
Mengjesi
Zgjohem herët në mëngjes për të shkuar në punë. Ora 8:15 minuta dhe dielli kishte lindur. Me lindjen e diellit kishin lindur dhe zhurmat e gjeneratorëve, që më ushtonin në kokë duke më sinjalizuar se NUK KA RRYMË. Shkoj në banjo dhe kur po i hapi rubinetatat e ujit, ne vend të ujit, del një zhurmë e ajrit që ma bëri me dije se NUK KA AS UJË. Ç`dreq mengjesi, thashë me vete, pa rrymë, pa ujë…Ishte vetëm mengjesi dhe po i prisja ``surprizat`` tjera që po mi dhuronte kryeqyteti më i ri në botë. Dola ne stacionin më të afërt për t`a pritur autobusin. Pritja shoqërohej, normalisht, me ``muzikën`` e gjeneratorëve apo me taxit ilegalë ose siç njihen ndryshe ``katërshat``. Gjithsesi pas një pritjeje të gjatë të autobusit, vendosa që ta marrë ``katërshin``ilegal. Hyra në veturë dhe aroma brenda saj ta nxirrte gjumin dhe s`kishe nevojë për kafenë e mëngjesit. Vozitja në ``taxi`` ishte e tmerrshme aty-këtu shoqërohej me ndonjë sharje, muzikën tallava në kupë të qiellit dhe muhabetët se a do të vijnë Mehmeti e Nerminja (protagonistët e pseudoserialit më të ndjekur në Kosovë) në kryeqytetin më të ri në botë. Eh kjo i`a vënte kapakun mengjesit tim. Mengjes, i cili në secilin kryeqytet më të afërt do të ishte shumë më i qetë dhe më i rahatshëm. Marrë të hapi derën e zyrës dhe derisa po fusja çelësin në bravë se ç`ma përshkroi kokën dhe qafën një ndjesi e çuditshme. Shikoj lartë dhe një amvise sapo shkundi dramcat e bukës mbi kokën time dhe para zyrës ku unë punoja. Nuk ështe hera e parë që përjetoj këso skenash, por nuk do te jenë as të fundit, sepse skenat e tilla janë bërë ``traditë`` në çdo lagje të Prishtinës.
Dreka
Dola në pauzën e drekës dhe po shfletoja shtypin ditor. Derisa po lexoja titujt kryesorë të gazetës, më ofrohet një lypës që po më kërkonte lëmosh dhe me aq mundësi sa kisha e ndihmova. Gjatë drekës vjen një tjetër lypëse me fëmiun në krah, pas saj një tjetër fëmijë dhe pas tij një tjetër plak që edhe ai kërkonte lëmosh. U ndala duke menduar me vete se mos ishte ndonjë ditë ndërkombëtare e lëmoshijes. Por jo edhe kjo dukuri është në ``trendet e Prishtinës``, me lypsa, me femijët që lëvizin shesheve dhe kafeneve për të shitur cigare, kikirika apo ``sakeza``, me njerëz invalidë apo të semurë që enden nëpër rrugët e Prishtinës . Mbarova drekën dhe duke ecur rrugës, në lagjen Qafa, më zunë sytë një grumbull qensh afër kontejnerëve. Menjeherë më shkoi ndër mend personazhi Shvejk nga romani ``Ushtari i Mirë Shvejk`` (J.Hashek) i cili e siguronte mbijetesën duke marrë qentë e rrugës të cilëve pastaj ju falsifikonte prejardhjen dhe i shiste si qenë race. Eh sa punën do ta kishte dhe sa paratë do ti fitonte Shvejku këtu në Prishtinë pasi qentë endacak mund ti gjesh në çdo cep të Prishtinës. Gjithsesi unë u largova dhe vazhdova ecjen time midis pluhurit, betonit dhe kaosit automobilistik të Prishtinës. Prishtina evopiane, Prishtina metropol, Prishtina kështu e Prishtina ashtu…këto ishin disa nga parullat që i kishin hedhur kandidatët për kryetar të Prishtinës para zgjdhjeve vendore e që në fakt parullat e sakta do të duhet të ishin të tipit Prishtina deponi mbeturinash, Prishtina-Qyteti i Betonit dhe i pluhurit apo Prishtina-qyteti ku mund të bëhesh milioner mbrenda natës, por jo sikurse tek filmi “Slumdog Millionaire”. Apo më mirë të themi jeta në Prishtinë është një film i pafund me zhanre të ndryshme ku protaganistë kryesor jane politikanët, intelektualët, policët, akademikët, por edhe populli. Ky ``film`` i përngjanë herë një filmi aksioni ku mund ti shohesh “live “grabitjen e bankave mbrenda ditës, herë nje filmi tragjiko-komik ku diplomati Italian pritet nga homologet e tij kosovar me flamurin hungarez por të kthyer vertikalisht, e shpesh herë filmave thriller ku korrupsioni, zhvatja, tenderet e dyshimta e përbëjnë pjesën kryesore të skenareve, por që çuditërisht në fund as nuk gjendet e as nuk denohet fajtori. Deri sa po kaloja te vendi i ashtuquajtur ``Tre Sheshirat`` apo siç po quhet kohët e fundit ``Tre Kapelat``, aty ku dyneri, samunat dhe qebapat janë menyja kryesore e asaj rruge, më ra në sy një shitës ambulant,i cili përveç flamujve të Republikës së Kosovës, maicave me mbishkrimin Bac u Kry ! apo portofoleve Emporio Armani, por që nuk kushtojn më shumë se 5 euro, më ra në sy edhe shitja e koleksioneve të thikash. Po, po thika nga të gjitha llojet, prej atyre më të voglave e deri tek ato të mëdhat, që unë si fëmijë I shiqoja tek filmat e ``Rambo``-s. Nga kureshtja u ndala për ta pyetur se sa kushtonte ajo më e madhja. 10 euro e kishte çmimin, por nëqoftëse hyje në pazar me shitësin mund ta merrje edhe për 8 euro. Kaq kushton, pra, 8 euro një thikë, e cila konsiderohet armë e ftohtë dhe me të cilën mund ta mbysësh cilindo njeri. Për më tepër që këtë armë të ftohtë mund ta blente çdo njeri pa dallim moshe (mund ta blije edhe nëse je nën 18 vjeç), gjinie, feje apo race , në një nga rrugët që është në qendër të Prishtinës dhe që frekuentohet më së shumti nga qytetarët e Prishtinës. Vazhdova të ec rrugës, duke degjuar muzikë dhe duke e pyetur veten se sa e sigurtë është jeta në Prishtinë dhe në Kosovë në përgjithësi ?! Sa e lehtë është që një njeri problematik ta bleje një thikë dhe të shkaktojë incidente kudoqoftë. E pastaj habitemi kur dëgjojmë lajme të ndryshme se u therren nxënesit ndërmjet veti në shkolla fillore dhe të mesme.
Darka
Mora disa shishe birrë, chipsa dhe po e prisja që të fillonte ndeshja ndërmjet Shqiperisë dhe Danimarkës. Shpresoja qe pas nje dite te tmerrshme te pakten një lojë e bukur e kombetarës mund disi të ma rregullonte ditën. Ndeshja filloi dhe kombetarja shqiptare si zakonisht pas nje loje të zbehtë pëson gol në minutat e fundit të pjesës së parë. Kështu edhe mbaroi pjesa e parë, 1-0 për danezët. Gjatë pushimit ndërmjet dy pjesëve, në kanalin që unë po e shiqoja lojën, shfaqet video-klipi i këngës `` Ku ka më mirë se me qenë Shqiptarë – kush m`ka faj që jam shqiptarë`` nga Asgjë Sikur Dielli. Dhe unë me vehte që përsëritja refrenin e kësaj kënge me zë të lartë, pas një dite të stërmbushur me pamje dhe me ngjarje negative, nga kryeqyteti ynë i dashur dhe në të njëjtën kohë mu sillnin nëpër kokë fjalët e një mikut tim i cili më kishte thënë para disa kohëve që: ``…me mujt me mbijetu n`këtë vend ose duhet të jesh dallavergji ose duhet të jesh i dehur tapë gjatë tërë ditës…``. Kombëtarja shqiptare më në fund shënon një gol dhe kështu e mbylli ndeshjen me një barazim, Të paktën një gjysmë-gjëje e mirë më ndodhi gjatë kësaj dite edhe pse po shiqoja orën dhe po prisja per ti dhezur qirinjët, jo që kisha ftuar ndokend për darkë, por në ora 10 fillonte ajo ``muzika e agregatëve`` me të cilën isha zgjuar në mëngjes dhe me të njëjten zhurmë po e mbylli edhe një ditë në kryeqytetin më të ri në botë; Sidoqoftë, edhe në këtë sistem kaotik, mendoj që s`ka ma mirë se me qenë shqiptarë !!
(21) komente | Klikime (2046)
Kadriu (Prishtine): 22-02-2011 03:13
RE: Ron (Prishtine): 02-03-2011 16:16
Art (Lon): 04-09-2010 08:37
Art (Lon): 04-09-2010 08:36
besa (prishtine): 24-05-2010 12:15
xani (Attendorn): 26-03-2010 11:59
edi (prishtine): 24-03-2010 17:31
Yllka (Prishtine): 19-03-2010 23:06
Titi (NYC): 19-03-2010 20:34
tok maku (Diku nė Kosovė): 19-03-2010 17:31
hajdari (gjilan): 19-03-2010 16:52
Nuhi (Prishtine): 19-03-2010 10:10
RE: Nexhi (Kosovė): 19-03-2010 11:18
edona K (): 18-03-2010 21:09
njomcky (kosovė): 18-03-2010 11:52
Zombie (Ferizaj): 18-03-2010 11:52
Xhema (Prishtinė): 18-03-2010 11:25
Nexhi (Kosovė): 18-03-2010 11:08
Nuhi (Prishtine): 18-03-2010 09:47
kujtim (PR): 17-03-2010 20:06Blogat janë faqe personale të vetë autorit. Secili bloger mirëmban faqen e tij, ndërsa portali Zeri.info ofron vetëm hapësirën me qëllim që të kontribuojë në shtimin e komunikimit ndërmjet njerëzve dhe hapjen e debatit për Ƨështje të ndryshme të interesit individual ose shoq?ror. Blogat nuk redaktohen nga portali ose stafi i gazetës Zëri.
Portali Zëri.info, megjithatë mbanë të drejtën që të ndalojë publikimin e shkrimeve ose të heqë shkrimet e publikuara që janë në kundërshtim me kodin etik profesional dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.
Homazh pėr moralin e Kryeministrit Zero
Mbi 80% e popullatės janė proserbė*
Allahu njo, Amerika dy!
Mimoza dhe Shukri Buja
"Ēka ka Vetėvendosja qė veē po ankohet?"
Qysh ia nguli Shefqet Krasniqi Baton Haxhiut!
Turpi i Marigonės
Vokabulari artistik i mjeshtrit tparketit!
Fmijtė tanė Snoba
Metafora e blerjes sė banesės
Homazh pėr moralin e Kryeministrit Zero |
243 komente
Allahu njo, Amerika dy! |
151 komente
Mėsim-besimi (II) |
83 komente
Qysh ia nguli Shefqet Krasniqi Baton Haxhiut! |
76 komente
Fmijtė tanė Snoba |
76 komente
Nga Kosova nė Islamistan: Xhamia nė vend tė ēerdhes (I) |
75 komente
Mimoza dhe Shukri Buja |
66 komente
Mbi 80% e popullatės janė proserbė* |
65 komente
Turpi i Marigonės |
59 komente 