
Sistemet e arsimit të shteteve gjithmonë e kanë edhe një historik që u qëndron pas. Janë pikërisht këto histori që na shpalosin arsyet e mbajtjes ose mosmbajtjes së landës fetare në shkolla. Dy shtetet që më së miri mund ta demonstrojnë këtë, janë Franca dhe Gjermania. Përderisa Franca në shkollat publike e ndalon krejtësisht mbajtjen e lëndës fetare, Gjermania ka tendencë të jetë më e shlirshme në këtë aspekt (megjithëse, shlirshmëria varion nga kantoni në kanton).
Arsye kryesore për këtë dallim sipas një profesori në Sorbonë është periudha e Përndritjes. Ndërsa revolucioni i krishterë i Martin Luterit (i cili e ka nisur protestanizmin) mund të konsiderohet gurthemel i Gjermaninsë së sotme, ka qenë krejt e kundërta, një revolucion laik (dhe kundër Kishës) si Revolucioni Francez që ka vënë bazat e shtetit të sotëm Francez. Një gjë e tillë reflektohet edhe në dallimet në trajtim të religjionit në arsim te këto dy shtete.
Deri në vitet e pesëdhjeta analfabetizmi në trojet shqiptare konsiderohet të ketë qenë rreth 85 për qind. Kjo si rezultat i ndalimit të shkollimit në gjuhën shqipe. Perandoria Osmane nuk ka lejuar që të hapen shkollat shqipe, kurse në gjuhën turke (për popullatën muslimane) shkollat kanë qenë të pakta (dhe të përqëndruara në qytete). Në jug të Shqipërisë së sotme ka pasur shkolla në greqisht të hapura nga Kisha Ortodokse, ndërse në rrethinën e Korçës ka pasur shkolla edhe në gjuhën rumune.
Shkollat e para shqipe, konsiderohet të kenë qenë ato të hapura nga françeskanët diku në fund të shekullit 19 (megjithëse dokumente si ky pretendojnë që shkollë shqipe ka pasur edhe në vitin 1644 në Pdhanë). Shkollat e tilla kanë qenë shkolla të krishtera.
Madje edhe pas çlirimit të Shqipërisë në vitin 1912 shkollat shqipe nuk janë hapur në të gjitha anët. Por edhe në këtë periudhë, mbreti Zog ka tentuar të mbajtë të qartë ndarjen e fesë prej shtetit. Madje në disa raste ka mbyllur shkolla të krishtera, vetëm për t'i rihapur ato përsëri më vonë.
Vetëm pas vitit 1945 ka filluar të rritet numri i shkollave (edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri) dhe në asnjërën prej tyre nuk është mësuar lënda fetare.
Janë tre argumente kryesore të grupeve të islamistëve të rinj për futjen e mësim-besimit në shkolla. Nën një, mësime fetare ka edhe nëpër shkolla të shteteve evropiane. Nën dy, mësimi fetar e shton moralin e nxënësve. Nën tre, ne jemi shtet me shumicë muslimane.
Nga ajo që jam munduar të argumentoj më lartë, mund të shihet që raporti i fesë me arsimin në vendet evropiane reflekton historinë individuale të shteteve. Përerisa shteti i Gjermanisë në rrënjët e saj ka një lëvizje të krishtere, edhe çasja e religjionit në arsim është më pak e shtrënguar se në Francë, ku themelet e shtetit vendosen pikërisht në luftën ndaj Kishës.
Madje edhe në Gjermani disa pjesë (si Berlini—për të cilin besohet se i ka 60% të popullatës jo-religjiozë) nuk ka lëndë fetare në shkolla (në 2009 kishte debat për një gjë të tillë).
Sa i përket moralit dhe fesë. Vendet me më së paku njerëz religjiozë kanë përqindjen më të ulët të krimit, abortit, përdoruesëve të drogës. Ma merr mendja që komenti i Agon Maliqit e sqaron këtë shumë mirë.
Kosova si shtet laik nuk diskriminon dhe nuk e privilegjon asnjë fe, prandaj përqindja e muslimanëve është krejtësisht e parëndësishme për Kushtetutën e Republikës së Kosovës (megjithëse, përqindjen e saktë të muslimanëve edhe ashtu nuk dihet). Prandaj edhe ky argument është krejtësisht i pabazë.
Përkundër argumenteve të grupeve islamike, një faktor interesant në gjithë këtë debat ka qenë qëndrimi i lëvizjes Vetëvendosje. Ata befasisht nuk kanë kundërshtuar futjen e fesë në shkolla, por kanë qenë (me shumë të drejtë) kategorik ndaj predikimit të ndonjë feje të caktuar në shkolla. Sipas Visar Ymerit nga kjo lëvizje, feja në shkolla duhet ligjëruar nga një perspektivë shkencore.
Me gjithë faktin që deputetët islamikë nuk do të pajtoheshin me propozimin e Ymerit, propozimi do të ishte më pak i keq (për ta, besoj) se gjendja aktuale. Me një lëndë të tillë gjasat do të ishin që, të paktën nëpër vende rurale, mësimdhënësit të ishin më "të prirur" që të predikonin për ndonjërën nga fetë prapa shpinës së shtetit.
Nuk është se një gjë e tillë nuk është e mundur edhe tash, vetëm se, tash nuk mund të bëhet në mënyrë institucionale. E përmes futjes së landës fetare në shkolla (qoftë edhe si landë e ligjëruar nga perspektiva shkencore) do të semi-legjitimohej predikimi i fesë.
E në anën tjetër, nuk mund ta gjej asnjë arsye që të mësohej për fetë në shkollë në mënyrë të veçante. Feja tashmë mësohet nga disa këndvështrime dhe është e ndarë në disa landë.
p.s.
Gëzim Kelmendin, deputetin nga PD, do të doja ta njoftoj me Rezolutën 1580 (të vitit 2007) të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në të cilën tregohet qartë që vetëm evolucioni pranohet si formë e drejtë e shpjetimit të prejardhjes së njeriut në shkollat publike. Kurse format tjera lejohen vetëm në insitucione religjioze.
(25) komente | Klikime (3003)
Vjosa (Lausanne): 21-03-2012 10:36
Bashkimi (Prishtine): 21-10-2011 12:01
levizja (shkoder): 21-10-2011 01:56
arsim (austri): 20-10-2011 16:03
Bashkimi (Prishtine): 20-10-2011 09:13
Experti (Germany): 20-10-2011 02:31
Bashkimi (Prishtine): 19-10-2011 13:38
Shqip (Gjermani): 19-10-2011 00:57
Experti (Germany): 18-10-2011 15:28
Bashkimi (Prishtine): 18-10-2011 14:46
RE: SatanMyMasterSS (Irak): 21-10-2011 09:28
Experti (Germany): 18-10-2011 03:32
Bashkimi (Prishtine): 17-10-2011 10:53
Experti (Germany): 17-10-2011 05:50
goni (kosov): 13-10-2011 21:48
isufi (theranda): 11-10-2011 17:47
RE: SatanMyMasterSS (Irak): 21-10-2011 09:21
RE: BURIMi (Kosove): 13-10-2011 08:46
demokrati (kosova): 11-10-2011 08:19
RE: adil (kosova): 12-10-2011 06:49
RE: Ece (Prishtine): 11-10-2011 15:09
Hoxha (Kosove): 08-10-2011 21:38
Code (Prishtine): 06-10-2011 11:21Blogat janë faqe personale të vetë autorit. Secili bloger mirëmban faqen e tij, ndërsa portali Zeri.info ofron vetëm hapësirën me qëllim që të kontribuojë në shtimin e komunikimit ndërmjet njerëzve dhe hapjen e debatit për Ƨështje të ndryshme të interesit individual ose shoq?ror. Blogat nuk redaktohen nga portali ose stafi i gazetës Zëri.
Portali Zëri.info, megjithatë mbanë të drejtën që të ndalojë publikimin e shkrimeve ose të heqë shkrimet e publikuara që janë në kundërshtim me kodin etik profesional dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.
Homazh pėr moralin e Kryeministrit Zero
Mbi 80% e popullatės janė proserbė*
Allahu njo, Amerika dy!
Mimoza dhe Shukri Buja
"Ēka ka Vetėvendosja qė veē po ankohet?"
Qysh ia nguli Shefqet Krasniqi Baton Haxhiut!
Turpi i Marigonės
Vokabulari artistik i mjeshtrit tparketit!
Fmijtė tanė Snoba
Metafora e blerjes sė banesės
"Ēka ka Vetėvendosja qė veē po ankohet?" |
60 komente
Jobs dhe Ramizat, Ekremat e Agimat tanė |
27 komente
Mėsim-besimi (II) |
25 komente
Ėndėrra vazhdon! |
19 komente
Ēka ėshtė E drejta tranzicionale? |
16 komente
Fmijtė tanė Snoba |
12 komente
Ēelu beton, merrna tetanė, se u bamė horė |
11 komente
Allahu njo, Amerika dy! |
11 komente
Qysh ia nguli Shefqet Krasniqi Baton Haxhiut! |
10 komente 