Gruaja zhduket në mënyrë të mistershme, biznesmeni italian zbulon të vërtetën në Instagram (Foto)

Bota September 06, 2016 - 22:43

Biznesmeni italian Gianluca Cervara ka bërë një zbulim që nuk ia merrte kurrë mendja gjatë kohëve të fundit. Ai ishte martuar me “Miss Ukrainën”, e cila ishte shpallur e zhdukur që prej 1 korrikut të këtij viti.

Vetëm përmes Instagramit italiani arriti të zbulonte misterin e zhdukjes së bashkëshortes së tij, e cila i kishte thënë: “Po dal të marr pak ajër të pastër” dhe nuk është bërë më e gjallë. Me sa duket, ajo është larguar nga partneri i saj, i krimbur në para, dhe ka nisur jetë të re në New York.

Ai nuk dinte asgjë deri në momentin që pa një foto në Instagram të bukuroshes, e cila kishte nisur një karrierë si aktore në Nju Jork, nën shoqërinë e disa mikeshave dhe një burri tjetër.

Mesa duket, modelja Anna Zayachkivska la modelingun dhe u largua krejt spontanisht: me një telefon celular, 6 mijë euro kesh dhe dokumentet e saj.

Avokatja e sipërmarrësit, Laura Cossar, tha për mediat italiane: “Nga mesazhet e tyre dhe prova të tjera, çifti shkonte shumë mirë. Gjesti i gruas është vërtet i pashpjegueshëm”.

0OaEkYCAbjo5FDG18y3OxUAnna-Zayachkivska-Miss-Ukraine-World-2013-modelling-15 Anna-Zayachkivska-Miss-Ukraine-World-2013-modelling-16Anna-Zayachkivska-Miss-Ukraine-World-2013-modelling-13 1066full-anna-zayachkivskaukraine-world41-62 666full-anna-zayachkivska720full-anna-zayachkivska