjësimin e shoqërisë.  Përmes dëgjimit publik do të kthehet edhe dinjiteti i viktimave, sepse aty viktima është në qendër të vëmendjes, viktima aty ka emër dhe mbiemër, është njeri e jo numër, aty poashtu edhe krimineli ka emër dhe mbiemër, pa marrë parasysh se cilit grup apo etnie i takon. Vetëm atëherë gjeneratat e reja do të dëgjonin një të vërtetë tjetër nga ajo që u servohet në librat e historisë apo nga elita politike.

 

Poashtu edhe  dëmshpërblimet financiare  do të lehtësonin dhembjen e familjareve të viktimave, por edhe një kërkim falje publike nga autoritetet që kanë ushtruar dhunë do të zbuste dhimbjen e viktimës dhe familjarëve të tyre.

Vetëm atëherë do të krijohej një platformë për bashkëjetesë dhe solidaritet ndërmjet komuniteteve që kanë qenë në konflikt. Ky proces kërkon  shumë punë, guxim, vullnet dhe kohë.

Vetëm me krijimin e kushteve për një ballafaqim të mirëfilltë, komunitetet mund të arrijnë deri tek  pajtimi. "Pajtimi" është identifikuar si një objektiv kryesor por shpesh mbetet pak i përhapur në praktikë.  Si term ka ngjyresa të forta të krishterimit, zbatimi i tij ndërkulturor, sidomos në situata të dhunës ekstreme është shumë i diskutueshëm. Si rezultat, ekziston një tendencë në rritje, në literaturën ndërkombëtare dhe diskursin e ballafaqimit me të kaluarën, që nënkupton pajtimin si një proces që lehtëson rivendosjen e marrëdhënieve sociale në bazën e vlerave themelore të tilla si dinjiteti njerëzor, respekti, dhe të drejtën për integritet fizik dhe psikologjik. Ky grup i vlerave duhet të rigjenerohet pas konflikteve.

 

Definicioni i ‘pajtimit’ në të drejtën tranzicionale nuk nënkupton asgjë tjetër pos: Një shoqëri që ka zbuluar aftësinë për të menaxhuar konfliktet në mënyrë jo të dhunshme. Një shoqëri që mund të jetojë me një shumicë/pluralizëm të opinioneve, racave, kulturave dhe feve, dhe e cila e sheh këtë si bazë të identitetit të saj? Një shoqëri, strukturat e së cilës lejojnë një zhvillim gjithëpërfshirës, në vend të mos-përfshirjes së disave. Një shoqëri ku secili pranon dhe njeh vuajtjen e tjetrit.

 

Ballafaqimin me të kaluarën dhe konceptin e pajtimit e hasim edhe në propozimin e Ahtisarit, për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Neni 2 tek Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut,i cili Nen  obligon institucionet e Kosovës dhe qytetarët e saj që të promovojnë procesin e ballafaqimit me të kaluarën. Neni nën 2.5 thotë: Kosova do të promovojë dhe respektojë në tërësi procesin e pajtimit në mes të të gjitha komuniteteve të saj dhe pjesëtarëve të tyre. Kosova do të zbatojë një qasje gjithëpërfshirëse, me ndjeshmëri gjinore, për t’u ballafaquar me të kaluarën e saj, e cila do të përfshijë një varg të gjerë iniciativash kalimtare të drejtësisë.

 

 

(16) komente | Klikime (3914)
| tjera
KOMENTET
zybaje duraku (krusha e madhe): 14-05-2012 21:42
ne si familjare te vrareve ne luft e pershendesim noren nese punon drejt per shqipetaret
Atdheu (Kosovė): 08-05-2012 10:14
PO.ashtu thonė, qe njė shtet apo shoqeri e cila ka dalė nga lufta, duhet tė pasojė transformimi.Por si duket Kosova akoma nuk ka dalė nga lufta dhe se transformimit nuk po i shifet fundi edhe 13 vjetė pas luftės. Biles bindja e mė se 90% e popullatės se lufta tanė ėshtė edhe mė e fortė.Pėr kafshatė tė gojes dhe mbijetesė.Dukshėm verehen. Korrupsioni, -Papunėsia,-Varfėria,-Nepotizmi,ke tė njohur nė qeveri apo para, punėsimin e ke tė sigurtė.-Pasurimi rapid dhe i pa bazė i shtreses sė disa njerėzve dhe i politikajve,-Trafikimi me qenje njerėzore, armė e drogė,-situata nė veri,pensionistet, asistenca sociale.Tė gjitha kėto janė fakte dhe komponenta tė cilat dėshmojnė njė luftė tė rreptė.Gjatė luftės me armė, shkau ka dhėnė plumba, dhe patjetėr ka qene e duhur mbrojtja,ndėrsa sot, nė kėtė "luftė" si tė mbrohesh nga uria,papunsia,borgjet e kreditė? E drejta tranzicionale-a,e nderuar z.Ahmetaj.
Riki (Prishtine): 08-04-2012 18:16
Ka disa filloserb qe deshrojne te harrojme ne ēka ka ndodhur, me i barazua krimet monstruoze serbe da te zhvillojme bashkim-vllazerimin. Pėr kete qellim serbet japin para dhe kur njezit i marrin ato, shkruajne keshtu siē ėshtė shkruar. Thojshin"za shaku dolara".
Agimi (): 10-01-2012 19:44
Pra shume e nderuar zonja, Nuk ka te drjete tranzicionale, nuk ka te drejte jotranzicionale...ka vetem te drejte dhe te pa drejte. Per me shume munde te lexosh per kuptimin: drejte...Nuk dua te merrem me shume me ty...
rita (prizren): 07-01-2012 09:19
ja hallall nora,nuke di nuk et njoh po mir e ke preshkru drejten transnacionale,me shpres qe e ta lexoni ju tjetret edhe lirbrin e porf arsim bajramit "kosava ne kohen transnacinale"
RE: Bekim (Prishtine): 14-01-2012 12:25
Rita, ajo cka ka shkruar Nora ketu, dhe libri i E.Hasanit dallojne si hana me diellin! Nora po flet per nje proces te mobilizimit gjithshoqerore per te adresuar te kaluaren, si dhe per te ndertuar te ardhmen - pra, bazuar ne gjetjen e zgjidhjeve per te kaluaren fillimisht. Ndersa, A.Bajrami flet per krijim institucionesh e hartim te ligjeve e kushtetutave. Libri eshte shume teknik, dhe kopje e librave te historise politike te KS. Te pershendes, Bekimi
Albani (Ternoc): 23-12-2011 17:08
Komentues te nderuar,pasi qe jam nga Lugina, e njoh kete humanisten e te drejtave te njeriut. Aq kjo Nora eshte humaniste sa qe ka punuar e jetuar 3 vite ne UNDP ne Vranje.
RE: Niki (Bujanovc): 02-04-2012 14:42
I nderuar, deri kur ne duhet vetem te kritikojm,deri kur ne do ti themi vetes mashalla...., Nora ka bere nje shkrim shume te mire,edhe nese e ke lexuar mire ose nese e ke lexu edhe e ke kuptuar mire. Nora ka punuar par UNDP edhe ne ate kohe ka pas investime te shqiptaret,mos kritikoni te tjeert por punoni vet.Askush nga gjeneratat e reja nuk ka studiuar vendet e konfliketeve si Nora,edhe me vjen mire qe eshte marr me ket tem.
nora (Prishtine): 20-11-2011 17:58
Jane disa lloje te vertetash: E verteta filozofike, ajo historike, politike, forenzike etj. Tri te parat edhe mund te vehen ne diskutim, por e verteta forenzike flet me fakte. Kur vertetojme permes mbetjeve mortore se ne Kosove jane vrare 13,500 shqiptare, dhe 2000 serbe dhe rome, ne cka bazohemi kur flasim per relativizim te krimeve?
RE: zana (prishtine): 22-11-2011 15:48
nora, babadimri iz beograda ka ardhe me dhurata per ty, e jo per ata qe ju jan vra njerezit. ata 2000 serbet e tu jane ose vrasesit ose te afermit e tyne pjese e apartit shteteror qe neve na ka vra. ti barazoi te dy anet e jeto me natasha kandiqin se edhe ajo hajtin ja ka pa sllobes.
Fatmiri (France): 20-11-2011 08:42
Flet vetem per pasoja; Asnje fjale per Serbi, shkaktarin kryesor te te gjitha krimeve-te gjenocideve dhe per KASAPIN E ballkanit, Milloshi,qe si Hitleri luftoi per teritore, me metoda te egra fashiste "spastrimit te teritorit",nga ēetniket,me ēfarosje masive te popullates -meshkujve,pleqeve e femijve,dhunimin e grave,djeg-jet, plaēkitjet...edhepse me kakofonin e vete U.E. qirrej:"Bosna nuk do te perseritet" Pse,valle,kjo HESHTJE E TURPSHME E EVROPES?! -Dihet.Me barazu: si- viktimen si kriminelin, per me i ik Serbia gjenocidit.E pse?-Se edhe gjenocidet e me parshme,jo vetem ndaj nesh,keshtu i jane falur
Isuf (Prishtine ): 17-11-2011 19:56
Nora ti je njeri qka i duhesh Kosoves, you are the best. Gezuar dhe Suksese :)
RE: zana (prishtine): 19-11-2011 00:51
tu kosoves!
zana (prishtine): 14-11-2011 21:27
argatet e armikut dhe vrasesitte ketij populli jeni ju. si te behen te njejte ata qe e vrane kete popull pa as me te voglin faj dhe ata qe u vrane pse ishin ne krahun e atyre qe na vrane apo edhe vete na vrane? me pase drjetesi ne kete shqni ti bashke me natasha kandiqin e te tjere qe cdo here e me teper po duken si profitere te luftes nuk kishit pase vend ne kete kosove.
RE: B.R. (Kosova): 11-12-2011 22:54
zana, paske probleme te medhaja ne konceptim te vlerave, nese e ke parasyshe se njeriu cmohet bazuar ne vlera etike dhe humane dhe so vlera etniciteti te caktuar athere besoj qe kishe me qene me e arsyeshme ne perceptimin e te mires dhe te keqes.
RE: ardi (Prishtine): 21-11-2011 18:50
Nuk mund te jene profiter personat si Nora, derisa ajo raportonte per krimet e bera ndaj shqiptarve (keto raporte ishin shum domethenese per diplomacine boterore si deshmi e ngjarjeve ne kosove)Zana duhete te kesh respekt per punen e bere te ketyre dy zonjushave te respektuara
Emri*: Komenti*:
Email*:
Vendi*:
 

Blogat janë faqe personale të vetë autorit. Secili bloger mirëmban faqen e tij, ndërsa portali Zeri.info ofron vetëm hapësirën me qëllim që të kontribuojë në shtimin e komunikimit ndërmjet njerëzve dhe hapjen e debatit për Ƨështje të ndryshme të interesit individual ose shoq?ror. Blogat nuk redaktohen nga portali ose stafi i gazetës Zëri.

Portali Zëri.info, megjithatë mbanë të drejtën që të ndalojë publikimin e shkrimeve ose të heqë shkrimet e publikuara që janë në kundërshtim me kodin etik profesional dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Blogerat
 
Arkiva
Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51