“Ku je sot, nuk je nesër”

Bota August 26, 2016 - 19:42

Disa muaj më parë, ai ishte një nga personat më të rëndësishëm në Britaninë e Madhe, ndërsa shoqërohej kudo nga badiguard, eskortë, kameramanë dhe gazetarë të etur për të marrë një përgjigje nga David Cameron.

Ndërsa tani, një foto e publikuar në internet flet shumë sesi ish-kryeministri britanik ka përfunduar. Ai qëndron ulur mbi një bordurë, ndërkohë që po ha peshk dhe patate të paketuara. Shikimi i David Cameron duket i shpërqendruar diku tej në distancë. Njerëzit që janë afër tij nuk shfaqin kuriozitet se pranë kanë personin që deri pak muaj më parë i qeveriste.

Ndonëse e vërteta mund të jetë se pas Cameron, i cili ha peshk dhe patate, mund të jenë dhjetëra roje të veshur si civilë, ndërsa personat që ka ngjitur mund t’i kenë kërkuar edhe autograf përpara shkrepjes së këtij imazhi, e vërteta është  se fotografia tregon shumë: “Ku je sot, nuk je nesër”.

Nëse referendumi nuk do të ishte zhvilluar, David Cameron mbase do të ishte në një restorant luksoz i veshur me kostum dhe jo sipër një bordure ku në këmbë nuk mban as shapka!

Image
Image