Garë e ngushtë mes Clintonit dhe Trumpit, sipas sondazhit më të fundit

Bota September 15, 2016 - 22:00

Kandidatët për presidencialet amerikane, Donald Trump dhe Hillary Clinton, janë shumë pranë sipas sondazhit më të fundit të publikuar sot.

Clinton dhe Trump kanë të njëjtin përqindje (42%) mes votuesve potencialë të 8 nëntorit, sipas këtij sondazhi të realizuar nga “CBS News” dhe “New York Times”.

Mes votuesve të regjistruar, kandidatja demokrate e kalon atë republikan vetëm me dy për qind (41% me 39 %), transmeton REL.

Madje entuziazmi i përkrahësve të Clinton duket se ka rënë ndërsa ai i republikanëve mbetet konstant, thekson ky studim.