100 neonazistë sulmojnë 20 emigrantë në Gjermani (Video)

Bota September 15, 2016 - 21:12

Refugjatët dhe neonazistët janë përleshur nëpër rrugët e një qyteze në lindje të Gjermanisë gjatë ditës së sotme dhe policia u përpoq t’i shpëtonte emigrantët, raporti i të cilëve ishte 1 me 5 në krahasim me neonazisët.

Por policia tha se ishin azilkërkuesit ata që e nisën sherrin dhe më pas hodhën edhe shishe ndaj policisë që po përpiqej t’i shpëtonte ata nga rrahja.

Rreth 100 persona të ekstremit të djahthë, burra dhe gra, sulmuan rreth 20 azilkërkues në qytezën e Bautzenit pasi emigrantët i provokuan ata.

Pamjet në video paraqesin disa skena kaotike pas shpërthimit të përleshjes.

Një gjë e tillë ndodh në momentin kur kancelarja Angela Merkel vazhdon të luftojë për mbijetësën e saj politike pas politikës së saj të dyerve të hapura për emigrantët, çka ka bërë që partia e ekstremit të djathtë AfD të fitojë shumë terren./Mapo.al/

<