Koreja Veriore testoi armë nukleare, paralajmërohen sanksionet

Bota September 09, 2016 - 23:22

Barack Obama, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dënuar testimet nukleare të Koresë së Veriut të Premten, duke thënë se këto veprime, përbëjnë kërcënim për sigurinë regjionale dhe për paqen ndërkombëtare, dhe ka thënë se do të angazhohet për sanksione të reja kundrejt Koresë Veriore.

“Që të jemi të qartë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk e pranojnë dhe s’do ta pranojnë kurrë Korenë e Veriut si një shtet nuklear”, ka thënë Obama në një deklaratë, ku po ashtu thuhet se Korea Veriore, është i vetmi vend që i ka testuar armët nukleare në këtë shekull.

Koreja Veriore, që të premten ka testuar armët nukleare, po ashtu ka marrë vërejtje edhe nga aleati i saj kryesor Kina, transmeton Klan Kosova.

Presidenti amerikan, ka thënë se ka folur në telefon me liderët e Koresë Jugore dhe të Japonisë, me të cilët ka rënë dakord që të bashkëpunojë në hapa të mëtutjeshëm.

“Ne do të ndërmarrim hapa të rëndësishëm, përfshirë këtu edhe sanksione të reja, për t’i treguar Koresë së Veriut se ka konsekuenca në veprimet e jashtëligjshme dhe të rrezikshme”, ka thënë Obama, raporton Reuters