ISIS në kaos, një spiune i demaskoi

Bota September 03, 2016 - 23:43

I ashtuquajturi Shteti Islamik ka lëshuar një urdhër arresti për ish-gruan e njërit prej mbështetësve të tij, e cili doli të jetë spiune.

Sipas disa burimeve brenda ISIS thuhet se kjo organizatë terroriste ka lëshuar urdhërarrest për të e cila i tradhtoi ata duke treguar informacione për shërbimet e inteligjencës irakiane.

Burimi thotë se e ashtuquajtura Um Hafsa me origjinë nga Rusia, emri i vërtetë i saj nuk dihet, pasi nuk janë të njohura detaje të tjera rreth saj, transmeton lajmi.net.

ISIS ka një ligj në vete – Gratë që përfill xhihadistë do të përfundojnë në ferr.

“Ajo ishte e martuar me një militantë të ISIS. Ajo jetoi në lagjen situ. Ajo papritmas u zhduk së bashku me tre gra të tjera nga ISIS”, ka njoftuar burimi.

Sipas tij, terroristët e ISIS kanë arrestuar dhjetëra banorëve të qytetit, të cilët mund t’i ndihmojnë rreth ndonjë informacioni për “agjentët rus”.

Përndryshe, terroristët e kuptuan se ajo ishte spiune pasi Um Hafsa, la apartamentin e saj, vetëm disa orë para sulmit ajror në ndërtesë.

Um Hafsa organizoi arratisjen e disa vajzave të reja, të cilët ishin skllave seksi nga terroristë.