Udhëtarët e tmerruar, shikojnë me frikë shkatërrimin e pjesëve të aeroplanit (FOTO)

Bota August 28, 2016 - 21:28

Aeroplani i kompanisë Southwest Airlines, që ishte nisur nga Luisiana për në Orlando të Floridës, është dashur të bëjë ulje emergjente në Pensacila.

Derisa ishte në fluturim, këtij aeroplani i janë shkatërruar disa pjesë me zhurma të mëdha që kanë tmerruar udhëtarët, transmeton Telegrafi.

Mbi ulëset e pasagjerëve kanë dalë maskat për furnizim me ajër, ndërsa stafi është vënë në shërbim që të ndihmojë të pranishmit.

Në Twitter janë publikuar fotografitë e një çifti që mban këto pajisje që ndihmojnë frymëmarrjen, si dhe pamjet e pjesëve të aeroplanit të dëmtuar rëndë.

Zëdhënësi i kompanisë ajrore ka thënë se kanë filluar hetimet për të zbuluar se çfarë e shkaktoi këtë aksident në mes të fluturimit. 

Image
Image
Image