Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ditari
Ekonomi
Opinione
Kultura
Sport
ZIP
Yll Rugova

Babadimri dhe katėr lezbeiket lakuriqe (video!)

Po ju kërkoj falje paraprakisht, ky tekst nuk ka lidhje as me babadimrin as me katër lezbeiket lakuriqe. Titullin e kom zgjedhë për me ju nxitë me kliku. Sepse ngjajshëm si kjo punë funksionon edhe industria e marketingut edhe PR (Public Relations). Përmes shenjimeve, hajde t’thojim populiste, imponohen produkte, agjenda edhe ide. 

Me fore të k’tij lloji dhe me manovrime psikologjike, marketingu dhe PR-i (kjo e dyta konsiderohet edhe emër tjetër për propagandën) na bon me vendosë çka kemi me ble, çka na pëlqen n’jetë edhe për kon kemi me votu. Osht totalisht përtej perceptimit tonë, sa shumë pushtet kanë njerzt n’këtë industri. Qaq përtej perceptimit, saqë pritojim edhe me mendu.

N’vitet e gjashtëdhjeta në SHBA ka pasë lëvizje masive kundër manipulimit të masave. Epiqendra e lëvizjes kanë qenë hipikat. Ata kanë kërku që mos me iu diktu mënyra e jetesës prej establishmentit (shtetit dhe koorporatave). Krejt grupet e rebelume të k’saj periudhe jon njoftë si e majta e re – sepse kanë qenë të prirun ma shumë drejt kolektivizmit sesa individualizmit. Gjatë qesaj kohe, (kur n’Kosovë ka pasë demonstrata për ma shumë të drejta të shqiptarve), SHBA-të kanë hy në recesion të thellë edhe korporatat me establishmentin (po ju kërkoj falje për tej-thjeshtzimin) kanë nisë me kërku rrugë të shpëtimit. Kah mesi i viteve të 70-ta përmes kompanive të marketingut e PR-it kanë nisë me përdorë anketa masive për me mujt me i shenju individualisht kërkesat e konsumatorve (dhe votuesve), me i grupu ato edhe me i plotësu sa ma mirë. Në fakt, kjo strategji osht tregu e suksesshme, (vendi ka dalë prej krizës – nuk e di sa kanë qenë koincidencë kjo!) edhe njerzt jon ndi që kanë liri me konsumu çka ata dojin, edhe me jetu jetën qysh ata dojin (a ka qenë iluzion apo, nuk kam bythë me diskutu!). Poget qyky ka qenë fillimi i ni ‘popullizmi të ri’ që ka lindë, i lidhun drejtpërdrejtë me PR-in edhe marketingun.

Prej plotësimit të kërkesës për konsum, kjo mënyrë ‘plotsimit t’kërkesave të popullit’ ka kalu edhe në politikë. Programi elektoral i presidentit Clinton ka qenë i krijum përmes anketave të këtij lloji – si duket për herë të parë në histori. Edhe marketingu i tij elektoral osht bazu në fushata shumë të specializume për profile të ndryshme të popullatës.

Mbas fitores së tij, edhe Toni Blair ka përdorë anketat për me kriju programin e tij zgjedhor. Tu e huazu strategjinë e marketingut të homologut t’tij amerikan, edhe ky i ka fitu zgjedhjet. Nejse, problem ka qenë fakti se, programi i bazum’ në kërkesa t’popullit e ka pasë mongi nivelin e ekspertizës. Edhe disa pjesë të programit kanë dështu totalisht.

Strategjia mandej osht shpërnda edhe në vendet tjera të botës, për me mbrri edhe tek populli ynë krenar, arkaik, bujar, trim... Në dy an’t e kufinit, fitoret në zgjedhje mujin me iu atribuu kryesisht marketingut edhe PR-it. Gati gati mujim me nxjerrë ligj prej ksaj pune:

Gjasat për fitoren e zgjedhjeve jon në raport të drejtë me paratë e shpenzuara në marketing dhe PR.

Paret që i kanë shti për marketing të Obamas jon afërsisht dyfish ma shumë se ato që jon hi për fushatë të MacCainit.

Në zgjedhjet e fundit (para pavarësimit) PDK i ka fitu zgjedhjet tu iu falënderu marketingut të dobët të LDK-së – edhe marketingut masiv të vet. Kurse kjo e fundit, i ka fitu zgjedhjet e në Prishtinë (2009), falë marketingut dhe PR-it të mendum’ mirë. Edhe pse, për asnjonën nuk dihet sa pare i kanë dhonë, ato, masi po mujin, nuk po i deklarojnë shpenzimet hiq.

Edhe n’Shipni, n’zgjedhjet e fundit, s’ka qenë lufta mes dy liderëve politik, po n’mes ekspertëve t’marketingut të tyne. 

Ndoshta krejt kjo punë nuk ka kurgjo të keqe. Në fakt po duket ma afër ni modeli ideal të demokracisë. Problemet e vetme që i ka jon, pushteti që po u jepet njerzve të marketinut dhe zgjidhja e problemeve prej vetë popullit e jo ekspertëve. Në zgjedhjet e fundit në Evropë, kanë fitu në shumicën e rasteve të djathtët, veç për shkak të politikave të tyne ksenofobe. Popullata, e shtyme prej dobësimit ekonomik ka kriju përshtypjen se jon të ardhunit ata që po ia shkaktojin krizën edhe po ua marrin vendet e punës. Në fakt, osht e kundërta, pa numër të caktum të t'ardhunve n'vit, ekonomia Evropiane kish me shku drejt dështimit. Ec e bjeri n'fije!

(21) komente | Klikime (6497)
| tjera
KOMENTET
ibiibEnpetmk (fdnlJYESDHTEQWcrt): 12-04-2011 23:34
Touchdown! That's a rlealy cool way of putting it!
Klea (Prishtine): 16-05-2010 16:49
tema e shkrimit eshte e mire, megjithate, nese muj me thon, eshte teme shume e gjon e cka po me pelqen eshte qe e ki pru ne nivel te thjesht te lexuesve tane por qe pe kan vshtir me e konceptu kete qe e ki shkru shkaku mungeses ne informat. per dy pika, per mendimin tem kyqe, qe i ki elaboru - anketa (apo marketingu) dhe PR-i, jone, pe perseris shume tema te gjona dhe si duket me zhvillimin e tyre shekullor jane tu e marr formen e shkences ekzakte. permes hulumtimit te tregut, qe e permende ti "anketa", amerika jo ne bumin e vet te madh ekonomik po edhe shume me heret i pat ra ne fije sa e domosdoshme eshte me bo muhabet me konsumatorin e vet potencial qe me e kuptu se cilat jon nevojat dhe deshirat e tijna, ne menyre qe ato me i shendrru ne potenciale te veta perfituese dhe PR-i veq e ngerthen produktin apo sherbimin e organizates dhe ia elaboron konsumatorit te vet potencial, si dicka te nevojshme dhe jo vetem te deshirushme, kjo epoka e konsumerizmit eshte karakteristike ne cdo shtet te zhvillum dhe nga njera ane bohet edhe shkelja e “moralit” po ne anen tjeter shtetet dhe popujt e ktyre shteteve jan programu sot qe me mendu qashtu pikerisht prej PR-it dhe si rezultat i kesaj kur nje politikan e bon nje analiz te thelle te votuesve potencial te saj apo nje korporat qe ia bon nje analiz te thelle qatij konsumatori me potentcial, atehere politikani apo qajo korporat ka me qene gjithmon ne nje avantazh kundrejt konkurences se vet. madje, per ma shume le qe ka me qene ne ni hap me qat votuesin apo konsumatorin po mundet me qene edhe nje hap para, qe o krejt rezultat marketing dhe PR miksit te mire. Keshtu qe thumbs up per nje teme te lezetshme.
RE: Ylli ((Autori)): 19-05-2010 16:22
Po mė vjen qė dikush s'ka pritu me lexu deri nė fund edhe qė dikujt i ka interesu tema. Faleminderit edhe pėr komentin!
Perparimi (Prishtina): 22-04-2010 21:57
Rash ne kurth te titullit edhe une,hahaha shum e fort :P
Flladi (Tirane): 07-04-2010 13:39
Me te vertete e klikova kete artikull per shka te titullit....hahahah.
Dauti (Gjermani): 10-03-2010 13:20
Duhesh me kon shum pervers qe e ke shkru kete tekst, po ja dhunon trunin e lexuesve. Me kete tekst po e tregon kompleksitetin tend personal, dhe nevojen me u dallu me dicka. Ti po shihesh qe ke lexu, mirepo shum e ke kufizu hapsiren e te menduarit sa ke kalu ne injorim total te asaj qe nuk te pelqen. tekstin nuk eshte kerka me realitetin mirepo flet per karakterin tend, nje analiz e thjesht nga nje psikolog.
RE: Myslym (Kosove): 21-03-2010 03:46
ēka deshte me thanė z.Daut?
Arta (Prishtinė): 08-03-2010 03:23
" se na qe sjemi gazetar falet nese sdina me shkrujt",tha Shpendi .....Kompetence gjuhesore?!!!Te dikujt?C'eshte kjo?... po sido qe te jete, ti lexoje edhe pak se te duhet! Shkrimi eshte i mire, e titulli si mos me keq ne krahasim me temen! Une kom kaqik po deshe edhe tulaq prandaj edhe kam shkruar e nuk kam kritikuar. Kam shkruar ne pergjithesi se cka lexova neper kete blog. Ti, zonjushe, nese ke kohe, te lutem m'a kontrolle edhe kete shkrim dhe mos gabo me i'a dhene vemendjen asaj qe e kam thene ne mes te rreshtave........Mos e merre personale dhe as mos ano kah Ylli apo dikush tjeter, merre shtruar dhe profesionalsht!!! P.S. :) Interesant, une kam komentuar te Ylli e ti te une :)
Arza (Prishtine): 06-03-2010 15:51
@Arta: nuk mundesh me kritiku kompetencen gjuhesore te dikujt, kur vendos pikepyetje pas nje fjalie deftore,shkruan "Etik" e jo "etikė" dhe nuk len asnjė hapėsirė pas pikės (ose nė rastin tėnd 5 pikėpyetjeve). Me kėtė po du me thėnė (as nė toskė e as nė gegė) qė pėr me kritiku, duhemi me pas KAQIK.(ose nese don edhe ?????) Yll, mė pėlqeu demonstrimi i idesė sė artikullit qysh nė titull. Urime, s'e pasna ditė qė je gazetar! Mendova qė ėshtė blog entry :/. P.S.: Njerėz, relaksohuni.
Arta (Prishtinė): 05-03-2010 05:30
D.M.Th : Ne na duhet nje lloj i ketij titulli per t'a terhequr vemendjen e lexuesit....Nuk eshte qesharake,as per t'u kritikuar... eshte me se fyese per koherencen logjike te ketij populli!Sa i perket temes; edhe pse te gjithe ata qe tani me jane te vetedijshem per jeten e "business"-it apo kane synime ne kete drejtim, pervec nje jete sa per t'a marre nje rroge, e dine mire shume se "marketingu" eshte shtylla kryesore e atij" business"-i.E , sa ne e kuptojme kete,eshte pikepytje????? Cka mua me bene te cuditem eshte menyra e te shprehurit te Ju gazetareve....Kjo nuk eshte as gege e as toske....Fatekqesisht kjo nuk eshte as gjuhe e rrugeve! Kjo eshte, deformim total i nje gjuhe dhe e nje tradite! E kuptoj ne nje form te folurit ne menyre te relaksuar dhe pa etik e pa rregulla gramatikore, pergjate dites. Mirepo, aspak se kuptoj ate ne shkrimet e publikuara qe i lexojne me qindra njerez dhe kinse ju i referoheni atyre per ndonje vetedijesim. Shpend: Nuk kane faj keta, kane faj ata qe kryejne shkollen me 10-ta e bredhin rrugeve. Faji i tyre eshte se kane ne kokat e tyre mekanizmin e quajtur "koherence logjike" ," tekniken e te shprehurit", " diapazon te gjere" dhe ETIK GAZETARESKE! Eh po, nje armik qe shtypi e na treti pran syve "praktikisht", iku! Tash kemi nje armik tjeter qe po na e qendise ndervetedijen e kush s'ia ka "haberin".
Shpend (Prishtine): 03-03-2010 04:25
Yll edhe disa te tjere ktu ( shumica ) un per disa e di qe skeni te boni me gazetari po edhe ata qe kane te bojn spo keni lidhje me shkrujt ! disa mshefeni mas dialektit gege e disa mshefeni mas dialektit toske, dikush e shkrun ni titull prej ni gazete te famshme e dikush e shkrun ni artikull si mi shkrujt shoqes apo shokut te vet e-mail edhe mi spjegu qka po bohet ktu ! Pom vjen marre ku jom tu jetu, pom vjen marre kur po i qel kanalet tona pom vjen marre qe skemi gazetare qysh duhet! Jon dikun 12 000 tema qe munesh ti ose kolegt e tu me kap ti po na tregon qe marketingu koka seni ma i rendesishem ne bote ( se spo e dina na, faleminderit shum ) kisha pas qef me jau jep ni propozim - PO JU LUS SPAKU JU GAZETART MSOHUNU ME SHKRUJT edhe idet qe i keni shtjelloni pak ma bukur ( se na qe sjemi gazetar falet nese sdina me shkrujt )
RE: Ylli (Pr): 15-03-2010 22:02
Poget Krenar, megjithato, krejt komentet jon te mirseardhuna. Kujt s'i pelqen, mire boll nashta dicka te vogel ne menyre te pavetdijshme pranon qaty, kujt i pelqen edhe ma mire... Win/win!
RE: Krenar (Prishtine): 15-03-2010 15:22
I lexova gati krejt komentet (siperfaqesisht), vec ky komenti jot m'la mbresa shume! Shum pe vrej qet efektin e "Une i di krejt" n'ty! Cka osht problemi tash, gjithqysh duhet me tregu at kompleksin tond qe t vjen marre kush je, ku jeton? Tu kisha lute edhe ty edhe tjerve, mbajeni per vete, se e keni pike t'dobet ket pune. Shkrimi i Yllit ke bash interesant, gjuha shum e kuptushme per mu, nuk pat naj informate shume t'vecante po ke "ok" mbi te gjitha! Tash, nese dikujt nuk i lexohet, e ka mundesine mos me lexu, e ka mundesine edhe me komentu (ose kritiku), po nuk osht kritike me thon ju gazetart skeni lidhje kurgjo blla blla blla, mvjen marre ku jetoj anej knej! Ju pershendes p.s. Si duket Yllit ja kan mar njerzt inati prej atij shkrimit per fe dhe amerike!
RE: v\' (Pr): 05-03-2010 00:08
Qyre ti nihere far titulli, edhe dikush ktu po thot qe "klikimet kallxojne sa o kan shkrimi i mire" edhe une me qite ni video palidhje n' youtube edhe me shkru "Bleona Qerreti tu bo sex" krejt shiptart kan me bo turr me kqyr... edhe n' fund kur te shohin qe s' ka sen kan mem sha qysh e shajn kit haverin ktu....
Pashtrik (San Diego): 28-02-2010 06:05
Te lutem se paku rrespektoje gjuhen e drejtshkruar shqipe. Ose,...., ja nje ide me e mire: LARGOJU PREJ SHKRIMIT SE NUK KA NEVOJE PER KESO KOMENTE.
Ylli (jo autori) (lipjan): 26-02-2010 09:45
yll ty te pergezoj per shkrimin, idete/dukurit sikur kjo jon shum shtir me i "pa" e me i elaboru sepse qaq shum jon tw ngjituna ne mendjen tone saqw na mendojm qe nuk o qashtu qysh o. Anila e do tjere as qe e ka idene se per qka ke fol, po shifet qe osht totalisht "nen ndikim" pikerisht te asaj dukurie qe ju keni fol, ky lloj grupi i njerzve i bon te suksesshem PR-te e marketingun. Klikimet tregojne gjithqka!
valche (Prishtine): 25-02-2010 01:13
"Titullin e kom zgjedhė pėr me ju nxitė me kliku." - Kjo i bjen qe ke RREJT Yll. Pse s' pe len shkrimin krejt. S'di a ki dosta ti me t' kallxu qe je shume i dobt PS. Gazeta "Zeri" shpresoj qe shpejt do jeni gazeta me e shitur ne Kosove!
syl cari (muqiverc): 23-02-2010 20:35
b..dimri i leshit
Anila (prishtine): 22-02-2010 21:40
(1) spo muj me besu qe e lexova dej nfund kete shkrim mizerabel. (2) spo muj me besu qe keto mendime/supozime/ tejthjeshtezime munden me u mbledh bashke qe me u koagulu ne ni "blog entry" (3) spo muj me besu qe dikush me plot seriozitet mundet me besu qe qyky shkrim ka naj vlefte - pos qe osht banale dhe triviale dhe bjen ne konkludime qaq transparente .. (4) mu desht me komentu se edhe titulli osht qaq banal. dost, qele ni blog ne wordpress mos na nxi hapsine ne sajta tgazetave
Labi (Prishtinė): 22-02-2010 10:39
Titull i trent, ne kurth te ti rash edhe une, mirpo sjom pishman se mrena pat qa me lexu njeri.
Ardi (Kosove/Austri): 21-02-2010 18:47
hahahahahahha m'pelqej titulli ... rezultat i te cilit jon 178 klikime ... si duket nuk ka komente per shkak te rrezikut nga gratė se po ju bertasin pse po hin neper ksi faqe kjo osht si puna e zgjedhjeve ne Kosove, krejt votun per Thaqin, thojshin qe kan votu per Vetonin... po jon tut me tregu qe kan prek te Thaqi se ju kish dok vetja selaka (nashta pak a shume si kjo puna me ju tut grave pse kan mendu me hap artikullin tond per shkak te titullit)
Emri*: Komenti*:
Email*:
Vendi*:
 

Blogat janë faqe personale të vetë autorit. Secili bloger mirëmban faqen e tij, ndërsa portali Zeri.info ofron vetëm hapësirën me qëllim që të kontribuojë në shtimin e komunikimit ndërmjet njerëzve dhe hapjen e debatit për Ƨështje të ndryshme të interesit individual ose shoq?ror. Blogat nuk redaktohen nga portali ose stafi i gazetës Zëri.

Portali Zëri.info, megjithatë mbanë të drejtën që të ndalojë publikimin e shkrimeve ose të heqë shkrimet e publikuara që janë në kundërshtim me kodin etik profesional dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Blogerat
 
Arkiva
Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51