Turqia rekruton edhe 20 mijë policë të rinj

Bota September 09, 2016 - 21:48
Turqia do të rekrutojë edhe 20,000 policët e rinj në të ardhmen, dhe gjysma do të ndahen në njësi të forcave speciale, njoftoi sot ministri i brendshëm turk, Sulejman Sojle.

Ai i tha televizionit shtetëror TRT se në 28 komunave u janë caktuar administrator të ri, sipas Reuters, transmeton lajmi.net.

Autoritetet turke kanë njoftuar se do të forcojë forcën policore, e gjithë kjo vjen pas përpjekjeje  së pasuksesshme për grusht shtetin ushtarak më 15 korrik.

Zyrtarët turq të sigurisë dhe agjencia e lajmeve shtetërore Anatolia njoftoi të enjten se qeveria do të emërojë administratorët në vend të anëtarëve të Partisë opozitare pro-kurde Popullore Demokratike (PSK) të dyshuar për mbështetje ndaj forcave kurde.  /Lajmi.net/