Forcat irakiane e fitojnë edhe një betejë kundër ISIS'it

Bota August 19, 2016 - 20:28

Forcat irakiane i kanë larguar luftetarët e grupit Shteti Islamik (ISIS) nga një territor në afërsi të Ramadit, qytetit me rëndësi në zonën perëndimore të Irakut.

Forcat irakiane tani janë duke lëvizur shpejtë drejt perëndimit, duke iu afruar betejës për rimarrjen e Mosulit, qyteti i dytë më i madhë në Irak që dy vjet është i okupuar nga grupi militant, transmeton REL.

Qyteza që është rimarrë nga ISIS'i të premtën është Kaldija, 90 kilometra në perëndim të Bagdadit, zonë që gjendet në mes të Ramadit dhe Falluxhas, dy qytetet kryesore të krahinës së Anbarit.