Jep dorëheqje ministri i brendshëm i Turqisë

Bota August 31, 2016 - 23:42

Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Efkan Ala, ka dhënë sot dorëheqje, njofton AFP.

Sipas kryeministrit turk Binali Yildirim, Ala do të  zëvendësohet  nga ministri aktual i Punës, Sulejman Sojle, ndërsa ky i fundit nga ish ministri i shëndetësisë, Mehmet Muzinoglu.

Ende nuk dihen motivet e kësaj dorëheqje, por se kjo vjen në një kohë kur Ankaraja është duke larguar njerëz për të cilët dyshon se kanë lidhje me organizmin e grushtit të shtetit  në korrik të këtij viti.