“Çmendet” Turqia, “Der Spiegel” e paraqet Erdogani diktator (Foto)

Bota September 14, 2016 - 19:26

Turqia ka kritikuar ashpër revistën gjermane “Der Spiegel”, për shkak se kryeministrin turk, Rexhep Tajip Erdogan e ka paraqitur si diktator.

Gazeta gjermane i kishte kushtuar një artikull Turqisë, të cilën e quajti “Vendi që e humbi lirinë e tij”, ndërsa Erdoganin e paraqiti si diktator, transmeton lajmi.net.

Ministria e Jashtme turke tha në një deklaratë se artikulli ishte krejtësisht i pasaktë dhe e bënë vështirë të dallohen “gjendja e mendjes së çoroditur dhe paragjykimeve”.

Në kopertinën e gazetës është fotografia e Erdoganit, që paraqitet më një shprehje nervoze me syzë dielli dhe në prapavi është një montazh, fotografia e dy minareve të xhamisë në Stamboll që u kthyen në një raketë në kohën e nisjes. 

Image