Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ditari
Ekonomi
Opinione
Kultura
Sport
ZIP
Nora Ahmetaj
is a freelance consultant who specializes in human rights, conflict transformation and development studies

Ēka quajmė patriotizėm?

Nora Ahmetaj 


Patriotizëm tradicionalisht quhet devotshmëria ndaj atdheut. Si shumë fjalë tjera, edhe kjo rjedh nga latinishtja, Patria që shqip i bie Atdhe. Por me kohë, kjo fjalë ka marrv kuptime të ndryshme, varësisht nga konteksti politik. Ne Kosove degjohet shume shpesh, e përkufizohet ne menyra te ndryshme dhe nga cdokush. Thuase kuptimi burimor i kesaj fjale është zhdukur, e me patriotizem ne Kosovën bashkëkohore kuptohet gjithcka vec dashurisë ndaj atdheut.

Për disa, patriotizëm është lojaliteti ndaj nëngrupit te cilit i takojnë. Kush ka pasë bindje te thella totalitare e identifikon shtetin e pushtetin me shoqërinë, njerëzit në te, e kulturën që këta e bartin. Tjerët, ata të cilet guxuan të akuzojnë politikat e Stalinit, u syrgjynosën si ‘anti-sovietikë’. Edhe në Perendim ka paralele të tilla, p.sh. ata të cilet guxuan t’i kritikojne politikat e Bushit u quajtën shpesh herë ‘anti-amerikanë’.

Këto në njëfarë mënyre janë bërë procedura standarde dhe të përdorura gjithandej nga opinionet intelektuale. ‘Patriotizmi’ i definuar në shoqërite autoritare quhet vetëm përkrahja për shtetin dhe politikat e tij. Ndërsa për ata të cilët jetojnë në shoqeritë e hapura dhe demokratike, ‘patriotizëm’ quhet lufta për zgjerim të lirive e mirëqenies së qytetarëve në shoqeri, e respektimi i të drejtave univerzale.

Me fenomenin e patirotizmit ballafaqohemi cdo ditë në Kosovë. Kurre s’kam njohur ndonje politikëbërës i/e cila nuk identifikohej me të qenit patriot/e. Por sa prej tyre janë vërtet patriotë, në kuptimin modern e demokratik të fjalës?

Patrioti i vërtetë është i motivuar nga sensi i përgjegjësisë jështë interest te tij/saj personal, ose interesit për familjen. Patrioti i vërtetë i reziston abuzimet e qeverisë dhe keqperdorimin që e bën pushteti ne favor të vetës, e në dëm të shoqerisë.

E pra, në Kosovë por edhe gjetiu, shpesh herë fjala ‘patriot’ keqpërdorët per qëllime të ulëta. P.sh., shumë qeveritarë i akuzojnë oponentet e vet vetem në sajë të mospajtimeve në çështje te ndryshme politike. Dhe, shih absurdin, ai që është ne pushtet i thote tjetrit ne opozite: ‘Ti që nuk pajtohesh me mua, nuk je patriot. Sepse shteti jam unë; nëse je kundër meje, je kundër shtetit.”

Te jesh patriot, do të shtoja, shkon përtej flijimit per filan kauzë kombëtare. Patriotët rropatën edhe në kauzën e mirëqenies së të gjithe qytetarëve, për liri e të drejta të barabarta si dhe për të drejta univerzale. Patriotët madje kanë luftuar për të mposhtur regjimet e veta diktatoriale apo autoritare edhe kur ato i kanë plotësuar ambiciet nacionale. Te jesh patriot dtth ta duash shtetin tënd vetem si shtet demokratik.

Mahatma Gandhi dhe Dr. Martin Luther King, Jr. e prakikuan mosdegjueshmërinë qytetare kundër shteteve ku ishin qytetarë. Ky i fundit madje e kritikonte vendin e vet, mu kur ai i kishte punët pisk në Luftën e Ftohtë kundër sovjetikëve. A ishin ata të dy patriotë? Shumica sot do të përgjigjeshin me plotë gojën: Po!

E pra, në Kosovën anno 2010, patirotizmi i vërtetë është stigmatizuar, mjerisht më së shumti nga qeveria dhe mediat e saj.

Te jesh patriot në Kosovv. Cilat janë kriteret dhe cka e determinon atë?

Ne nje shoqeri ku ka korrupcion dhe krim te organizuar (shih raportet e organizatave ndërkombëtare), kur mediat vlerësohën të jenë gjysëm të lira, është patriot falso ai që me taksën e pagës mesatare prej 200 eurosh abuzon, për ta keqpërdorur mirëqenien e qytetarëve edhe ashtu të varfër.

Une kujtoj që të jesh patriot do të thotë, që unë e ti si qytetarë kërkojmë përmbushjen e kushtetutës dhe ligjeve te vendit, paguajmë faturat e ujit, rrymës, taksat etj. I respektojme tjerët pa dallim feje, race, gjinie e etnie. Nuk vjedhim e nuk genjejmë, e flasim hapur për ato që na pengojnë në këtë shoqëri, qofshin veprime të paskrupullta te qytetarëve të pandërgjegjshëm apo të qeverisë. Të jesh patriot sot, para së gjithash, them se nënkupton t’i luftosh abuzimet me pushtetin e paranë publike.

Nuk e kuptoj patriotizmin "e instaluar" te disave që sugjerojnë se dashuria ndaj Kosoves shprehet po te flasesh shume pak, mundesisht ‘te mos degjosh’, ‘te mos shohësh me shumë se që të lejohet’, ‘të mbrosh klanin dhe fisin’, dhe me kryesorja: ‘te mos kritikosh’.

Shih absurdin, pushtetaret të abuzojnë me voten dhe pushtetin, ndersa ti të mos reagosh sepse po reagove nuk je patriot, nuk e duake shtetin tënd, nuk e deshmuake përkushtimin për vendin. Nga e marrin të drejtën këta qeveritarë të japin këso kriteresh të patriotizmit?! Si kanë fytyrë ata të përcaktojnë në cfare niveli e ka filani dozen e patriotizmit, ndërkohë që vetë keqpërdorin institucionet dhe abuzojne edhe me të mirat materiale dhe resurset shtetërore?!

Patriotizem’ nuk është vetem sakrifica në luftë. Kush nga keta pushtetarë ka sakrifikuar dicka për popullin keto dhjete vitet e fundit? Shumica prej tyre nuk e kane profesionin e vet prej të cilit krijojne të ardhura, por jetojnë në kurriz të popullit për mrekulli. Kjo do të thotë se populli i Kosoves sakrifikohet për ata, e jo ata për popullin.

Nëse ne si qytetarë mbajmë iso dhe nuk ngrejme zërin kunder padrejtësive, korrupsionit ne dëm tonin, mungesës së shprehjes së lire e të votes se lirë, si dhe mungesës së sundimit te ligjit, atëherë pasojat do t’i bartim ne vetë, e fëmijët tanë. Para akuzave se ata qe flasin janë tradhëtarë, ndersa ata qe vjedhin dhe abuzojne jane patriotë, ne nuk bën te zbrapsemi.

Sulmi, thonë, është mbrojtja më e mirë: sa ma parë t’u presim udhën të paudhëve, aq ma shpejte kjo shoqeri do të jetë e gatshme të kërkojë llogaridhënie nga ata që ua dhamë votën. Dhe kjo, për mua, do të ishte shprehja më sublime e patriotizmit.

 

 

(0) komente | Klikime (2300)
| tjera
KOMENTET
Emri*: Komenti*:
Email*:
Vendi*:
 

Blogat janë faqe personale të vetë autorit. Secili bloger mirëmban faqen e tij, ndërsa portali Zeri.info ofron vetëm hapësirën me qëllim që të kontribuojë në shtimin e komunikimit ndërmjet njerëzve dhe hapjen e debatit për Ƨështje të ndryshme të interesit individual ose shoq?ror. Blogat nuk redaktohen nga portali ose stafi i gazetës Zëri.

Portali Zëri.info, megjithatë mbanë të drejtën që të ndalojë publikimin e shkrimeve ose të heqë shkrimet e publikuara që janë në kundërshtim me kodin etik profesional dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Blogerat
 
Arkiva
Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51