Fëmijët francezë i kthehen shkollës nën masa të reja të sigurisë

Bota September 01, 2016 - 19:14

Dymbëdhjetë milionë fëmijë francezë u janë kthyer mësimeve në shkolla nën masa të reja të sigurisë, për shkak të sulmeve të fundit terroriste.

Nxënësit do të mësohen se si të fshihen, të ikin dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin.

Po ashtu do të ketë stërvitje për sigurinë, tri herë në vit, përfshirë edhe sulme të simuluara.

Siguria është forcuar edhe në hyrje të ndërtesave shkollore.

Franca është në gjendje të jashtëzakonshme që nga sulmet e koordinuara terroriste në Paris, më 13 nëntor, 2015, të cilat kanë lënë të vrarë 130 veta.

Sulme të tjera xhihadiste kanë marrë jetën e 86 njerëzve në Nicë.