Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ditari
Ekonomi
Opinione
Kultura
Sport
ZIP
Petrit Osmani

Rreth futbollit tė pėrbashkuar...

"Liga Kombëtare", "Superliga mbarëkombëtare", "Liga e përbashkët". Këto ishin vetëm disa nga epitetet që ju dhanë dy ligave (të bashkuara) të futbollit, të Shqipërisë e Kosovës. 

Në vitin 2005, e nisën Tifozat Kuq e Zi, me një paraqitje në qendër të Prishtinës, dhe me një tabelë të improvizuar ku ishin të renditura disa nga ekipet më me emër në Shqipëri e Kosovë, për t′u mbyllur me kaq. Pak vite më vonë ishin një numër i mediave qoftë të shkruara apo vizive, që shfaqën dhe ballafaquan idetë PRO dhe KUNDËR. 

E vërteta është se u fol shumë, u tha shumë, por askush nuk morri mundimin të shkruaj një plan, të jap një projekt, se si duhet të arrihet ky qëllim. Idetë, mbetën thjeshtë kronikë mediash, dhe u lanë në heshtje anipse kurrë nuk u shuan në mendjen e atyre që mendojnë për të mirën e futbollit shqiptar!

Hiç anën patriotike, nëse duam ekipe të forta, edhe konkuruese në tregun ballkanas dhe europian, atëherë ideja më e shpejtë për ta arrirë këtë është që të kemi një ligë të parbashkët. Të gjithë ne, në mënyra të ndryshme, kemi imagjinuar shpesh takimet, kur Prishtina do të luante me Flamurtarin e Vlorës, Trepça me Tiranën, Drita me Teutën, Vëllaznimi me Dinamon ... por fatkeqësisht këto kanë mbetur vetëm ëndërra. 

Jemi dëshmitarë të ekipeve shqiptare nëpër kualifikime në Ligën e Kampionëve, dhe Europaligë, që në rrethin e dytë të ndeshjeve, gjithçka mbaron . Në anën tjetër futbolli i Kosovës, ka më shumë ekipe sesa që ka kualitete, sesa që ka kushte elementare (siç jane stadiumet, zhveshtoret), dhe kur krejt kësaj i shtohet edhe izolimi ndërkombëtar, atëherë Liga e Bashkuar, do ishte mënyra ideale për të çarë izolimin. 

Për sa i përket futbollistëve, tregu i tyre do të ishte skajshmërisht konkurues, që do të thotë futbollistët do të kishin një sprovë për t′u bërë pjesë e e formacionit titullar në ekipet e lartpërmendura. Vetëm ekipet serioze, me traditë dhe financiarisht të forta, do të kishin mundësinë për të bërë gara, në këto nivele! Dhe, përparësi  e madhe për futbollistët do të ishte që djersa e tyre, dhe mundi i tyre do të shpërblehej. 

Plisat (Prishtina), Tirona Fanatics (Tirana), Flota Kuqezi (Flamurtari), Ujqërit e dëborës (Skenderbeu), Intelektualët(Drita), Kuqezinjtë e Jakovës (Vëllaznimi), do të përkujdeseshin për ′ngrohjen′ e tribunave, dhe mbushjen e stadiumeve, gjë që në dekadën e fundit e kemi vuajtur shumë. Dy federatat respektive që do duhej ti jepnin shtysë më të madhe kësaj ideje, sikur s’duan ta prishin rehatinë që kanë, dhe përgjumjen që i ka kapluar. Për ta është thjeshtë një ide e mirë, dhe këtu përfundon gjthçka! 

Nuk duhet të presim që dy presidentët nëse janë të gatshëm ta përkrahin këtë ide ose JO, por janë klubet ′katalizatorët′ që do nxitnin , për një projekt të tillë. Të drejtat televizive do të kenë çmimin rekord, për të drejta televizive të shitura ndonjëherë në hapsirën gjithëshqiptare. 
Deri sa të jetë arrirë kjo, dy opcione: të vetknaqemi, me rrethin e dytë të ciklit eliminatorë dhe me izolimin e futbollit të Kosovës, apo të kemi respekt në futbollin evropian, e pse jo edhe të lëmë gjurmë atje!

(8) komente | Klikime (1582)
| tjera
KOMENTET
Sabit (Gjilan): 12-03-2012 11:04
Lojterve sportist tė ekipeve ,sėpari duhet njohur dy shtetsinė nga te dyja shtetet Shqipėtare,e tani nga tė gjith lojtaret tė zgjidhen mė tė mirėt. Mendoj,per rreth kushteve qė kemi edhe pse jemi lojtar tė lagjes varfer, mund tė kemi njė ekip tė fortė kombėtar qė do tė bėnte jehon nė Europ e nė botė. Sepse, kemi mjaft lojtar talent tė futbollit.
Sabit (Gjilan): 12-03-2012 11:00
Lojterve sportist tė ekipeve ,sėpari duhet njohur dy shtetsinė nga te dyja shtetet Shqipėtare,e tani nga tė gjith lojtaret tė zgjidhen mė tė mirėt. Mendoj,per rreth kushteve qė kemi edhe pse jemi lojtar tė lagjes varfer, mund tė kemi njė ekip tė fortė kombėtar qė do tė bėnte jehon nė Europ e nė botė. Sepse, kemi mjaft lojtar talent tė futbollit.
gjilanasi(holande) (holand): 09-03-2012 21:16
Po e zem se u be ashtu siq thuani ju dhe filloj kampionati dhe kampion u be nji ekip cilido nga Kosova,e un ju pyes juve z,Petrit qka pas kurse ne e dim qe nuk jemi te pranuar as ne;UEFA e as ne FIFA,ju VETE ME LART I CEKET STADIUMET QE I PERNGJAJN SAHARES,PERGADITORET,RRUGET,BUXHETI I EKIPEVE,ETJ....ETJ.por ju lutem mos bani petlla me uje.Nexhi
Samiri (Prishtine): 21-02-2012 16:32
Kerkush nuk po mendon per hijenat, ku mbesin hijenat kur te formohet nje lige e perbashket.
Fadil Vokrri (Prishtine): 24-01-2012 12:23
Eshte mire qe kjo te ndodhe z.Petrit por Mundesite nuk i kemi dhe FIFA se lejon..
Drenica (Skenderaj): 24-01-2012 12:21
Kjo qe ti ke shkruar z.Petrit Osmani eshte menyra me e mire per te arritur kualifikimet ne Kampionatet Europiane dhe Boterore te Shqiperise...
bedr (prishtin): 21-01-2012 17:20
o qerod o, ncncncn kush po ban komente. ftyr e majmunit.
Atdheu (Gjakovė.): 14-01-2012 09:57
Ide shumė e mirė dhe shumė e qėlluar.POR. Si tė mbijetojnė klubet Kosovare? Me ēka timbulojnė shpenzimet, nga Gjakova e deri nė Sarandė? Kėto,klubet e Kosovės, memzi i mbulojnė shpenzimet nga Gjakova nė Gjilan, ngase as FFK e as Komunat nuk kanė mjete thonė. FFK jo se jo por komunat mund tė kenė, dhe tė ua japin nganjė infuzion klubeve.Mendoi.
Emri*: Komenti*:
Email*:
Vendi*:
 

Blogat janë faqe personale të vetë autorit. Secili bloger mirëmban faqen e tij, ndërsa portali Zeri.info ofron vetëm hapësirën me qëllim që të kontribuojë në shtimin e komunikimit ndërmjet njerëzve dhe hapjen e debatit për Ƨështje të ndryshme të interesit individual ose shoq?ror. Blogat nuk redaktohen nga portali ose stafi i gazetës Zëri.

Portali Zëri.info, megjithatë mbanë të drejtën që të ndalojë publikimin e shkrimeve ose të heqë shkrimet e publikuara që janë në kundërshtim me kodin etik profesional dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Blogerat
 
Arkiva
Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51