Ende nuk dihet arsyeja e bombardimeve në New York

Bota September 18, 2016 - 22:47

Sulmi me bombë në New York ishte akt terrorist, thonë zyrtarët, mirëpo motivi ende mbetet i paqartë, transmeton Klan Kosova.

“Ishte një motivim politik? A motivim personal? Ne nuk e dimë”, tha kryetari Bill de Blasio.

Shpërthimi që ndodhi natën e së shtunës në Manhatan la të plagosur 29 persona. Ata të gjithë tashmë janë liruar nga spitali.

Guvernatori Andrew Cuomo tha se :kushdo që ka vendosur këto bomba ne do ta gjejmë dhe do ta sjellim para drejtësisë”.

Duke iu drejtuar gazetarëve de Blasio tha se: “Gjithçka që ne dimë është ka pasur një bombardimi cili konsiderohet si një incident shumë seioz. Por ne kemi shumë punë për të bërë në mënyrë që t’i gjejmë shkaqet e këtij incidenti”.

Kryetari premtoi se do të mbajë publikun të informuar në çdo hap.