Shpërthim terrorist në Bagdad

Bota September 15, 2016 - 22:38

Një shpërthim terrorist ndodhi sot në kryeqytetin irakian duke vrarë dy civilë irakianë dhe duke plagosur 8 të tjerë.

Një bombë shpërtheu në tregun e fruta-perimeve Al Rashid në jug të Bagdadit. Ky treg disa herë është sulmuar me bomba dhe autobomba nga terroristët e ISIS që kanë marrë përgjegjësinë për këto sulme kundër popullsisë shi’ite të Bagdadit.

Nga ana tjetër, mësohet se forcat e ushtrisë irakiane kanë zmbrapsur një sulm të terroristëve të ISIS në fushën naftëmbajtëse Axhil në lindje të qytetit Tikrit në provincën Salahedin në veri të Irakut. Në luftimet e zhvilluara në këtë zonë janë vrarë dhjetëra pjesëtarë të ISIS.