Gjermania do t'i porosisë qytetarët të grumbullojnë rezerva ushqimi dhe uji në rast të sulmeve

Bota August 21, 2016 - 20:50

Gjermania do të miratojë një plan të mbrojtjes civile, i pari prej fundit të Luftës së Ftohtë duke i bërë kërkesë popullsisë për të grumbulluar rezerva në ushqime dhe ujë për disa ditë, bëri të ditur sot një gazetë gjermane.

“Plani nënvizon prioritetin e mbështetjes së trupave nga civilët, duke theksuar domosdoshmërinë e përforcimit të kapaciteteve për të menaxhuar sistemin e shëndetësisë dhe ruajtjen e ndërtesave që pritet të miratohet të mërkurën nga qeveria”, referuar të përditshmes Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ).

Kontaktuar nga media, një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme gjermane konfirmoi se Këshilli i Ministrave do të miratojë një “strategji të mbrojtjes civile” pa dhënë më tepër detaje, transmeton atsh.