Sulmi i parandaluar në Paris është planifikuar nga ISIS

Bota September 09, 2016 - 22:06

Tri gra të arrestuara për planifikim të një sulmi në Paris janë drejtuar nga militantët e të ashtuquajturit Shteti Islamik, tha prokuroria franceze.

Grupi “ka dashur t’i shndërrojë gratë në luftëtare”, tha prokurori Francois Molins.

Tri gratë janë arrestuar të enjten, pasi policia ka gjetur një makinë të mbushur me bombola gazi.

Makina është gjetur pranë Katedrales Notre Dame në Paris, të dielën.

Policia ka qëlluar dhe plagosur njërën prej grave gjatë operacionit në juglindje të Parisit.

Njëra prej tyre, 19 vjeçe, raportohet se ka shprehur aleancë me Shtetin Islamik.

Franca, qysh në janar të vitit të kaluar, është goditur nga disa sulme terroriste.