Gazetari rus që e kritikonte Putinin, është gjetur i vdekur në ditëlindjen e 54-të të tij (Video)

Bota September 01, 2016 - 21:52

Alexander Shchetinin, i cili kritikonte vazhdimisht politikat e presidentit rus Vladimir Putin, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Ukrainë.

Ai e kritikonte hapur kreun e Rusisë, kurse Kremlinin e quante si armik personal, transmeton Telegrafi.

Para pak ditësh, miqtë e kanë gjetur atë të vdekur, pasi shkuan ta vizitojnë për ditëlindjen e 54-të.

Policia është duke e hetuar vdekjen e tij si vetëvrasje pasi afër i është gjetur një revole e zbrazur, ndërsa kohë me parë ai i kishte dërguar e-mail një shoku se dëshiron ta vrasë vetën.

Por, vdekja e këtij kritiku të Putinit, nuk është e para që po ndodhë në rrethana misterioze. Politikani Boris Nemtso ishte vrarë me plumb në një rrugë të Moskës më 2015, vetëm pak orë pasi u kërkoi qytetarëve që të marshojnë kundër luftës në Ukrainë.

Që kur Putini u vu në krye të qeverisë më 2012, së paku pesë gazetarë kanë vdekur nga arma e zjarrit. /Telegrafi/