Duterte i kërkon falje Obamës

Bota September 06, 2016 - 20:38

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka kërkuar falje pasi e ka quajtur homologun e tij nga SHBA-ja, Barack Obama “bir prostituteje” – veprim i cili ka bërë që Obama ta anulojë takimin me të gjatë samitit regjional  në Laos.

Në një deklaratë të lexuar nga zëdhënësi i tij, Duterte ka thënë se sharja nuk kishte për qëllim që ta fyente Obamën personalisht, transmeton Klan Kosova.

“Më vjen keq që komentet e mia u morën si sulme personale ndaj presidentit të SHBA-së”, thuhet në këtë deklaratë.

Ai gjithashtu ka thënë se për takimin me Obamën janë pajtuar njëzëri që do të mbahet në një datë tjetër.